Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga volter datė 21 Nëntor 2003 - 15:05:

pa titull

Ora nėntė e mbrėmjes, natė e ftohtė, ndėrsa jeta me vlime artistike. Thuajse gjithēka me dashuri.
Natyra ishte mbytur me jorganin e bardhė tė fjollave tė borės. Shtėpitė kishin ngrirė nė akull tė ftohtė, thuajse nuk mbijetonte asnjė frymė e ngrohtė.
Hėna si princezė e ftohtė e ndjekte fytyrėn e heshtur tė Vangjelit, dhe me nota tė ngrira shkruante peizazhin e dimrit plot acar.
Fryma e tij papushim kėrkonte botėn e fshehur tė dashurisė, ndėrsa ndjekja konsekuente e bėnte atė edhe mė tė pėrkryer.
Akrepat e orės mbuluan orėn dhjetė. Pothuajse, dėgjohet vetėm pipėtima e borės sė pushueme, qė e zbukuronte gjerdanin e natyrės me nota peizazhiste.
Pushoi sė menduarit njė ēikėz, dhe doli nga shtėpia pėr tė vėshtruar panoramėn e dimrit, dhe pėrnjėherė e pa natyrėn qė ishte e mbuluar me fjollat e borės. Natyrėn qė e admironte, akoma mė shumė i shkonte pėr mall dashuria nė orėt e dimrit...
Nata e shtunė, shpėrtheu me shprehje alegorike, edhe mė shumė e bėnte atė tė mos ndalej para asnjė veprimi tė dashurisė. Pra, nė shpirt kishte temperaturė vlimi pėr dashurinė e Alketės, qė e kishte takuar para disa ditėsh nė parkun e Tetovės. Nė ēdo moment fryma e tij e kėrkonte aromėn e saj tė ngrohtė.
Nė orėn njėmbėdhjetė tė mbrėmjes e mori rrugėn pėrgjatė Tetovės. Thuajse nė rrugė nuk shihej askush, vetėm shprehėsia e tij emocionale, dhe qėllimi pėr t’u takuar.
Ēdo hap qė bėnte ai, disku i hėnės e shikonte fytyrėn e tij tė lodhur nga tė menduarit, pėr fatin e tij tė etur pėr dashuri nė kėto orė tė dimrit plot acar. Vangjeli, sa herė qė e shikonte hėnėn, hijedrita e saj e argjendtė vazhdimisht e ndjekte me ndriēimin e saj tė kristalizuar. Thuajse e shoqėronte nė ēdo kėnd vėshtrimi. Bile-bile, nė ēdo hap I jepte ndriēim tė kulluar.
Sapo kishte arritur nė qytet, papritmas u shfaq fytyra e Alketės qė dilte nga ndėrtesa e saj dhe pėrnjėherė sytė iu ndalėn tek fytyra e tij. Kjo pėr fytyrat e tyre ėshtė sikurse aroma e zambakut, qė kundėrmon nė pranverėn magjike me tėrė intelektin e forcės karakterizuese.
Pėrshėndetjet e mbrėmjes i pranuan me kulturė tė pacenueshme…
Fillimi i mori me puthje tė lehtė.
Vangjeli dhe Alketa u nisėn drejt parkut tė qytetit, pėr t’i ēmall pasionet e tyre, gjatė tėrė vikendit tė kaluar.
Panorama e qytetit T, pothuajse ishte shndėrruar si njė gur smeraldi qė u jepte imazhe tė qartėsuar fytyrave tė tyre tė zbuluar. Brerorja e hėnės ndriēonte faqet e tyre rreth e pėrqark, dhe ua mbulonte fytyrat e tyre me dritė tė kulluar, qė tė dallohen nga kalimtarėt e rastit.
Vangjeli ishte goditur me pamjen e Alketės, sepse ajo qėndronte si lule pranė fytyrės sė tij. Sytė e saj panė shpirtin e Vangjelit qė pushonte me hėnė e yje.
Ndėrkaq, Vangjeli nė duar mbante librin e dashurisė pėr tė marrė shuajtjen e tė ftohtit.
Nė qoftė se dakordoheni ėshtė mirė qė t’i lexojmė disa motive me dashuri.-Tha Vangjeli me emfazė retorike.
Pse jo, me gjithė respektin qė kam pėr ju, do t’i lexojmė.-Tha Alketa. Mirė atėherė le tė jehojė leximi I prozave nė orėt e dimrit, pėr tė marrė zbukurim parku I qytetit.
Nė moment prozat e bukura filluan tė pėlcasin me ritėm tė papėrshkruar, ashtu si shtatė ngjyrat e ylberit qė kur prezentohen nė qiell, zbėrthehen duke dhėnė dritėn e bukurisė.
Prozat ishin tė bukura aq shumė,saqė i jepnin natyrės melodi tė romantizmit -theksoi Alketa.
Ai, kur i lexonte prozat, ajo qeshte trėndafilshėm. Sa herė qė qeshte, aq mė shumė i zbutej veshi, dhe i ėmbėlsohej me sheqerka, ndėrsa bora qė binte hove-hove, mbulonte kokėn me fjollat e bardha tė saj. Ndėrkaq, kokat e tyre shkėlqenin, ashtu si bilur abazhure.
Kėshtu ėmbėlsohet rrjedhja e dashurisė sė Vangjelit dhe Alketės nė orėt e dimrit.
Kur u rrallua lėvizja e veturave, dhe e njerėzve, koha, qėtė sinjalizoi se kėtu ėshtė edhe fundi I tėrė kėsaj ngjarjeje-emocionale.
Kur kuptuan kėtė, ashtu tė mbėrzitur tė dy ulėn kokat, dhe nisėn pėr nė rrugė pa kthim.
Sė fundi Floriani dhe Alketa ndahen nga kjo panoramė si tė mėrzitur. Ndėrsa mė lartė lehnin do qen endacak qė s’i lan tė takohen edhe njė herė buzėt e tyre tė njoma.


  Gjithsej 307 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.