Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Lamtumire At! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14586)


Postuar nga tresh datė 27 Shtator 2007 - 19:25:

Jeta e At Zef Pllumbi
At Zef Pllumi ka lindur nė vitin 1924, nė Malin e Rencit (Lezhė). Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, ku ndjek ciklin e arsimimit klasik me mėsues personalitetet e shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Patėr Anton Harapi, At Gjon Shllaku e tė tjerė ku, veē tė tjerash, pėrvetėson dhe mjaft gjuhė tė huaja. Gjatė viteve 1943-1944 ėshtė bashkėpunėtori mė i ri i revistės Hylli i Dritės dhe sekretar personal i At Mati Prendushit. Ky i fundit ishte Provincial i franēeskanėve nė Shqipėri (Shkalla mė e lartė hierarkike). Ishte nė moshėn 22-vjeēare, kur nė fund tė vitit 1946 arrestohet dhe dėnohet me tre vjet burg, tė cilat i vuan nė kampet famėkeqe tė Bedenit dhe Orman-Pojanit. Shkak pėr arrestimin e tij, edhe pse ishte mė i riu ndėr tė arrestuarit, pohon vetė at Zefi, ishte sepse duke qenė sekretari personal i Provincialit, komunistėt mendonin se duhej tė dinte shumė dhe nga ai mund tė nxirrnin informatat e duhura.

Por u gabuan rėndė. Nė vitin 1956 shugurohet meshtar dhe pėr 12 vite shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. Nė vitin 1967 arrestohet dhe pėr 23 vite vuan dėnimin nė burgje dhe kampe tė ndryshme. Me ardhjen e demokracisė rifillon meshtarinė tek kisha e Shna Nout nė Tiranė (25 dhjetor 1990). Prej atėherė nuk pushon dhe pasioni i dikurshėm pėr dijen dhe kulturėn. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistėn Hylli i Dritės, e cila pas njė ndėrprerjeje ka dalė dhe nė vitin 2003. Janė gjithashtu kėto vite kohė e njė veprimtarie krijuese pėr at Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinė Rrno vetėm pėr me tregue, vėllimet Franēeskanėt e mėdhenj , Frati i pashallarėve Bushatli, Erazmo Balneo, Ut heri diēebamus-siē i thonim dje, ndėrkohė, me gjithė moshėn e thyer e vėshtirėsitė e shikimit, i ndihmuar nga nxėnėsit e vet, po punon pėr libra tė tjerė. Njė ndėr nismat e tij me vlerė tė pamasė ėshtė dhe ribotimi i kolanės sė plotė tė veprave tė etėrve franēeskanė, tė zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Presidenti Moisiu vlerėsoi At Zefin “si pėrfaqėsues tė pasurisė kulturore e njerėzore, si njė institucion tė vėrtetė, qė i rezistoi regjimeve dhe kohrave mė tė vėshtira dhe si simbol i qytetarit tė lirė, vizioni i tė cilit frymėzohet nga vlerat evropiane”. Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se e pranon kėtė nderim me dėshirė, si njė shenjė qė sot e mbrapa nuk do tė ketė mė censurė e dallime krahinore, fetare e ide, qė e copėtojnė kulturėn shqiptare dhe si njė shenjė e unitetit tė kėsaj kulture gjatė shekujve. Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh , ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit.

burimi: infoshkodra.com


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.