Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- C'dime per shqiptarin me te njohur ne bote(pas Nene Terezes). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10192)


Postuar nga PARIS datė 05 Janar 2006 - 18:19:

Post Mbi librin “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” te Marash Malit.

Duke shfletuar librin e autorit Marash Mali (i cili eshte autor edhe i nje drame “Gjaku i falun” shkruar ne vitin 1958, por e pabotuar per shkaqe biografike), ne menyre te vetvetishme keto ide te shoqerojne per nje ēast, por shume shpejt do te biesh ne rrjedhen e ngjarjeve te treguara nga nje njeri qe eshte objektiv si ne riprodhimin autentik te ngjarjeve e figurave historike por edhe ne saktesine e vleresimin e saj.
Ajo ēfare autori i librit “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare”, botim i Kuvendi 2003, pershkruan ne volumin prej afro katerqind faqesh, nuk jane te gjitha ngjarje te jetuara prej tij, sepse libri fillon me nje inkursion thelle ne historine me te hershme te popullit shqiptar, pra si i tille, ai ka karakterin e nje enciklopedie historike. Ne kete pikpamje ky liber eshte kryesisht nje pershkrim mbreslenes nga historia e kombit shqiptar i vazhduar me tregimin autentik te ngjarjeve gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore, ku autori ka qene pjesmarres e te cilat sollen ne trojet shqiptare zhvillime dramatike.
Perse autori nuk u perqendrua vetem ne pershkrimet e ngjarjeve ne Malesine e Veriut dhe ne Kosove ku ai ishte pjesmarres e deshmitar okular, perkundrazi ate ēfare vete ka perjetuar e inkuadron ne nje rrjedhe ngjarjesh me prerje kohore vertikale qe prej epokes se Ilireve e deri ne ditet tona.
Per te spjeguar se ēfare ka qene shkaku apo ngacmimi i brendshem per te shkruar nje liber me zanafille ne historine e hershme e per te ardhur deri ne ditet tona, autori ka shkruar nje parathenie ne te cilen shpreh shqetesimin se femijet shqiptar ne emigracion, kryesisht ne Amerike, nuk arrijne te marrin njohuri historike mbi atdheun e te pareve te tyre. Ne shume familje shqiptare po u shkasin femijet nga duart ne pikpamje te atdhesimit shpirteror, pra te paisjes se tyre me elementin kryesor qe te bashkon me popullin tend, se pari gjuhen, pastaj me kulturen, historine, traditat. Ky ka qene, si te thuash, motivi nxites
per tu ulur e shkruar shenimet e tij historike, te cilat, qe nga faqja e pare e deri ne te fundit pershkohen nga atdhedashuria, nga deshira qe ato ndjesi te zjarrta qe ka ne zemren e vet i moshuari Marash Mali, ti perēoje tek brezat e rinj te komunitetit Shqiptar ne Amerike.
Krahas pershkrimit qe u ben figurave historike e bemave te tyre, si Aleksandri i Madh, perandori Konstandin, Justiani, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Dasho Shkreli, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ded Gjo Luli, Ahmet Zogu, Prenk Cali e tjere, autori perdor dhe referenca bibliografike nga historianet e ndryshem si Plutarku, Polibus, Paganel, Miller, Burny e Zavalani.
Por historine nuk e bejne vetem ushtaraket, strateget, mbreterit e perandoret, kryengritesit, por edhe shkrimtaret te cilet ne librin e Marash Malit zene nje vend te gjere, e bashke me jeteshkrimin e analizat e vleresimet e vepres se tyre, gjejme krijimet me te bukura te letersise te Rilindjes Kombetare Shqiptare, poezite e Naimit e Fishtes, Pashko Vases, Mjedes, Nolit, Konices, Filip Shirokes e deri tek Lasgush Poradeci.
Eshte e natyrshme qe vemendjen e lexuesit te terheqe pershkrimi i hullise se ngjarjeve te luftes se dyte boterore ku autori Marash Mali ishte jo thjeshte sodites por pjesmarres aktiv madje deri me detyren e kapitenit te batalionit nacionalist “Shkreli”. Ne faqet e librit e shohim ne fotografi perkrah Deli Metes, bajraktarit te Hotit dhe patriotit me emer Prek Cali, si dhe prinjesve te tjere te malesise.

(vazhdon)...


  Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.