Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datė 14 Janar 2007 - 12:27:

E dashur, e di mire se po vijne ditet kur ti je e merzitur e melankolike, siē jane ditet e para te vitit te ri, dhe them qe duhet ta dish se un e di. Une jam me ty ne cdo gje dhe kur ti kthen koken prapa per te hedhur nje veshtrim ne te kaluaren, dua te rri prane teje e te jem me ty.
Dua te jem prane dhe nuk dua asgje tjeter. Ti duhet ta dish qe une jam, ekzistoj dhe nuk duhet te trembesh nga asnje. Ti duhet ta dish se do te jem gjithmone me ty dhe se ne jeten tende nuk do te kete me vetmi.
Askush nuk jeton dot pa pasur humbje. E kush mund ta di kete me mire se une! Por askush nuk jeton dot po qe se ēdo here mbas humbjes nuk e fillon ēdo gje nga e para. Po edhe kete un e di mire. Une kete e di, e ndjej dhe e ndjej kete ngaqe ekziston ti.
Jashte mbi palma po bie bore pa zhyrme. E njoh kete kohe te tejdukshme e qe zhduket pa lene gjyrme, e njoh nga e kaluara kur nuk kisha asgje veē tristimit, birrarise, pianos dhe pritjes, se ja, frymemarja do ta braktise edhe ndonje gjoks te rradhes. Keshtu me ndodhte ato dite.
Kur te marresh kete leter, do te jene ditet e tristimit tend. Letra do te sjelle pikellimin tim te ti, do te me ngushelloje dhe njekohesisht duhet te te ngushelloje e te ta heqe trishtimin.
Nuk jam aq i shkathet per te hequr trishtimin. Ne raste te tilla nuk para i gjej dot fjalet. Por une nuk jam i zoti per diēka tjeter, per te cilen nuk kam qene i zoti me pare. Jam i zoti e i afte te dashuroj dhe ne ēastin qe shkrova kete me erdhi tmerresisht turp sepse doli pak si ngrehosje dhe kjo nuk duhet te ndodhe. Por po i le te gjitha siē jane sepse prej teje kete aftesi e kam fituar. Ne thelb nuk jam i afte per dashuri, une jam i afte te dashuroj vetem ty dhe kjo eshte shume me teper e nuk tingellon edhe aq si thenie prej donzhuani.
Ne nuk jemi me te vetmuar, e dashur, se ne bejme pjese diku. Ne e kemi gjetur rrugen tone, per te njeri-tjetri dhe nga kjo cdo gje behet me e lehte e me e thjeshte. Kjo e kthen merzine ne pikellim dhe deshperimin ne melankoli, te e cila grumbullohen te gjitha kujtimet. Njeriu duhet te kaloje neper shume dyer para se te zere vend. Dhe dyert nuk mund te mbeten te hapura sepse kthim pas nuk ka asnjehere. Kushdo mbylle ato dyer, ti apo ndonje tjeter, apo ta zeme se u mbyllen nga nje ere e fort, Kthim parapa nuk ka me, sa do deshire te madhe te kesh per kete, edhe sikur dyert te hapen prape, prapeseprape mbrapsht nuk kthehesh dot dhe ne fund te shpirtit ke nje ndjenje se nuk ke qejf te kthehesh.
Eja e me perqafo. Ja mendo se jemi vetem ne nje dhome te vogel e jashte dritares eshte nate dhe eshte e gjithe bota. Ne kemi llampen e ndezur dhe krevatin, zemrat tona dhe ngrohtesine nen balle qe quhet jete. Ate e kemi ne ēastin e shkurter dhe te gjate te frymemarjes qe quhet e eshte e barazvlefshme me jeten. Nuk kemi me qejf te hedhim syte mbrapa qe te biem nen pushtetin e tristimit e te heqjes dore nga cdo gje e kaluar. Qenia permblidhen te vete ne e nuk do te humbase me kurre njeri do t'ia kaloj tjetrit. Rrethi mbyllet dhe e shkuara vdes. Jeta jote eshte edhe jeta ime dhe imja eshte edhe e jotja. Ti do te maresh mbi vete hallet e mija e une te tuat. Ato do behen me te tejdukshme, do te mbeten si edhe me pare hallet tona, por nuk do te na shtypin e ndrydhin me. Hadhet do te bashkohen dhe do te lidhen prape me jeten, do te shkrihen me te, por, meqe jemi shume te lidhur me to, e kemi vuajtur aq prej tyre, tani ato do te na japin me ca rruge te pashpjegueshme shume me teper nga e shkuara, secili do te kete nje person me shume ne mendjen e tij dhe hijet e dashura do te gershetohen me jeten qe na gezon. Ah, e dashur, ta dish sa here qe ke qene ne shpirtin tim! Dhe un kthehem prap e prap te ti, tani po te perqafoj dhe koka jote mbeshtet ne supin tim. Dhe ne dime shume gjera duke pare njeri-tjetrin.

Erich Maria Remarque


  Gjithsej 239 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.