Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datė 19 Dhjetor 2006 - 23:53:

Atehere po te bej permbledhjen pse dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen.

1. Morali ka nje dimension kohor dhe lokal. Ty te pelqen te perqafosh moralin, mua me pelqen ta relativizoj. Dhe po ta mendosh mire morali yt fetar paragjykon femrat koke e kembe dhe njekohesisht dhunon te drejtat e njeriut nje nga nje. Edhe njehere konceptet fetare marrin dhene dhe perdorin te drejtat e njeriut per te dhunuar te drejta te tjera po aq te shenjta.

2. Seksi nuk eshte perkufizim i aktit seksual te cifteve te martuara, por i cdo lloj mashkulli dhe femre. Feja qe ti propozon nuk e pranon dot seksin e hapur dhe prandaj ve kushte brenda & jashte shtepise. Kjo eshte krejtesisht ide arkaike dhe konservatore dhe nese do shikojme historine feja qe ti propozon shikon mbrapa, por shume mbrapa ama. Natyra njerezore kerkon seksin dhe stimulimet jashte shtepise, ndersa ideja e nje seksi te izoluar mes 4 mureve te shtepise eshte thjesht dogme, njesoj sic ishte pushteti popullor ne regjimin komunist.

3. Do e pranoja shume kollaj fene dhe zotin nese do e takoja, por ne pritje te kesaj nuk kam deshire qe populli im te zbatoje urdheresat e zbritura nga lart qe "meshkujt te mos ngacmohen ne veset e tyre". Nese meshkujt kane vese duhet te kene kurajo ti pranojne dhe ti vene pranga pantallonave te veta para se te burgosin femrat nen burka dhe shami. Meqe ti je ne kontakt me zotin te kerkoj dicka. Pyete pse duhet te vishen deri ne fyt dhe meshkujt te mos stervisin dobesite e tyre.

3+. Meqe jemi tek teoria e "veseve" mashkullore desha te kujtoj dicka. Ne perendim grate nuk veshin mbulesa dhe megjithate meshkujt nuk jane as te ngacmuar dhe as te coroditur. Nuk mendon se kjo hedh poshte teorite e zotit mbi mbulesat? Ose me mire po te flas nga ana psiko-sociologjike meqe i hodhe ne valle. Shoqeria e ndertuar mbi parimet qe ti spjegove me lart eshte pikerisht ajo qe corodit meshkujt. Ne shoqerine tende ideale femrat rrine neper shtepia ose dalin nga pak te mbuluara, ndersa meshkujt kane kontakt vetem me meshkuj. Pervecse kjo krijon stane mashkullore (te dukshme ne rruget e perendimit), shton dhe ngarkesen mashkullore dhe pamundesine per te patur kontakt me nje femer. Eshte pikerisht kjo qe ben mashkullin te behet me kollaj nje perdhunues. Dmth shoqeria imagjinare fetare eshte prodhuesja kryesore e segregacionit seksual (meqe te pelqen italishtja ) dhe si rrjedhoje e marrdhenieve seksuale anormale (psh ne fis, me perdhunim etj).
Sidoqofte, une zor se te mbush mendjen ty per kete, por dy pare shkolle i kam bere dhe dy pare eksperience e kam. Mund te qendroj me ore te spjegoj pse shoqeria fetare qe propozon eshte diktatura me destruktive sot per sot, por tek e fundit mjafton te besh 1+1 qe te nxjerresh rezultatet. Nuk jane meshkujt vendas qe kryejne perdhunimet ne rruget e Europes se civilizuar, por me se shumti meshkuj te ardhur nga kultura te tilla anti-seksiste. Nuk jane italianet qe ngacmojne dashnoren time poshte shtepise, por turmat e meshkujve qe bejne pazarin tek dyqani pakistano-mysliman. Per te gjitha keto aresye duhet te kuptosh qe mashkulli dhe femra nuk jane kukulla statike qe mund te vishen sipas urdheresave, por njerez qe kane nje mentalitet dhe nje psikologji. Ne disa raste mund te jete e pershtatshme te vendosen rregulla fetare, ne disa te tjera shoqeria funksionon fare mire pa to. Shqiperia eshte ne kufirin midis dy alternativave dhe po perdoret si provez eksperimentale per te rikthyer pratika antike.

4. Falja jote mund te bashkejetoje me kerthizen time, por duhet te studiosh me shume Sociologji qe te kuptosh qe nje popull me kaq ndryshime eshte heterogjen dhe nje popull heterogjen eshte shume vulnerabel (si thuhet shqip). Tani, ne vend qe te krijojme nje kulture te perbashket homogjene dhe te forcojme shtetin, ti propozon faljen ne sheshin Skenderbej me spektatore me kerthiza jashte. Sic te thashe dhe ne mesazhin e kaluar vjen nje cast qe feja shkon kunder patriotizmit dhe casti eshte ky. Moralin e nderton gjithe shoqeria dhe shteti, jo vetem nje fe qe ze sheshin Skenderbej per te perhapur moralin e vet. Dhe sidoqofte mbetem i mendimit se feja eshte nje "afaire" privat qe per hir te se ardhmes nuk duhet te guxoje te nderhyje ne jeten e kusurit te shoqerise, qofte me falje masive ne qender te Tiranes, qofte me morale te ndertuara nga meshkujt per meshkujt, nen pretendimin e nje zoti qe nuk duket kurre. Nese zoti do kishte mundesi te bente dicka, do i bente qe meshkujve tu ngrihej vetem kur martohen, por perderisa nuk ka bere dicka te tille domethene se meshkujt duhet te mesohen me veset e veta pa u rene ne qafe femrave.

P.s. Akoma se kuptova pse femrat nuk integrohen ne drejtimin e feve? Apo fete duhet te drejtohen nga krijesa te dobeta qe nuk i bejne dot balle veseve te veta si puna e meshkujve?

P.s.2 Jam mashkull.

P.s.3 Nuk besoj do biem dakort ndonjehere dhe nuk kam kohe te harxhoj duke lexuar ato faqet. Avash avash debatit tone po i vjen fundi. Ishte nje kenaqesi qe diskutuam, megjithese thjesht me konfirmove idete qe kisha me pare.


  Gjithsej 269 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.