Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- Kush ėshtė Dritėro Agolli ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=104)


Postuar nga Vizioner datė 14 Tetor 2010 - 07:03:

Dritėroi mbush 79-vjeē, jeta e kolosit tė letrave shqipe

Kėtu s'do tė jem, do jem larguar/Nėn tokė i tretur si tė tjerėt/ Nė kafenenė e preferuar/ Nuk do mė shohin kamarierėt/ Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur/ S'do ndihet kolla ime e thatė/ Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur/ Njė qiparis si murg i ngratė...Po kur tė jesh mėrzitur shumė/ Nė raft tė librave kėrkomė/ Atje i fshehur do tė jem unė/ Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė.



E kush tjetėr pėrveē Dritėro Agollit do tė thurte kėto vargje tė poezisė kult "Kur tė jesh mėrzitur shumė". Figurė emblematike e letėrsisė dhe e politikės, Dritėro Agolli sot mbush 79 vjeē. I lindur nė Menkulas tė Devollit, pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės dhe mė pas studimet e larta pėr Letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Punoi shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhė Dritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet '60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore.


Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombės, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore. Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaēėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Ndonėse nuk e reshti krijimtarinė, pesha e fjalės sė Dritėroit u ndje nė momente kyēe tė historisė shqiptare tė 20 viteve tė fundit. Ai ėshtė figura emblemė e tė majtės shqiptare, duke pėrcjellė mesazhet pėr dashurinė pėr vendin, njėri-tjetrin dhe jetėn.


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.