Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Si mendoni per kete shkrim. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13766)


Postuar nga northwest datė 17 Maj 2007 - 04:59:

Si mendoni per kete shkrim.

Po lexoja tek Balkanweb dhe vure re nje titull qe flitet per urdherat qe jan dhen ne 97 dhe nga kush ishin dhene,si mendoni do jet shpifje e gazetes apo eshte e vertet,na flitesh per data dhe transkripte,ju qe merni vesh me shum nga politika dha gazetat ju lutem na thoni dicka po pa kaluar ne ofendime se pastaj ju mer lumi dhe na mbilin temen,hajt shendet dhe rroft shqiperija me shqiptaret e ndershem....


Postuar nga i_pafajshem datė 17 Maj 2007 - 20:24:

Nuk do shume mend. Ata qe e bene te gjithe katrahuren dhe katastrofen ne '97 as u degjuan, as u zbuluan, as do degjohen dhe zbulohen ndonjehere.
Ne qe paguam, do vazhdojme te paguajme "taksat" se jemi pa tru. Kur i ngreme nga bataku dhe u japim shkopin, ēuditem perse na vjen hidhur kur i shohim perseri mbi koke.

Ypsilon, nga politika nuk merr vesh njeri dhe te gjithe jemi politikane, e kemi ne rrace ne.


Postuar nga northwest datė 17 Maj 2007 - 22:50:

Me duket se po zbulohen kadal kadal,e verteta vonon po nuk haron,dikush menefund do ta hapi sqepin,do ti dali frika....


Postuar nga Ana datė 18 Maj 2007 - 04:00:

Ypsiloni, me terhoqi dhe mua vemendjen kjo gje. Ja cfare lexova sot. Gjera te tilla njerezit i flisnin kafeneve, por me vjen mire qe i qenkan futur dosjeve e arshivave per te nxjerre ne drite te verteten, sado e hidhur qofte.






Ish-anėtari i komisionit hetimor parlamentar pėr ngjarjet e ’97-s rrėfen nė njė intervistė pėr “GSH”, detajet e punės tremujore tė deputetėve. Sipas tij, komisionerėt janė shokuar nga faktet qė kanė dalė nė dritė nga hetimi. Braho pohon se prapa atyre ngjarjeve tė tmerrshme, kanė patur dorė shėrbimet e huaja inteligjente.

Zoti Braho, ju keni qenė pjesė e hetimit parlamentar tė ngjarjeve tė ’97. A mund tė na tregoni diēka rreth eksperiencės tuaj tė punės sė bėrė gjatė kėtij hetimi parlamentar?
Duke lexuar kėtė raport, tė cilit i kanė kaluar tashmė 9 vjet dhe duke e krahasuar me njė botim tė njė libri qė kanė bėrė dy analistė anglezė, “Riformėsimi i Ballkanit”, kuptohet qė hetimet dhe vetė pėrmbajtja e raportit, me gjithė devocionin, kanė prirje politizimi tė theksuara. Natyrisht, mua mė vjen mirė qė konkluzionet pak a shumė janė tė njėjta. Ajo qė kujtoj, ėshtė impresioni i thellė negativ dhe llahtaria qė kryetari i komisionit, Spartak Ngjela ndjeu gjatė hetimeve. Ne konstatuam aty destruktivitete, makabritet tė veprimtarisė sė SHIK-ut, ku nė mėnyrė evidente raportohej pėr dhomat e torturave, pėr udhėheqjen e operacioneve ndėshkuese tė gjeneral Gazidedes, tė ndjekjes sė opozitės dhe pėrgatitjes sė dosjeve pėr tė goditur pėrfaqėsuesit mė nė zė dhe ajo qė ishte mė e ēuditshmja, ishte dosja voluminoze me materiale komprometuese pėr Azem Hajdarin dhe persona tė tjerė qė kishin qėndruar nė krahė tė Sali Berishės pėr shumė vite.
Pėrfundimisht, nė komision u konkludua se pėrgjegjėsit kryesorė tė ngjarjeve tė ’97, ku pėrfshihej Sali Berisha dhe njė pjesė e mirė e drejtuesve ushtarakė dhe tė SHIK-ut, tė kalonin nė hetim tė mėtejshėm tė organeve tė Prokurorisė. Tėrė materiali, relacioni si dhe dokumentacioni shoqėrues, iu dėrguan Prokurorisė nė atė kohė. Ironia e pėrfundimeve dhe qėllimeve tė komisionit, ėshtė se asnjėherė Prokuroria nuk e nisi punėn pėr tė hetuar mbi ato materiale. Ato humbėn nė kuptimin figurativ dhe nuk pati mė asnjė iniciativė ligjore, tė cilėn ky organ e kishte pėr detyrė.


Sipas jush, Prokuroria ka marrė njė urdhėr politik, apo ishte vullneti i saj pėr tė mos hetuar mbi raportin e komisionit hetimor?
Pėrpos tė tjerave, pati edhe njė mungesė tė vullnetit politik nga drejtuesit e asaj kohe tė PS-sė, ku pėrgjegjėsia kryesore i bie edhe Nanos, i cili padyshim duhet tė ketė ndikuar edhe mbi Prokurorinė pėr tė mos vepruar nė atė kohė. Fakti qė nuk pati asnjė veprim dhe fakti qė mbetėn pa u hetuar nga organet e specializuara emrat e vėrtetė tė fajtorėve pėr shkatėrrimin e shtetit dhe tė pasojave tė tjera tė dhimbshme qė pati populli shqiptar nė atė periudhė, ėshtė njėsoj si thuash qė nė Shqipėri asnjėherė nuk janė dėnuar seriozisht krimet e udhėheqėsve komunistė. Gjithsesi, ka shumė arsye tė tjera qė lidhen me frenimin e hetimeve tė mėtejshme duke bėrė analizėn kėtyre ngjarjeve sot. Nisur edhe nga pėrfundimet e dy analistėve anglezė, unė bindem plotėsisht se ’97 ishte e nxitur edhe nga shėrbimet e huaja qė ishin tė interesuara tė krijonin kėtė katrahurė, edhe shėrbimet greke, edhe shėrbimet serbe si edhe tė tjera, si franceze apo amerikane, tė cilat kėrkonin qė pėr interesat e tyre, tė shkatėrronin shtetin shqiptar. Ata synonin tė realizonin largimin e klikės sė Berishės, e cila tashmė ishte bėrė e rrezikshme jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr demokracinė nė Ballkan, qoftė edhe pėr njė ēėshtje qė sapo kishte lindur, siē ishte ēėshtja e Kosovės.


Mendoni se qeverisja e atėhershme ishte njė pengesė pėr ēėshtjen e Kosovės?
Padyshim qė ishte pengesė, sepse Berisha ishte furnitori kryesor, ashtu siē e ka pranuar edhe vetė, i makinės ushtarake tė Milosheviēit. Komenti qė lejoi trafikun e karburantit pėr tė mbrojtur kosovarėt, ėshtė qesharak. Plus kėsaj, lėvizja pėr pavarėsi e kosovarėve nė atė periudhė nuk gjeti asnjė mbėshtetje shqiptare, madje mjaft drejtues tė lėvizjes pėr pavarėsi tė Kosovės qė janė edhe liderė aktualė, u ndoqėn dhe njė pjesė e tyre u burgosėn nga Berisha.
Gjatė analizės sė atyre ngjarjeve, ju deklaruat pėrfshirjen edhe tė shėrbimeve tė huaja, gjė e cila ėshtė thėnė edhe nga kreu SHIK-ut, Gazidede nė njė fjalim qė ai ka mbajtur nė Parlament. Ju personalisht, gjatė punės hetimore, keni konstatuar ndonjė fakt konkret qė tė mund tė justifikohen deklarata tė tilla?
Jo. Domethėnė, fillimi jonė pėr hetim nė atė periudhė nuk na krijoi mundėsinė qė ne tė krijonim njė pėrfundim tė tillė, tek-tuk nė imazh kishte mjaft gjera qė nuk shpjegoheshin, por qė nuk arrinim dot tek ky pėrfundim. Mė pas, duke i vlerėsuar edhe deklarimet e Gazidedes ,qė ishin tendencioze nė njė farė mase, por veēanėrisht duke u mbėshtetur nė analizat qė bėjnė dy analistėt anglezė, tė cilėt kanė hyrė thellė nė dokumentacionin pėrkatės tė kohės, unė bindem edhe pėr faktin se tradicionalisht dy shėrbimet kryesore, ai grek dhe ai jugosllav kanė qenė mė tė interesuar pėr tė nxitur, jo pėrmbysjen e pushtetit tė Berishės, se sa shkatėrrimin total tė shtetit shqiptar dhe tė strukturave tė tij, ekonomisė, ushtrisė etj., pra themeleve qė ka njė shtet dhe kėto u interesonin kėtyre dy vendeve.
Bisedoi: E. Murati


Postuar nga northwest datė 18 Maj 2007 - 05:08:

Me duket se bera gabim qe hapa kete teme se PDistave te forumit i eshte fikur llamba e zerit :p ,dhe un jam demokrat po ama ne nje shkall tjeter jo ne ate te krimit dhe te korrupsionit,po pres me shum reagime nga forumistat aktiv dhe te shikojm si do reagojn per shkrimet,e di qe ata si besojn shum gazetave he he he he ,peace per te gjithe shqiptaret e ndershem...


Postuar nga varka datė 18 Maj 2007 - 05:13:

e di ti mor cun kush eshte ky z.braho apo jo?
te marresh te mirreqena ato qe thote ai eshte me keq se te lexosh zerin e popullit.


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 18 Maj 2007 - 05:31:

apo te rd-se me shume.. .


Postuar nga arturm datė 18 Maj 2007 - 12:39:

Njė ēėshtje e cila pėrbėn objekt analize tė komisionit, ėshtė edhe problemi i domosdoshmėrisė sė vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme.
Nė qoftė se do ta shohim kėtė ēėshtje nėn njė prizėm strikt juridik, konstatojmė se nė Kushtetutėn aktuale, ajo pėrmendet vetėm njė herė dhe vetėm nė kompetencat e Presidentit neni 28, pika 17. ....
Tė gjitha kėto ēėshtje nuk marrin asnjė pėrgjigje tė saktė nga strukturat juridike dhe konstitucionale tė shtetit aktual. Por nė anėn tjetėr, ėshtė pikėrisht kjo paqartėsi e plotė juridike e cila solli miratimin e ligjit nr. 8195, datė 3.3.1997, qė nxori Kuvendi Popullor “Pėr disa masa pėr gjendjen e jashtėzakonshme”.
Brenda kėsaj inkonseguence dhe paqartėsi juridike, si dhe brenda defekteve konstitucionale qė pėrmendėm mė lart nė lidhje me kompetencat e Parlamentit, shoqėria ėshtė ndodhur pėrballė kėtij fakti juridik tė pamotivuar.
Komisioni disponon njė bazė tė gjerė dokumentare, tė pėrbėrė nga plane e karta operacionale luftarake, nga urdhra pėr mobilizim tė pjesshėm, zhvendosje trupash, dhe armatim tė lehtė dhe tė rėndė luftarak drejt Jugut tė Shqipėrisė nga ana e ushtrisė, urdhra pėr armatosjen e strukturave tė Ministrisė sė Brendshme, Gardės dhe SHIK-ut me armatim tė rėndė, si raketa e topa, transportues tė blinduar, mitralozė, granata etj.
Tė gjitha kėto urdhra tė dhėna nga drejtuesit e ushtrisė, si Safet Zhulali, Adem Ēobani, Leonard Demi, Halit Shamata, Asllan Bushati etj, u shoqėruan me veprime goditėse luftarake kundėr popullsisė sė qyteteve kryesore nė Jug, duke filluar nga mitralime e goditje me raketa nga ajri, e deri tek pėrgatitjet pėr goditje me lėndė helmuese pėr shkatėrrimin e urave kryesore tė vendit, si ajo e Rrogozhinės e Mifolit etj.
Pa dashur tė zgjatemi kėtu, mjafton tė pėrmendim shkurt sa pėr ilustrim, se gjatė periudhės 25.1.1997-9.3.1997, vetėm S. Zhulali ka lėshuar 22 urdhra pėr pėrdorim tė aviacionit, pėr bombardimin dhe goditje tė tankeve dhe mjeteve tė transportit deri mbi burgun e Bėnēės dhe urdhra pėr hedhjen nė erė tė urės sė Mifolit.
Janė 42 fonograme dhe telegrame tė Adem Ēobanit pėr mobilizimin dhe kompletimin e rretheve Kukės, Pukė, Burrel, Shkodėr, me synim marshimin drejt Jugut. Janė dhjetėra urdhra tė Sheme Kosovės pėr marrje nė ruajtje tė objekteve nga ushtria dhe synimin e lėvizjes sė lirė nė rrugėkalimet e gjithė Shqipėrisė, pėr lėvizjet e trupave, tė tankeve e forcave komando, nė drejtim tė Fier-Vlorė. Po kėshtu, janė dhėnė dhe disa urdhra jashtė ēdo kompetence tė Leonard Demit, siē ėshtė ai me nr. 42 tė datės 5.3.1997, pėr t’i dorėzuar SHIK-ut kompaninė e raketave kundratanke (kjo kėrkohet nga reparti 8800 Tiranė). Urdhri 55, datė 6.3.1997 pėr vėnien nė gatishmėri dhe pėrdorimin e aviacionit, urdhri luftarak nr. 2, datė 5.3.1997, drejtuar forcave detare pėr vėnien nė gatishmėri dhe pėr tė bashkėvepruar me forcat e SHIK-ut dhe Ministrisė sė Brendshme, si dhe pėr tė realizuar veprime luftarake me njė ēift avionėsh (pėr tė goditur portin e Sarandės). Radiogrami nr. 5, datė 2.3.1997 i L. Demit drejtuar komandantit tė rep. 7799 Shijak, pėr t’u pėrgatitur me materiale e mjete pėr hedhjen nė erė tė urės nė Qafėn e Sokolit nė Rrogozhinė (kėtu kemi dhe urdhrin e pushtetarėve lokalė tė Kavajės, qė nxitėn forcat rezerviste tė zinin prita nė Qafėn e Sokolit pėr tė pritur vlonjatėt qė gjoja po vijnė nė drejtim tė Kavajės). Duket qartė se kemi tė bėjmė me pragun e njė lufte civile, pėr kundėrvėnien e njė krahine ndaj njė krahine tjetėr.
Jo pak urdhra, fonograme, telegrame kanė lėshuar dhe ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Sheme Kosova, pėr lėvizje mjetesh e trupash dhe pėr kalimin e tyre nė dispozicion tė SHIK-ut dhe tė Ministrisė sė Brendshme, siē ėshtė urdhri nr. 34, datė 28.2.1997, pėr lėvizjen e trupave nga Tirana pėr nė Fier (trupat komando) dėrguar rep. 8800 Tiranė dhe pritės rep. 6600 Fier, po ashtu urdhri nr. 35, datė 1.3.1997, pėr lėvizjen e brigadės sė tankeve tė Zall Herrit pėr nė Fier (janė gjithsej 19 urdhra, nga 3-12, datė 13-22.1.1997, pėr sigurimin e lėvizjes sė lirė tė forcave).
Safet Zhulali e Sheme Kosova informojnė Sali Berishėn me shkresėn nr. 250, datė 8.2.1997, pėr zbatimin e detyrave tė dhėna Ministrisė sė Mbrojtjes, ku theksohet se “sipas detyrave tuaja verbale, kemi marrė nė ruajtje dhe disa objekte private nė Fier (Gjallicė) nė Vlorė e Gjirokastėr. Tė shtohen nė urdhrin tuaj, sepse janė pronė private”.
Ekzistojnė 10 urdhra tė kundėrligjshėm qė ka lėshuar Bashkim Gazidede me cilėsinė e komandantit tė operacionit, qė shkojnė deri nė arrestimin e kuadrove qė nuk ju bindėn urdhrave tė tyre, siē ėshtė rasti i shefit tė Shtabit tė Brigadės sė tankeve Zall Herr, z. Bajram Hamzallari dhe komandanti i Brigadės sė Tankeve Laē, z. Pėllumb Lame. Kėto janė urdhrat respektivė nr. 28, datė 4.8.1997 dhe nr. 30, datė 4.1997, tė firmosura dhe nga Adem Ēobani. Urdhri tjetėr urgjent, nr. 82, datė 9.3.1997 dėrguar rretheve Has, Kukės, Tropojė, Pukė, Mirditė, Shkodėr, Burrel, Dibėr, Kurbin, Lezhė, Malėsi e Madhe, ku thuhet: tė gjithė rezervistėt tė pėrgatiten, tė vishen, tė armatosen dhe tė paraqiten urgjent nė Shkollėn e Bashkuar.
Nė rast se do ta shohim me vėmendje situatėn shoqėrore brenda revoltės sė saj, nė momentin e vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme, nė datėn 3.3.1997 dhe precipitimin e ngjarjeve mė pas, konstatojmė se menjėherė pas vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme dhe pėrplasjen midis SHIK-ut dhe popullit nė Vlorė, vėrejmė se nė mėnyrė tė rrufeshme nė territorin jugor tė Republikės sė Shqipėrisė shpėrthehen depot ushtarake dhe popullsia civile armatoset nė mėnyrė krejt spontane dhe tė pakontrolluar me qindra mijėra armė automatike tė kalibrit tė lehtė dhe tė rėndė, armė antitank, mortaja etj. Pikėrisht nė kėtė sfond politik tė tensionuar duhet parė nė sensin e saj tė kundėrvėnies, edhe veprimi pėr rizgjedhjen e Sali Berishės President nga Parlamenti. A ndikoi nė qetėsimin e situatės ky veprim? Zhvillimi kronologjik i ngjarjeve qė rrodhėn mė pas, dėshmuan pikėrisht se situata me rizgjedhjen e sforcuar tė Berishės President jo vetėm nuk u qetėsua, por u acarua mė tej.
Kėshtu, Komisioni konstatoi se nė kėtė kohė nga strukturat e Ministrisė sė Brendshme, Gardės sė Republikės, SHIK-ut, u janė shpėrndarė armė personave civile me preferencė politike. Kemi tė dhėna se njė shpėrndarje e tillė armėsh me lista ėshtė nxitur e motivuar nga disa drejtues tė pushtetit lokal, si masa “pėr tė mbrojtur shtetin dhe qeverinė nga kryengritėsit” dhe “rebelėt e Jugut” nga “kėrcėnimi komunist” pėr tė rrėzuar qeverinė, ku veēanėrisht mė aktive rezulton se janė treguar Shaban Memia nė zonėn e Tiranės, Sabah Jemishta nė zonėn e Durrėsit, Ibrahim Mullaliu nė Kavajė, Blerim Ēela nė Progonat etj.
Ne mendojmė se administrata e lartė shtetėrore, drejtuesit kryesorė tė shtetit e humbėn ekuilibrin nė kėto ēaste dhe me mendjengushtėsi, e konceptuan revoltėn qė kishte plasur nė Jug si njė pėrplasje zonale Jug-Veri. E themi kėtė, sepse nga materialet qė disponojmė, edhe mobilizimi i pjesshėm ushtarak bėhet vetėm nė zonat veriore pėr tė goditur Jugun, ndonėse brenda soliditetit tė unitetit kombėtar vetė kėto zona nuk i janė pėrgjigjur kėtij lloj mobilizimi, gjė qė tregon se pėr kėtė ēėshtje koshienca e popullit ka qenė mė e lartė se koshienca e politikės qė e qeveriste atė.
6. Brenda kėsaj analize faktike qė i bėjmė momentit tė gjendjes sė jashtėzakonshme, pasi analizuam momentin defektoz tė strukturave juridike, kundėrvėnien e shtetit ndaj revoltave paqėsore tė popullsisė, patjetėr qė shtrohet ēėshtja, se pėr ē’arsye nė krye tė shtabit qė drejtonte gjendjen e jashtėzakonshme u vendos kryetari i SHIK-ut, Bashkim Gazidede. A ishte i ligjshėm dhe i motivuar ky veprim i Presidentit tė Republikės?
Nė lidhje me kėtė, Komisioni u detyrua qė tė shihte nė mėnyrė tė pėrgjithshme se si ka funksionuar gjatė periudhės 1992-1997 institucioni i SHIK-ut. Me keqardhje konstatojmė se SHIK-u nė veprimtarinė e tij, ėshtė lejuar tė dalė jashtė strukturės ligjore qė pėrcakton nė mėnyrė tė prerė veprimtarinė e tij dhe pa asnjė bazė ligjore, ka ndjekur dhe survejuar opozitėn nė veprimtarinė politike tė saj, si dhe liderė politikė qė ndėrkohė kanė qenė deputetė tė Kuvendit Popullor.
Duke qenė se shoqėria shqiptare ka vuajtur shumė nė tė kaluarėn nga pėrdorimi i policisė sekrete politike pėr survejime masive tė shoqėrisė, pa asnjė kriter dhe barbarisht, mendojmė se pėr funksionimin e SHIK-ut nė periudhėn 1992-1997, tė ndėrmerret njė hetim serioz nga Parlamenti me pjesėmarrjen e domosdoshme tė opozitės, nė mėnyrė qė tė ndėrpritet njėherė e pėrgjithmonė momenti abuziv nė institucionin e SHIK-ut, nė mėnyrė qė tė mos rėndohet edhe mė tej emocionalisht psikika shoqėrore, e cila ka vuajtur pėr njė periudhė shumė tė gjatė nga prezenca e policisė sekrete politike nė gjirin e saj. E shohim kėtė si njė gjė tė domosdoshme nė ecurinė e konsolidimit tė demokracisė dhe nė respektimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė shoqėrinė tonė.
Nė funksion tė kėtyre qė shprehėm, vendosja e kryetarit tė SHIK-ut si komandant i operacionit pėr shtypjen e revoltave gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme, e ka acaruar mė tepėr opinionin publik dhe mendojmė se ėshtė njė nga shkaqet ose arsyet, qė popullsia civile e rriti edhe mė tepėr shqetėsimin e vet nė lidhje me rrezikun e situatės pėr kundėrveprim me dhunė.
Vendosja e kreut tė SHIK-ut nė detyrėn e komandantit tė pėrgjithshėm vjen nė kundėrshtim me ligjin nr. 7553, datė 11.12.1991, ku thuhet se “Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm pėrgjigjet pėrpara komandantit tė pėrgjithshėm dhe ministrit tė Mbrojtjes, pėr pėrgatitjen dhe gatishmėrinė luftarake tė ushtrisė, si dhe pėr drejtimin dhe organizimin e operacioneve luftarake”.
Nga dokumentet qė disponojmė, tė bėn pėrshtypje se ndonėse Bashkim Gazidede, komandant i operacionit, firmos nėn tagrin e gjeneralit, deri tani ne nuk kemi gjetur asnjė dekret presidencial me anė tė tė cilit, gjithmonė sipas ligjit, ky tė ketė marrė gradėn e gjeneralit. Kuptohet se njė fakt i tillė ėshtė tepėr sinjifikativ, pėr tė mbėrritur te konkluzioni se shteti nė kėto momente e ka humbur sensin ligjor dhe logjik, gjė kjo qė padyshim e ka ēuar edhe mė tej destabilizimin e vendit, ku pa dyshim pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėto veprime e mban ish-Presidenti Sali Berisha si drejtues i vendit, i cili edhe nė kėtė rast, duke vėnė nė krye tė operacionit luftarak kryetarin e SHIK-ut, ka shkelur rėndė kompetencat e tija, ligjin pėr Forcat e Armatosura dhe dispozitat kushtetuese, neni 28/1.
Nė lidhje me kėtė duhen analizuar edhe fenomeni i shkatėrrimit tė ushtrisė, qė zė fill me momentet e dezertimit tė forcave tė operacioneve tė drejtuar nga Gazidede, si nė Fier, si dhe ngjarjet e Pėrmetit nė 9 mars, pikėrisht nė ditėn qė Berisha shpalli armėpushimin, ku ushtria dhe SHIK-u goditėn dhe vranė nė pabesi 6 njerėz tė pafajshėm pėr tė cilat disponohen dokumente. Kėshtu, repartet e ushtrisė tė ardhura nga Veriu, nėn komandėn e oficerėve Pėrparim Gega dhe Flamur Mello dhe forcat e SHIK-ut tė drejtuara nga gjeneral Bujar Rama, goditėn e vranė nė Pėrmet 6 persona tė pafajshėm (nė Pėrmet deri njė orė pėrpara masakrės ka qenė edhe S. Zhulali).
Nė kėto ngjarje zė fill edhe shpėrbėrja totale e ushtrisė. Realiteti i shtetit shqiptar i kėsaj periudhe dėshmon qartė se drejtuesit e kėtij shteti e shkatėrruan ushtrinė, (forcat ushtarake, policinė, SHIK-un, rendin, gardėn). Pėrballė kėtij fakti, ne ēmojmė si veprim antiligjor dhe krijimin nga ish-Presidenti Sali Berisha i njė formacioni tjetėr special (garda dy), nė pėrbėrje tė njerėzve tė rekrutuar pa kritere ish-kriminelė, veprim i cili i ka kushtuar 100 milionė lekė pėr ta pėrdorur atė pėr qėllimet e tij, saqė nė strukturat e armatimit tė kėsaj garde u vendosėn edhe raketa.
Krijimi i kompanisė sė dytė operative prej 111 vetash si strukturė ushtarake pranė Presidentit, u bė nė kundėrshtim me nenin 15 tė ligjit nr. 7602, datė 9.9.1992, “Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė”, i cili thotė se nė rastin e gjendjes sė jashtėzakonshme, nė vartėsi operative tė Gardės sė Republikės dhe vetėm me urdhėr tė komandantit tė pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, kalojnė njėsi dhe reparte tė ushtrisė, tė cilat parashihen nė planin operativo-strategjik tė mbrojtjes sė vendit”.


Postuar nga northwest datė 18 Maj 2007 - 15:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vlonjati99Tave
apo te rd-se me shume.. .


pse akoma ka njerez qe lexojn rd ?????


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 18 Maj 2007 - 17:34:

ja pyet nje her kete trapin... dmth anijen varken... se ja thashe ne gjuhe popullore..:p


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.