Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Krijimi - evolucioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12262)


Postuar nga robert datė 08 Shkurt 2014 - 13:51:

Pas kėtyre fjalėve pasoi njė heshtje e gjatė. Mė kujtohet qė unė rrija pa lėvizur, duke mbajtur manjetofonin nė prehėr, pėr tė mos lėnė asnjė fjalė tė mė shpėtonte. Asaj kohe unė nuk kisha kuptuar gjė, por tani po kuptoja diēka. Biseda e dėgjuar pėr sė dyti po mė dukej interesante. Pas pak u dėgjua zėri i dobėt i atij mė tė vjetrit.
-Llogjika juaj duket interesante, … ndoshta keni tė drejtė nė atė qė thoni, … por, … por, pėr sa i pėrket evolucionit tė gjymtyrėve, pra krijimit tė specieve tė ndryshme, ju nuk … nuk e di ku i kini argumentet! Pėrsėri pasoi njė heshtje, por jo gjatė. Mė i riu nisi tė flasė me ngadalė.
-Po tė pranoni shkak-pasojėn, nuk do tė mbyllni sytė pėrpara fakteve qė biologėt e antropologėt kanė sjellė mbi evolucionin e llojeve! Dhe po nuk pranuat faktet, ėshtė e kotė tė flasim!
-Nuk e kuptoj, pėrse duhet tė humbte Zoti kaq shumė kohė me evolucionin e llojeve, me gjith‘ kėtė zinxhir tė gjatė gjallorėsh, pėr tė ardhur deri tek njeriu?!.
Burri i ri qeshi pakėz. Ai lėvizi pak nga vendi, ndėrsa unė bėra sikur nuk e kisha mėndjen tek ata. Me duar kisha mbuluar tastaturėn e shtypur tė inēizimit. Edhe po tė hidhnin sytė nga manjetofoni im shumė-ngjyrėsh, shpresoja mos tu binte nė sy inēizimi i qė po u bėja.
-Interesant me pyetjen tuaj! Nė fakt, pėrgjigjen e kėsaj pyetje duhet ta kėrkonit nė pozicionin tuaj!... Pas njė lėvizje tjetėr tė trupit, ai mė i riu vazhdoi: -Sidoqoftė, unė do t’ju pėrgjigjem me kėnaqėsi pėr kėtė gjė! Ai kapi hundėn e tij me dorė, (ēudi si nuk e kisha harruar kėtė veprim tė tij!), dhe duke ngrejtur sytė nga parku, vazhdoi: -Unė e konceptoj atė Krijues apo Zot, siē i thoni ju, nė njė tjetėr formė dhe shfaqje nga ajo qė e konceptoni dhe pėrshkruani ju. Mendoj se koha ka vlerė pėr ne gjallorėt e vdekshėm. Mendoni pėr njė moment, qė disa lloj insektesh jetojnė vetėm pėr pak minuta apo pėr pak orė. Dhe mendoni se jeta jonė njerėzore ėsht‘ po ashtu shumė e shkurtėr nė krahasim me atė tė planeteve dhe diejve, tė cilėt nuk i dallojmė si qėnie gjallore, por pėrderisa ato kanė njė energji lidhėse midis tyre, nė ndryshim tė pėrhershėm derisa tė vdesin, i konsiderojmė pėr njė moment si qėnie tė caktuara gjallese. Tani, po tė besoni, apo tė supozoni, apo pse jo, edhe tė zbuloni, qė kjo energji lidhėse ėshtė jeta e tyre, pas tė cilės shohim ose nuk shohim njė Zot, pranojmė ose jo njė Zot, a nuk mund ta kuptoni se kjo kohė evolucioni e deri-tanishme nuk ėshtė veēse njė pikė uji nė oqean nė krahasim me atė qė ky Univers ka pėrpara dhe pas kėtij momenti qė ne po flasim?!. A e kuptoni qė kėto ide ku ka arritur deri tani njeriu nuk mund tė jenė idetė e fundit tė tij!?.
Mė i vjetri pshehrėtiu njėherė thellė. Manjetofini im i kish inēizuar tė gjitha qartė.
-E ēmund tė ketė pas idesė mbi Krijuesin? Njeriu ka mijra vjet nė kėtė ide!
-Duhet ta kuptoni qė ideja mbi Krijuesin ka ndryshuar deri nė kohėn e sotme. Tė paktėn nė skemėn biblike tė krijimit tė Gjithėsisė dhe Globit tonė besojnė vetėm pak njerėz sot…
-Duhet ta kuptosh se ajo skemė krijuese e Biblės ėshtė thjesht formė e pėrshtatur ideve dhe koncepteve tė atėhershme tė njeriut, kur ėshtė shkruajtur ai kapitull. Por ne pranojmė sot pa diskutim njė tjetėr formė krijimi.
-Nė rregull, sepse kundėr fakteve shkencore nuk mund tė dilni, siē the. Por nuk flasim vetėm pėr formėn e krijimit, tė cilėn mė sė shumti e lidhin me kohė-zgjatjen dhe masėn e kėsaj materie, njė formė e pranuar bie fjala ėshtė Big-Bengu i Lemetrit.
Burri mė i ri pushoi pak sekonda dhe vazhdoi pėrsėri. -Pėr mendimin tim, thelbi i ēėshtjes nuk qėndron tek pranimi apo jo i kėsaj teorie, … nė fund tė fundit unė kam shumė rezerva pėr ‘tė, me njė fjalė mė duket njė pesė me hiē, mė duket mėse jo-reale, mėse naive dhe jo-llogjike. Problemi qėndron nė atė, se ne njerzit kemi pretenduar gjithnjė tė kemi zbuluar gjithshka, si ju fetarėt shabllonistė, nėse mė lejon t’ju quaj pėr njė moment kėshtu, ashtu edhe ateistėt e thatė, nėse e pranojmė pėr njė moment kėtė cilėsim pėr ‘ta. Mirpo, ajo mistikė e fshehur pas krijimit, shtytjes dhe rishtytjes sė materies, vdekjes sė qėnieve tė gjalla dhe shumė trupave tė tjerė matėrialė, kjo mistikė e konfonduar para dy shekujsh nėn termin „perpendum mobile“, ėshtė shumė mė e thellė mė duket mua nga konceptet e deritanishme. Ne mund ta quajmė Zot, mund ta quajmė Big-Beng, mund ta quajmė Jetė dhe si tė duam, por kjo pėr aq sa na ndihmon tė studjojmė mė tej dhe, kėshtu, ti afrohemi kėtij misteri, me njė fjalė tė zbulojmė pėrherė e mė shumė si lėviz dhe jeton ky Univers me trupat e tij, cila ėshtė rruga e tij dhe cili ėshtė shkaku i kėsaj lėvizje, nėse vėrtet ka njė shkak, nėse vėrtet rastėsia ka njė ligjėsi!
-Po pikėrisht kėtė pėrpiqet ta shpjegojė teollogjia jonė…
-Pikėrisht teollogjia juaj bazohet nė pėrvojėn e deri-atėhershme kur ėshtė shkruajtur. Ndėrsa kėrkimi i njeriut ka ecur mė tej. Mėsimet e deritanishme teollogjike janė si ai kapaku i njė tenxhereje qė ėshtė rritur e ėshtė rritur, ndėrsa ai kapak ka ndenjur nė atė madhėsi tė dikurshme, ndaj edhe nuk i pėrshtatet mė tenxheres sė rritur.
-Mė duket se ne nuk jemi krejt kundėr shkencės! Apo i pėlqen shkencės tė kryejė tani rolin e njė teologu mesjetar, pėr shkakun e vetėm se nuk po bėn mė tej nė gjetjen e atij shkaku pa shkak tė lėvizjes sė materies?!.
-Hėm, -qeshi pakėz me sarkazėm burri mė i ri, -nė kėtė tė jap tė drejtė, dhe jo vetėm sepse shkarazi bėt‘ njė autokritikė pėr tė kaluarėn tuaj, por sepse kuptimi i asaj tė kaluare duhet t’ju bėjė tė kuptoni edhe raportin e tė tashmes tuaj me tė ardhmen. Edhe burri mė i vjetėr nėnqeshi pak, ndėrsa ai mė i riu vazhdoi. -Shkencėtarėt e sotėm janė bėrė vėrtet si teologėt e dikurshėm, dhe kjo falė atij priftit shkencėtar, Lemetrit me Big-Bengun e tij, dhe ndoshta edhe Ajnshtajnit qė bėri sikur e anashkaloi shkakun e lėvizjes, nė njė kohė qė nuk mundi ti ndahej pikėrisht kėtij shkaku, duke pretenduar ta shpėrndante atė tek pikat e ndryshme tė referimit, nė fakt e absolutoi nė mistiken e papėrmendur.
-Ndonėse nuk ju kuptova tėrėsisht, diēka e kuptova nga ju. Ju jeni dakort pėr kėtė ngecje tė shkencės sot! Dhe nėse jeni dakort pėr kėtė ngecje, duhet tė ktheheni mbrapsh tė shikoni ku keni bėrė gabimin, apo jo? -fliste zėri i ngadaltė i mė tė vjetrit.
-Kjo ėshtė mėse normale…
-Atėhere, pse nuk e kėrkoni gabimin edhe tek evolucioni i juaj i llojeve?
-Sepse evolucioni ėshtė mėse i provuar. Ėshtė diēka qė ndodh ēdo ditė, dhe ne e shohim atė me sytė tanė…
-Atėhere pse nuk po ndryshon njeriu sot? E kam fjalėn pėr kėto mijra vitet e fundit?


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.