Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- trekendeshi duhan-alkol-droge (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10469)


Postuar nga NS-6 datė 25 Mars 2008 - 17:49:

Efektet e Lenies se Duhanit

Cod. A25032008

Pacientet e cdo moshe mund te perfitojne nga lenia e duhanit. Permirsimi fillon qe ne javet e para pas lenies se duhanit me nje permirsim te funksionalitetit te mushkerive dhe nje tolerance me te mire te lodhjes. Simptomat e frymemarrjes ulen edhe pse mund te duket sikur perkeqsohet sepse ka nje rritje te sekrecioneve (qe jane mbetje te duhanit ne mushkeri) dhe rritje te kolles por qe nuk zgjat shume [1]

1 vit pas lenies se duhanit ulen rreziku per semundjet e zemres deri ne 50% te atyre qe pijne dhe ne rreth 15 vjet arrin vlerat e atyre qe nuk pijne! Vdekja nga cdo lloj faktori ulet brenda 2 vitesh nga lenia e duhanit [2]

Rreziku i nje iktusi ulet ne menyre te ndjeshme. edhe pse rreziku per kanceret e mushkerive dhe kancereve te ndryshme nuk ulet kurre ne nivelet e atyre qe nuk pijne,ai ulet deri ne 50% pas 10 vjetesh nga lenia e duhanit.

Edhe ata qe e lene duhanin pas moshes 65 vjec ,i shtojne jetes se tyre mesatarisht 4 vjet ne krahasim me moshataret e tyre qe jane te paafte ta lene duhanin [3][4]-[6].

Pervec ketyre, nje tjeter miresi e lenies se duhanit eshte qe permirsohet shume edhe kualiteti i jetes.

Perballe ketyre fakteve,cdokush qe pi duhan duhet te hulumtoje dhe te tentoje ta lere duhanin perpara se te vije nje moment kur lenia nuk vlen me dhe do deshironte te arrinte te mbushej nje here me fryme tamam.

[1] Anthonisen NR, Connett JE, Murray RP. Smoking and lung function of Lung Health Study participants after 11 years. AmJ Respir Crit CareMed. 2002;166: 675-679
[2] Kawachi I, Colditz GA, StampferMJ, et al. Smoking cessation in relation to totalmortality rates in women: a prospective cohort study. Ann InternMed. 1993;119:992-1000
[3] Doll R, Peto R, Boreham J, Sutherland I. Mortality in relation to smoking: 50 years’ observations onmale British doctors. BMJ. 2004;328:1519
[4] The Health Benefits of Smoking Cessation: A Report of the Surgeon General. Washington, DC: National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 1990. DHHS publication (CDC) 90-8416
[5] Fletcher C, Peto R. The natural history of chronic airflow obstruction. BMJ. 1977;1:1645-1648.
[6] Taylor DH Jr, Hasselblad V, Henley SJ, ThunMJ,Sloan FA. Benefits of smoking cessation for longevity.Am J Public Health. 2002;92:990-996


  Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.