Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14499)


Postuar nga Engjell_me_kthetra datė 09 Tetor 2007 - 10:03:

JAM SHEKUJ LARG…MĖ PRIT
 
 
Po fluturoj drejt teje,
mė prit.
Rrugėn, nuk e di por ji i duruar.
Hijen tėnde, e shoh gjithandej.
Sytė, dritė, miliona kilometrash kanė lėshuar.
Nuk e dije?
Unė, pėr ty jam nė jetė.
Qė pa lindur,
nisa rrugėtimin nė mijėra forma shndėrruar.
U bėra Evė pėr tė lindur mė parė njerėzimin,
e mė pas,
pėr tė tė kėrkuar.
Nuk e dije?
Plagėt e kėmbėve m’i lėpijnė gjarpėrinjtė.
Krahėt,
thyer dritareve tė mbyllura, pikojnė…
Derė s’ka.
Unė rend pėrtej kohės.
Hapėsirat kam sfiduar,
motėr-zanat mė pėrēmojnė…
Zeusi, volli vullkane.
Pandora e hapi tė mallkuarėn kuti.
E fshehta ime pikon, pikon…
Gjithkush e di.
Imazhe tė gėnjeshtėrta mė verbojnė.
Mijėra diej,  mė shfaqen si sy.
Unė dua tė tutė…
Po vij.
Sa pak,
fare pak,
njė copėz jete kėrkoj.
Nėse derėn nuk do tė ma hapėsh,
Njė vend te pragu, s’meritoj?
E sheh?                                                            
Mbėrrita.
Edhe pse e verbėr, shoh dritė.
Hape derėn!
Jam shekuj larg.
Do vij patjetėr,
mė prit.
Mė prit…!
 
 
 


  Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.