Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Ventili datė 06 Nëntor 2006 - 18:16:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato qė tha Admirali
Ventil, une fola ne pergjithesi, po te ishte ne vecanti do i drejtohesha me emer si dhe do i modifikoja mesazhin ose do e shenoja si problematik.


Debat te mbare.



Sikur te ishe korrekt, duhet te kishe shlyer te pakten fjalet ofenduese te tij ndaj meje!!

Te pershendes


Postuar nga kontinenti datė 07 Nëntor 2006 - 04:27:

I pa nderuari Ventil.
Vete prania jote ketu eshte nje fyerje sepse nuk ke te drejte te jeshe ne mes njerzve me nje maske ujku.
Ke vetem 10 mesazhe te cilat nuk jane gje tjeter vetem se produkt i fanatizmit.
Po ti vete je korrekt?
Ti nuk di te diskutosh, por vetem te akuzosh, vetem te gjesh materiale fanatike fetare te nxitura nga truri jot fanatik.
Ky je ti i pa nderuari Ventil.


Postuar nga tolstoy86 datė 10 Nëntor 2006 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha Animal
shkolla eshte nje institucion laik...
eshte i barabarte per te gjithe...
nese ti kerkon te mbash simbolet e fese tende gjej nje shkolle qe i pranon....
nese cdo njeri vjen ne shkolle me simbolet e besimit te vet nuk ka gje te keqe por shkolla duhet repektuar...

besimi eshte i lire...dhe imagjino budista, muslim, jude qe vijne ne shkolle me simbolete tyre....ku eshte zerioziteti i shkolles?



Animal, icik me serioz te lutem, mendoji pak gjerat para se ti shkruash se spo arrij te kuptoj gje se cdo te thuash. Cila qenka kjo shkolle e rrespektuar qe simbolet fetare e fyakan apo shprehkan mungese respekti. Kush ja ben respektin shkolles ?? Meqe eshte fjala per shkollat shqiptare, me thuaj pak. Dritaret me xhama te thyera, mesuesat qe vishen si shitesa ambulante, qe dehen ne shkolle, nxenesit qe kalojne gjith kohen ne kafe, fjalori banal qe mbizoteron kudo ne shkolle, edhe para mesuesve, edhe drejtuar atyre. Fol, animal vellai, keto ja bejne respektin shkolles. minifundet, zhigatjet dhe kotesite qe largojne nxenesit nga qellimi madhor i shkolles; edukimi..
Kjo eshte pamje e shumices se shkollave ne shqiperi (po edhe ne amerike, europe dhe gjetke), spo hap teme shkolle ne shqiperi se cdokush qe mendon ca e di gjendjen cilesine dhe 'seriozitetin' e tyre. Ne kete ambjent, nje palo rektor, perfaqesues i denje i mediokritetit qe e rrethon eshte e kuptueshme qe te hapi probleme dhe tema mediokre te importuara nga rrethe te zeza te njerezimit.
Nqs ke kohe lexoje pak kete shkrimin poshte dhe do shohesh se ke folur ca pa menduar mire.
respekte animal

Shami nė kokė apo pirsing

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=5645
Lorenc Rabeta

Po ta konsiderojmė si veprim thelbėsisht kulturor (pėr fat tė keq nuk
ėshtė gjithnjė i tillė), e kemi shumė mė tė lehtė tė mendojmė se nė
klasat e shkollave apo auditorėt e universiteteve do tė ishte mė e
lehtė tė pranohej njė vajzė me shami nė kokė se njė tjetėr me lloj-
lloj hekurash nė fytyrė

Zhvillimet e fundit nė diskutimin e nxehtė, nėse studentėt dhe
nxėnėsit myslimanė duhet apo jo t`i mbajnė simbolet fetare nė
ambientet e shkollave e universiteteve, i pėrjetuam edhe nė vendin
tonė, ku pamė se u ndjenė tė pėrfshirė e tė detyruar tė japin
opinionin e tyre jo vetėm intelektualė, pėrfaqėsues tė komuniteteve
fetare e tė mediave, por edhe politikanėt tanė mė tė lartė (edhe
Kryeministri). Por a duhen lejuar kėto simbole nė ambientet e
shkollave. Pak ditė mė parė publikuam nė gazetėn "Shqip" njė artikull
tė shkrimtarit maroken, Tahar Ben Jelloun, editorialist i njohur nė
qarqet e larta tė medias frankofone, pėr tė cilin vėnia e shamisė nė
kokė pėr femrat myslimane nuk ishte thjesht pasojė e besimit, por se
nė kėtė veprim pasqyroheshin njė seri faktorėsh kulturorė e socialė.
Dikush tjetėr tha se tė vije shami nė kokė, pėr kėto vajza ishte njė
mėnyrė pėr t`u dalluar nga tė tjerat, pėr tė nėnvizuar pėrkatėsinė
kulturore, aq sa mund tė konsideroheshin fare mirė nė thelb me
mesazhin qė mundoheshin tė emetonin me mėnyrėn e tė veshurit gjatė
lėvizjeve social-kulturore evropiane tė viteve `70. Gjithashtu, tė
gjithė dėgjuam pėr historianen turke, qė nuk u gjykua fajtore nė
vendin e saj pėr tezėn, se shamia nė kokė nė kohėt pagane ishte pjesė
e njė riti seksual. Por, pėrgjigjja mė e mirė lidhur me kėtė arsyetim
vjen ndoshta nga deklarata e njė profesoreshe tė njohur italiane, e
cila, megjithėse ishte krejtėsisht kundėr mbajtjes sė shamisė nė
shkollat italiane, vėrente se asaj vetė mė shumė pėrshtypje i bėnte
nja vajzė me pirsing nė fytyrė se njė tjetėr me kokė tė mbuluar. Dhe
po ta konsiderojmė si veprim thelbėsisht kulturor (pėr fat tė keq nuk
ėshtė gjithnjė i tillė), e kemi shumė mė tė lehtė tė mendojmė se nė
klasat e shkollave apo auditorėt e universiteteve do tė ishte mė e
lehtė tė pranohej njė vajzė me shami nė kokė se njė tjetėr me lloj-
lloj hekurash nė fytyrė. Tė jemi tė sigurt se njė prind shqiptar do
tė pranonte me shumė mė lehtėsi qė bija e tij tė ulej pėrkrah njė
vajze me shami nė kokė, se te njė tjetėr me hundė, buzė, veshė apo
gjuhė tė shpuar, apo me tatuazhe nga mė tė ēuditshmit vend e pa vend.
Mė shumė nga njė vajzė qė e mban shaminė nė ambientet e
universitetit, e cila, me shumė tė ngjarė di mirė dhe ėshtė e
ndėrgjegjshme pėr efektin e kėtij veprimi, duhet tė na shqetėsojnė
ato qė nuk kanė asnjė shans tė shkollohen e pėr rrjedhojė nuk dinė as
motivin pėr tė cilin e bėjnė njė gjė tė tillė.


Postuar nga Dr. Gery Miller datė 01 Dhjetor 2006 - 16:09:

Mjekrra nuk eshte simbol fetar o njerez.

Mjekrra eshte prej natyrshmerise se njeriut. Prandaj kur e pyeten nje dijetarė, e i thane: "Pse e ke leshuar mjekrren", ai i tha: "Sepse me ka dalur", dhe ky dijetari ia beri nje pyetje: "Po ti pse e ke hequr kur te ka dal?" ia tha: "Sepse nuk po me pelqen", e atehere dijetari i tha: "Po ti me i menēur se Krijuesi yt je bere, qe te kundershtosh natyrshmerine ne te cilen te ka krijuar?". Prej mjekrres nuk ka dem, prandaj edhe nuk eshte problem nese nuk heqet.

Mbulesa, mjekrra, etj nuk jane simbole fetare o njerez keni parasysh kete. Simbol fetar eshte te mbajsh kryqin, etj.

P.S:
Me thuani, ēfare problemi paraqet nese nje djal i ri shkon ne shkolle me mjekerr?

Shpetimi qofte mbi te udhezuar!

Dr. Gery


Postuar nga Prishtinasja_ datė 02 Dhjetor 2006 - 00:01:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Dr. Gery Miller
[B]

Mbulesa, mjekrra, etj nuk jane simbole fetare o njerez keni parasysh kete.


Sillni argumentet ne kete qe thuani,meqe kjo qe pretendoni te jet e vertete, eshte vetem nje komplot nga nje njeri i paditur qe flet nga hamendja. Nuk arrij te kuptoj se sa te "ndergjegjshem" jeni kur jipni fet'wa islame pa pasur njohuri adekuate!

Pres nga ju i nderuari "dr" te komentoni ceshtjen e mjekrres dhe mbuleses bazuar ne argumente, pasi e kundershtoni se nuk jane simbole fetare (edhe pse keto ( jane)simbole hyne ne kategorine Obliguese, ne perjashtim per mjekrren qe dijetaret jane te ndare ne tre mendime.

Selam,


Postuar nga Dr. Gery Miller datė 02 Dhjetor 2006 - 01:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha Prishtinasja_
Sillni argumentet ne kete qe thuani,meqe kjo qe pretendoni te jet e vertete, eshte vetem nje komplot nga nje njeri i paditur qe flet nga hamendja. Nuk arrij te kuptoj se sa te "ndergjegjshem" jeni kur jipni fet'wa islame pa pasur njohuri adekuate! [/B]

Lexo artikujt e dijetareve qe i kane bere pas ndodhive ne Francė, ku u ndalua mbulesa.

E sa i perket ato paragjykimeve qe i paskeni ndaj meje, Allahu t'a shperblefte. Kjo mua me ndihmon ne diten e gjykimit. Allahu te falt.

Citim:
Po citoj ato qė tha Prishtinasja_
Pres nga ju i nderuari "dr" te komentoni ceshtjen e mjekrres dhe mbuleses bazuar ne argumente, pasi e kundershtoni se nuk jane simbole fetare (edhe pse keto ( jane)simbole hyne ne kategorine Obliguese, ne perjashtim per mjekrren qe dijetaret jane te ndare ne tre mendime. [/B]

Ti moter Prishtinasja_ ! Edhe mjekrra edhe mbulesa jane obligim. Kete mendim e mbaj dhe nuk e ndryshoj mbase kam me qindra argumente. Mirepo prap se prap nuk jane simbole.

Per me shume ndegjo hutbe e Shejkhut te madh Dr. Jusuf Kardavi, i cili e mbajti ne xhuman e pare pas ndodhive ne Franc, ku i hedhi poshte pretendimet e pabesimtareve se mbulesa eshte simbol fetar.

(Nese eshte simbol fetare mbulesa, atehere per meshkujt cili na qenka simboli fetar)?

Nuk e kam ndermend te mirrem me juve, mbase qenkeni me nje eufori te madhe. Ndersa une ketu nuk e kam qellimin te mirrem me musliman (sikur ju), mirepo mirrem me pabesimtaret, qe te iu beje thirrje per ne te verteten.

Shume selame nga yt vella injorant.
Dr. Gery Miller

P.S.:
Kete emer qe e kam (Dr...), e kam venduar ngase shume e dua Gery-n, i cili eshte shkenctar, qe tani e quajme AbdulAhad Omar. E nuk e kam nga ndonje mendjemadhesi per te vetepitetuar vetveten.


Postuar nga Petrit Kola datė 02 Dhjetor 2006 - 02:11:

Laicizmi nuk pi uje!

Qysh ne fillim dua te shprehem hapur dhe fare qarte se sulmi i fundit ndaj myslimaneve shqiptare per ceshtjen e paraqitjes se tyre te jashtem (ne kete rast shamise se femrave) eshte sulm ndaj gjithe popullit shqiptar. Edhe nje here feja po perdoret per qellime politike dhe ndoshta gjeostrategjike kunder interesave te shqiptareve. Kjo eshte amorale, e turpshme dhe shume e rrezikshme, ndaj i ftoje te gjithe shqiptaret te mos bien ne kete gracke por te dalin ne mbrojtje te cdo shqiptari pavaresisht se ciles feje i perkasin.
Teoria e institucioneve laike
Kete teori si kerkojne ta perdorin,eshte e gabuar. Nepermjet laicizmi te institucioneve ata qe e aplikojne ne fomrat e paraqitura kerkojne te futin ne sherr shqiptaret duke stimuluar zenka.
Institucion laik (ne kete rast Universiteti i Durresit) do te thote se institucioni nuk stimulon,nuk bene dhe nuk lejon propogande fetare dhe kurrsesi nuk duhet interpretuar se ai nuk lejon qe ne ambjentet e tij te pranohen besimtar, pavarsisht se kujt besimi i perkasin. Shamia e kokes qe mbajne vajzat myslimane nuk futet ne kategorine e propogandes apo te stimulit fetar. Ajo thjesht tregon se femra eshte besimtare me perkatesi myslimane. Ngjashmeria e veshjes se femres ne besimin mysliman dhe kristian eshte shume e madhe. Trupi i mbuluar me veshje te gjata dhe shami koke. Ne se per shamine na thuhet se duhet te hiqet me pretekstin e laicitetit c’fare duhet bere me fustanet e gjata? A mos duhet me detyrim qe femra ti shkurtoje ato sa ti dalin shalet perjashta sepse disa me qellim e interpretojne si propogande fetare? Me drogen dhe alkolin c’duhet bere perderisa feja e ndalon? A mos i duhet dhene forcerisht rinise shqiptare si kusht paraprak pranimi ne universitetet shqiptare?
Per ngjashmeri dua te theksoje se ne institucionet publike nuk lejohet propoganda raciste, por lekurbardhi eshte lekurbardhe dhe lekurziu eshte lekurzi dhe te dyja palet frekuentojne te njejtat institucione publike pa u lejuar qe te bejne propogande raciste. Te qenurit i bardhe dhe i zi apo veshja ne kete rast e femrave myslimane tregon faktin se ata jane te tille dhe kursesi nuk perben propogande.
Bazuar ne sa shkrojta me siper e ftoje zonjushen e nderuar myslimane te padise per diskriminim fetar universitetin e Durresit. Une me kenaqesi do te beja mbrojtjen per hire te drejtesise, dinjitetit njerezor dhe per ti treguar atyre qe kerkojne te realizojne qellime te ulta politike nepermjet laicizmit se ne kete rast laicizmi nuk pi uje.


http://vertet.blogspot.com/2006_10_...et_archive.html


Postuar nga Petrit Kola datė 02 Dhjetor 2006 - 02:14:

Sa shume majmuna!

Se pari dua te sqaroj pozicionin tim.
Besoj ne Zot, por e para vjen Shqiptaria. Keshtu jam i paanshem ndermjet feve dhe te gjitha besimet i konsideroj njelloj, shqiptare. Sulmet e ulta ndaj myslimaneve shqiptar me kane shqetesuar pavarsisht se nga kush vijne, politikane, shkrimtare, gazetare etj... dhe te them te drejten me kete rast jam cuditur me numrin e majmunave dhe sahanlepirsave shqiptar, sa shpesh here mendoj se jemi rekordmbajtesit boteror ne kete lloj "sporti".
Uhaaa... sa shume majmuna...
Kete radhe na dolen ne institucionet arsimore dhe pikerisht ne Durres, Rektori i Universitetit, Agim Kukeli. Kete Kukelin e ka gjet halli i madh me fene myslimane dhe kerkon qe vajzat te mos mbajne shami ne koke me pretekstin se arsimi eshte jo fetar. Me pare, na ishte nje tjeter majmun. Ky na ishte ne Universitetin e Tiranes. Kete te ziun e kish gjete halli me mjekrat e myslimaneve dhe i kish vene kusht studentit te inxhinierise te hiqte mjekren se ndryshe nuk do te diplomohej.
Po mire, keta majmuna pse nuk kerkojne heqjen e kryqeve apo heqjen e tatuazheve kryq te cilat jane simbole fetare...?


http://vertet.blogspot.com/2006_10_...et_archive.html


Postuar nga tolstoy86 datė 02 Dhjetor 2006 - 16:25:

Keta majmunat jane majmuna ne kuptimin e plote te fjales, budallanj imitues te ndonje lajmi qe vjen nga europa. Dhe meqe jane majmune te europes, kryqet nuk i bejne pershtypje, perkundrazi, ndonje majmun nga keto, megjithese me origjine muslimane, i thote te bijve 'vini kryqe se dukeni si uropiane ju paste babai'. Mos me keqkuptoje asnje kristian, se nuk kam pune fare me kryqet.
edhe dicka, dr Miller me nje lexim te shpejte te shkrimit tend me beri pershtypje fjalia qe thoje qe ke qindra argumente qe te kane bindur qe mjekrra eshte obligim?? Car argumentesh ke se mjekrra e di qe eshte vetem synet (mgjs per disa njerez shume synete vlejne si farze)
respekte


Postuar nga Dr. Gery Miller datė 02 Dhjetor 2006 - 19:44:

Dijetaret jane ndar ne dy mendime, ata qe thone se eshte sunet dhe ata qe thone se eshte farz. Mendimin e dyt une e pranoje mbase ka me shume argumente. Si per shembull po e tregojė nje transmetim, qe disa dijetarė kete e llogarisin Hadith el Kudsijj. Ka vajtur nje njeri tek i Derguari i Allahut, dhe ai kishte mustaqe, dhe kur Profeti e pa keshtu i tha: Pse i ke leshuar mustaqet? Ai iu ka pergjigjur: Me kane urdheruar zoterat e mi. Ndersa Profeti i tha: Ty te kane urdheruar zoterat e tu qe t'i leshosh mustaqet, ndersa mua me ka urdheruar Allahu t'a leshoj mjekrren e ti shkurtoj mustaqet.

peace


  Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.