Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- Kush ėshtė Dritėro Agolli ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=104)


Postuar nga volter datė 30 Janar 2004 - 14:30:

Dritero Agolli

Nga prof Jorgo Bulo
Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė grotesk. (“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erėrave tė dikurshme” 1964, “Njerėz tė krisur” 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhėtoj i menduar” 1985 dhe “Lypėsi i kohės” 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.