Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Cindi datė 09 Maj 2006 - 13:33:

Kush mund te me ndihmoje ne lidhje me nje gjender qe del ne gryke "thyroglossa" dhe a eshte e rrezikshme per tu konsideruar kancerogone?

FLM


Postuar nga roke datė 09 Maj 2006 - 15:34:

te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf


Postuar nga Cindi datė 09 Maj 2006 - 16:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha roke
te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf


Sa vjec ishte ai shoku jote re Roke
Neve na i operuan kendej nga New England, kuptohet nga fshati jone.


Postuar nga NS-6 datė 10 Maj 2006 - 00:24:

mund te jete cist...

Cod. A10052006

football,ajo qe po thua ti mund te jete nje cist i tireoglosos qe mund te jete si pasoje e mos zhdukjes perfundimtare te kanalit te tireoglosos(prej te cilit formohen edhe tiroidet).disa copeza mund te mbeten dhe te kthehen ne ciste.nese eshte cist atehere terapia per to eshte kirurgjikale(ne pergjithsi metodat e tjera si carjet ose thithjet me shiringa nuk jane dobiprurese sepse mund te formojne fistula qe jane komunikime mes dy zonave dhe qe ne kete rast do te ishte ndermjet cistit dhe ambientit te jashtem).gjithsesi ky vendim duhet te vleresohet nga endokrinologu dhe pediatri (duke qene se kjo situate tek femijet e vegjel) duke qene se mund te kete edhe qeliza te tiroides ne te!

tjeter gje nuk me vjen ne mendje...


Postuar nga Cindi datė 10 Maj 2006 - 01:28:

Shume faleminderit per info. D.m.th nuk duhet te shqetesohemi me mendimin se mund te kemi ndonje pasoje kanceroze me vone?


Postuar nga NS-6 datė 12 Maj 2006 - 00:24:

ta them te drejten,me ato qe kam lexuar une per cistin e tireoglosos(kryesisht bazuar ne librin "argumente te kirurgjise (piat)",ajo nuk ka pasoja kancerogjene sepse mund te hiqet pa probleme me nje operacion kirurgjikal


Postuar nga NS-6 datė 13 Maj 2006 - 00:52:

Re: 4 pyetje te reja (nr.29,30,31,32)

Cod. A13052006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6


nr.31
sa eshte kendi ndermjet 2 hidrogjeneve tek molekula e ujit? (31bis: cfare hibridizimi ka uji?)

nr.32
meqe jemi tek uji: sa lidhje hidrogjenore eshte ne gjendje te formoje nje molekule uje dhe si i formon?





atehere 2 prej ketyre pyetjeve po i pergjigjem vete...
pyetja 31: pergjigja eshte 104.5 grade...dhe hibridizimi eshte i tipit sp3.uji ne fakt paraqet nje perjashtim sepse strukturat qe kane nje hibridizim sp3 jane ne forme tetrahedri dhe kendet duhet te ishin rreth 109.5 grade.ne rastin e ujit oksigjeni paraqet 2 cifte elektronesh te lira qe shtyjne njeri tjetrin dhe afrojne hidrogjenet me afer njeri tjetrit...si pasoje kendi zvogelohet.

pyetja 32: nje lidhje hidrogjenore eshte nje lidhje qe formohet ndermjet hidrogjenit dhe nje elementi tjeter qe mund te jete ose oksigjeni,ose azoti ose fluori (nuk me kujtohet nese futet edhe squfuri ne kete grup ).ne rastin e ujit kemi qe 2 hidrogjenet formojne 2 lidhje hidrogjenore...po ashtu kemi edhe 2 ciftet e elektroneve qe ka oksigjeni te lira dhe secili cift ka aftesi te formoje nje lidhje hidrogjenore ne vehte...pra kemi maksimumi 4 lidhje hidrogjenore...per strukturen e ujit do te kete postime ne vehte ne te ardhmen e afert (ose larget...ku i dihet )

kini parasysh qe jane lidhjet hidrogjenore qe e stabilizojne strukturen e ujit dhe se mungesa e tyre do bente qe uji te gjendej ne gjendje te avullt qe ne temperaturen -81 grade...gezohun,sepse shyqyr qe ekzistojne lidhjet hidrogjenore

ka mbetur edhe nje pyetje ne loje per momentin
nr.30
ku qendron ndryshimi ndermjet arteries polmonare dhe arteries bronkiale?

enigem,Dr_Devil,evisa,losto (shif iher ca thote wikipedia mer se pranohet si pergjigje,mos u merzit ),aljohin e te tjere qe nuk kam permend...hajd hajd mos u dorezoni tani


Postuar nga Dr_Devil datė 13 Maj 2006 - 09:51:

arteriet bronkiale dhe polmonare

Cod. B13052006

Arteria bronkiale eshte arterie normale, qe trasporton gjak te oksigjenuar!

 

Arteria polmonare trasporton gjak te paoksigjenuar.

 

Me nje fjale ato gjera qe kemi  mesuar njehere e nje kohe ne 8-vjecare qe cdo arteriet jane ato ene gjaku qe trasportojne gjak te oksigjenuar  dhe venat jane ene gjaku qe trasportojne gjak te paoksigjenuar eshte gabim.

Ne te vertete perkufizimi i arterieve dhe venave eshte ky:

Arterie: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim nga zemra drejt pjese te tjera.

Vena: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim te zemres.

 

Arteria polmonare del nga barkushja e djathte dhe shkon ne mushkeri.


Postuar nga NS-6 datė 13 Maj 2006 - 23:24:

pyetjet 34,35

...beh,komentet do te ishin te teperta me ato qe ka shkruajtur Dr_D

pyetje te tjera?


nr.34
ne sa tipe ndahet diabeti dhe si mund te jepet nje perkufizim i shkurter per secilin tip?

nr.35
si quhet 2 proteinat qe bejne te mundur tkurrjen e muskulit?

nr.36
sa valent eshte hekuri ne strukturen e hemoglobines?


keto jane disa te tjera...hajd kerkim te mbare


Postuar nga Dr_Devil datė 15 Maj 2006 - 09:32:

pergjgja 34

Cod. A15052006

Diabeti i tipi 1 (varet nga insulina); ndosh atehere kur pankreasi nuk prodhon aq sa duhet insuline. Prek zkonisht femijet dhe adoleshentet edhe pse eshte rritje numri i pleqve me kete semundje.


Diabeti i tipit te 2 (nuk varet nga insulina); Pankreasi (ose gjendra e termishezes si i thone ne shqip) prodhon normalisht insuline. Por eshte trupi ai qe nuk i pergjigjet sic duhet efektit te insulines se prodhuar.

Diabeti i tipit te 2 eshte shume i perhapur dhe zakonisht prek te medhenjte.

per me teper per diabetin:
-Diabeti-Semundja e sheqerit (Cod. A 16032005)


Postuar nga Dr_Devil datė 15 Maj 2006 - 09:37:

pergjigja 35

Aktina dhe miozina 2.


Postuar nga NS-6 datė 20 Maj 2006 - 23:17:

pergjigjet per pyetjet 34 dhe 35 jane ne rregull...ka mbetur edhe pyetja 36 pa u pergjigj...ne fakt pergjigjen e saj e kam dhene diku ne zonen e mjeksise kohet e fundit...vetem duhet me dit me e gjet

nderkohe shtoj edhe ca pyetje te tjera:
nr.37: pse nxihet lekura nga rrezet e diellit?
nr.38: cfare eshte sindroma e Daun-it(Down)?
nr.39:cfare gjenome ka virusi HIV?gjenome me ARN apo me ADN?

ok,po luaj edhe xholin e muajit maj dhe kete e kam per ato te kontinentit tjeter....hahahahaha...revenge:
nr.40: why do men have nipples?

xholi ka 4 pike ...

duket me gjet edhe 961 pyetje te tjera per te plotesuar kete teme ...hajd se do gjehen se ka akoma shume me mesuar


Postuar nga NS-6 datė 27 Maj 2006 - 12:30:

pergjigja e pyetjes 36

Cod. A27052006

ok,po ja jap vete pergjigjen pyetjes 36 nderkohe qe pres pergjigjet e tjera
valence konsiderohet numri i elektroneve qe mund te jepen ose qe mund te merren per te plotesuar orbiten me te jashtme...psh oksigjeni paraqet nje valence -2 sepse i duhen 2 elektrone per te plotesuar shtresen...Kaliumi ka +1 sepse i mund te jape nje elektron per te plotesuar shtresen me te jashtme...e kshu me rradhe...ka edhe elemente qe kane disa lloj valencash dhe kjo ne varesi te elementeve te tjere qe lidhin...hekuri psh mund te paraqese valence +2 dhe +3 dhe kete e shofim tek oksidet qe formon FeO dhe Fe2O3 e kshu edhe te tjeret...
 
hekuri qe merret me diete eshte kryesisht me valence +3 dhe duhet te reduktohet ne +2 qe te behet i thithshem dhe kete operacion e kryen acidi kloridrik qe prodhohet nga qelizat ne stomak...vetem forma 2 valente eshte e afte te lidhe oksigjenin kurse forma e hemoglobines qe ka hekurin 3 valent nuk e lidh dot...kjo forme quhet metahemoglobine. efektet...beh,nje ulje e sasise se oksigjenit qe trasportohet dhe konseguencat e saj...por kjo eshte pyetje tjeter ...per kete pyetje kaq mjafton
 
shton nje pyetje tjeter...shkalla e veshtiresise eshte shume me e larte per kete :
pyetja nr.41: si mund te shpjegohet dridhja qe ndodh tek personat me parkinson?
nderkohe priten pergjigje e pyetjeve te tjera me siper :p
ja kalofshi mire
 
 
 
 


Postuar nga NS-6 datė 31 Maj 2006 - 00:36:

shtim mbi metoden e kupave

Cod. D31052006

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
a kane ndonje baze ato metodat e sherimit te ftohjes, ku qirinjte e ndezur mbi shpine mbulohen me gota deri sa ato te fiken?.. sec me kujtohet nga nje film shqiptar

 
losto,e di ca gjeta te re?ajo metoda qe po thoje ti,metoda e kupave....akoma ne 2006,eshte terapija kryesore per 2 semundje: per policitemine (semundje ku ka nje rritje te numrit te qelizave te kuqe ne gjak) dhe per hemokromatozin e trasheguar (semundje ku rritet sasia e hekurit ne trup,gje qe con ne depozitimin e tij).e vetmja gje qe do te shtoja tek ato qe the ti,eshte fakti qe kur e ben ate procedure,e ēa pak lekuren ne menyre qe te dale gjaku...
 
kete informacion e gjeta ne nje reviste ku anash kishte foton e  nje aktoreje,Gwyneth Paltrow,qe kishte nja 6 pulla gotash ne kurriz...
 
p.s: ndoshta disa persona kete metode te gotave e kan degjuar me emrin "hixhame"...


Postuar nga Iyua datė 03 Qershor 2006 - 00:37:

sindroma e Down-it

Cod. A03062006

Pergjigje e pyetjes se 38
Sindroma e Down-it eshte nje semundje gjenetike ku nje person ka 3 kromozome 21 ne gjenome.
Ps: Dhe gjeji pak me te lehta keto pyetjet NS se po e ngadaleson lojen Besoj se eshte pergjigje e sakte? Jo per gje po nuk pertoj ti rihap librat

per me teper:
-kariotipi i nje sindrome te Daun-it (Cod. A 06042007)


Postuar nga NS-6 datė 03 Qershor 2006 - 00:44:

uej,po duhet me arrit 1001 pyetje moj...nuk osh gjo e lehte
 
ato librat pse si shet ti se me sa shof s'paske mo nevoje...


Postuar nga Iyua datė 03 Qershor 2006 - 00:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
uej,po duhet me arrit 1001 pyetje moj...nuk osh gjo e lehte
 
ato librat pse si shet ti se me sa shof s'paske mo nevoje...


E shikoj qe te pelqen te besh konkurence ti Ns po ja nje pyetje e gjeta Ti shes thua ? Jo do ti mbaj ... do ti bej koleksion librash se si dihet jetes dhe na iken memorja ndonjehere dhe i kemi librat ne gadishmeri
Pyetjeve te tjera do mundohem ti pergjigjem dite tjeter


Postuar nga NS-6 datė 10 Qershor 2006 - 12:21:

pergjigja e pyetjes 37

Cod. C10062006

atehere po i pergjigjem njeres nga pyetjeve qe bera :
pyetja 37: pse nxihet lekura nga rrezet e diellit?
 
arsyeja eshte prodhimi i nje substance qe quhet melanine (mos e ngaterroni me melatoninen qe eshte nje hormon qe prodhohet nga nje gjenderr ne tru qe quhet epifize)nga melanocitet.eshte pikerisht drita e diellit qe stimulon melanocitet qe te prodhojne melaninen,e cila i jep ate ngjyre karakteristike si kafe,lekures!
 
per te tjerat ka ndonjeri ndonje ide?
pyetjen e 40 lejeni pa pergjigje se ska gje (une ja kam pergjigjen por ne anglisht...eshte ca lomsh ne fakt,kshu qe me mire te rrije si xhol pa pergjigje )...kshu i bie qe ka mbet pyetja 39 dhe 41 pa pergjigje


Postuar nga ~Enigme~ datė 11 Qershor 2006 - 01:42:

dirdhjet e parkinsonizmit

Cod. A11062006

pyetja nr.41: si mund te shpjegohet dridhja qe ndodh tek personat me parkinson?

Parkinson eshte nje cregullim i trurit dhe shkaqet e kesaj semundje jane spekullime me sa mbaj mend .....
Thuhet se personat e kesaj semundje nuk kane dopamine. Cfare eshte dopamine ? Eshte nje transmetues i neuroneve (neurotransmitter) qe shpie mesazhe nga nje qelize tek tjetri..
Tani pse mungon dopamine?
Kjo eshte sepse qelizat qe prodhojne kete transmetues jane bllokuar ose kane humbur. Keshtu qe kur qelizat e nervave jane demtuar (kjo brenda basal gangria e cila eshte nje tufe e qelizave te nervave ne pjesen e thelle te trurit poshte hemisferes celebrale(cerebral hemisphere) atehere truri e ka te veshtire te kontrolloje dhe te pershtatet me levizjet dhe tensionin e muskujve te trupit duke dhene si perfundim dridhje.
Tani pse prishen qelizat?
Nje teori qe mbaj mend une eshte se qelizat shkaterohen nga helmet qe melcia nuk i ka filtruar sepse me kalimin e moshes melcia humbet efikasitetin.


Postuar nga NS-6 datė 11 Qershor 2006 - 15:20:

Wink dopamina dhe acetilkolina

Cod. E11062006

si gjithmone e gatshme enigma
nese ma lejon te shtoj dicka...
sic e the edhe ti eshte dopamina qe mungon tek ato persona.ne gjendjen normale dopamina bllokon disa neurone qe prodhojne nje tjeter neurotrasmetues qe quhet acetilkoline (keto neurone quhen edhe neurone kolinergjik si pasoje e prodhimit te ketij neurotrasmetues).nje rritje e aktivitetit te ketyre neuroneve con ne nje gjendje me dridhje qe ndodh tek parkinsoni (dhe rritja e aktivitetit vjen si pasoje e problemeve te perqendrimit te dopamines)
 
enigem,me jep nje dore ne kete teme...me the qe do me ndihmoje ...gjith ket sfide do me e lene pergjysem?


Postuar nga lost_soul datė 12 Qershor 2006 - 14:45:

42. a konsumohet i gjithe oksigjeni kur marrim fryme apo nje pjese kthehet e paperdorur me frymenxjerrjen ..ose qe ta them me numra.. ajri eshte 21% oksigjen dhe 79% azot.. kur nxjerrim frymen a eshte 21% CO2 dhe 79% azot? apo ka ndonje raport tjeter...

43. pse disa persona behen color blind... c'ndodh dhe ku ndodh difekti ne sy apo ne tru?

per pergjigjen e 40.. .. po lexoja ne internet.. cicat formohen para se te ndahet gjinia, keshtu qe te dy gjinite i kane ato.. a eshte kjo pergjigje apo eshte ndonje tjeter me e thelle... ??


Postuar nga i/e paregjistruar datė 13 Qershor 2006 - 01:28:

44. Cfare lidhje ka melanina me melanomen (meqe i kane emrat e ngjashem), dhe a (ose si) influencon melanina melanomen?

45. Eshte thene nga nje gjinekolog ketu ne usa (dhe konfirmuar nga te tjeret) qe femrat nga eastern Europe kane shance me te medhaja per te pasur defekte gjate lindjes. Kjo thuhet se eshte nga nje mungese vitaminash e femrave nga ato vende, dhe sugjerohet qe personat nga kjo origjine te marrin multivitamina ditore per te minimizuar kete rrezik gjate shtatzanise. Tani pyetja, cilat vitamina influencojne birth defects dhe si?
Cfare lidhje kane vitaminat me psh. down syndrome etj?


Postuar nga i/e paregjistruar datė 13 Qershor 2006 - 01:35:

mu kujtua edhe nje...
46. Thuhet qe po te marresh vitamine C gjate dimrit nuk te kap gripi sepse vitamina C forcon imunitetin e trupit. Si ndikon vitamina C tek imuniteti?


Postuar nga NS-6 datė 13 Qershor 2006 - 12:27:

Cod. B13062006

ueeeeeeeee,sa qekan bo ktu pyetjet
ateher ta marrim shtrut se ca qekan edhe me bo research se kshu direkt nuk u thoka gjo:
po i pergjigjem nje pyetjeje qe bera me para qe nuk mori pergjigje ne menyre qe te mbyllen 40 pyetjet e para dhe pastaj te vazhdojme me ato te tjerat(losto,ate qe po thoje ti nuk e dija...pergjigja qe kam une,eshte ca me lemsh )
 
nr.39:cfare gjenome ka virusi HIV?gjenome me ARN apo me ADN?
 
pergjigje:
virusi HIV ka gjenome me ARN.per te arritur qe te formoje nje gjenome me ADN dhe te futet ne gjenomen qe qelizave perdor nje enzime qe quhet transkriptazi invers qe kthen ARN ne ADN!
 
p.s: enigem,ndihme
 
 


Postuar nga ~Enigme~ datė 13 Qershor 2006 - 19:09:

ahhahaahah NS-6 qenka ritur popullata ketu mos u anko se shyqyr qe na erdhen
Amorke ajde na jep nje hand ketu se ka nisur vallja


Postuar nga amor alucius datė 13 Qershor 2006 - 20:38:

vitamina C ne dimer

Cod. C13062006

 

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
mu kujtua edhe nje...
46. Thuhet qe po te marresh vitamine C gjate dimrit nuk te kap gripi sepse vitamina C forcon imunitetin e trupit. Si ndikon vitamina C tek imuniteti?



Enigma,me thirre gje?   

Ne radhe te pare vitamina C eshte nje vitamine solubel ne uje me disa fuksione;

-anti-oksidant

-prodhim kolagjeni(ngjitesen e trupit :p)

-permireson aktivitetin e oksidit nitrik(zbritje te tensionit,parandalim spasmash qe mund te cojne ne atake zemre)

-zvoglon mundesine  e zhvillimin e katarakteve

- aldose reductase(enzima qe shkakton prodhimin e sorbitol ne sy,nerve,veshka te njerezve me diabet)

(...)

Tani,persa i perket pyetjes,vitamina C eshte e njohur per ndihmen qe i jep neutrofilet.Neutrofilet jane qeliza te sistemit te pare mbrojtes te sistemit imunitar.Neutrofilet "hane" bakteriat e demshme dhe viruset,kjo per te ndaluar infeksionet.Mbasi i kane gelltitur shembujt e siper-permendur perdorin oksidime te fuqishme per ti mbytur ose per ti c'aktivizuar.Studime(qe me ka rastisur te lexoj)rrisin fuqine vrasese te neutrofileve,ne kete kuptim bejne sistemin imunitar me te fuqishem.

 Vitamina C(ose acidi askorbik) quhet shpesh ne literaturen mjekesore antioksidant ose sekuestrant.Antioksidant ngaqe mund te "thithe"reaksione oksidimeshte cilat mund te jene te rrezikeshme,te demtojne qeliza dhe ADN-ne.Ne fakt,serish sipas asaj qe kam lexuar ne libra te ndryshem,nuk dihet nese i ngadaleson ose ndalon totalisht keto reaksione.  
Vitamina C ka poashtu aftesine "e lidhjes" te disa ioneve metali te cilat luajne nje rol te rendesishem.

Si padashur kaluam ne micro-biologji,nje fushe qe me intereson ekstremisht.Sistemi imunitar njerezor permban studime shume te bujeshme,duhet te gezohen ato qe kane mundesine ti ndjekin.


Postuar nga amor alucius datė 13 Qershor 2006 - 20:55:

melanina dhe melanoma

Cod. D13062006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
44. Cfare lidhje ka melanina me melanomen (meqe i kane emrat e ngjashem), dhe a (ose si) influencon melanina melanomen? 


Melanome eshte tumor malinj i lekures(nje nga me agresivet) lidhja e tije me melaninen eshte qe tek njerezit qe kane mungese te theksuar melanine (pigment i errret qe na mbron nga rrezet e diellit)psh tek albinot ,ka shanc me te larte te shfaqet.

 

Shpresoj ta kem spjeguar me terma "njerezore"


Postuar nga NS-6 datė 13 Qershor 2006 - 23:56:

pergjigja e pyetjes 42

Cod. A14062006

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
42. a konsumohet i gjithe oksigjeni kur marrim fryme apo nje pjese kthehet e paperdorur me frymenxjerrjen ..ose qe ta them me numra.. ajri eshte 21% oksigjen dhe 79% azot.. kur nxjerrim frymen a eshte 21% CO2 dhe 79% azot? apo ka ndonje raport tjeter...


 
pergjigja eshte jo,nuk konsumohet i gjithi ajo sasi oksigjeni qe fusim kur marrim ajer!kur marrim fryme sic e the edhe ti fusim oksigjen por jo i gjithe oksigjeni arrin deri ne alveolet (njesite baze funksionale te mushkerive ku kryhen edhe shkembimet e gazrave)...nje sasi ajri mbetet rruges duke filluar qe nga hundet e duke vazhduar ne rruget e frymemarrjes...keto zona ku nuk shkembehen gazrat quhen "zona te vdekura" sepse nuk kryejne funksionin e shkembimit te gazrave.ne keto zona mbetet nje sasi ajri dhe supozohet qe te kete edhe nje sasi oksigjeni.
po ashtu mund te themi qe duke qene se ajri ka shume gazra te ndryshem brenda,atehere secili prejt tyre do kete nje presion te vetin qe quhet presion parcial qe do varet nga sasija e perberjes si dhe nga pesha molekulare...qe te mos zgjatem po permend 2 shifra qe kam gjetur tek nje liber fiziologjie ("fiziologjia mjeksore" i guyton-it):
presioni parcial i oksigjenit ne ajrin qe futet eshte 159 mm merkur (mmHg)qe eshte edhe 20.84 % e presionit total te ajrit (presioni i ajrit eshte 1 atmosfere qe eshte 760  mmHg)...presioni parcial i oksigjenit ne alveole eshte 104 mmHg( kjo per arsyen se nje sasi e oksigjenit le alveolet dhe futet ne gjak) kurse ne ajrin qe del jasht presioni parcial i oksigjenit eshte 120 mmHg (kjo per arsyen qe te thashe,qe u shtohet edhe ajri qe ndodhej ne hapesirat e vdekura)...
 
ketu kam marre vetem shifrat per oksigjenin,duke qene se per te eshte pyetja kryesisht.
me pak fjale,pa u fut ne detaje....fakti qe kemi nje presion parcial te oksigjenit do te thote qe ka nje sasi oksigjeni(sasia nuk na intereson ne kete rast,apo jo ) dhe kjo,ne menyre edhe pak indirekte, besoj eshte edhe pergjigja e pyetjes tende  


Postuar nga NS-6 datė 17 Qershor 2006 - 00:14:

pergjigje e pyetjes 43

Cod. A17062006

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul

43. pse disa persona behen color blind... c'ndodh dhe ku ndodh difekti ne sy apo ne tru? 


 
ok,per kete pyetje jane te nevojshme te dihen disa gjera perpara se te kalohet ne kerkim te shkaqeve :
ka  2 lloj qelizash ne retine qe bejne te mundur shikimin : jane ato qe quhen kone (anglisht jane cones) dhe ato qe quhen shkopinj (ne anglisht quhen rods).qelizat e quajtura shkopinj kane funksionin qe te na beje te shofim ne erresire dhe nuk jane ne gjendje qe te dallojne ngjyrat kurse qelizat  konike kane aftesi te thithin fotonet ne menyre me te mire dhe mund te na tregojne ngjyren por nuk kane aftesi te punojne ne erresire.
 
tjeter qe duhet te dijme eshte qe ne qelizat konike eshte nje strukture e quajtur rodopsine,ajo qe na ben te thithim driten.rodopsina eshte e perbere nga opsina dhe nga retinali (ajo qe vinte nga vitamina A,11-cis-retinali) por ajo qe eshte gjeja me e bukur eshte qe kemi vetem 3 lloje opsinash qe thithin driten (nje per ngjyren blu,jeshile dhe te verdhe).te tjerat vijn si kombinim i ketyre.
nga nje ndryshin ne strukturen e 11-cis-retinalit ne trans-retinal fillon percimin e impulsit qe do kodifikohet nga truri. 
 
besoj se keto jane te mjaftueshme!atehere kerkojme cilat mund te jene shkaqet e color-blind (mosdallimit me te ngjyrave)...
 
me ato qe shkruajta me siper mund te themi qe nese kemi nje demtim te qelizave konike,do kemi nje humbje te aftesise se ngjyrave (ne kete rast personat do shofin boten bardh e zi,forme kjo mjaft e rralle).ndersa nje humbje e plote e ngjyrave mund te vije si pasoje e nje demi ne tru ne zonat qe kodifikojne signalet qe vijn ne syri.
 
por ka edhe nje forme tjeter qe mund te shkaktoje nje situate te ngjashme...nje mutacion gjenetik.nje mutacion i nje gjeni qe ndodhet ne kromozomin X(semundja qe mund ta keni degjuar me emrin daltonizm) qe eshte pergjegjes per nje pigment te syrin.personat nuk jane ne gjendje te dallojne jeshilen nga portokallia megjithse me shpesh ndodhin situata qe nuk dallojne te kuqen nga jeshilja...pastaj eshte edhe nje rast tjeter,nje mutacion ne kromozomin 7,ku personat nuk dallojne dot ngjyren blu nga e verdha... pra,pervec nje problemi te qelizave,nje problem i gjeneve te pigmentit mund te coje ne nje humbje te aftesise per te dallaur ngjyrat...
 
nga pyetjet ka mbet vetem pyetja 45 pa pergjigje...(pyetja 40...hmm...le te rri ashtu)
 
pergatituni per pyetje te tjera...me te vertet interesante keto gjera per te cilat jane bere pyetjet...per ato qe jane kurioze eshte nje mundesi me teper per te kerkuar pergjigjen


Postuar nga lost_soul datė 17 Qershor 2006 - 03:46:

Re: pergjigje e pyetjes 43

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

 
..... thithin driten (nje per ngjyren blu,jeshile dhe te verdhe).te tjerat vijn si kombinim i ketyre. ...


.. e verdhe? apo mos eshte e kuqe.. sepse ne fizike tre ngjyrat me te cilat perftohet te gjitha te tjerat jane blu, jeshile dhe e kuqe... (RGB).. sidoqofte interesant eshte fakti qe edhe syu punon me filtra ngjyrash...

gjithashtu edhe nje kuriozitet (nqs s'gabohem) eshte qe nje sy i mprehte mund te dalloje te shumten rreth 200 ngjyra (apo variante)...

dhe nje tjeter qe ka pak a shume lidhje me kete... kam degjuar qe lopet dhe demat shohin bardhe e zi.. por po te jete keshtu si shpjegohet qe demat terbohen nga ngjyra e kuqe?? ... nejse duhet me pyet ndonje veteriner per kete ....


Postuar nga NS-6 datė 17 Qershor 2006 - 11:14:

qelizat ne sy

Cod. B17062006

ta them te drejten per kete nuk jam i sigurte per faktin qe po te them pse-ne me poshte: ne retine ishin 3 lloj qelizash konike:
qelizat konike S qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 420 nm
qelizat konike M qe thithin me mire valet me gjatesi  rreth 530 nm
qelizat konike L qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 560 nm
 
M pak a shume i bie jeshilja,L i bie e verdha(ose me shume si portokalli) por S, tek spektri i bie ngjyra vjollce(me nje zbehje bluje) kombinimet e ketyre japin ngjyrat e tjera...tani nuk po e marr vesh me......
a ka ndonje qe mund te thoje dicka ndryshe per sa i perket kesaj gjeje tani?un po e kontrolloj edhe iher me mire dhe po te kthej pergjigje me te plote...
 
p.s: sic the ti demat nuk i dallojne ngjyrat... i pergjigjen levizjeve te toreadorit ....keto jane ato qe mendon populli sepse jane mesuar ti shofin ashtu...ashtu sic edhe kobrat qe jane shurdhe ne fakt por qe i pergjigjen goditjeve ne toke te kembeve  te atij qe i bie fyellit si dhe levizjeve te tij ...


Postuar nga lost_soul datė 17 Qershor 2006 - 15:51:

jo mire e ke ti.. po i shifja andej kendej ne internet dhe 560-a i bie e verdhe, gjithashtu edhe ato te tjerat sic e the, s'qenkan tamam jeshile e blu... keshtu qe mesa duket paska edhe treshe te tjera me te cilat mund te perftohen te gjitha ngjyrat e tjera.. nuk e di pse kisha pershtypjen qe RGB-ja eshte treshja e vetme... , atehere.. s'me ka ngel gje tjeter vec ta bej kete pyetje tek fizika ..


Postuar nga NS-6 datė 25 Qershor 2006 - 00:28:

difektet ne lindje tek grate evropiane lindore

Cod. A25062006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila

45. Eshte thene nga nje gjinekolog ketu ne usa (dhe konfirmuar nga te tjeret) qe femrat nga eastern Europe kane shance me te medhaja per te pasur defekte gjate lindjes. Kjo thuhet se eshte nga nje mungese vitaminash e femrave nga ato vende, dhe sugjerohet qe personat nga kjo origjine te marrin multivitamina ditore per te minimizuar kete rrezik gjate shtatzanise. Tani pyetja, cilat vitamina influencojne birth defects dhe si?
Cfare lidhje kane vitaminat me psh. down syndrome etj?


 
per ate artikull qe ke shkruajtur per femrat lindore nuk kam informacion por u mundova te beja nje permbledhje per sa i perket vitaminave dhe difekteve qe mund ta shkaktojne gjate lindjes.
 
vitamina A : grate qe marrin sasi te medha te vitamines A gjate periudhes se hershme te shtatzanise kane mundesi qe te shkaktojne probleme lindjeje tek fetusi.vitamina A eshte themelore per diferencimin e qelizave gjate periudhes se hershme te shtatzanise si dhe rregullojne edhe rritjen e organeve tek fetusi.edhe nje mungese e vitamines A mund te coje ne probleme per fetusin.por eshte pare qe nje sasi e madhe e beta-karotenit nuk jep probleme sepse trupi kthen ne vitamine aq sa i duhet!
http://www.thenutritionreporter.com/A-vitamins.html
 
acidi folik: eshte nje forme e vitamines B dhe ka mundesi te ule mundesine e formimit te asaj qe quhet spina bifida,nje semundje e shtylles kurrizore ku ka nje forme si dalje ne kurriz qe mbi siperfaqen e vet mund te paraqese edhe qime.acidi folik ndihmon ne ndarjen qelizore.
http://www.fda.gov/fdac/features/996_bd.html
 
per keto 2 rastet e mesiperme isha ne gjendje te gjeja edhe pak a shume shkakun se pse mund te ndodhe difekti ne lindje kur nuk kemi nje perqendrim normal te tyre...kam edhe nje artikull qe i jep ne pergjithsi ato qe mund te jene problemet nga mungesa e vitaminave por qe nuk jep detaje mbi mekanizmat...gjithsesi po jua paraqes duke qene se mu duk interesant...
 
http://www.findarticles.com/p/artic..._n55/ai_9132154
 
keto kisha per sa i perket asaj pyetjeje...nese dikush ka ndonje gje per te shtuar mund ta beje...ne rast te kundert,vazhdojme me pyetje te tjera...
 


Postuar nga i/e paregjistruar datė 02 Korrik 2006 - 00:36:

ok nje pyetje tjeter nr.46

si funksionojne steroids ne trupin e njeriut? Cfare demesh bejne?


Postuar nga i/e paregjistruar datė 02 Korrik 2006 - 00:42:

lol edhe nje tjeter nr.47
Thuhet qe hudhra e ul kolesterolin, ne fakt Lipitor eshte esence hudhre (thuhet). Si e ul kolesterolin hudhra? po tensionin?


Postuar nga i/e paregjistruar datė 02 Korrik 2006 - 01:08:

48. Kur ndrydhje kemben etj ne shqiperi rekomandonin ta lidhesh me qepe dhe kripe. Thuhej se ul enjtjen....
Si reagon qepa ne kete rast? Ca influence ka mbi lekuren dhe si ndodh kjo?

49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre?


ok mos u tremni se s'kam me pytje per sonte :p


Postuar nga NS-6 datė 03 Korrik 2006 - 00:46:

pergjigje parciale e pyetjes 49

Cod. A03072006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila

49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre? 


 
hmmm,po e filloj me ket pyetjen se me boni kurioz teper...se marr vesh se pse e dalloi per siper belit po hajd mo
 
atehere,e dime fare mire qe gugulisja (per disa njihet si kilikosje ) eshte nje ndjenje qe perftohet nga prekja e dickaje ne trupin e njeriut (boni vete dallimet ketu ).eshte nje reagim i lindur tek te gjithe njerezit dhe per ta shpjeguar jane hedhur shume ide.tani pse kur na prekin te tjere gugulisemi por kur prekim veten nuk gugulisemi?studimet e koheve te fundit te neurobiologjise kane arritur ne rezultate qe per stimulimin e te qeshures duhet te jene te pranishem te pakten 2 faktore, qe para se te qeshe personi:
-nje pjese e trurit tone duhet te tregoje nje shkaktar potencial,dmth dicka qe mund te veproje ne trup dhe qe mund te na demtoje.pra truri duhet ta njohe ate si potencial demtues si psh dora e dikujt,ose nje objekt te mbajtur nga dikush tjeter etj...
-ndersa nje pjese tjeter e trurit e quajtur...ne shqip nuk di ta them por ne italisht eshte cingolo anteriore,perberes i encefalit tone,te arrije te kuptoje qe ai stimul nuk ben keq dhe se jemi para nje alarmi fallco.
rezultati i ketyre 2 mekanizmave eshte e qeshura,nje ndjenje qe pak a shume heq ate ndjenjen e sikletit qe mund te kete sjelle stimuli dhe pet te treguar qe gjithcka eshte ne rregull.
e njejta gje ndodh me gugulisjen.jane disa zona qe jane me te ndjeshme ne trup kundrejt nje gugulisjeje (ketu ka secili zgjedhjet e veta ) dhe nje veprim ne keto zona sjell si pasoje gugulisjen.nerkohe truri ka bere vleresimin e rrezikut dhe pasi qe ka arritur ne konkluzion qe eshte fallco,fillon procesin e te qeshures...
 
nese ne prekim veten tone,nuk gugulisemi per faktin se mungon pika e pare...pra nuk kemi nje dicka qe mund te na paraqitet si shkaktar potencial sepse arrijme ta njohim mire trupin tone,dhe prandaj edhe nuk qeshim....
 
e vetmja gje qe akoma nuk arrij te kuptoj eshte se pse disa persona e kane piken e aktivizimit te gugulisjes me te larte dhe nuk para gugulisen lehte...vazhdojne kerkimet per detaje te meteperta ...me duket se kam nje shkrim tjeter ne pc  per gugulisjen por se mbaj mend se ne cilen folder e kam hedh ....por sa ta gjej do mundohem ta plotesoj kete pyetje...tani per tani....noten e mire  


Postuar nga i/e paregjistruar datė 03 Korrik 2006 - 21:34:

kjo qe the me siper per te qeshuren a vlen vetem per gudulisjen apo per te qeshuren ne pergjithesi (kjo puna e objektit qe e marrim si te rrezikshem dhe pastaj pjesa tjeter e trurit vendos qe nuk eshte)?
Shum interesante...
Jam akoma kurioze te di cfare i ben disa njerez te gudulisen me kollaj se disa te tjere...


ps. e dallova siper belit se si moderator qe je thash do ma transferosh pytjen te erosi, se e di qe te hajn duart


Postuar nga NS-6 datė 03 Korrik 2006 - 23:25:

kjo qe thashe me siper eshte per punen e gugulisjes...dhe i jep edhe pergjigjen faktit se pse nuk gugulisemi kur prekim veten me duar ne te njejtet vende ku nje person me perpara mund te na kete gugulisur...per sa i perket te qeshures ne pergjithsi,gjerat duhet te jene shume me te komplikuara duke menduar qe kemi te bejme me stimuj te ndryshem si shikimi,degjimi etj...zonat qe do perpunojne informacionin duhet te jene shume me te medha...
 
ej,po ti boje ene anej ket pyetje se ndoshta merr anen tjeter te pergjigjes...anen e erret


Postuar nga Isra datė 04 Korrik 2006 - 10:47:

Ns-6, kam nje pyetje.

sapo me pickoi nje grenxe, eshte dhe per te qeshur dhe per te qare
e kishte nje shoqja ime mbi kraharor, ajo se ndiente fare se kishte dicka, une e vura re, mu duk si mize e madhe, se njoha per grenxe, e mora ne dore per ta fluturuar tutje por ajo me nguli thumbin i cili me dhembi ne shpirt. shpetova ate, e hengra per vete.
e hoqa thumbin shyqyr, su ngul thelle, dhe fillova ta ferkoj me unaze floriri, e futa gishtin ne akull dhe me pas ne sheqer.
Mire veprova??

Cfare duhet te beje tjeter??


Postuar nga NS-6 datė 04 Korrik 2006 - 23:34:

ne pergjithsi perdoret vetem akull,pasi e heq thumbin.nese pastaj dhimbja zgjat per nje kohe te gjate,atehere ndoshta eshte rasti qe te behet nje vizite tek mjeku...nese eshte dicka qe kalon ne nje kohe te shkurter ska gje...vetem akull (ose edhe ndonje send te ftohte sic ke bere ti) 
 
ene ato grenxat gjak te omel shkojn e pickojn


Postuar nga Isra datė 05 Korrik 2006 - 07:42:

mora vesh se'ishte grenxe, po blete, sepse se kishte trupin e verdhe..PO une thumbin ia hoqa nemoment, keshtu qe tashme nuk me dhemb me, vetem vendi me eshte nxire pakez..

Epo kjo keshtu, bleta kishte gjys ore te trupi i asaj grus, i cik qe e mora une ne dore , tak ma quku..


P.S
Kemi gjak te omel ne oxhaksit..:p


Postuar nga NS-6 datė 05 Korrik 2006 - 10:47:

...e kom parasysh e kom...coc kam nejt ca kohe anej


Postuar nga NS-6 datė 08 Korrik 2006 - 00:11:

pergjigja e pyetjes 47

Cod. B08072006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
lol edhe nje tjeter nr.47
Thuhet qe hudhra e ul kolesterolin, ne fakt Lipitor eshte esence hudhre (thuhet). Si e ul kolesterolin hudhra? po tensionin?



per sa i perket efektit te saj mbi kolesterolin mund te them qe hudhra ul LDL (low density lipoprotein) dhe rrit HDL (high density lipoprotein)...te parat jane te rendesishme per faktin se cilesohen si faktore te rendesishem per aterosklerozen,semundje e eneve te gjakut ku lipidet ngjisin ne faqet e eneve te gjakut.HDL konsiderohen si mbrojtes nga ana tjeter. po ashtu hudhra ul edhe trigliceridemine ,edhe keto struktura lipidore qe jane te rendesishem per aterosklerozen.menyrat qe mund te ulen LDL jane kryesisht me ane te rritjes se receptoreve qe e sekuestrojne ate neper muskuj ose ne melci por te them te drejten nuk di se cili mund te jete mekanizmi kryesor ne kete rast dhe se cili nga keto 2 mund te jete me i rendesishem...nga ana tjeter hudhra ul presionin e gjakut (ose tensionin sic jane mesuar ta thone) duke bllokuar prodhimin e katekolaminave qe jane adrenalina dhe noradrenalina qe prodhohen nga gjendrra mbiveshkore.ky funksion vjen si pasoje e nje strukture qe qenka ne perberjen e hudhres (derivat tiocianik)...

informacionet bazohen mbi informacione qe kam gjetur ne internet.

interesante kjo gje...nuk e dija qe hudhra ulte kolesterolin,ndersa per tensionin thjesht kisha degjuar qe e ulte por sme kishte shkuar ne mend se si ...aty ku gjeta informacionet thonte qe hudhra mund te perdoret si ilac kunder hiperkolesterolemise si dhe rastet e hipertensionit esencial (rritje e presionit qe nuk i dihet shkaku se pse ndodh...perbejne gati 95% te rasteve te hipertensioneve)

per informacione me te detajuara ju paraqes edhe sitin nga ku u bazova per pergjigjen e dhene:

http://fiocco59.altervista.org/aglio.htm

p.s: pyetja qe pati bo isra konsiderohet si pyetja 50 (osh bo keq per pyetje kshu qe do shenohet e tille ca do lloj pyetje ketu )...prandaj pyetjet qe do vijojne te fillojne nga 51...

hajd se edhe 951 pyetje kane mbetur pa u pyetur per te plotesuar kete teme


Postuar nga NS-6 datė 09 Korrik 2006 - 23:25:

qepa kunder infiamacionit

Cod. B10072006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
48. Kur ndrydhje kemben etj ne shqiperi rekomandonin ta lidhesh me qepe dhe kripe. Thuhej se ul enjtjen....
Si reagon qepa ne kete rast? Ca influence ka mbi lekuren dhe si ndodh kjo?



qe funksionon ajo gjo nuk ka dyshim por ta them te drejten,une per vete nuk po arrij te gjej nje mekanizem te vecante se si mund te veproje.ajo qe gjeta eshte nje shkrim mbi qepen qe thote qe paraqet mbi 150 substanca aktive ne perberjen e saj si dhe qe mund te perdoret ne shume situata si psh ne raste si psh ne disnifektimin e zorreve,uljen e glicemise,te kolesterolit, te presionit te gjakut etj...po ashtu paraqet nje veprim diuretik (ndihmon ne rritjen e sasise se urines)...

nje mundesi mund te jete per veprimin e saj kunder bakterieve por nuk di te te them nje pergjigje te sakte mbi arsyen se si reagon aty.

linku qe mu duk me interesant per kete pyetje:
http://www.lapelle.it/alimentazione/cipolla.htm


Postuar nga lost_soul datė 10 Korrik 2006 - 19:04:

51.

kam degjuar qe truri e bllokon syrin (dmth bllokon percjelljen e informacionit) gjate kohes kur ky i fundit eshte ne levizje, per te menjanuar efektin e vizave (njelloj sikur marrim fotografi dhe aparati leviz). Gjithashtu eshte llogaritur qe syri eshte ne levizje gjate 1/4 te kohes kur jemi zgjuar (me duket). Pra i bie qe 1/4 e jetes njeriu ta kaloje ne erresire te plote, gje qe kuptohen nuk dallohet dot nga pjesa e vetedijshme e trurit.

Pyetja eshte thjesht: A eshte e vertete kjo? A ka mundesi ndokush te na jepte ndonje te dhene dhe shpjegim me te sakte? Flm.


Postuar nga lost_soul datė 17 Korrik 2006 - 18:38:

52.

isha ne nje presentation sot, ku njerit nga prezantuesit i mekej goja... dhe me lindi pyetja.. a i meken edhe mendimet ketyre, dmth kur mendojne (dhe dihet qe njeriu mendon duke folur brenda vetes) a i meken mendimet??
ose qe ta bej pyetjen me te pergjithshme.. cfare ndodh, pse meken disa njerez, pse levizin kur duan te nxjerrin ndonje germe qe mezi e thone... a ka terapi/sherim??


Postuar nga NS-6 datė 17 Korrik 2006 - 23:14:

pergjigja e pyetjes 46

Cod. D18072006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
ok nje pyetje tjeter nr.46

si funksionojne steroids ne trupin e njeriut? Cfare demesh bejne?



atehere qe te plotesoj 50 pyetjet...
nese nuk e kam kuptuar mire,ti po kerkon per steroidet qe perdoren nga sportistet apo jo?nese e kam kuptuar ne rregull atehere pergjigja pak a shume eshte kjo:
veprimi kryesor qe kane eshte rritja e proteinave...dhe kjo gje justifikon edhe perdorimin tek atletet qe te shtoje zhvillimin e muskujve dhe rritje te peshes...ky eshte perdorimi kryesor (dhe ai me shqetesues sepse jane te shumte sportistet qe e perdorin ne menyre ilegale gje qe sjell edhe probleme per faktin se nuk merren shume parasysh efektet anesore te ketyre ilaceve kur perdoren) ne kete pikpamje ndersa per raste te tjera perdoren ne raste te problemeve te bllokimit te rrugeve ku kalon ai sekrecioni i temthit (bile i thone nese nuk gabohem)...

ndersa per sa i perket problemeve qe jep ketu futen probleme me testikujt (zvogelim i testikujve),sterilitet, rritje anormale te gjoksit tek meshkujt (ajo qe quhet gjinekomasti),etj...kam degjuar edhe qe shtojne mundesine e nje problemi ne mpiksjen e gjakut (para pak kohesh,nje djale italian qe merrte keto anabolixante vdiq per shkak te nje tromboze ne tru...dmth nje mpiksje e gjakut ne nje nga enet e gjakut te trurit)...gjithsesi ne doza normale,steroidet perdoren edhe disa forma anemish...
kaq si pergjigje nga ana ime...

tani,kush me ndihmon me pyetjet e lostit,sidmos ate nr.51 qe po me duket gogol...sa per 52 jam ca kurioz edhe vete sepse e kam cunin e xhaxhait qe ka nje problem te tille...belbezim te fjaleve...


Postuar nga lost_soul datė 19 Korrik 2006 - 04:50:

levizjet sakadike

Cod. A19072006

per pyetjen 51, ne fakt e kam pare para shume vitesh tek nje program i quajtur focus, tek raiuno, i drejtuar nga piero angela.. nejse.. fillova me dyshu ke vetja a kisha pa apo kisha pa nai onderr.. dhe bona nje kerkim ne internet... gjeta kete qe me duket se e pershkruan mekanizmin, megjithse s'hyn ne thellesi...

http://en.wikipedia.org/wiki/Saccadic_masking (wikipedia rocks... )

nje fakt interesant qe permendet aty qe eshte rrjedhoje e drejperdrejte i ketij fenomeni, eshte qe njeriu asnjehere nuk e sheh dot levizjen e syve te tij para pasqyres.. , kjo pikerisht nga fakti qe gjate levizjes se syve, truri nuk eshte duke procesuar imazhet qe vijne nga syri

nuk e di sa mund te quhet pergjigje ky linku, sepse eshte vetem pershkruese, megjithate.. shif e bo vete.... po pate kohe me humb, gerrmo dhe icik


Postuar nga Izolda datė 19 Korrik 2006 - 12:09:

Lost, ai emisioni i Piero Angela eshte Quark e jo Focus. (kot kjo, mos ma merr per ters)


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.