Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- dashuria pa kthim.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12129)


Postuar nga Amstel datė 19 Gusht 2006 - 10:29:

Edhe nje here tjeter me duhet te perballoj disa probleme qe dikur i pata kaluar dhe mendova se i kisha harruar,
meqe kemi fituar me shume dije dhe nje therrime me shume ndergjegje njerzore,
mund te shpresojme ne permisimn e situatave.
Dashuria eshte dicka e mrekullueshme,ndaj eshte mire qe nje cift te kete nje raport ku te dy te jene te barabarte dhe te hapur me njeri tjetrin.
dhe nje sinqeritet te vertet dhe jo mashtrues,sic ndodhe ne jeten e sotme,ku eshte teper e veshtire te besosh ne dike dhe te besh shume gjera te mrekullueshme.
dielli eshte nxehur shume sot dhe sikur e ben per inat qe plasim nga vapa,
gjethet e pemeve nuk leviznin fare dhe mezi marr fryme nga vapa e tmerrsme
vetem cicerrimat e e gezueshme te harabelave dhe zhurma e gjinkallave
bente te degjohej nje zhurme teper e madhe ne zemren time qe me denonte kaq shume dhe me bente te vuaj sepse nuk kishte zhurme me ne zemren time.
Nderkaqe prej bregut te detit me ndanin vetem se pak metra dhe po mendoja veten me kembet te token e bregut te njomur dhe te paster,
duke shetitur anes se tij i qete dhe i menduar,
por nuk mund ta beja kete gje sepse aty ishte plot me njerez dhe nuk deshiroja te isha afer nje zhurme te madhe qe ne ato momente nuk pelqente,deshiroja vetem te isha diku i vetem fare,mos te kishte as cicerima zoqesh as levizje te makinave te isha poshte nje hije te nje pemeje dhe te merrja ditarin tim dhe te shkruaja per veten dhe vetem per veten.


  Gjithsej 23 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.