Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga NS-6 datė 19 Korrik 2006 - 23:57:

levizjet e syrit dhe imazhi ne tru

Cod. B20072006

losto,me mire se e shpjegon ai linku nuk ma merr mendja se do e gjeje kund tjeter:
me pak fjale te gjithe "fajin" e ka retina sepse pasi kalon nje shpejtesi e caktuar nuk eshte me ne gjendje qe te beje nje "snapshot" qe do ti dergohet trurit per perpunim...permend edhe rastin e trenit qe nese ti nuk ndjek drejtimin e levizjes se ambientit jasht trenit (qe i bie te eci ne drejtim te kundert te levizjes se trenit) atehere imazhi eshte aq i shpejte sa nuk arrijme te kemi nje forme komplete dhe nje perpunim te te gjithave formave,ngjyrave te objekteve qe jane jasht...por nese e shoqerojme ate drejtim jemi ne gjendje te dallojme disa nga ato forma... (me pak fjale mungon nje pike referimi per te arritur te karakterizosh objektin)
levizjet e syrit si pasoje e koordinimit te muskujve dhe sinjaleve qe vijne pas perpunimit nga truri (sinjale uditiv kryesisht) jane precize dhe shume te shpejta,keshtu qe kalimi i shikimit nuk le asnje shenje ne retine...dhe kjo shkakton ate "bllokim" qe thua ti...

por,me kete pyetjen tende me ben te shtoj 2 pyetje:
pyetja nr.53
kur jemi ne tren dhe jemi duke lexuar,arrin nje moment qe na merren mend.ka mundesi te kete ndonje lidhje me rastin qe pyeti losti (e them kete duke pasur ndermend qe informacionet nuk mberrijne tamam ne tru).pse shkaktohet dhimbja e kokes?

pyetja nr.54
kur shohim me nje sy nuk arrijme te shohim thellesine nje objekti (me pak fjale formen 3D)...si eshte e mundur dhe cfare ndryshimi sjell shikimi me te dy syte qe ben te mundur kuptimin e kesaj karakteristike?

nderkohe,te shofim iher pyetjen 52


Postuar nga NS-6 datė 20 Korrik 2006 - 14:10:

ok,edhe nje pyetje tjeter

pyetja nr.55
e keni vene re qe femijet kur jane te vegjel e kane zakon qe cdo gje qe kapim me dore e fusin ne goje..edhe kembet kur i mberrijne tek goja
si eshte e mundur?eshte gje ndonje menyre qe te kuptohet se me cfare objekti kemi te bejme?
kjo pyetje me erdhi tek po shihja nje program tek "Discovery Channel" sot per femijet e vegjel dhe i shihja qe kapnin pellusha,rrotacilze e ca tu vinte ne dore ene direkt e afronin te goja
provoni afroni faqen iher edhe shifni ca ju bojn


Postuar nga Hope datė 20 Korrik 2006 - 19:00:

per pyetjesn 55

Cod. C20072006

Me duket shume interesante pyetja 55. Nje shoqja ime ka nje vajze te vogel 7 muajshe dhe ajo cdo gje qe kap e fut ne goje. Pikerisht dje po e mbaja ne krahe dhe ajo iu afrua aq afer fytyres time dhe pastaj donte te fuste ne goje patjeter varsen time dhe ia doli. Imagjinoni qe varsja ime eshte shume e shkurter...

U bera kurioze dhe tani bera nje kerkim te shpejte dhe kexova dicka tek ky siti: http://www.americanbaby.com/

When Your Baby Puts Everything in His Mouth
Why baby puts things in his mouth -- and how to keep them out!
By Claire Lerner, LCSW

Why does my baby put everything in his mouth?
Babies putting things in their mouths, otherwise known as mouthing, is not only normal, but also signals a growing interest in the world around them. In the first year, children explore their surroundings through their senses -- seeing, touching, hearing, smelling, and tasting. The more they explore, the more they learn.

While your baby is learning to master his hand movements -- reaching, grabbing, and swatting -- he's not yet so adept at using his fingers. So when a baby grasps what he desires and wants to investigate further ("Is it soft or hard? Can I eat it? Does it make a sound?"), this often means putting it in his mouth. Mouthing helps babies learn all about different shapes and textures. They also learn what feels good and tastes good, and what doesn't -- so your child will only mouth a wool blanket once.



Me falni qe po behem pertace dhe nuk po e perkthej. 
 



[


Postuar nga NS-6 datė 21 Korrik 2006 - 00:19:

perkthimi i shkrimit te Hope

Cod. B21072006

Hope (shef tiiii,qeka shkrimi i pare qe paske bere ),me lejo ta perkthej ate qe ke shkruajtur pak a shume:

pse vendos foshnja im cdo gje ne gojen e tij?
foshnjat qe vendosin gjerat ne goje, nuk jane vetem normale,por tregojne edhe sinjale per rritjen e interesit per boten qe i rrethon.ne vitin e pare,femijet eksplorojne ambientin qe i rrethon me ane te shqisave te tyre: shikim,prekje,degjim,nuhatje dhe shijim.sa me shume qe te eksplorojne aq me shume mesojne.

nderkohe qe foshnja eshte dume mesuar me perdorur levizjet e duarve mire (dmth me mberrit dicka,me e rremby,dhe swatting )ai akoma nuk eshte i mire ne perdorimin e gishtave.kshu qe kur nje femije kap dicka qe kerkon dhe do te kuptoje me teper rreth atij sendi (psh a eshte i bute a i forte,mund te hahet apo jo,a ben zhurme apo jo),shpeshhere e ben duke e vendosur ne goje.ky veprim i ndihmon femijet qe te mesojne gjithcka rreth formave dhe perberjes.ato po ashtu mesojne ate qe ka shije te mire dhe ate qe nuk ka...prandaj nje foshje ka per te futur vetem nje here te vetme nje batanije ne goje

me pak fjale faqa i pelqen

pak a shume ky eshte perkthimi...nese kam bo nei gabim ma korregjoni.

Hope,shum faleminderit per pergjigjen


Postuar nga erland datė 26 Korrik 2006 - 18:54:

ndihmee
kush m`jep i "tip formule"si me arrit me pas i cun ,se e kom i goce .
flm shum


Postuar nga erland datė 27 Korrik 2006 - 13:15:

ore po pse kaq kernace de ,kom lexu ca leteratura po thashe se mos ndihmo no njoni ,me shprhje me t`thjeshta.


Postuar nga Zhylien Sorel datė 04 Gusht 2006 - 23:32:

ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde

si shpjegohet ???!!!!

ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet


Postuar nga Izolda datė 05 Gusht 2006 - 12:29:

Mor, ca ka ndodhur ketu? Paskan shku te gjithe me pushime me duket...


Postuar nga Simona datė 05 Gusht 2006 - 13:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha eric darven
ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde

si shpjegohet ???!!!!

ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet



 

Qyqa kur ka ndodhur kjo mo eric se qenka gje e rralle dhe po me vika shume keq per beben e shkrete.na trego icik car komentesh i benin doktorrat?

Bebja ime e kam vene ne foto tek tema 'Krenaria ime" nuk i heq gishtat nga goja gjithe diten,cfaredo qe ti jap une asaj ne dore ajo do ta kafshoje e do ta studioje mire e mire pastaj kur i merzitet e hudh ne toke.Infermierja qe me vjen ne shtepi me thote se bebet  e kane kete veti ne moshat 4-5 muajsh e me lart per arsye se fillojne te shikojne qarte dhe duan te mesojne cdo gje qe i rrethon dhe u duket e panjohur,plus qe u fillojne dhe tu kruhen mishrat e dhembeve.E mira eshte te mos kene asnje objekt me permasa 3.7 cm por pak me te medha se ato ne menyre qe te mos e kaperdijne rastesisht.Dmth eshte normale per nje bebe normale te reagoje ne menyre te tille.

Persa i perket cun ose goce ajo gje eshtene dore te zotit ore erland por qe e di se ketu ku jetoj une ne Ny ka klinika qe spermen tende e marin e i vrasin spermatozoitet femra ne mikroskop dhe lene vetem ato meshkuj dhe me pas me gjilpere i dergojne ne vezen e nenes por kjo eshte jo shume e kerkuar nga njerezit pasi 80% eshte e sigurt dhe te vjen ndot kur mendon vetem aktin qe bejne njehere,te vrasin spermatozoitet,iuuuuuuu sja vlen per zotin.E nuk e kam te qarte se ku egziston ne fakt kjo klinike por kam degjuar se funksionon per disa njerez.

Sa per origjinal nga natyra beje yppppppppppp xhixhi fort dhe te del cuni nkam.


Postuar nga NS-6 datė 09 Shtator 2006 - 00:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha eric darven
ore ju lagjia ketej e mjeksise sot ne tv degjova se ne indi kishte lindur nje bebe me nje sy ne mes te ballit dhe skishte hunde

si shpjegohet ???!!!!

ps.:p :p :p :p mos valle egzistojne cikllopet



ta them te drejten nuk di cte them per vehte...normalisht qe tek kromozomet e njeriut jane edhe informacionet qe do cojne ne formimin e pjeseve te trupit dhe mund te mendohet qe ndonje problem i tyre te coje edhe ne raste te tilla...para pak kohesh lexova qe per here te pare kishin gjetur tek peshqit se cilet gjene ishin pergjegjes per formimin e tipareve ne fytyre. nuk di te jete gjetur nje gje e tille tek njeriu (une te pakten nuk di,gjithsesi nuk duhet te merret per absolute fjala ime)...ose ose mund te jete nje problem qe mund te kete lindur gjate rritjes se embrionit...probleme keshtu ka lloj lloj aman...si psh vellezerit siamez, sindroma e vellait parazit etj etj... normalisht qe ka akoma shume per te mesuar...

ok,pyetje tjeter:
pyetja 58
e keni vene re qe ne shume raste kur sheh nje person qe hap gojen (si per ti ardhe gjume), si menyre instiktive ben te njejtin veprim. ka ndonje shpjegim shkencor kjo gje?

pyetja 59
si eshte e mundur qe sa here teshtijme na mbyllen syte?

ok,edhe nje pyetje me plotesu 60 copet:
pyetja 60
pse dalin lotet?dmth ka raste qe dalin kur jemi te gezuar,te mallengjyer,ka raste kur jemi te merzitur etj...cili eshte shkaku ose mekanizmi qe con ne daljen e tyre?

pas ketyre mbeten edhe 941 pyetje akoma per te bere...hajd e gjeni 941 pyetje ...ah,po! edhe 3 pergjigje per pyetjet e mesiperme nderkohe qe kerkoj edhe vete

p.s: here pas here mund te terheq ndonje pyetje te bere ne tema te tjera dhe ta vendos ketu.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 09 Shtator 2006 - 01:01:

61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?

62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?


Postuar nga Fajtori datė 09 Shtator 2006 - 01:28:

Ishalla nuk jam apsajt me pergjigjen time :)

Cod. A09092006

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
52.

isha ne nje presentation sot, ku njerit nga prezantuesit i mekej goja... dhe me lindi pyetja.. a i meken edhe mendimet ketyre, dmth kur mendojne (dhe dihet qe njeriu mendon duke folur brenda vetes) a i meken mendimet??
ose qe ta bej pyetjen me te pergjithshme.. cfare ndodh, pse meken disa njerez, pse levizin kur duan te nxjerrin ndonje germe qe mezi e thone... a ka terapi/sherim??



Nuk mendoj se u meken dhe mendimet pervec gojes. Perkundrazi, mendimet qe kane nuk i shprehin dot per shkak te problemeve ne te folur. Kam pare nje dokumentar mbi nje francez i cili kuroi veten dhe me pas shume paciente te tjere qe vuanin nga mekja e gojes. Sipas atij problemi kryesor i mekjes vjen nga shtrnegimi i muskujve te trupit gjate te folurit. Faktikisht e tregoi fare mire se edukimi i ketyre personave qe te mos shtrengonin muskuj te caktuar beri qe shume personave tu sherohej e mekura. Kam pershtypjen qe deri diku ka te drejte. Madje do doja ta provoja tek nje kusheririn tim qe ka kete problem.


Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
51.

kam degjuar qe truri e bllokon syrin (dmth bllokon percjelljen e informacionit) gjate kohes kur ky i fundit eshte ne levizje, per te menjanuar efektin e vizave (njelloj sikur marrim fotografi dhe aparati leviz). Pyetja eshte thjesht: A eshte e vertete kjo? A ka mundesi ndokush te na jepte ndonje te dhene dhe shpjegim me te sakte? Flm.



Mbi kete mund te gjej goxha informacion dhe pergjigje por me duhet kohe. Ajo qe mudn te them te sigurte eshte se levizjet e syrit ndahen ne disa llojeshe. Levizjet sakadike (si dreqin quhen shqip) jane levizjet imediate per tu fokusuar diku tjeter. Por ka edhe levizje qe ndjekin objekte ne fushen vizive te cilat jane krejt ndryshe. Madje edhe qendrat nervore qe i prodhojne jane krejt ndryshe. Prandaj ne pasqyre ndoshta nuk ke si te shikosh nje sakad (sepse do fokusohesh diku tjeter ne ate cast) por mund te shikosh fare mire veten nese fiksohesh ne pasqyre dhe leviz koken majtas djathas.


Postuar nga NS-6 datė 09 Shtator 2006 - 12:14:

dicka me teper mbi pyetjen 52

Cod. B09092006

per punen e mekjes se gojes (pyetja 52) une kam pare nje program tek Discovery Channel ku nje doktor per te kuruar nje person (ky ishte rast ekstrem fare sepse kur i kerkonte te thonte fjalen Miami, mbushej edhe me djerse tek mundohej ta thonte) i vendoste nje kufje ne vesh dhe i jepte te lexonte nje shkrim...me pas heren e dyte qe e lexonte paisja ne vesh ja perseriste fjalet pak kohe para se ai ta lexonte...rezultatet ishin fantastike!

di qe eshte ne nje fare menyre edhe e trashgueshme dhe njoh personalisht nje rast qe nena ishte e tille (edhe pse e ka me te dobet) dhe te dy femijet e saj si djali edhe vajza filluan te flisnin ne te njejten menyre. ka lindur edhe nje femije te trete dhe eshte afersisht 1 vjec. 2 femijeve te pare i eshte shfaqur rreth moshes 3-4 vjec (raste te vecante nese mendohet qe ne 85% te rasteve shfaqet pas moshes 10 vjec). te shof tani nese edhe ky do ta filloje apo jo si dhe nese do ti shfaqet ne te njejten kohe apo jo!

me sa pashe ne internet qenka 3 llojesh:
forma tonike: muskujt e interesuar rrijne te kontraktuar per nje kohe te gjate.
forma klonike: rrokje qe perseriten ne menyre te vazhdueshme para se ta thote fjalen te gjithen.
forma e perzier: perzierje e 2 formave te mesiperme!


Postuar nga NS-6 datė 10 Shtator 2006 - 23:40:

mbi pyetjen 54

Cod. A11092006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja nr.54
kur shohim me nje sy nuk arrijme te shohim thellesine nje objekti (me pak fjale formen 3D)...si eshte e mundur dhe cfare ndryshimi sjell shikimi me te dy syte qe ben te mundur kuptimin e kesaj karakteristike?



ok,gjeta dicka per kete...pra eshte nje rast i thjesht qe kur vendos doren mbi njerin sy sheh qe humbet dimensioni i trete dhe nuk arrihet me te dallohet thellesia e nje objekti. gjithcka vjen si pasoje e imazheve qe syte tone cojne ne tru...duke qene se syte tane jane rreth 65 mm larg njeri tjetrit imazhet qe dergojne ne tru jane pak te ndryshem njeri nga tjetri dhe truri vetem duke pasur te dy keto imazhe eshte ne gjendje te nxjerre edhe dimensionin e trete te nje objekti...

gjithsesi, me duket shume e percipte si shpjegim!nuk po arrij te gjej dot dicka me teper per momentin!


Postuar nga NS-6 datė 12 Shtator 2006 - 23:19:

pyetja 54 plotesimet

Cod. A13092006

ok,gjeta informacione me te detajuara per pyetjen 54...(me te thene te drejten edhe ca si teper...nuk po arrij dot te gjej fjalet e duhura ne shqip ) pra thame qe kemi 2 imazhe qe vijne nga syte dhe qe kane nje ndryshim te vogel si pasoje e pozicionit te syrit dhe sasise
se informacioneve qe bien ne retine.aftesia qe ka truri qe te shohe ne menyre 3 dimensionale quhet shikim stereoskopik...dhe qe te ndodhi ka nevoje qe informacionet qe vijne nga syte te jene pak te ndryshem...dmth duhet te kete nje pabarazi horizontale ndermjet 2 imazheve (fiks fare sic e bejne syte)...keto informacione perfundojne ne zonen V1 qe eshte edhe zona vizive primare. disa nga neuronet e zones V1 jane specifike per kete pabarazi horizontale te imazheve (disa neurone punojne me mire kur stimuli eshte afer,disa kur stimuli eshte larg). por nuk eshte vetem zona V1 qe ka neurone te ndjeshem ndaj kesaj pabarazie. zona V2 dhe V3 dhe zona mediotemporale kane neurone qe bejne po te njejten pune...me pak fjale neuronet per kete karakteristike jane disi te shperndare neper keto zona. jane pikerisht keto neurone qe analizojne trashesine e objektit. dhe jo vetem kaq...jane te rendesishem qe te rregullojne shikimin ne baze te largesise se objektit (kur eshte afer syte afrohen qe te arrijne te rregullojne objektin ne retine, dhe largohen kur objekti eshte me larg)

mbi kete pabarazi retine bazohet edhe shikimi i stereogrameve!

qenka nje semundje qe quhet anjozi e thellesise se hapesires ku pacienti nuk arrin te dalloje trashesine e objekteve qe sheh...cfare do gjeje qe i nxjerr perpara i duket komplet e sheshte...problemi qendron ne demtime te zonave te ndryshme te trurit (nuk eshte vetem kjo lloj anjozie). per kete karakteristike zona me e mundshme qenka zona 18 dhe 37 e hemisferes se djathte...

per cilindo qe kerkon me shume,kapitulli i perceptimit te levizjeve,formave dhe dimensioneve, libri "Principet e Neuroshkences" i Erik Kandelit...nje nder librat me te mire qe mund te jene sot per sot ne qarkullim
me pyetjen 54 une kam mbaruar


Postuar nga ~Enigme~ datė 14 Shtator 2006 - 16:18:

Cod. A14092006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
ok,pyetje tjeter: pyetja 58
e keni vene re qe ne shume raste kur sheh nje person qe hap gojen (si per ti ardhe gjume), si menyre instiktive ben te njejtin veprim. ka ndonje shpjegim shkencor kjo gje?


Vetem duke lexuar per hapjen e gojes po me fliheshe gjume

Akoma nuk dihet pse te hapurtit te gojes eshte ngjitese, por ama spekullime ka.

Besoheshe fillimisht se ishte nje pergjigje e trurit nga mungesa e oksigjenit por me studimet ky spekullim u hodh poshte pasi dhe ata persona qe ju jepeshe oksigjen direkt kishin perseri te njejta efekte per te hapur gojen.

Ne nje studim duke veshtruar dhe inspektuar trurin sigurisht qe thuheshe se te hapesh gojen pergjumesh eshte dicka a pavetedijshme por vuri ne djeni disa interpretime te mundshme.

Kudo qe prek trurin, kalon ne qarkullimin e tij per te imituar veprimet e njerezeve te tjere. Ky qarkullimin njihet si "neuroni-pasqyre" sepse permban disa qeliza speciale ose neurone qe behen aktive jo vetem kur personi vete ben dicka por edhe kur ndjen dike tjeter te beje te njejten gje.

Keto neurone-pasqyre fillojne te behen aktive kur personi me vetedije imiton veprimin e dikujt tjeter nje proces qe lidhet me mesimin. Por ato nuk luajne rol ne ngjitjen e te hapurit te gojes sipas ketij kerkimi (studimi).

Por cfare i ben atehere trurit kur keto qeliza nuk luajne rol ne te hapurit te gojes nuk do ti shtjelloj sepse zbulimet qe lexova jane te nderlikuara dhe per me shume per tju permbajtur pyetjes.

Nga studimi kuptova se ngjitja e te hapurit te gojes nuk varet ne mekanizmat e veprimit te te kuptuarit por duket te jete nje clirim automatik ose nje sekuence te veprimeve fizike.



Ps. NS-6 welcome back



Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2006 - 23:53:

Enigmaaaaa...po ku je mi goc se me thave syte ...ene ca e do mendoja se e kishe marre inat kete zone

me jep i dore ketu se po bohen pyetjet mal

ej,ke degjuar gje per arsyen se pse te dhemb koka kur je duke udhetuar ne tren dhe nderkohe je duke lexuar ndonje liber?te jete thjesht nje mungese e nje pike referimi?

gjithsesi,ka pyetje te tjera per tu gjetur pergjigjen

mir se erdhe!
p.s: ej,MP nuk merr me ti?


Postuar nga Fajtori datė 15 Shtator 2006 - 02:35:

Kam une nje pyetje, por nuk di cfare numri i bie.

Cfare ndodh tamam kur bllokohet qafa nga te ftohtet? P.sh. kur nuk kthen dot koken nga njera ane ose kur nuk e anon dot. Eshte pune nervash apo muskuli? Cfare ftohet tamam dhe pse ndodh ky reaksion? Cfare funksioni mund te kete nga ana natyrale nje gje e tille?


Postuar nga ~Enigme~ datė 15 Shtator 2006 - 02:40:

pyetja 53 shtime

Cod. B15092006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja nr.53
kur jemi ne tren dhe jemi duke lexuar,arrin nje moment qe na merren mend.ka mundesi te kete ndonje lidhje me rastin qe pyeti losti (e them kete duke pasur ndermend qe informacionet nuk mberrijne tamam ne tru).pse shkaktohet dhimbja e kokes? 


Me sa di une truri "mer lajmerime" nga muskujt, nga syte, nga veshet etj. me nje fjale nga pjese te ndryshme te trupit dhe mundohet ti krijoje nje pikture se cfare po ben pikerisht ne ate moment. Pra truri kombinon informacionin e te parit, e te prekurit apo dhe te te degjuarit dhe keto shqisa apo ndjesi ne te shumten e rasteve bien dakord. Kur nuk bien dakord atehere nje konflikt do paraqitet sic eshte dhimbja e kokes. Pra nqs jemi ne tren dhe po lexojme librin, veshet dallojne qe ti po leviz por syte nga ana tjeter po shikojne librin qe nuk po leviz dhe muskujt i thone trurit qe ti po qendron ne nje vend keshtu qe truri ngaterohet. Ky eshte nje mendim dmth ndryshimi i te kuptuarit te pikes te referimit.
Tani nqs dikush tjeter ka degjuar dicka me shume reth kesaj o burra hidhuni ju mirepresim

NS-6 e kam parasysh e kam e doje kete teme si mali everestit dhe po ja arin qellimit . Mos na lodh shume mgjs kenaqesia eshte e imja dhe he se harrova te te them doganat u hapen tani qe u ktheve ti


Postuar nga Dr_Devil datė 15 Shtator 2006 - 11:59:

Kam ca kohe qe nuk jam futur ketej,

Tani qe u futa nuk po e  kam fillin se kush eshte pyetja e fundit dhe cilat jane akoma pyetjet pa pergjigje.

 

Nejse me duket se veshtiresia e pyetjeve po rritet dhe si pasoje anetaret qe nuk studjojne mjeksi nuk mund te pergjigjen.

Do te ishte mire, besoj, nese do te kishte edhe pyetje te lehta te cilave mund ti pergjigjej edhe nje person me nje diplome te shkolles se mesme!


Postuar nga NS-6 datė 15 Shtator 2006 - 14:17:

Dr_Devil, eshte e vertete qe ndonje pyetje mund te jete e veshtire, gjithsesi do kete edhe pyetje te lehta...normalisht qe nje pjese e pyetjeve behet nga anetaret vete dhe ne ato raste nuk eshte qe kerkohen shume detaje ne shpjegim...dmth mund te behet shpjegimi ne menyren sa me te lehte! per nje pjese, pergjigjet mund te gjehen edhe duke kerkuar ne internet, me pak fjale eshte si tip stimuli per te kerkuar ne internet dhe me ate rast mund te gjehet edhe ndonje e re e fundit...me pak fjale nuk eshte puna vetem ti gjehet pergjigja pyetjes

per sa i perket pyetjeve, deri tek pyetja 54 ka pasur nga nje pergjigje (hiq pyetjen 40 qe nuk ka pasur nje pergjigje te kenaqshme ).po ashtu edhe pyetja 58 qe i eshte pergjigjur Enigma...deri tani jemi tek pyetja 63 (pyetja e fundit e fajtorit)...


Postuar nga NS-6 datė 15 Shtator 2006 - 15:56:

63.

Cod. C15092006

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Kam une nje pyetje, por nuk di cfare numri i bie.

Cfare ndodh tamam kur bllokohet qafa nga te ftohtet? P.sh. kur nuk kthen dot koken nga njera ane ose kur nuk e anon dot. Eshte pune nervash apo muskuli? Cfare ftohet tamam dhe pse ndodh ky reaksion? Cfare funksioni mund te kete nga ana natyrale nje gje e tille?



nje rast te tille e kam vete te fresket...3 dite shtrire pa leviz fare...pas 5 ditesh gati gati fillova te dyshoja nese ishte ceshtje muskujsh apo kockash

kjo qe po thua ti gje vihet re zakonisht pas infeksioneve te viruseve te gripit (influencale) dhe nuk eshte vetem zona e qafes qe goditet...mund te kapen edhe zona te tjera si kofshet ose krahet etj.ideja me e perhapur eshte qe eshte virusi vete qe sulmon qelizat muskulare (dhe kjo mund te vertetohet duke matur enzimen kreatin kinazi formen MM qe shtohet pasi qe shkaterrohen qeliza muskulare)...pra kemi nje perfshirje te muskulit qe normalisht infiamacionin e vet do ta percoje me ane te nervave...fakti qe nuk levizet eshte nje pergjigje e trupit (mekanizem mbrojtes) kundrejt nje situate te dhimbshme...me pak fjale i gjithe procesi ben pjese ne proceduren e infektimit te virusit qe mund te kete si shenjester edhe qelizat e muskulit...

nese ndokush ka per te shtuar ose korregjuar nese kam bere nje gabim...


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2006 - 02:26:

Vetem tek virusi qe s'me kish shkuar mendja.

Po atehere si ka mundesi qe ndodh me shpesh kur fleme zbuluar ose dicka e tille? Pse na kane mesuar qe eshte si tip ftohje? Po kur keput mish cfare ndodh faktikisht?


Postuar nga NS-6 datė 16 Shtator 2006 - 11:36:

dhimbja muskulare ne qafe

Cod. A16092006

hmmm...ke te drejte,ne keto raste shpjegimi i nje infeksioni viral nuk do qendronte sepse ajo dhimbje zhvillohet ne nje kohe mjaft te shkurter...
atehere,nese e kam mire parasysh per cilen zone po flet,kemi te bejme me muskulin e trapezoid (i thone kshu ne shqip apo jo? ) qe merr inervim nga muskuli i 11 dhe nga deget C3 dhe C4 te nervave qe dalin nga zona e qafes...gjithsesi dhimbja per cilendo arsye te jete do trasmetohet nepermjet ketyre muskujve dhe si pasoje do kete dhimbje te qafes dhe nje bllokim te levizjeve te saj...tani tek arsyet qe mund te jepnin dhimbje te ketij muskuli nuk jane vetem infeksionet virale,por edhe situata stresi, aktivitete te ndryshme fizike qe kerkojne nje pjesemarrje te atij muskuli, pozicione te ndryshme qe merr trupi dhe qe e vendosin nen presion ate muskul...dhe ajo qe ndoshta mund te shpjegoje edhe pyetjen tende, ndryshime te medha klimatike...por ama mekanizmin te detajuar nuk e di dhe me duhet ta kerkoj...normalisht qe mundesia me e madhe eshte qe te jete nervi ai qe e detyron muskulin te qendroje ne nje gjendje te kontraktuar e nderkohe trasmeton dhimbjen ne cdo sekond...

shpresoj te kete qene nje pergjigje e pjeseshme...te ploten akoma nuk e di!


Postuar nga lost_soul datė 22 Shtator 2006 - 04:31:

hajt se me kete ritem sipas nje llogarie te shpejte dhe te perafert, na duhet nja 5 vjet ta mbarojme kete teme.
nuk e di per ju te tjeret, por per vete pas 5 vjetesh sido qe te jem, kudo qe te jem do te hyj dhe ta kontrolloj iher..
good luck


Postuar nga zila datė 22 Shtator 2006 - 18:07:

Talking diferenca

64--Ej ku qendron diferenca nga ana sintomatologjike dhe endoskopike e retokolitit ulceros e morbus CROHN.

65-- kush eshte shkaku i rritjes se izoluar te hemoglobines( pa asnje alternim tjeter enzimatik te melcise ose organi tjeter) ne gjak?


Postuar nga NS-6 datė 22 Shtator 2006 - 23:08:

pyetja 59 pergjigje

Cod. A23092006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6


pyetja 59
si eshte e mundur qe sa here teshtijme na mbyllen syte?



atehere gjeta dicka per kete pyetje ne internet...arsyet mund te jene:
-nje refleks si pasoje e irritimit te hundes dhe rrugeve te frymemarrjes si dhe siperfaqes se jashtme te syrit.
- shpejtesia e daljes se ajrit mund te provokoje vete mbylljen e syve qe te mos demtohen
-mund te jete nje refleks i perbere i nervit sensitiv te fytyres dhe i nervit motor te muskujve te fytyres qe mund te coje ne mbylljen e syve si dhe ne disa raste edhe te daljes se loteve gjate teshtimes...


Postuar nga NS-6 datė 28 Shtator 2006 - 23:16:

Re: diferenca mes Krohn dhe Rektokolitit

Cod. A29092006

Citim:
Po citoj ato qė tha zila
64--Ej ku qendron diferenca nga ana sintomatologjike dhe endoskopike e retokolitit ulceros e morbus CROHN.



atehere,si fjale te pare mund te themi qe kemi te bejme me 2 semundje infiamatore te zorreve,shkaku i te cilave nuk duhet (me pak fjale quhen idiopatike me term mjeksor).
ajo qe mund te qartesoje shume prej simptomave te seciles semundje eshte shtrirja e tyre: nderkohe qe morbus Crohn mund te godase te gjithe aparatin gastrointestinal qe nga goja e deri ne anus, retokoliti ulceroz mund te godase vetem zorren e trashe!prandaj nderkohe qe shenjat e retokolitit do kufizohen vetem ne zorren e trashe,ato te morbit te kronit mund te shihen ne cdo pjese.
duke qene se jane semundje infiamatore pritet qe te gjehen qeliza infiamatore te sistemit imunitar si tentative per te luftuar "patogjenin" qe nuk dihet.prandaj analiza e indit te goditur do te tregoje qeliza te bardha dhe kryesisht neutrofile (keto qeliza sa here shfaqen te parat kur ka infiamacion qe ta keni parasysh)...por diferenca ku qendron?nderkohe qe ne morbin e kronit procesi infiamator mund te godase te gjithe shtresen e zorres (dhe kjo eshte shkaku pse morbi i kronit jep formim i atyre qe quhen fistola (komunikime mes 2 zonave qe nuk kane lidhje fillimisht mes tyre) si pasoje e perforimeve),ne retokolitin ulceroz goditet vetem shpresa me e brendshme (mukoza dhe zonan nen mukozen) dhe rralle here mund te kaperceje pertej ketyre shtresave.
nje shenje tjeter qe mund te jape morbi i kronit dhe nuk e jep retokoliti eshte kur goditet zona fundore e zones se holle (qe merr emrin e ileos) qe eshte zona ku ndodh edhe thithja e vitamines B12...si pasoje do kete nje anemi nga mungesa e vitamines B12 (B12 nevojitet per formimin e ADN) dhe te gjitha shenjat qe mbart kjo anemi! nga ana tjeter mukoza ne rastin e retokolitit eshte shume e dobet dhe mund te shkaktoje humbje gjaku!
ndersa tek endoskopia ajo qe bie me shume ne sy eshte fakti qe morbus krohn ka nje shtrirje qe une e kam fiksuar si "me kapercime" (kete definicion e jep libri i anatomise patologjike i Robbins dhe sa here qe na e thonte profesori e citonte ne kete menyre) kurse retokoliti godet mukozen ne menyre te pandare pergjate gjithe shtrirjes se tij...me pak fjale ne morbus krohn,ne endoskopi do shifni zona te demtuara dhe afer tyre zona normale kurse ne retokolit do shihni te gjithe zonen e demtuar pa pasur ndermjet zona normale...
nje gje me rendesi qe ka retokoliti eshte qe dhimbja (ose me mire te themi irritimi) largohet me jashteqitjet,gje qe mund te vije si pasoje e heqjes se stimulit qe irritonte zonat e prekura.
po ashtu mund te themi qe te dy keto semundje japin ate te megakolonit toksik (nje zmadhim te zorreve qe ne fund shkakton edhe gangrene te zones.vjen si pasoje e perfshirjes se nervave te zones)gjithsesi kjo eshte nje konseguence qe shihet ne fazat perfundimtare nese do te behej nje diagnoze shume e vone e semundjeve!
beh,shenja te tjera mund te kete plot,sidomos ne radiografi me kontrast(tek morbus krohn eshte tipike fare kur behet radiografia me barium) ose ne ato qe mund te shihen ne rastet e biopsive ( granulomat,qelizat qe shihen etj)...etj etj...
me pak fjale jane shume gjera qe i dallojne keto semundje njera nga tjetra dhe qe bejne te mundur nje diagnoze te seciles...


Postuar nga NS-6 datė 28 Shtator 2006 - 23:35:

pyetja 66: nje nenpyetje e fajtorit qe ishte perpara...

Cod. B29092006

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Po kur keput mish cfare ndodh faktikisht?


ok,kete te fajtorit po e konsideroj si pyetja e 66 (osh bo keq per pyetje mer )

ajo qe ne i thona "keputje mishi" eshte nje tkurrje e tepert e muskujve qe ndodhet ne afersi te vertebrave te shtyllez kurrizore.shkaku me i zakonshem eshte ai i ngritjes se nje peshe te madhe (fiksimi i shqiptarit per te treguar veten eshte te ngreje nje thes 50 kile edhe pse e di qe nuk e ngren dot ).nje dhimbje e papare qe te bllokon ne ate pozicion dhe nuk te le te levizesh fare...me e mira do te ishte mos te levizet fare ne fakt per arsyen se nese levizet atehere muskujt qe ishin goditur do pesojne nje force tjeter te ushtuar mbi to dhe keshtu qe thjesht do ndihet edhe me teper dhimbje...

nga mjeksia popullore kam degjuar qe si terapi behet ajo e gotave qe u fol me para (spo me kujtohet mire ca pyetje ishte po diku anej nga 20 e ca)...nga ajo mjeksore ka terapi reabilitative (pushim komplet i muskujve) si dhe ajo kundra dhimbjes (ne pergjithsi perdoret klasa e quajtur FANS (non steroid antinflammatory drugs NSAD ne anglisht) ku ben pjese aspirina dhe i shumperfoluri aulin (emri farmakologjik NIMEZULIDE)...

p.s: certe volte "il colpo della strega" se ne va a mennate

hmmm...tani duhet me u rikthy edhe iher tek pyetja e loteve dhe te kalojme pastaj tek pyetjet e keilas qe i ka bere prej ca kohesh por akoma nuk ka marre pergjigje...hmmm...dmth ajo qe dua te them...NDIHMEEEEE


Postuar nga zila datė 30 Shtator 2006 - 19:01:

Thumbs up falenderim

falenderoj ns-6 per pergjigjen e sakte.


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2006 - 22:32:

o zila,po ate pyetjen e dyte moj...nuk e di sa here qe e kam lexu por akoma nuk po arrij ti jap nje forme pergjigjes ...neiher them me vehte nese ka dashe te thoje bilirubine...pastaj them me vehte,ska mundesi,pytja eshte e ndertuar ne formen e vet me klasike...si me e thone ma thjeshteeee...nuk ja di pergjigjen ...por kam ndermend ta gjej :p


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Tetor 2006 - 17:13:

Re: diferenca

Citim:
Po citoj ato qė tha zila
65-- kush eshte shkaku i rritjes se izoluar te hemoglobines( pa asnje alternim tjeter enzimatik te melcise ose organi tjeter) ne gjak?

Interesante pyetja zila,
Te na kishe vene nja kater pergjigje (a) (b) (c) (d) s'do ishte keq.
Thjesht jam pak e ngaterurar kur permend nje prodhim te tepert te qelizave te kuqe pa patur alternim enzimatik te melcise apo te nje organi tjeter....sepse po debatoj me veten per kete pytje dhe shkaqet qe me kujtohen jane pikerisht difektetet e zemres apo mbidozimi i shtesave te hekurit,
Mos eshte cregullimi i gjakut qe quhet polycythemia vera? Nje cregullim e palces se kockes qe shktatkon prodhomin e tepert?
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

o zila,po ate pyetjen e dyte moj...nuk e di sa here qe e kam lexu por akoma nuk po arrij ti jap nje forme pergjigjes ...neiher them me vehte nese ka dashe te thoje bilirubine...pastaj them me vehte,ska mundesi,pytja eshte e ndertuar ne formen e vet me klasike...si me e thone ma thjeshteeee...nuk ja di pergjigjen ...por kam ndermend ta gjej


join the club


Postuar nga NS-6 datė 04 Tetor 2006 - 00:09:

arsyet pse dalin lotet

Cod. C04102006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6


pyetja 60
pse dalin lotet?dmth ka raste qe dalin kur jemi te gezuar,te mallengjyer,ka raste kur jemi te merzitur etj...cili eshte shkaku ose mekanizmi qe con ne daljen e tyre?



ok,gjeta nje pergjigje parciale me shume te reja qe nuk i dija...
pike se pari,femijet nuk qajne me lot deri ne moshen 2 muajshe...e qara deri ne ate moshe behet me te bertiturat e tyre...lotet i bashkangjiten me vone...
atehere kemi 3 lloj lotesh:
1.jane lotet qe lubrifikojne syrin.cdo dite prodhohen nga 140-280 gram lote qe pasi qe lubrifikojne syrin kalojne me ane te kanaleve lakrimale ne hunde
2.jane lotet qe dalin ne forme mbrojtjeje kundrejt irritanteve si psh qepa...
3.jane lotet e emocioneve qe ndryshojne nga lotet e tjeter per sa i perket perberjes: keto kane 20-25% me shume proteina dhe hormone.kuptimi? nuk e di askush per momentin

disa mendojne qe lotet jane si tip skarto qe trupi ben...gati e njejta gje si djersitja!

beh,deri ketu tregova pak a shume pse dalin lotet...dmth klasifikimi vete tregon edhe arsyet.
tani me duhet te gjej mekanizmin fin qe con ne daljen e tyre...me pak fjale ku vepron stimuli qe con pastaj ne daljen e loteve...
nga farmakologjia di qe eshte nje ilac i quajtur pilokarpine qe stimulon gjendrrat e loteve...pra per momentin duhet te themi qe ku do qe te veproje stimuli,faza e fundit do te jete nje stimulim i gjendrrave te loteve (europ europ )...do te jete nje stimulim mbi nje receptor musCarin (po e shkruaj me C se nuk e lejoj fjalen me K )... te pakten pilokarpina ne ket lloj receptori vepron...

ej,kenaqeni me kaq pergjigje apo duhet te shkoj me thelle se me duket se ceshtja perfundon me nei zone te thelle truri...


Postuar nga NS-6 datė 07 Tetor 2006 - 14:38:

shkaktaret e lotimit tek qepa

Cod. A07102006
ej,e dini cfare mesova gje te fundit?qe pilokarpina perdorej per diagnozen e fibrozicistikes...thashe qe ajo stimulonte gjendrrat e loteve.pervec tyre stimulon edhe ato te djerses.pikerisht nje stimulim i tille bente qe te dilte djersa dhe kesaj pastaj mund ti matej perqendrimi i joneve klor per te bere diagnoze
eeee nejse,se dolem prej teme :p

ku e lame?ah,po,per cfare duhej klasifikimi i mesiperm?
e thjeshte fare.tani dihet se lloje lotesh jane dhe shkaqet pse dalin.filluar nga kjo mund te kerkohen shkaktaret qe si rezultat te fundit do kene stimulimin e gjendrrave te loteve dhe mundesisht ne receptoret mus***** duke qene se ato ishin qe stimuloheshin edhe nga pilokarpina...

duke qene se ato te emocioneve duhet te jene nje lomsh i vertete po filloj me ate te qepes qe te shpjegoje shkakun e loteve nga irritante...
si gjithmone interneti ka shume pergjigje nese dihet se ku kerkohet...
ato qe gjeta une ishin keto:
shkaktar i loteve sipas disa kerkuesve angleze ishte sulfuri dhe nga kjo erdhi edhe ideja e rritjes se qepeve ne nje toke pa squfur...squfuri duke u volatilizuar (kur pren qepen) shkon dhe irriton syrin dhe shkakton lotimin...

e nderkohe qe anglezet merren me prashitje,japonezet shkojne me thelle...shume me thelle,ne ADN
analizat e gjenomes se qepes,japonezet gjeten qe nuk ishte allinazi qe shkaktonte lotimin e syve por nje tjeter enzime qe deri ne ate moment ishte e panjohur dhe qe i ishte dhene emri "faktor i lotimit".nga ana tjeter,allinazi ishte shkaktare e shijes se qepes keshtu qe nuk mund te beheshin eksperimente me modifikime te ketij gjeni sepse do hiqej shija...
pra keto jane shkaktaret e lotimit te syve per sa i perket qepes...per ate gjenin e dyte nuk po arrij dot te gjej info te tjera!

per sa i perket shkaktarit te 3... mund ta nisim kerkimin duke thene qe inervimi i gjendrres lakrimale vjen nga nje berthame lakrimale qe eshte e pozicionuar pak me poshte ures, ne pjesen e poshte te trurit,para se te filloje palca kurrizore (shpresoj te kem qene i kuptueshem)...tani mjafton te kerkojme se cilet berthama ose zona te tjera te fundit shkarkojne ne ate zone dhe mund te gjejme nje pergjigje te mundshme...ajo qe na intereson me shume eshte te dime nese ajo berthame ka lidhje apo jo me amigdalen,pjese e sistemit limbik qe eshte pergjigjese edhe per ndjenjat...


Postuar nga atiola datė 07 Tetor 2006 - 15:09:

Re: shkaktaret e lotimit tek qepa

interesante!


Postuar nga NS-6 datė 12 Tetor 2006 - 00:14:

lotet nga emocionet

Cod. A12102006

hmmmm...tek nje skeme qe kam para sysh,del qe berthama lakrimale nuk merr shkarkime nga amigdala por mendohet qe stimujt emocionale te perfundojne fillimisht ne lobin frontal (ne nje menyre qe nuk dihet mire akoma) dhe pastaj qe atje te kalohen ne berthamen lakrimale qe pastaj mund te percoje stimujt drejt gjendrrave lakrimale.

per sa i perket arsyes se pare,ajo vjen si nje forme refleksi qe fillohet nga kornea vete,ose retina dhe con ne ate dalje sasie te vogel lotesh qe nevojitet qe te mbaje kornean te laget si dhe ta mbroje nga ndonje infeksion i mundshem bakterial.
mungesa e loteve mund te coje ne nje thatesire te korneas dhe ne nje kohe te shkurter mund te kemi edhe carje te asaj shtrese te jashtme dhe qerrim!me kete une per vehte i jap fund pergjigjes se pyetjes 60...

ok,tani e kane rradhen pyetjet e keilas:

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?

62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?



e nderkohe le ne kete database edhe 3 pyetje te tjera...
pyetja 67
cfare efektesh kane ultratingujt ne trupin e njeriut?
pyetja 68
ne cilen faze te gjumit mendohet se enderrojme?
pyetja 69
cili eshte nervi me i gjate i trupit te njeriut?

count down...-932...


Postuar nga Fajtori datė 25 Tetor 2006 - 11:31:

Pyetja 68: ne cilen faze te gjumit mendohet se enderrojme?

Cod. A25102006

Gjumi ka 4 faza plus nje faze qe quhet REM (Rapid Eye Movements). Endrrat mendohet se shikohen ne fazen REM. Matjet elektroencefalografike tregojne se ne kete faze ka shkarkime elektrike qe fillojne ne trungun e trurit (midbrain) dhe ngjiten lart ne thalamus per te perfunduar ne kore (cortex). Keto quhen pons-geniculo-lateral spikes.

Cfare e karakterizon fazen REM eshte nje diskutim i gjate dhe tani nuk kam kohe ta spjegoj. Megjithate mbani mend se kur nje person mbetet pa gjume ka tendencen qe te rekuperoje me se shumti kete pjese te gjumit. Nje person qe nuk fle prej disa ditesh kalon shume shpejt ne fazen REM dhe gjatesia e kesaj faze rritet per te kompensuar ditet qe nuk ka fjetur ne kete faze. Nje eksperiment interesant eshte bere duke ndaluar njerezit te kalojne ne fazen REM. Me pak fjale sapo kalonin ne REM i zgjonin. Efektet e ketij eksperimenti nuk i mbaj mend, duhen kerkuar.

Pyetja 70: Pse njerezit (dhe kafshet flene)? Cfare funksioni ka ky fenomen qe na merr 30% te jetes (mendo 8 ore ne dite)?

Idete jane te shumta, por misteri i gjumit nuk eshte zbuluar. Nje nga lidhjet me direkte ka te beje me sistemin imunitar. Eshte vene re se njerezit nje renie drastike te sitemit imunitar kur nuk flene. Nese ju ka qelluar te rrini pa gjume ndonjehere do e keni pare se pas pak ditesh pagjumesie ju dalin kollaj pucra ose infeksione te vogla (qe per mendimin tim vijne prej renies se sitemit imunitar). Sidoqofte mbani mend vetem se njeriu vdes me shpejt nga pagjumesia sesa nga uria. Gjithashtu kini parasysh se gjumi ka lidhje me oren biologjike, pra me gjithe mbarevajtjen ditore. Nje kerkim interesant ne Universitetin e Torontos tregon se ka nje spostim te ciklit te gjumit tek adoleshentet, te cilet behen me shume "late persons" (spostojne oraret e jeteses me vone). Nderkohe edhe te rriturit mund te ndahen ne "early persons" dhe "late persons". Tani, kjo preference reflektohet ne jete, pasi "late persons" jane me te irrituar gjate paradites dhe japin maksimumin pasdite. E njejta gje vlen anasjelltas. Keshtu qe gjumi nuk eshte vetem gjume, ju influencon kusurin e jetes.


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 25 Tetor 2006 - 19:44:

gjumi?

gjumi eshte  nje  shplodhje e   cdo  qelize te  trupit  dhe e trurit  . ja pra pse vdes njeriu me  shpejt nga gjumi  se nga uria,  se pa  gjum trupi nuke  duron dot ate lodhje te tejskajshme per aq shume kohe sa mund te  duroj stomaku .


Postuar nga NS-6 datė 28 Tetor 2006 - 21:16:

pergjigja e pyetjeve 61 dhe 62 (1)

Cod. A28102006

Citim:
Po citoj ato qė tha keila
61. Si shkaktohet dhimbja e kokes? Cfare ndodh ne koke (per nga ana e reaksioneve, nervave etj) nderkohe qe ke dhimbje koke? Dhe cila eshte substanca me efikase per te lehtesuar dhimbjen?

62. Cila eshte diferenca mes dhimbjes "normale" te kokes dhe migrenes?



ok,i erdhi rradha edhe ketyre 2 pyetjeve ketu :
duke qene se pyetjet kane lidhje njera me tjetren do mundohem te jap nje pergjigje qe ti perfshije te dyja pyetjet.
fillojme me rradhe: ti japim fillimisht nje perkufizim te thjeshte dhimbjes se kokes qe ta kemi parasysh per me tej:

dhimbje koke (ose cefale sic perdoret me shpesh ne mjeksi) eshte cilado ndjenje dhimbjeje qe ndihet ne koke,kryesisht ne kafken dhe cfare ka ne brendesi.eshte nje nder bezdisjet me frekuente qe mund te jete pasoje e nje lodhjeje ose stresi nga njera ane,kurse nga ana tjeter,nese eshte mjaft e forte dhe e vazhdueshme,edhe shenje e ndonje semundjeje cerebrale si psh infeksion,tension i larte ne tru,ematome etj etj.

eshte nje lloj dhimbjeje fikse per sa i perket zgjatjes ne kohe,lokalizimi, si dhe kushtet ne te cilat formohet. shkaqet e dhimbjes mund te jene shume ku kryesisht mund te permenden hemikrania (qe duhet te jete ajo qe e ke quajtur migrene nese nuk gabohem) dhe muskulare-tensive.

hemikrania si definicion eshte nje seri dhimbjesh akute,ne njeren gjysem te kokes,qe shoqerohet me te vjella dhe me nje neveri kundrejt ushqimit (nausea),qe mund te paraprihet nga probleme vizive si psh fotofobi ose fleshe drite. mendohet qe te jete si pasoje e ndryshimit te fluksit te gjakut cerebral,kjo vete si pasoje e tkurrjes arteriolare dhe direkt pas kesaj nje zgjerim i eneve te gjakut. kjo eshte edhe pergjigja per pyetjen e dyte...me pak fjale migrena futet ne grupin e dhimbjeve te kokes dhe dallohet nga format e tjera sepse ka nje mekanizem qe perfshin enet e gjakut (hemi-krania)

ndersa dhimbja muskolo-tensive vjen si pasoje e emocioneve te ndryshme,streseve,ose tensionit nervor dhe eshte frekuent ne personat me depresion ose me nje lloj ankth ( ose me sakte fare, nje fare ndjenje frike,sikleti). ka gjatesi me te madhe dhe mund te prishe edhe gjumin.

po e vazhdoj ne postimin tjeter qe te mos dale nje pergjigje teper e gjate ne te njejtin postim...


Postuar nga NS-6 datė 28 Tetor 2006 - 21:42:

pergjigja e pyetjes 61 dhe 62 (2)

Cod. B28102006

per sa i perket reaksioneve te ndryshme qe ndodhin,ketu mund te kerkojme ndihme nga farmakologjia...mund te shohim se ku veprojne ilacet si metasegidi,sumatriptani etj dhe te mendojme mekanizmin qe mund te jete shkaktari i dhimbjes se kokes:
terapija me e thjeshte per hemikranian eshte ai i perdorimit te FANS (ilaceve antinfiamatore jo steroide) si nimesulidi,aspirina etj si dhe pushim dhe mundesisht ne nje ambient sa me me pak ndicim qe te mos sjelle bezdisje.
duke menduar qe FANS veprojne ne prodhimin e prostaglandinave,atehere mund te themi qe ne formimin e dhimbjes! jane disa lloj prostaglandinash qe shkaktojne nje zgjerim te eneve te gjakut (sme kujtohen se cilat shkronja ishin se jane 3-4 cope nese nuk gabohem ) si dhe marrin pjese ne percimin e dhimbjes qe shkarkojne teper ne tru dhe shkaktojne dhimbjen e kokes.

pastaj kemi ilacet te tjera si metasergidi dhe sumatriptani (ka edhe te tjere sidoqofte por keto jane me te perdorshmit dhe ky i fundit eshte edhe me i aferti qe eshte prodhuar dhe ka me pak efekte kolaterale).te dy keto veprojne mbi receptore te serotonines dhe te dy jane bllokues te ketyre receptoreve (antagoniste). ndryshimi ndermjet tyre eshte receptori ku veprojne: metasergidi vepron mbi receptoret 5-HT2 kurse sumatriptani tek 5-HT1 (5-HT eshte per 5 hidroksitriptaminen qe njihet ndryshe edhe si serotonina)...pa shkuar me teper mund te themi qe eshte serotonina ajo qe merr pjese me formimin e dhimbjes tek migrena.eksperimentet tregojne kemi nje shtim te metaboliteve te saj ne momentet e krizave dhe se ilacet qe veprojne mbi receptoret e saj jane shume te mire per te ndaluar keto dhimbje...serotonina eshte nje tkurres enesh gjaku qe gjendet me shume tek trombocitet (qelizat qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut) por edhe ne qeliza te tjera...
ka edhe ilace te tjera qe japin efekte per krizat e hemikranias si propanololi,amitriptilina,pizotifene etj

pergjigja eshte pergatitur bazuar edhe mbi konsultimin e librit te farmakologjise te Rang-Dale

who's next?

per pyetjen 70,kam degjuar qe gjumi ka nje rol te rendesishem ne formimin e memories...gjate gjumit fshiheshin te dhenat qe nuk duheshin kurse ato te rendesishmet kalojne ne "arkive" qe do te ruhen per nje kohe me te gjate...kete gje e kam degjuar kohet e fundit!

po le nje pyetje ne valle nderkohe:
pyetja 71 si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?


Postuar nga NS-6 datė 31 Tetor 2006 - 23:03:

nje shtese per pyetjen 61

Cod. A01112006

gjeta edhe dicka tjeter mbi ato qe mund te jene shkaktaret e migrenes:
mendohet se mund te kete nje rol te vetin edhe gjenetika duke qene se disa lloj migrenash kane nje karakter familiar (pra mund te kete nje karakter te trashegueshem).ne 1996 u gjet nje gjen qe sherbente per trasportimin e kalciumit mes qelizave cerebrale,qe ishte pergjegjes per nje forme te rralle migrene familiare.nese ky gjen nuk funksiononte,shkaktonte ndryshime te perqendrimit te kalciumit qe ka nje efekt mbi funksionimin e disa neurotrasmetuesve,mosfunksionimi i te cileve eshte lidhur me formimin e atij tipi migrene...


Postuar nga NS-6 datė 02 Nëntor 2006 - 23:37:

pyetja 72

Cod. A03112006

po terheq nje pyetje nga nje teme tjeter (medical science) qe ka bere fajtori dhe pergjigjen e dhene asaj...
pyetja 72
QUOTE]Po citoj ato qė tha Fajtori
Kam nje pyetje. Pse kur hame shume veze na bejne alergji. Ku qendron ajo substanca qe shkakton alergjine? Cfare spjegimi filogjenetik ka kjo, dmth pse natyra ka zhvilluar dicka te tille?

[/QUOTE]

jane 3 perberje qe quhen ovoalbumina,ovomucina dhe ovotrasferina qe mund te stimulojne sistemin imunitar dhe ndonjehere shkaktojne alergji.grada e stimulimit ka lidhje me sasise e substances.ne nje veze qe skuqet,probabiliteti i alergjise ulet me 70% sepse,pervec ovomucines qe eshte rezistente,te tjerat shkaterrohen nga nxehtesia...


Postuar nga Fajtori datė 05 Nëntor 2006 - 18:57:

Pergjigjia e pyetjes 71

Cod. A05112006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Pyetja 71: si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?


Qe te kuptoni kete duhet te dini dicka me shume. Gjithsej njeriu ka 350 gjene qe kodifikojne per 350 receptore te ndryshem te eres. Si rrjedhim cdo ere qe njohin njerezit i perket kombinimit te ketyre 350 ererave qe njeriu mund te njohe. Njerezit marrin ere me epitelin e hundes (nasale epithelium), i cili gjendet ne fund te hundes dhe permban 30 milione qeliza. Keto qeliza rinivohen teresisht cdo 30 dite, domethene 1.000.000 qeliza cdo dite ose 700 qeliza ne minute (!!!). Cdo qelize eshte specifike per nje nga 350 ererat e caktuara dhe permban receptore vetem per ate lloj ere. Deri me sot vetem 2 prej ketyre receptoreve njihen per cfare ere jane. Te tjeret nuk njihen fare. Ne fakt njeriu eshte shume i limituar ne kete drejtim pasi kafshet e tjera kane shume me teper receptore. Miu per shembull ka 1000 gjene, pra 1000 receptore qe cojne ne kombinimin e shume me teper ererave.

Cfare ndodh kur marrim ere?

Substancat hyjne ne hunde dhe shkojne ne epitelin e hundes. Aty bien ne kontakt me nje mase te lagesht qe quhet mukoze. Ne mukoze lidhen me disa molekula qe i ndihmojne te ngjiten drejt qelizave te eres. Cdo qelize e eres ka shume receptore ne membrane, te cilet ne kontakt me substancen qe vjen nga jashte shkaktojne disa reaksione te brendshme qe cojne ne hapjen e kanaleve te kalciumit Ca+. Hapja e ketyre kanaleve shkakton ndryshimin elektrik te qelizes dhe sinjalizimin e metejshem ne tru.


-----------------------------------------------------------------
Pyetja fillestare: Pse nuk e ndjejme shume eren tone?

Kjo vjen sepse qelizat e eres adaptohen ndaj ererave te vazhdueshme me dy mekanizma.


  1. Pas aktivizimit te recptorit pjesa e membranes qe permban receptorin e aktivizuar formon nje kanal qe me pas futet ne qelize (endocitosi). Ne kete menyre receptoret e aktivizuar eliminohen nga membrana dhe nuk vazhdojne te kene efekt per kohe te gjate.
  2. Nga ana tjeter kanalet e kalciumit mbyllen nga brenda sapo jonet Ca+ hyjne ne qelize. Keshtu qe kanalet mbyllen nga vete molekulat qe fusin ne qelize.


    Me pak fjale qelizat e eres nuk shkarkojne vazhdimisht kur ndjejne nje ere, por vetem ne sekondat e para. Per kete aresye qente qe ndjekin dike me ere nuk ecin pas eres por ne forme zig-zak, per te mos mesuar receptoret e hundes me te njejten ere. 


-----------------------------------------------------------
Kuriozitete:

Cdo njeri ka nje ere te vecante trupi (e cila nuk duhet ngaterruar me djersen). Qente jane te afte te dallojne mijera njerez me ane te eres se tyre, por nuk arrijne te dallojne vellezerit binjake. Mesa duket era e secilit prej nesh eshte ne gjene dhe binjaket kane te njejten ere identike.

A e dini se sherbimet sekrete te Gjermanise lindore kane ruajtur eren e mijerave personave te dyshimte neper kuti te posacme. Ne rast nevoje kutia e nje personi i tregohej qenit, i cili gjente pozicionin ose itinerarin e personit te ndjekur. Keto kuti jane ruajtur edhe sot ne nje muze ne Berlin. Interesante e?

Pse disa njerez jane me sensibel ndaj eres sesa te tjeret? Thuhet se kjo varet nga aspekte anatomike te hundes se secilit dhe nga stervitja. Nuk ka faktore biologjike per kete pune, te gjithe qelizat kane te njejtin numer receptoresh ne membrane (pak a shume). Te gjithe kemi 350 receptore baze dhe te gjithe kemi 30 milione qeliza qe nderrohen cdo muaj. Mendo, derisa ke lexuar kete artikull 700 qeliza ne hunden tende kane linduar ndhe 700 te tjera kane vdekur.


Postuar nga NS-6 datė 05 Nëntor 2006 - 23:02:

bresheri pyetjesh te reja: pyetjet 73,74,75

qe kishin qene gjonat kaq te komplikuara sma kishte prit mendja ...me te vertete shume interesante keto qe ke shkruajtur Fajtor!

ok,meqe kohet e fundit po me pelqeka roli i atij qe pyet po shtoj nei pyetje tjeter dhe pastaj do mundohem ti gjej pergjigjen ndonjeres nga ato qe kam hedh me para...jo per gjo,por pergjigjet gjehen...halli te parashtrosh pyetjet

pyetja 73
populli jone eshte mesuar te thote qe kur te ze lemza, eshte dikush qe te mendon (ta thom te drejten kam degju nje rast te nje personi qe ka pase lemze per gati 60 vite me rradhe pa ndalim nese nuk gabohem...se kush e paska mendu aq gjate se morr vesh )...pyetja qe doja te beja nuk eshte nese kjo thenie eshte e vertete apo jo por ne menyren se si shkaktohet lemza.pra,cfare eshte lemza (anglisht i thone hiccups nese nuk gabohem ne shkrim) dhe si formohet ajo?

pyetja 74
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )...po cfare e ben hithren te jete direkt ne gjendje te shkaktoje ate skuqje te zones si dhe ate ndjenjen e kruajtjes?

pyetja 75
kujt i ka qelluar qe nena,baba ose motra e ku ta di une, ti thote te mos haje kos me peshk sepse mund te shkaktoje helmim (intoksikim alimentar)...kjo gje eshte legjende metropolitane (beh,po e quaj keshtu :p) apo ka ndonje baze ne mjeksi?

hmmmm...une per vete skom mo pyetje...dmth...iher per iher se ma vone si dihet ...tani du me ju kthy pyetjes 67 dhe 69 qe te plotesohen 70-shja e pare!ka nenjoni nei ide per ato dyja?

count down...-926...


Postuar nga NS-6 datė 09 Nëntor 2006 - 23:14:

pergjigja e pyetjes 67

Cod. A10112006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja 67
cfare efektesh kane ultratingujt ne trupin e njeriut?



si definicion ultratingujt jane tinguj me frekuenca rreth 20.000 Hz qe do te thote qe nuk perceptohen nga veshi i njeriut.
perdorimi me i madh i tyre eshte ai i ekografise qe mund te cilesohet pa frike si analiza me e sigurte sot per sot per faktin se gjate gjithe jetes se kesaj analize nuk eshte vertetuar asnje rast qe te kete dhene efekte kolaterale!eshte kjo arsyeja pse ekografia gjen nje perdorim aq te gjere,deri edhe tek ekografia e femijes ne barkun e nenes...
pra,nese do kishim ndonje rast atehere do te vinte si pasoje e nje gabimi njerezor...

deri ketu mire!por nga ana tjeter duhet te dime edhe qe nuk ekzistojne prova kliniko-eksperimentale per sa i perket efekteve biologjike te ultratingujve ne mbi njeriun!

gjithsesi une gjeta nje shkrim i nje italiani qe ben pjese ne Institutin e Radiologjise ne Universitetin e Triestes, Ludovico Dalla Palma, i cili permend eksperimente qe jane kryer mbi kafshe dhe i cili thote qe ultratingujt mund te ndryshojne metabolizmin qelizor me ane te 2 mekanizmave:
1.rritje te temperatures se indeve qe mund te vije si pasoje e thithjes se energjise se ultratingujve dhe e nxjerrjes si nxehtesi.kjo mund te coje ne nje ndryshim te kinetikes se enzimave dhe probleme ne membranat qelizore!

2.prezenca gazi ne ndonje ind mund te cojne ne formimin e mikrogropave (microcavitą) dhe rritje te temperatures dhe te presionit te indeve qe mund te cojne ne deme direkte ne membranat qelizore dhe indirekte ne prodhimin e radikaleve te oksigjenit qe jane shkaterrues per qelizen!

gjithsesi,perseris edhe iher qe ne gjithe jeten e kesaj analize (qe nga viti 1974 kur filloi rritja e perdorimit,edhe pse u fut ne pune ne vitet '60) nuk jane hasur raste problemesh me perdorimin e tyre ne ekografi!eshte ky shkaku qe analiza me e pare qe behet (gjithmone brenda limiteve te veta te ndihmen e diagnozes),eshte ekografia!

per skeptiket them qe demi qe mund te vije prej tyre eshte virtualisht 0...por jo 0


Postuar nga NS-6 datė 09 Nëntor 2006 - 23:18:

pyetja 76

ah,po se desh harrova...per kuriozet eshte kjo pyetja:


pyetja 76
besoj e keni vene re qe shkrimi AMBULANCE mbi ambulancet eshte i shkruajtur mbrapsht...di ndokush te me thote se pse kjo gje?
hajd se tek kjo pyetja ska shkence...thjesht kuriozitet :p


Postuar nga Izolda datė 10 Nëntor 2006 - 13:55:

per raste urgjencash, nese nuk e ndijne sirenen ata qe e kane ambulancen mrapa, mund ta lexojne ne pasqyre mbare.


Postuar nga Fajtori datė 10 Nëntor 2006 - 21:42:

Ne fakt asnjehere se kam kuptuar pse jane kaq budallenj. Truri mesohet autmatikisht te llogarise qe pasqyra eshte mbrapsh. Kush eshte aq budalla qe te vazhdoje te lexoje parc ne pasqyre sikur te ishte nje liber? Me ka qelluar disa here te lexoj shkrimin se prapthi (si zakonisht) dhe si gjeja kuptimin. Pastaj kur e ktheja mbrapsh me rezultonte "AMBULANCE".

P.s. Ne Itali pastaj fjala fillon e mbaron me A, keshtu qe te hidhesh perpjete nuk e gjen nga fillon AMBULANZA ne pasqyre.


Postuar nga NS-6 datė 10 Nëntor 2006 - 23:14:



pergjigja e Izoldes eshte e sakte (beh,nuk kisha dyshim per kete gje)


Postuar nga lost_soul datė 11 Nëntor 2006 - 04:01:

da vinci shkruante nga e djathta ne te majte dhe me germa te mbrapsh, tamam si puna e ambulances.. studiuesit i kane lexuar shkrimet e tij duke perdorur pasqyra...

dhe me kete rast po mendoja qe pyetja 76 ne te vertete duhet te ishte si me poshte..
cili eshte shkaku qe disa njerez jane te djathte dhe disa te majte (kuptohet s'po flasim per polike ).. a dihet qendra ne tru qe e kontrollon kete fenomen.. etj etj.. si, qysh, tek,.. ndodh... ?
jo vetem kaq, por duket qe edhe sallaksit ndahen ne dy kategori, a) ata qe shkruajne normal (nga e majta ne te djathte) dhe b) ata qe shkruajne si da vinci...

po te doni quajeni 77..


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.