Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 179 180 181 182 183 184 185 186 187 [188] 189 190 191 192 193 194 195 196 197 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datė 04 Janar 2007 - 02:51:

Me kenaqesine me te madhe Muhejmiu

Pike se pari fjala trinitet vjen nga latinishtja "trinitas" dhe domethene si te gjithe e dine "treshe" duke nenkuptuar ketu natyren e Zotit si 3 dhe Nje njekohesisht, domethene Ati, Biri e Shpirti i Shenjte

Ne tenstamentin e vjeter nuk ka referim dierkt per Trinitetin, ka sic kam permendur me pare referim per Atin e Birin (Libri i Gjenezes) dhe ka njefare metafore qe mund te nenkuptohet si pranim i jodrejtperdrejte i Trinitetit (referimi per Fjalen, Shpirtin e Urtesine), megjithate interpretimi i ketyre koncepteve eshte shume i lire dhe burim kontroversie.

Le te hidhemi tani tek Tenstamenti i Ri (4 Ungjijte zyrtare dhe Aktet e Apostujve)

Edhe ketu fjala Trinitet nuk perdoret, per vete faktin qe eshte fjale latine dhe Ungjijte jane shkruar ne greqishten e lashte. Dihet qe dhe greket kishin nje fjale per dicka "treshe", por nuk perdoret ne tekstet e shenjte. Megjithate per Trinitetin flitet pertej cdo dyshimi ne pjese te ndryshme te Testamentit te Ri, ashtu sic do e shpjegoj me tej. Le te shohim tani nje koncept tjeter, te pranishem dhe te pohuar direkt ne te 2 Tenstamentet

Eshte pikerisht koncepti i lidhjes mes Jezu Krishtit e Atit, permendur ne Gjeneze si nje raport Ate-Bir (pa permendur absolutisht emrin Jezu Krisht kuptohet) dhe permendur ne Tenstamentin e Ri, prkatesisht ne keto tekste Rom 4:24 ; 8:11; 2 Cor. 4:14; Col. 2:12; 1 Tm. 2:5-6; 6:13;2 Tm. 4:1 ku flitet per nje koncept te quajtur nga teologet Binitet (si Triniteti vetem me 2 Persona, besoj eshte me se e kuptueshme)

Pohimi i pare i forte i Trinitetit vjen nga vete goja e Zotit Jezu Krisht, kur ne Mat 28:19 jep formulen e pagezimit, ate formule qe eshte baza e fese se krishtere dhe qe perdoret ende e pandryshuar pas 2000 vjetesh. Ai thote perkatesisht "Ikni pra dhe beni gjithe vendet dishepuj, duke i pagezuar ne emer te Atit, Birit e Shpirtit Shenjt!" dhe me tutje ne bekimin apostolik ne letrat derguar Korintasve "Hiri i Zotit tone Jezu Krisht, dashuria e Atit dhe miqesia e Shpirtit Shejt qofshin me te gjithe ju" (2 Cor 13:14)

Megjithate nga Ungjilli i Gjoit vinje pohimet me direkte per statusin e jezu Krishtit ne lidhje me Atin e Shpirtin e Shenjte. Mjafton te konsultohen pjeset 1.1 e 10:30 e 20:28 ku flitet perkatesisht per krijimin e botes nga Zoti e Fjala ku Fjale ishte njesoj si Zoti e Fjala ishte Zoti, e me tutje kur jezu Krishti pohon "Une dhe Ati jemi nje" dhe se fundi kur shen Thomai i drejtohet Krishtit pas Ringjalljes "Zoti e Shpetimtari im". Koncepti i Shpirtit te Shenjte eshte gjithashtu i pranishem ne pagezimin e Krishtit qe mund te gjendet tek Gjoni apo tek evangjelistet e tjere.

Nuk po zgjatem me shume per momentin, nuk po permend tekstet e hershme kristiane apo shkrimet e shenjtoreve te ndryshem. Nqs do me shume informacion per Trinitetin me thuaj dhe do pergjigjem sa njohurite e mia me lejojne

Kalofsh mire


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 179 180 181 182 183 184 185 186 187 [188] 189 190 191 192 193 194 195 196 197 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.