Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Rron or rron,nuk vdes Peshtimi! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13774)


Postuar nga ishpeshtimi datė 18 Maj 2007 - 12:12:

Rron or rron,nuk vdes Peshtimi!

Iku edhe nje pellazg.
Ne shenje homazhi po sjellim nje nga postimet etij te fundit,qe i shkaktoi edhe fshirjen e parakohshme.


NEKROLOGJIA E ISHPESHTIMIT
Anari i regjistruar i ketij Forumi u lind shekullin e kaluar ne nje fshat malor te Qarkut te Korces.Qysh ne femijeri tregoi zgjuarsi dhe mungese stabiliteti.Kjo e fundit i ishte shkaktuar kur kishte rene nga nje shkemb duke ruajtur dhite.Ishte duke zberthyer fjalen Merhum.

Fillimet e para ne Pellazgisht i pati nga gjyshi i tij Peshto Psheretima,i cili i mesoi edhe artin e te thurrurit bejte.Ishte i njejti gjysh qe para se te vdiste i la 3 porosi:

1. Te mos genjente
2. Te mos vidhte
3. Mos shoqerohej me idiote.
Ne ditet e fundit ,para fshirjes se tij,e shkeli me te dyja kembet porosine e fundit.
Ishpeshtimi nuk pati mundesi te merte Arsimim te larte,per shkak te bejteve plot thumba qe kishte thurrur Peshto Psheretima gjate kohes se Diktatures.Nje nga me te famshmet ishte bejtja qe perseritej pafundesisht:

Nje Qyp me m..,
Nje Qyp me Mjalte
Mjaltin e hengra
M.... e lashe.......
kete Diktatura e kishte interpretuar sikur aludohej per Partine dhe Antaret e Birose.
Ditet e Demokracise e gjeten Ishpeshtimin neper gjithe boten,sa nga Bugjejovica ne Kabul.Ishte aty kur Ishpeshtimi u pranua per te dyten here si Antari Regjistruar i Forumit.Kontributi i tij ne Forum ishte i pacmuar.Per tu permendur jane postimet e fshira tek Letersia dhe ato te pafshira ne Gjuha shqipe.
Humbja e Ishpeshtimit na pikellon te gjitheve.Ai u nda nga ne ne nje kohe kur mund te jepte aq shume per ceshtjen Pellazge ne Ballkan,Europe dhe me gjere.
Familja humbi birin e goditur ne tru te vogel, shoket e miqte bashkediskutuesin llafazan, Forumi njerin nga antaret me aktive dhe me te devotshem.
Punen e tij do e cojne me larg te gjithe Sektoret e Forumit,sidomos ai Seriozi.

Lamtumire Ishpeshtimi!Ti do jesh gjithmone ne PC-te tona!

KOMISIONI FUNEBER


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.