Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Petrit Kola datė 02 Dhjetor 2006 - 02:11:

Laicizmi nuk pi uje!

Qysh ne fillim dua te shprehem hapur dhe fare qarte se sulmi i fundit ndaj myslimaneve shqiptare per ceshtjen e paraqitjes se tyre te jashtem (ne kete rast shamise se femrave) eshte sulm ndaj gjithe popullit shqiptar. Edhe nje here feja po perdoret per qellime politike dhe ndoshta gjeostrategjike kunder interesave te shqiptareve. Kjo eshte amorale, e turpshme dhe shume e rrezikshme, ndaj i ftoje te gjithe shqiptaret te mos bien ne kete gracke por te dalin ne mbrojtje te cdo shqiptari pavaresisht se ciles feje i perkasin.
Teoria e institucioneve laike
Kete teori si kerkojne ta perdorin,eshte e gabuar. Nepermjet laicizmi te institucioneve ata qe e aplikojne ne fomrat e paraqitura kerkojne te futin ne sherr shqiptaret duke stimuluar zenka.
Institucion laik (ne kete rast Universiteti i Durresit) do te thote se institucioni nuk stimulon,nuk bene dhe nuk lejon propogande fetare dhe kurrsesi nuk duhet interpretuar se ai nuk lejon qe ne ambjentet e tij te pranohen besimtar, pavarsisht se kujt besimi i perkasin. Shamia e kokes qe mbajne vajzat myslimane nuk futet ne kategorine e propogandes apo te stimulit fetar. Ajo thjesht tregon se femra eshte besimtare me perkatesi myslimane. Ngjashmeria e veshjes se femres ne besimin mysliman dhe kristian eshte shume e madhe. Trupi i mbuluar me veshje te gjata dhe shami koke. Ne se per shamine na thuhet se duhet te hiqet me pretekstin e laicitetit c’fare duhet bere me fustanet e gjata? A mos duhet me detyrim qe femra ti shkurtoje ato sa ti dalin shalet perjashta sepse disa me qellim e interpretojne si propogande fetare? Me drogen dhe alkolin c’duhet bere perderisa feja e ndalon? A mos i duhet dhene forcerisht rinise shqiptare si kusht paraprak pranimi ne universitetet shqiptare?
Per ngjashmeri dua te theksoje se ne institucionet publike nuk lejohet propoganda raciste, por lekurbardhi eshte lekurbardhe dhe lekurziu eshte lekurzi dhe te dyja palet frekuentojne te njejtat institucione publike pa u lejuar qe te bejne propogande raciste. Te qenurit i bardhe dhe i zi apo veshja ne kete rast e femrave myslimane tregon faktin se ata jane te tille dhe kursesi nuk perben propogande.
Bazuar ne sa shkrojta me siper e ftoje zonjushen e nderuar myslimane te padise per diskriminim fetar universitetin e Durresit. Une me kenaqesi do te beja mbrojtjen per hire te drejtesise, dinjitetit njerezor dhe per ti treguar atyre qe kerkojne te realizojne qellime te ulta politike nepermjet laicizmit se ne kete rast laicizmi nuk pi uje.


http://vertet.blogspot.com/2006_10_...et_archive.html


  Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.