Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gjurma e kalimtarit..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11405)


Postuar nga NS-6 datė 14 Prill 2006 - 23:44:

gjurma e kalimtarit

nuk e di pse por mu kujtua xhaxhai qe shpesh me thonte: djale,me degjo mua...njerezit nuk kujtohen sepse jetuan,por sepse bene dicka per te cilen folen ata qe erdhen pas...qe ai qe beri vetem nje cezem por qe prej saj pine uje te tjere dhe e kujtuan...qe ai qe ngriti vetem nje ndertese por brenda saj pushuan njerez dhe e kujtuan...qe ai qe shkruajti vetem nje liber por e lexuan shume njerez dhe e kujtuan...
perpiqu te behesh dikush qe le nje dicka per te cilen te kene dobi ato qe do vijne...


Postuar nga Lela_Dr datė 15 Prill 2006 - 00:53:

Shume i bukur ky tregim.
Kane pasur te drejte gjysherit tone.


Postuar nga NS-6 datė 15 Prill 2006 - 08:38:

te palodhur endemi detrave...njerez pa toke...te tradhetuar nga historia...


Postuar nga Iyua datė 16 Prill 2006 - 00:34:

Vertete NS ashtu eshte Njerzit nuk u kujtuan sepse jetuan por, sepse bene dicka ne jete
Dmth ne qe skemi aritur te bejme gje ne jete nuk do kujtohemi ose mbase e kemi pak me vonese te beren.
Ndersa une kam nje "Njeri" qe e kujtoj gjithmone sepse ma ka kthyer shume here Buzqeshjen dhe do doja te beja te njejten gje per te kur ndjehet keq !!


Postuar nga Fajtori datė 16 Prill 2006 - 02:54:

Nga nje pikeveshtrim njerezit jane si qelizat e trurit. Disa quhen neurone, transmetojne impulset dhe mbajne njeriun gjalle, mendimet, veprimet. Te tjerat quhen "ndihmese" dhe i krijojne mundesine e jeteses neuroneve, impulseve, mendimeve. Per fat te keq shkenca e ka perqendruar te gjithe vemndjen tek qelizat "efektive", ato qe transmetojne, neuronet. Ne menyre te ngjashme edhe e tashmja i perket gjithmone atyre qe riprodhohen, transmetojne rryme dhe jetojne per te lene pasardhesit e vet. Per fat te mire, historia nuk shkruhet ne te tashmen, por ne te ardhmen, dhe keshtu autopsia nxjerr ne pah njerez si Nene Tereza, qe i ka krijuar mundesine e riprodhimit atyre nje miliarde indianeve. Per fat te keq.... pervec emrit te madh shqiptareve nuk i ka mesuar fare si te jetojne per te ardhmen. Mbetemi organizma njeqelizore qe jetojne per tu shumuar, ose sporifikojme vendet e huaja me emigracionin tone barbar, si cdo virus apo bakter i ketij globi, qe prosperon ne kushtet e nje lageshtie te mbare.

Gjithe te mirat.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 16 Prill 2006 - 03:16:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
te palodhur endemi detrave...njerez pa toke...te tradhetuar nga historia...


por ecim me shpresen se nje dite do lejme edhe ne gjurmen e kalimtarit!

Nuk i dihet...


Postuar nga NS-6 datė 16 Prill 2006 - 12:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Evisa
Vertete NS ashtu eshte Njerzit nuk u kujtuan sepse jetuan por, sepse bene dicka ne jete
Dmth ne qe skemi aritur te bejme gje ne jete nuk do kujtohemi ose mbase e kemi pak me vonese te beren.
Ndersa une kam nje "Njeri" qe e kujtoj gjithmone sepse ma ka kthyer shume here Buzqeshjen dhe do doja te beja te njejten gje per te kur ndjehet keq !!



njeriu mund te lere nje gjurme deri kur i vjen shpirti ne fyt dhe iken me frymemarrjen e fundit...vetem se duhet mos te kujtohemi me vone...disa gjurme jane te vendosura ne rere dhe vjen nje dallge sa do e vogel edhe i zhduk...te tjera gdhenden ne shkemb dhe mbesin!


Postuar nga iliriusa datė 16 Prill 2006 - 23:15:

Gjurma e kalimtarit.... hmmm.... dakort per gjurmet legjendare qe lene njerezit me shpirt te bukur apo ata me shpirt mizor.... po c'mund te thuash per gjurmet e perditshme qe le nje njeri dosido ne jeten e nje njeriu te thjesht?
Persa gjate mbeten gjurmet qe ti i le te tjereve ne shpirt? Sa rendesi kane ato gjurme?
Sa i vlersojne gjurmet e tua?
Ka dite qe i sheh njerzit ne sy e ata te shohin ty. E dite te tjera qe s'e gjen veteveten asgjekundi...
Retine e boshatisur...
Gjurme te harruara.
Megjithate.... ne ecim...
Leme gjurme...


Postuar nga Demokrate4ever datė 17 Prill 2006 - 00:05:

C'do second ,minut qe kalon pa llogaritur nje kohe me te gjate leme nje gjurme diku.Pa rendesi me rendesi ,ate se di as une as ti.. Thjesht jep ate qe mund , pavaresisht nese pelqehet nga dikush apo jo.
Gjithsecili e paraqet skenen e gjurmeve te ndryshme.. dhe padyshin se ato jane te ndryshme.. Kuptimi dhe rendesia mase dhe nga ato rendesite me te medha , ngelin ne ditet qe leme pas.Dy jane kembet , dy jane dhe gjurmet qe do kerkoja te vleresoja gjithmone.. ''Familja me rrenjet e saj'' dhe Puna..Por ka dhe gjurme te tjera padyshim,qe duhen vleresuar ashtu sic te vleresojne..

p.s NS-6 Urime per temen..


Postuar nga NS-6 datė 17 Prill 2006 - 11:39:

cuditem me nje zakon qe ne kane ne Shqiperi...pasi varrosin personin kthehen dhe shtrojne nje dreke per te ftuarit...dhe per me teper,duken te gjithe te gezuar...thua te jene duke marre pjese ne nje dasem...nje dasem pa nuse e dhenderr


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.