Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- dashuria pa kthim.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12129)


Postuar nga Amstel datė 19 Gusht 2006 - 09:52:

dashuria pa kthim....

miremengjes jete,nata sot qe shume e gjate per mua por dhe aq e nxehte sa nuk arrita te mbyll nje sy gjume,dhe te qetesohet pak shpirti ime nen hijen e nates se nxehte qe vertet qe shume e bukur me yjet e saj qe sot ndriconin aq shume sa nga dritarja duke sikur po agonte.
hapa telefonin per te pare oren por jo nuk ishte ashtu ora tregonte vetem 3 ishin yjet ato qe jepnin ate ndricim aq te madhe dhe te bukur.
ne mendje me shkonte ato jane shume te gezuar sot qe ndricojne kaq shume dhe bukur dhe une i heshtur rrija dhe i veshtroja me aq habi sikur i shihja per here te pare dhe nuk e dija cfare ishin ato!!!

ishte dicka teper e mrekullueshme qe me preku shume ne zemer dhe me beri te mendoj per shume gjera qe une as nuk i kisha menduar ndonjehere
ne ato momente hena me buzeqeshte ishte shume e gezuar,
por kur dhe une i buzeqesha asaj dy pika loti i shkuan nga syte dhe nje ze qe me foli perse me genjen?perse qesh kur ti nuk ke gezim brenda teje?kur cdo gje qe mendon ne keto momente eshte vetem trishtim,
dhe lot qe rjedhin pa pushim zemra e shkaterruar.
nje yll qe ndriconte aq shume vazhdoi pak nga pak te fshihej dhe te fikej duke rene ne toke si nje qenie njerzore,mendova nuk mund te vritet?
pse duhej te binte ajo piktur aq e bukur dhe e shendritur si nje kristal i kulluar?shume gjera me kalonin ne mendje ne ato momente por ajo qe me beri pershtypje me shume qe aq kollaj mund te bie nje yll?aq kollaj mund te fshihet dhe jeta e nje njeriu qe ekziston per te pare dicka te lumtur,
per te jetuar dicka qe e enderron prej shume kohesh?
kujtoj castet e para kur isha i paster i lumtur i bukur dhe i dashur
kur drita e kuqe e dhomes time te vogel derdhej neper dhome dhe me bente aq te pafajshem aq te lumtur dhe ti ne krahet e mi qendroje pa ze pa fjale por vetem heshtje dhe me veshtroje me aq ngurri.
perse nuk shfaqesh prej kohesh me?
perse kitara ime me nuk kumbon ate ze aq te embel dhe te gezuar qe degjohej ne gjithe lagjen dhe dridhej trupi im nga madhengjimi i asaj melodie madheshtore.
prej pothuajse nje jave ngjan sikur era eshte zhdukur se eshte zhvendosur ne nje tjeter kend,dhe vetem qetesi e madhe ka mbuluar vendin tim pereth.....
dola ne ballkon dhe dielli sapo po me buzeqeshte ishte aq i bukur sepse vetem koka e tij dukej dhe fytyra e shndritshe qe po me buzeqeshte dhe sikur donte te me thonte miremengjes.


  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.