Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Puna (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12428)


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 11:39:

Unė dėgjoja si i ngrirė dhe nuk dija ē’tė thoja. Tashmė ai i kishte lėshuar frenat e dorės dhe vazhdonte: -Unė kam kėtu relacionin mbi kėtė ndėrmarrje, ku rezulton se ka punėtorė tepėr dhe do tė bėhen shkurtime. Ja, keni pėr ta parė kur tė ndodhin shkurtime! -pėrsėriti ai, duke tundur edhe duart nė ajėr, si tė mė nxiste ta besoja medeomos, dhe vazhdoi. -Ah, nėqoftėse ndėrmarrja Gėnjeshtra ka patur nevojė pėr ndonjė specialist..., -kėtu ai bėri njė pauzė tė shkurtėr, -atėhere ekzistojnė edhe institucione tė tjera shtetėrore qė kanė tė drejtėn tė lėshojnė letrėn e punės, ndonėse ne jemi kundėr kėsaj praktike. Por ju pyeteni vetė njėherė atė shokun tuaj!
Pėr herė tė fundit thitha fort cigaren, si pėr ti treguar se u ngopa mjaft me shpjegimet e tij. Duke shtypur me nervozizem fundin e saj nė tavull, lashė tė mė dilte njė psherėtimė e gjatė, mė e gjatė se tymi i bikarbonizuar i mushkrive, qė po e shoqėronte. Burri i zyrės, si pėr tė ma shtuar dhe mė sikletin e njeriut pa fat, vazhdoi:
-Pardje, ndėrmarrja e Seksit mė kėrkonte njė punėtore. Dje ia dhashė fletėn njė vajze qė priste, ja kėshtu si ty, ...por donin vajzė dhe jo djalė! Mė kupton?!...
Tashmė unė rrija me kokėn e mbėshtetur nė pėllėmbėn e dorės, vėrtet si njė i pafat. Fjalėt e tij mė pėrplaseshin nė vesh si tė goditura ēekani.
-Ndėrmarrja Mashtrimi kėrkonte pėrpara dy javėve njė person me tė paktėn njė gjuhė tė huaj!...
Tunda dorėn si pėr ti thėnė atė ē’ka ai priste, se nuk qe shanc pėr mua. -…Po e di, ta thashė njė herė, por s’ėshtė kollaj. Jemi nė njė kohė tė pėrkohshme krize, ose mė mirė tė themi, nė kohė lulėzimi dhe krize bashkė!...
-………
-Ju provoheni dhe njė herė atje ku qetė!.. (Menjėherė mė hypi alergjia.) -Ose nė ndonjė vend tjetėr! Unė ju kam dhėnė gjith-monė oferta. Nuk ju pėlqen ndėrmarrja Virtyti? Nė rregull! Ja, kėtu kam kėrkesa nga ndėrmarrja Mirėbesimi, Ndershmėria…
-Nuk ėshtė se mė pėlqen, apo nuk mė pėlqen!- iu hodha duke ia ndėrprerė dėrdėllitjen. -Problemi ėshtė se tek Virtyti puna ishte tepėr e rėndė, mė besoni, tepėr e rėndė!…
Burri i zyrės u hodh menjėherė sikur tė kish gjetur gabimn tim. -Nė rregull, shumė nė rregull. Ndėrmarrja Ndershmėria dhe Mirėbesimi kanė punė mė tė lehtė. Po, po, ju garantoj unė pėr kėtė. Jam i sigurtė se ju mund ta pėrballoni punėn atje. Jam shumė i sigurtė!..
-Sa paguajnė? -e pyeta nė formė rrufeje, duke e ditur se kėto ndėrmarrje paguanin mė pak nga tė gjitha.
-Po mirė atėhere, -mu kthye si i nxehur ai, duke kapėrcyer pėshtymėn poshtė, -a je i martuar?.. (Ai e dinte se unė nuk isha i martuar.) -…Menjėherė do tė jepja fletėn pėr tek Tradhėtia Bashkshortore, njė ndėrmarrje qė po eksplodon pėr nga intesiteti i punės. Tė ardhurat nuk janė kushedi se ēė, por puna ėshtė tepėr e lehtė dhe e kėnaqshme. Jo si tek Besnikėria Bashkshortore, ku njerzit mezi e pėrballojnė punėn me atė shpėrblim mikroskopik dhe qesharak pėr shoqėrinė e sotme!…
Duket se nėnpunėsi donte tė mė bėnte qejfin, derisa anonte nga ana ime me argumentet e tij. Nuk mė ngelesh veēse tė rrija si i shushatur. Por dhe ai pushoi, dhe heshtja nisi pėrsėri periodėn e saj. Tė dy shikonim nė objekte pa pėrcaktim. Kishim humbur nė papėrcaktueshmėrinė e kohės. Ai tė paktėn nuk ishte nė pozicionin tim tė pashpresė. Nuk dija se ē’tė bėja! Edhe kėsaj radhe nuk po dilte gjė! Ndonjė fuqi e padukshme mi prishte shancet pėr punė. Ishte si e pabesueshme qė shumi-ca e ndėrmarrjeve tė mos merrnin mė punėtorė; …ndėrmarrjet mė tė mėdha!… Ēudi!…


  Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.