Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=73)
-- Kush eshte Marin Barleti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=76)


Postuar nga amoxil datė 20 Gusht 2005 - 03:04:

Barleti (Marin) dhe Humanistėt Shqiptare:

Marin Barleti

(rreth 1460 - 1512-13)

Humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Pėr jetėn e tij dihet fort pak. Lindi nė Shkodėr, pėrjetoi, ende i parritur, rrethimin e parė osman tė qytetit, ndėrsa nė rrethimin e dytė, mė 1478-79, mori pjesė me armė nė dorė nė mbrojtjen e vendlindjes. Pas rėnies sė Shkodrės jetoi nė mėrgim si prift nė trevat venedikase. Kėtu plotėsoi kulturėn e tij humaniste dhe u bė njė njohės i thellė i letėrsisė klasike dhe i gjuhės latine, nė tė cilėn shkruajti veprat e veta. Nė mjedisin e tė mėrguarve tė shumtė shqiptarė, mjaft nga tė cilėt kishin qenė bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut, fitoi njohuri tė gjera pėr epokėn e heroit dhe luftėn e madhe tė popullit shqiptar pėr liri, tė cilat i zgjeroi edhe me tė dhėnat e literaturės.


Prej Marin Barletit njihen tri vepra; Rrethimi i Shkodrės (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) jep historinė dramatike tė luftės pėr jetė a vdekje tė banorėve tė qytetit tė rrethuar pėr njė vit nga osmanėt. I mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė, libri jep njė tregim tė saktė tė ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos tė aspektit tė brendshėm, tė vetėdijes sė lartė patriotike tė banorėve tė qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5 pėrkthime nė gjuhė tė tjera.

Vepra madhore e Marin Barleti ėshtė Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romė midis 1508 dhe 1510). Ajo e tregon autorin si njė shkrimtar tė nivelit tė lartė dhe si historian qė pėrpiqet tė ndėrtojė kuadrin e saktė tė jetės sė heroit dhe, me gjithė vėshtirėsitė objektive pėr tė siguruar burimet, jep njohuri tė gjera pėr «Ē'ka ngjarė nė shek.XV dhe ēfarė zhvillimi ka pasur nė atė kohė shoqėria jonė, fshatarėsia shqiptare, jo vetėm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime tė tjera».

Shkurtore e jetės sė papėve dhe perandorėve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venedik 1553) ėshtė vepra e vetme e Marin Barleti qė nuk ka tė bėjė me historinė Shqiptare, pėrveē parafjalės-kushtesė pėr Pjetėr Engjėllin, njė nga bashkėluftėtarėt kryesorė tė Skėnderbeut, i cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin nė punėn e tij. Vepra i pėrket Marin Barleti vetėm pėr pjesėn qė arrin deri nė vitin 1512, kurse vazhdimi ėshtė prej njė dore tjetėr. Ėshtė pikėrisht kjo datė qė na lejon tė caktojmė datėn e vdekjes sė Barletit rreth kėtij viti.

Pavarėsisht nga njė varg dobėsish qė janė karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste, siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese qė u vihen nė gojė heronjve, imitimi i autorėve klasikė deri nė hollėsitė, pavarėsisht nga pasaktėsitė kronologjike dhe mungesa e tė dhėnave pėr faza e ngjarje tė tėra, veprat e Marin Barleti qėndrojnė si njė burim i dorės sė parė e i pazėvendėsueshėm pėr historinė e shek.XV tė Shqipėrisė, si dhe tė Evropės Juglindore. Krahasimi me tė dhėnat dokumentare qė kemi nė dorėsot, na jep tė drejtė tė themi se nuk qėndrojnė kurrėsesi vlerėsimet negative tė bėra nė tė kaluarėn pėr vlerėn e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartė i Marin Barleti pėr historinė e vėrteton atė si njė mendimtar tė shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia pėr tė ishte fryt i veprimit tė njerėzve dhe jo tė fuqive hyjnore. Veprėn e vet ai e mendonte si njė pėrmendore qė ia kushtonte luftės pėr liri tė atdheut dhe popullit tė vet; ajo nuk do tė kishte njė funksion thjesht estetik, por do t'i shėrbente sė vėrtetės, si mėsuese e jetės, qė do t'i mėsonte njerėzit pėr «tė hapur sytė e pėr tė drejtuar si duhet punėt e njerėzimit. «Historia e Skėnderbeut» e Barletit u bė burimi mė i rėndėsishėm, nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e luftėrave tė lavdishme tė popullit tonė nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe frymėzoheshin pėr pėrpjekjet e tyre pėr shpėtimin dhe lirinė e Shqipėrisė.



Humanizmi shqiptar kishte njė ngjyrim tė veēantė: qėndresėn ndaj turqve, pėr tė ruajtur mėvetėsinė jetėsore dhe kulturore. Kjo u simbolizua nė heroin kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu.
Krijuesit shqiptarė si Segoni, Barleti, Biēikemi, Frėngu etj shkrimet e tyre i mbėshtetnin mbi temėn e lirisė sė individit e lidhur ngushtė me tėmėn e lirise sė atdheut me vlerat morale e shpirtėrore tė popullit. Tė gjitha kėto kėrkesa ata i gjetėn dhe i mishėruan nė figurėn e Skėnderbeut, prandaj interesi pėr trajtimin e temave shqiptare lidhet me trajtimin e temės sė Skėnderbeut.
Dallohet Martin Segoni me veprėn "Tregim mbi Gjergj Kastriotin (1440-1485):
Marin Barleti me vepren " Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut (1508-1510)
dhe Dhimitėr Frėngu me vepren "Komentar i ēėshtjeve tė turqve dhe tė z. Gjergj kastrioti, princ i Epirit (1539)
Tė gjithė kėto vepra tė shkruara nė latinisht, qė nė atė kohė ishte akoma gjuhė botėrore e dijes, shprehin idetė humaniste dhe ato tė Rilindjes, duke krijuar njėherėsh vetėdijen kulturore e kombėtare tė Shqiptarėve.
Nė kėtė vėshtrin vepra e Barletit ė shtė kryesorja, sepse pėrballė heroi kombėtar ai krijoi heroin kulturor shqiptar dhe njė model shkrimi, ku dėshmia historike thuret me mjete letrare e stil tė lartė qė himnizon triumfin e lirisė njerėzore



Marin Barleti ėshtė figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekullit XV-XVI.
Ai lindi rreth vitit 1460 nė Shkodėr. Fare i ri, mė 1478, mori pjesė me armė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė lindjes nga rrethimi i forcave osmane.
Heroizmi i bashkatdhetarėve i mbeti nė sy e nė mendje, derisa e pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftėtareve pėr tė mbrojtur atdheun " nga kujtimi i tė cilit, - shkruan ai, - tani pėrterihem si pėr mrekulli, por edhe pėr te cilin s'mund tė shkruj pa lot nė sy".
Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonin ne Venedik.
Pėr ngjarjet tragjike qė jetoi ai shkroi veprėn historike Rrethimi i Shkodrės, botuar nė Venedik me 1504.
Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe botuar nė Romė rreth viteve 1508-1510.
Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua tre herė nė latinisht, u pėrkthye nė shumė gjuhė europiane italisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frėngjisht, greqisht e deri nė japonisht dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar.



Fan S. Noli ka shkruar me tė drejtė se vepra e Barletit, "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye:
e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet;
e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.

Historia e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut ėshtė, nė radhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dore mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn dhe figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjeresinė dhe lehtėsinė e frazės.

Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftėrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, kreanria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.
Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mrojtjen e tyre.
"Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur tepėr gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti"

Duke folur pėr qėndresėn shqiptare gjatė shek.XV, Barleti ka vėnė nė qėndėr tė veprės sė vet protagonistin dhe heroin e saj qėndror Gjergj Kastriotin. Kjo figurė ėshtė vizatuar me dashuri e ngjyra tė gjalla: ajo ėshtė dhėnė me tiparet qė ia njeh historia, pra gjithmonė nė frymėn e humanizmit dhe tė konceptit humanist pėr jetėn dhe luftėtarin e lirisė.

Barleti e jep Skėnderbeun si personifikim tė heroit qė mishėron forcen e njeriut, aftėsinė dhe bukurinė fizike e morale tė kėsaj krijese tė mrekullueshme, sipas botkuptimit humanist. Figura e tij del madhėshtore, si njė hero legjendar, simbol i ēlirimtarit dhe mbrojtės i lirisė, rpijės i njė populli luftėtar e trim, tė dashuruar deri nė dhimbje me trojet e veta dhe me lirinė.
Luftėtar i ashpėr dhe prijės me njė zemėr tė madhe, madhėshtor e legjendar - e tillė tė mbetet nė mendje figura e heroit, skalitur si me daltė nga pena e Baretit.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.