Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Policet Greke Torturojne 2 Te Mitur Shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14011)


Postuar nga Ana datė 18 Qershor 2007 - 21:00:

I kemi parė pamjet nė televizione dhe duket qė ėshtė Paulini. Na vjen keq qė ka ndodhur, djali ėshtė me prindėrit prej gati 10 vitesh nė Greqi, janė nė rregull me dokumentat dhe bėjnė punė tė ndershme”. Kėshtu ėshtė shprehur halla e tij, e cila qėndron nė Fier. Anastasia ka shprehur keqardhjen e saj pėr atė ēka ndodhur, ndėrsa ka rrėfyer pėr Gazetėn detaje rreth ngjarjes sė rėndė.
Kur ka ndodhur incidenti me nipin tuaj?
Vitin e kaluar, kur erdhi e ėma, e cila ėshtė bashkėshortja e vėllait tim, Todit, mėsova se ishte e shqetėsuar pėr tė birin. Mė tha se e kishin marrė njė natė nė polici. Ai vetė ėshtė djalė qė nuk pėrzihet, pos sipas kunatės (Aristesė) njė person tjetėr duket se e kishte ngatėrruar diku.
Sa ka qendruar Paulini nė polici?
Njė natė, mesa di unė. Kunata mė tha se kishin paguar ca lekė dhe e kishin nxjerrė. Gjithsesi ajo ndihej mjaft nė ankth pėr fatin e Paulinit, pasi policia mund tė vinte ta merrte pėrsėri dhe askush nuk e vriste mendjen pėr ta.
A e keni pyetur nėse ka patur probleme tė tjera?
Me vėllanė rrallė flas, ngaqė ata nuk kanė njė numėr fiks. Ėshtė motra ime qė ėshtė gjithashtu nė Greqi, dhe kur shkon ajo flasim. Por nuk kam dėgjuar tė kenė patur probleme tė tjera.
Po nipi juaj, Paulini, mese merret nė Greqi?
Ka shkuar si mjaft emigrantė tė tjerė dhe punon pėr tė ndihmuar sadopak familjen e tij. Ka punuar si teknik pėr tė rregulluar lavatriēe e pajisje tė tjera elektroshtėpiake. Kurse tani sė fundmi punonte me larjet e tapicerive.
Rrėfimi i djalit grek
“Ajo qė keni parė nė video, ėshtė vetėm njė aspekt i dhunės policore qė u ushtrua ndaj nesh”. Kjo ėshtė deklarata e bėrė nga i riu grek qė duket nė videon skandal qė pėrfshiu Greqinė, ku njė polic rrihte nė mėnyrė barbare, dy tė rinj, njėri prej tė cilėve shqiptar dhe tjetri grek. Nė intervistėn telefonike, i riu grek i cili duket nė video i veshur me bluzėn portokalli ka treguar se “dhuna e xhiruar nė videon prej 5 minutash ėshtė vetėm njė aspekt i dhunės policore”.
“Dhuna e ushtruar ndaj nesh kishte filluar prej momentit tė arrestimit, nė makinėn e policisė, nė dhomat e paraburgimit, dhe deri nė momentin e largimit nga rajoni” tregon djaloshi grek. Ai fliste prej burgut tė Korridhallosė, dhe tha se njėri prej protagonistėve tė torturave kėrcėnonte tė dy tė arrestuarit tė harronin ēfarė kishte ndodhur nė dhomėn e hetimit.
Ndėrkohė qė i riu shqiptar protagonisti tjetėr i kėsaj videoje ēnjerėzore ėshtė Paulin Papuēiu, i datėlindjes 4 gusht i vitit 1984 i cili gjendet me familjen qė prej 10 vjetėsh nė Greqi. Pėr rajonin nė fjalė ka dhe shumė dėshmi tė tjera tė ushtrimit tė dhunės ndaj tė shoqėruarve apo tė arrestuarve, grekė apo tė huaj. Kanė qėnė tė shumtė shqiptarėt emigrantė apo emigrantė tė tjerė tė huaj qė kanė dėshmuar dje nė televizionet greke pėr dhunėn e ushtruar ndaj tyre nė rajonin nė fjalė. Por edhe nė rajone tė tjera policore tė vendit duke pėrmendur si rast tė fundit keqtrajtimin e njė emigranti shqiptar nė Halkidhiki tė cilin policėt grekė e gjuajtėn me grushte sepse kishte patentė shqiptare.
Reagimet
I vėrtetė ėshtė fakti se tė gjithė ata qė dalin dhe flasin nė ekranet televizive, apo faqet e shtypit tė shkruar grek, dėnojnė pa masė dhe shprehen me fjalėt mė tė rėnda pėr kėtė video tė turpit. Pėr herė tė dytė brenda disa orėsh vetė kryetari i opozitės greke Jorgos Papandreu cilėsoi si pėrgjegjėse pėr gjendjen nė policinė greke qeverinė e z.Karamanlis e cila mė kėtė skandal tregon se ka “arritur” tė shkatėrrojė figurėn e policisė dhe t’i vihet njė njollė turpi jashtė kufijve tė vendit.
Pavarėsisht se funksionarėt qeveritarė mundohen tė mbrojnė faktin se fenomene tė tilla nė trupėn e policisė greke janė tė rralla, vetė kryetarja e PKK, Aleka Papariga reagoi ashpėr dje pėrsėri duke deklaruar se tė rralla janė fenomenet e dhunės nga policia greke qė bėhen tė njohura. Ėshtė e gjithė opozita greke e cila qysh prej ditės sė djeshme kėrkon dorėheqjen e ministrit tė Rendit. Edhe sindikata e policėve grekė dėnoi dje ngjarjen dhe kėrkojnė ashtu si opozita dorėheqjen e ministrit tė cilin akuzojnė se nuk ka bėrė asgjė tė dobishme pėr tė rregulluar figurėn e policisė greke. Ata besojnė se kjo ngjarje ėshtė njė shuplakė e madhe pėr tė.
Kėrkesa
Vetėm disa orė pas publikimit tė videos shokuese dhe reagimet sa vijnė e bėhen mė tė forta, mė tė bujshme nė Greqi sidomos nga partitė opozitare tė cilat duan tė pėrfitojnė nga situata pėrderisa pėr disa muaj votuesit grekė do tė shkojnė nė zgjedhjet parlamentare. “Abu Graib nė mes tė Athinės” –ėshtė karakterizimi mė i shpeshtė qė dėgjoje nga tė gjithė mediat greke pėr videon nė tė cilėn tre policė, njėri prej tė cilėve xhiron skenėn, shijojnė torturėn psiqike dhe fisike qė ushtron kolegu i tyre ndja dy tė rinjve, njė shqiptari dhe njė greku (gjeorgjian qė kishte marrė nėnshtetisėn) qė ishin kapur duke i vjedhur cantėn njė gruaje 40 vjec.
Masat
Sipas mediave greke janė pezulluar nga puna polici grek qė mban shkopin nė video dhe shefi i rajonit i cili ishte nė dijeni tė ngjarjes, por nuk e kishte bėrė tė njohur. Ndėrsa njė lajm i pakonfirmuar thotė se janė zbuluar edhe tre policėt e tjerė qė ishin tė pranishėm nė dhomėn e hetimit. Sipas kanaleve greke do tė pyeten pėr ngjarjen mbi 200 policėt e rajonit tė Omonias ku ėshtė zhvilluar ngjarja, midis tyre edhe 30 policėt e departamentit tė sigurimit tė kėtij rajoni (asfalia),pjestarė tė tė cilit ishin dy prej katėr policėve tė pranishėm.
Mbi 80 shuplaka i japin njėri tjetrit dy tė burgosurit tė detyruar nga frika e dhunės policore, nga shkopi qė mbante nė dorė polici grek qė me britmat e tij, i jepte “ritmin “gjithė skenės sė torturės.Pėr mė tepėr,skena plotėsohet nga tė qeshurat e tre tė pranishmėve qė shijonin skenėn, por edhe tė tė gjithė atyre qė qarkullonin videon e famshme nė telefonat e tyre celularė, shumica e tyre, policė.


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.