Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Antikiteti (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=31)
-- Sa e njohin shqiptaret historine antike? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=147)


Postuar nga PRN datė 06 Janar 2003 - 15:03:

Sa e njohin shqiptaret historine antike?

Mendoj se nje pjese e shqipetareve nuk e njohin shume historine antike biles. Mendoj se per te dhene nje mendim te sakte mbi nje problem historik me te vonshem ne duhet t'i hedhim nje sy antikitetit per te kuptuar me mire rrenjet e problemit.
Po jap nje shembull shume te afert per te gjithe shqiptaret: Ceshtja e Camerise i ka rrenjet qe ne antikitet qe nga koha e Pirros se Epirit. Shqiptaret dhe grekerit e tanishem hedhin shume hipoteza mbi prejardhjen kombetare te Epirioteve per ti dhene te drejte ceshtjes se tyre etnike mbi camerine.
Prandaj do ishte mire qe ne ta studionim me mire antikitetin dhe jo vetem ate pjese qe ka te beje me iliret por edhe me ate te popujve te tjere.
Greqia dhe Roma e lashte kane arritur qe na ate periudhe te kishin nje organizim qe shume prej shteteve te tanishme mund ti kene edhe zili.
Do ishte mire sikur mendimi juaj te ishte i sakte dhe jo thjesht nje hamendie e castit.


Postuar nga ks datė 04 Shkurt 2003 - 17:45:

pershendetje!nuk i di mundesit tuaja por jam shume i terhequr nga emrat e lashte te qyteteve shqiptare.mund te nxirrni nje list pak a shume te plote me emrat e qyteteve ,dua te them jo ato qe dine te gjithe si psh:fier-apolloni;do ishte interesant per te gjithe qytet qe egzistonin ne periudhen ilire.


Postuar nga mjellma datė 26 Mars 2003 - 06:52:

Eshte e veshtire te diskutosh per nje teme kaq specifike sa c'eshte antikiteti,sepse dhe njohurite tona te pergjithshme mbi kete teme jane shume te cunguara,per te mos thene hije kujtimesh nga historite e klases se katert fillore,megjithate duke perdorur pikerisht keto njohuri (gjithmone nuk pretendoj te jap nje konkluzion,por thjeshte nje koncept te krijuar tek une,pa qene ne gjendje qe te them se sa e sakte eshte),mund te them se ne nuk mund te krahasohemi me faktin se ekziston Greqia si pasardhese e Greqise se lashte apo Italia si pasardhese e Romes se lashte,per te patur pretendime mbi autoktonine e vendbanimeve shqiptare ne Cameri.Kjo per faktin se kane qene edhe perandori te famshme si Persia dhe Perandoria Bizantine qe kane patur shtete te fuqishme dhe sot tashme nuk ekzistojne dhe ekziston Shqiperia,pasardhese e nje popullsie teper te lashte,por jo e ndonje shteti te tille(per te mos thene,qe se kemi ne asnje etape te historise nje koncept te tille te mirefillte).Ajo qe pretendojme ne per Camerine bazohet ne faktin historik te ekzistences se kufijve te Ilirise se lashte deri ne Arte ne Greqi,por ajo qe eshte me e prekshme eshte fakti qe kjo popullsi shqiptare ka vazhduar te njihet si e tille edhe ne shekujt e mevonshem,pavaresisht qe kufijte ndryshuan dhe se eshte fakt historik qe ne ato troje kane jetuar dhe kane qene Pronare te ligjshem camet dhe jo greket dhe se nuk ka patur ndonje kufi demografik ndermjet trojeve te Shqiperise se sotme dhe Camersise,gje qe verteton se Cameria ishte vazhdim natyral i trojeve dhe popullsise shqiptare.Kaq per temen e Camerise,sepse kjo mund te vazhdoje ne temen e fakteve historike te Camerise,me duket e trajtuar nga Fajtori me disa artikuj mbi keto fakte.
Sa per antikitetin mund te flasim mbi monumentet e lashtesise shqiptare si Dyrahu,Butrinti,Apolonia,Aulona,Shkodra,Shkupi etj etj fakte qe une nuk i di te gjitha....me kujtohet nga historia nje fakt i tille qe jane gjetur ndertime ilire edhe ne teritorin e Gjermanise... keshtu qe vertetonin se iliret kane qene te shtrire deri ne Danub(nejse,tani nuk kemi te drejte te kerkojme "camet" atje lol)...por keshtu ne mund te sjellim te gjithe nga nje fakt te lexuar diku,apo edhe njohuri me te sakta nga cilido anetar tjeter i ketij forumi qe do te sherbente per te rritur njohurite tona mbi lashtesine e trojeve tona dhe per rrjedhoje te ngreje me larte krenarine tone kombetare.


Postuar nga Ami- datė 27 Mars 2003 - 22:50:

Mahhhhhhhhhhhhh, mesa po shoh u dashka perseri qe te lodh gishtat une per te dhene disa info edhe ne kete drejtim. Ju japo fjalen qe do filloj te shkruaj per disa nga qendrat shqiptare te antikitetit.

Kini pak durim, nderkohe mund te na shkruaje dikush ndonje gje rreth kesaj teme e cila eshte shume e mistershme por edhe me shume interes.


Postuar nga Lupica datė 15 Qershor 2003 - 04:52:

vetem antikitet shqipetar

Hey une nuk di shum gjera nga historia e shqiperise por mund tju jap nje leksion mbi greqine e lashte dhe mbi romen antike,per herot qe e karakterizojne kete periudhe te historise.Bashkohem me mendimin e djalit qe tha qe shtetet moderne mund te kene zili shtetin,politiken,renditjen dhe shum aspekte te tjera te ketyre dy civilitete te lashta.


Postuar nga Ami- datė 15 Qershor 2003 - 08:02:

Mos harro Lupica qe ne kemi qene pjestare aktive ne keto dy civilitete madje edhe ne nje te trete qe ishte ai i Perandorise Otomane. Pra kemi qene te nderthurrur edhe ne ne nje sistem te tille.


Postuar nga Lupica datė 16 Qershor 2003 - 00:38:

yes

po ke te drejte po une thashe qe shtetet te fuqishem (qe shqiperia nuk futet)e kane zili.eshte e vertet qe ne ato kohe shqiperia ishte ne doren e tyre por prape kjo nuk do te thote qe ishte shqiperia nje nga shtetet qe e ndertuan civilitetin romak ose grek.Ata nuk paten as nje influence mbi ngritjen e romes ne fuqi.
Qe keshtu shqiperia ka qene vetem nje shtet i pushtuar nga dikush tjeter dhe thuhet qe ka bere pjese.por prape jo si fetimtar por si humbes i nje lufte.

regards Lupica


Postuar nga i_lire datė 21 Shtator 2003 - 06:03:

Tė pafundme janė librat qė janė shkruar pėr ilirėt. Dėshmi tė autorėve antikė i pėrmendin pėrherė ilirėt. Populli i madh i ilirėve sėbashku me thrakasit, sipas Herodotit, pėrbėjnė popujt mė tė mėdhenj tė lashtėsisė pas hinduesve. Burimet kronikore pėrvijojnė historira tė ndėrthurrura dhe sinkretike pėr ilirėt nė epokat e motshmėrisė. Tė tėrė historianėt seriozė tė botės nuk mtojnė t’i shmangin ilirėt nga historia e qytetėrimeve tė njerėzimit. Ekzistenca e ilirėve ėshtė njė ekzistencė e patjetėrsueshme dhe e padyshimtė. Miku im, ilirologu mė i madh i ditėve tė sotme, prof.Stipēeviē ka botuar njė vepėr fundamentale, tė quajtur “Bibliographia Ilyrica”. Shfletimi i kėsaj vepre nuk ėshtė thjesht njė trill kurioziteti. Ata qė se kanė parė kėtė vepėr mund tė flasin pėr Hėnėn por qė s’kanė shkelur asnjėherė nė sipėrfaqen e Hėnės. Ēudira tė tilla gazmore dhe tė trishtueshme janė tė pafundme. Pa i studjuar ilirėt mundet ose ti mitizosh, ose ti pėrbuzėsh., por asnjėherė me siguri nuk mund t’i kuptosh.
Qėllimi im nuk ėshtė pėr tė vėrtetuar atė qė nuk ka nevojė tė vėrtetohet: ekzistencėn e ilirėve. Si hulumtues dhe arkeolog i kam kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės sime njohjes dhe kuptimit tė ēėshtjes sė ilirėve nė histori. Kjo ēėshtje ėshtė e trifishtė. Sė pari ėshtė ēėshtje e ballafaqimit dhe kriticizmit serioz dhe akribik tė burimeve tė autorėve antikė pėr Ilirinė dhe ilirėt, sė dyti, ėshtė ēėshtja e glosave, toponimeve dhe antroponimeve, qė janė pasaportizuar si tė qytetėrimit dhe tė gjuhės ilire, sė treti, ėshtė bota e rizbuluar, e zhveshur nga lėvozhgat e paemėrsisė ndėrmjet arkeologjisė sė monumenteve dhe tė dhėnave jashtėzakonisht tė pasura dhe interesante tė qytetėrimit ilir. Nė kėtė trinitet tejet shkencor dhe diturak pėr fat tė mirė, dy shekujt e fundit shkencėtarė nga mė seriozėt dhe mė autoritativė tė Evropės dhe tė botės kanė bėrė disa struktura mendore dhe sinteza tė palėkundura qė do tė formonin disiplinėn e padiskutueshme tė ilirologjisė, disiplinė kryesore pėr shkencat e gjenezave, kthjellėzimeve dhe historisė sė qytetėrimeve tė popujve tė botės. Ilirologjia ėshtė pėruruar nga shkencėtarė tė huaj tė cilėt nuk kishin stimulime politike, as kompleksin e apologjive false. Kėta shkencėtarė fillimisht u nisėn nga glosat ilire dhe gjetėn njė pėrputhje jotė rastėsishme me tė dhėnat kronikore tė autorėve antikė pėr Ilirinė dhe ilirėt. Kjo ndėrthurrje bėhej njė shtrat gjeografikisht tė pėrcaktuar dhe tė saktė. Kriticimi i tyre qe domethėnės dhe tė nisur nga njė krahasueshmėri rigoroze ata pėrftonin jo vetėm njė vizion por edhe njė histori konkrete, tė pafallsifikueshme dhe aspak tė shpikur tė ilirėve nė histori. Kjo gjė nuk mund tė vihet nė dyshim nga askush, kursesi “revolucionet publicistike” tė komplekseve tė ē’mitizimeve pėr hir tė ekzibicionizmave vetiakė nuk kanė tė bėjė fare me tė vėrtetėn shkencore. Fakti qė monopoli i ilirologjisė zotėrohej nga dijetarė tė huaj nuk qe fatal, sepse konkretisht nė shek.XX edhe dijetarėt shqiptarė kryesisht nė rrafshin gjuhėsor, por edhe atė arkeologjik si tė thuash zbuluan njė botė, qė konsiderohej e humbur, duke konkretizuar tė vėrtetat e mėdha tė njė historie tė pamohueshme. Ēėshtja e ilirėve nuk i ka shpėtuar mtimeve tė ndryshme, madje dhe tė skajshme. Ka patur edhe mohime ekleziastike tė ilirėve pėr t’i quajtur edhe njė popull fantazmagorik. Po kėto qenė pėrpjekje liliputėsh, karakteristikė kjo, e amatorėve delirantė, me prapavija politike shumė tė qarta. Gjithashtu ka patur pėrpjekje pėr ti ngulitur ilirėve kompleksin frojdian tė inferioritetit, simetrikisht edhe tė kundėrtėn, kompleksin absurd tė madhėshtisė sė kotė. Tė shumta janė librat vendimtarė pėr ilirėt. Njė nga librat mė autoritarė ėshtė ai i dijetarit J.Willkes. i quajtur “The Yllirians”, botuar nė Oxford mė 1992. Ai qė se ka lexuar kėtė libėr nuk mund ta bėjė pėgjegjės autorin e librit,se pėr ē’arsye pėr shkak tė injorancės tipologjike nuk ka arritur ta lexojė kėtė libėr. Njė nga arkeologėt mė tė mėdhenj nė botė Theodor Mommsen nė korpusin e tij madhėshtor tė mbishkrimeve nė rrafsh evropian ėshtė pioner themelvėnės i ilirologjisė. Librat e Mommsenit zenė njė bibliotekė, e cila ėshtė mė e rėndė se faqet e tabloidėve. Publicistika nuk ėshtė e barabartė me shkencėn. Mediatizmi me shpejtėsi tė pabesuar i artikujve ėshtė njėkohėsisht edhe njė liri pėr tė dėrdėllitur apo njė kiē kulture qė s’ka asnjė lidhje me seriozitetin shkencor. Ėshtė meritė e jashtėzakonshme e filologut gjenial Eqrem Ēabej, i cili duke u mbėshtetur nė shkollėn gjermane tė ilirologjisė shtroi si askush dhe argumentoi me njė dituri tė pabesueshme ēėshtjen vėrtetė tė diskutueshme tė prejarhdjes sė shqiptarėve edhe nga ilirėt. Ėshtė njė meritė e pamohueshme e arkeologėve shqiptarė, qė me zbulimet e tyre dhanė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme pėr kėtė ēėshtje. Sintezat e historianėve shqiptarė pėr fat tė keq nuk janė nė nivel tė kėnaqshėm, pėrshkrimet inventarizuese kėrkojnė akoma mėndje tė fuqishme tė kulturės sė sintezės. Megjithatė, miku dhe kolegu im i vjetėr Neritan Ceka e ka botuar librin e tij “Ilirėt”, ku metodikisht dhe qartė bėn publike urbi et orbi jo vetėm botėn ilire, por dhe etnogjenezėn e shqiptarėve edhe prej ilirėve. Zbulimi kryesor mė i madh arkeologjik nė Shqipėri nė shek.XX lidhet me kulturėn prehistorike nga mė tė vjetrat nė Evropė nė pellguan e Fushės sė Korēės, por edhe nė pika tė tjera gjeografike tė Shqipėrisė. Pėr herė tė parė, pėrmes njė materiali, pėr fat tė keq, pjesėrisht tė botuar, ne mėsojmė pėr preilirėt e epokės sė neolitit dhe tė eneolitit, pėr protoilirėt e epokės sė bronzit dhe tė hekurit dhe pėr pėrmendjen historike tė ilirėve. Herodoti dhe Tukididi, Aristoteli dhe Hekateu, Skylaksi etj., janė tepėr konkretė nė tė dhėnat e tyre historike pėr ilirėt. Prehistoria nė kronologjinė e sė cilės ka njė meritė tė padiskutuar dijetari i madh, miku im Frano Prendi, jo vetėm qė riformuloi idenė e gjenezės, por u bė baza e birėsisė (filiacionit) tė popullsisė vendase nė procesin e saj tė zhvillimit nga preilirėt te protoilirėt dhete vetė ilirėt. Nuk kam ndėrmend kėtu tė skicoj ato gjėra qė tashmė janė bėrė pronė e paluajtshme e pronės intelektuale shkencore. Asnjė dijetar dhe asnjė shkencėtar serioz nuk bėn mė akrobacira apo shakara, ata nuk venė nė dyshim ekzistencėn e ilirėve, por bėjnė saktėsisht studimin e tyre tė thukėt. Ėshtė e vėrtetė qė nė vitet 30 tė shek.XX i mirėnjohuri Hans Krahe bėri njė tejlakim me teorinė e tij tė panilirizmit, gjė qė u kapėrcye shumė shpejt. Por studimi i fisieve tė shumta tė popullit kontinental tė ilirėve ėshtė njė proces hulumtues me tė papritura nga mė tė ēuditėshmet. Studimet nuk kufizohen vetėm pėr ilirėt ballkanikė ose tė Gadishullit ilirik, por flitet edhe pėr ilirėt e Gadishullit Apenin, konkretisht dhe pėr kulturėn materiale madje dhe shkrimore tė ilirėve mesapė,pa harruar edhe ata japigė. Korpusi i mbishkrimeve mesape sipas studjuesit tė madh Karlo De Simone, lidhet me substancėn e gjuhės ilire, kėshtu miti qė ilirėt nuk kanė shkruar gjuhėn e tyre, tė paktėn duhet revizionuar. Studimi i glosave ilire nė mėnyrė tė veēantė nga Jokli, Majeri dhe sidomos nga Eqrem Ēabej, e lidhin ilirishten me shqipen. S’mund tė thuhet qė ky studim ėshtė i pėrfunduar, por s’mund tė thuhet qė ky studim ėshtė njė problematikė e gjallė dhe e patjetėrsueshme. Nė rrafshin historik arkeologjia shqiptare ka zbuluar tė dhėna jo vetėm pėr jetėn paraqytetare ilire, ose protourbane, por ka folur konkretisht pėr qytetin ilir si koncept organizativ dhe politik, si dhe pėr historinė politike tė shtetit ilir, i cili pėrfundon nė vitin 168 p.e.sonė kur mundet mbreti Genti nga romakėt. Ėshtė gjetur varri monumental i mbretit Gent, qė ruhet nė Gubio tė Italisė ende dhe sot. Ky varr ėshtė njė monument, qė nuk mund tė ē’bėhet, as tė shpiket dhe as tė mohohet.
Ėshtė e vėrtetė qė mohimi i ilirėve tani ėshtė diēka e pamundur. Ēėshtja mė e vėshtirė dhe mė delikate, pėr pasojė akoma dhe mė e rėndėsishme ėshtė ēėshtja e birėsisė sė shqiptarėve prej ilirėve. Njė ekuacion i tillė, qė pėrfshin dėshmitė kronikore, glosat dhe faktet arkeologjike ėshtė ravizuar qartė nė studime serioze. Gjeneza e shqiptarėve duke filluar nga arbėrit e hershėm ėshtė e vėrtetė qė kėrkon studime tė reja dhe mė tė thelluara dhe sidomos shumė disiplinore. Tė gjitha arritjet madhore tė shkencės, flasin qartė qė populli shqiptar ėshtė autokton nė viset e veta pėr shkak tė vijimėsisė historike, qė ėshtė gjeografike dhe gjuhėsore, si dhe kulturologjike dhe shpirtėrore.
Teoritė e prejardhjes sė shqiptarėve janė tė shumta dhe nga optika tė ndryshme. Politikat antishqiptare kanė krijuar formula tė prejardhjes sė shqiptarėve qė nga Kaukazi, nga Veriu i Evropės, nga Azia e Vogėl, madje dhe nga Irlanda, ndoshta dhe nga planeti Mars. Ka teori bizare, qė shqiptarėt i bėn tė prejardhur nga Arabia, akoma mė qesharake janė teoritė e amalgamės, sipas tė cilave shqiptarėt janė njė popull pa identitet, por njė hibrid popujsh tė ndryshėm dhe tė rastėsishėm, njė metaforė kolonizimesh tė ndėrthurrura dhe tė alambikuara nga trillli i fatit dhe paradokset e historisė. Dikur njė kryeministėr i Serbisė, i quajtur Gjeorgjeviē shkroi njė libėr ku i quan shqiptarėt nė mėnyrė pezhorative “Evgjitėt e Evropės, njė racė kreole, barbarėsh tė paditur dhe pa kulturė, pa gjuhė dhe letėrsi, pa dinjitet dhe tė kriminalizuar nė ind”. Ka teori qė duke mohuar rėndshėm autoktoninė e shqiptarė i bėjnė ata ardhacakė kryesisht nė shek.XII dhe pėr rrjedhim pėrvetėsues tė trojeve tė “tė tjerėve”. Akademikėt serbė kanė krijuar kėshtu me kėtė tezė njė delir kinse tė frikshėm, por dhe me njė absurd qesharak.
Pėr fat tė mirė shkenca serioze i ėshtė shmangur politizimeve tė neveritshme dhe antishqiptare. Origjina e shqiptarėve ka disa teori qė duhen marrė parasysh. Kėto teori nisen nga kushti kryesor formuluar sė pari nga vepra prej pionieri e Franc Boppit, se gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė indevropiane, me pėrbėrės autoktonė tė tejlashtė, madje me disa pėrbėrės paraevropianė, fakt ky tepėr i rėndėsishėm.
Shqipja si gjuhė indevropiane ėshtė ēelsi dhe kodi i ritkhimit nė histori drejt gjenezės. Problemi i burimit tė gjuhės shqipe lidhet me njė numėr ēėshtjesh tė tjera tė mėdha. Dy teori kryesore janė tė rėndėsishme. Njė teori lidhet me analogjitė gjuhėsore iliro-shqiptare dhe tregon se shqiptarėt burojnė prej ilirėve. Teoria tjetėr merr nė konsideratė afėritė e thrakishtes me shqipen, pa mohuar dhe afėritė e vetė ilirishtes me thrakishten. Teoria e tretė ėshtė ajo e sintezės, qė formulohet mė afėr dhe mė prekshėm sė vėrtetės sė formimi i gjuhės shqipe lidhet jo vetėm mė ilirishten por dhe me njė dimension thrakas. Teoria e sintezės qe ajo qė i kushtoi kujdes te veēantė kolosi i gjuhėsisė shqiptare Eqrem Ēabej. Nuk ėshtė vendi pėre tė rreshtuar argumentet e njė diturie universale, qė i reflekton dhe i skalit pėrjetė Ēabej i pavdekshėm. Argumenti i gjoja njė golle, boshllėku, i mospėrmendjes sė emrit tė shqiptarėve nga shek.II i erės sonė, kur Ptolemeu i Aleksandrisė, shėnon qytetin Albanopolis si kėrthizėn, epiqėndėr tė albanėve dhe deri nė shek XI, kur kronistėt bizantinė Ataliati dhe Ana Komnena, i pėrmendin pėrsėri kėta albanė nuk ėshtė njė argument fatal. Dijetari Johan Thumanni ka shkruar mė 1774 pėr shqiptarėt “nė historinė e tyre nuk kam gjetur ndonjė gjrumė tė njė emigracioni tė mėpastajmė, gjuha e tyre na ka dhėnė tė tilla dėshmi pėr fatin e popullit, qė unė nuk mund tė mos njoh tek ky popull, fqinjėt e lashtė tė grekėrve dhe nėnshtetasit e Romės sė vjetėr. Po tė dyja kėto mė kallxojnė ilirėt”. Kretschmeri ka thėnė “mendimi qė gjuha shqipe paraqet fazėn mė tė re tė ilirishtes sė vjetėr, ose si shprehet me tė matur, Gustav Majeri tė njė dialekti ilir, ėshtė nė bazė tė tė gjithė situacionit aq afėr mendjes, sa duhej njeriu tė sillte arsye shumė tė rėnda pėr ta hedhur poshtė, sepse shqiptarėt banojnė atje, ku nė kohė tė vjetėr rronin popujt ilirė”. Kjo do tė thotė qė ilirėt jo vetėm kanė jetuar nė brigjet bregdetre por edhe shqiptarėt rrjedhimisht i kanė viset e tyre autoktone brigjet bregdetare. Kjo vėrtetohet edhe nga dėshmitė e toponomastikės shqiptare qė sipas Ēabejt janė zhvilluar sipas ligjeve tė fonetikės shqipe, gjė qė vėrteton pikėrisht vijimėsinė. Elementėt paraindevropianė nė shqip nuk mund tė flasin pėr njė ardhje tė vonė tė shqiptarėve. Autoktonia e shqiptarėve vėrtetohet dhe nga huazimet e vjetra greke, kryesisht dorike ose tė ashtuquajturit dorizėm ilir. E njejta pikė reference e pashlyeshme lidhet dhe me huazimet e latinishtes, tepėr tė hershme, madje edhe nė njė ēėshtje kolosale siē ėshtė ajo e terminologjisė sė krishtėrimit tė hershėm te shqiptarėt duke filluar nga shek. I pas Krishtit. Shtresėzimi i huazimeve dalmate, spanjolle, italiane, anzhuine, qė vijnė nga Evropa Perendimore janė gjithashtu tė vijueshme nė kohė dhe hapėsirė dhe vėrtetojnė gjithshtu autoktoninė. Ēuditėrisht kėtė gjė e vėrtetojnė nė njė kah tjetėr dhe huazimet sllave madje dhe ato turke. Teoria e huazimeve lidhet jo vetėm me qėnien e kontakteve, por edhe tė mosshkėputjes sė vendbanimit tė shqiptarėve nga vetė shqiptarėt, me ngjarjet e mėdha tė lėvizjeve nga Perėndimi dhe Lindja. Njė temė mė vete ėshtė marrėdhėniet e shqipes me rumanishten, ku elementet latine me shqipen dhe rumanishten lidhen edhe me elementet jolatine nė kėto dy gjuhė. Tė pėrbashkėtat midis tyre krijuan teorinė e substratit, teori e cila u ndoq nga shumė dijetarė por kėtu ėshtė harruar vėrejtja shumė e rėndėsishme e Ēabejt, qė teoria e substratit nuk ka karakter pėrfundimtar se kjo do tė parakuptonte eleminimin e njėrės nga gjuhėt. Tė dalim tashmė tek ajo qė ėshtė mė vendimtare, jo tek huazimet leksikore por tek sintaksa tepėr konservative dhe e veēantė e gjuhės shqipe. Arkeologjikisht mund tė them qė e shtuquajtura kulturė e Komanit ose e arbėrve tė hershėm nė shek.V-VII pas Krishtit, vėrteton materialisht gjithashtu procesin e vijimėsisė tė autoktonisė dhe tė etnogjenezės sė shqiptarėve.
Teoria e Vajgandit ėshtė tepėr e njohur. Tė gjitha pikat e kėsaj teorie u morren nė konsideratė dhe u studjuan seriozisht nga Eqrem Ēabej. Kėtu qėndron njė nga vlerat mė kolosale tė shkencėtarit tonė, i cili me fakte dhe logjikė tė pamohueshme tregoi vijimėsinė e shqiptarėve nė trojet tona duke pėrfshirė edhe disa fjalė kryesore tė leksikut detar siē ėshtė fjala det, fjala anije(qė vjen nga fjala enė) dhe terminologji tė tjeraa vendase. Tė vesh nė dyshim autoktoninė e shqiptarėve, do tė thotė tė bėhesh personazh humoristik i Erazmit tė Roterdamit. Njė paskuil tė fėlliqur shkroi njė farė Kapllan Resuli, padyshim duke i bėrė jehonė tezave shoviniste serbe. Publicitika e ditės pėr autoktoninė e shqiptarėve mund tė jetė interesante pėr bujė mediatike, por ėshtė pėllcitėse si fishekzjarrėt e kualitetit mė tė rėndomtė.
Sejcili mund tė thotė: Ilirėt? Ē’janė kėta ilirė? Ē’duan ilirėt mė shqiptarėt? Ē’janė kėta shqiptarė? Ilirėt, ah kėta ngatėrrestarė! Shqiptarėt, ah kėta tė marrė! Heshtja e akademikėve tanė tė nderuar e arkeologėve dhe e historianėve ėshtė turpi i tyre. E vėrteta ėshtė pėrtej vetvetes, pėrtej tė gjithė atyre, qė e kuptojnė, apo nuk e kuptojnė tė vėrtetėn.


Postuar nga MCS datė 04 Nëntor 2003 - 01:07:

i_lir Arkeologu

Kisha nje pyetje. Une jetoj ne us,dhe dua te di nese ekziston ndonje liber ne Anglisht qe bene fjale per trojet e ILIREVE sepse nuk eshte e qarte se cfare jane ne te vertete Grek,Maqedonas apo ndonje gje tjeter.?Disa thone qe epiri dhe mbreti i epirit (PIRO) ka qene GREK e shume e shume te tjera,thone se ne historine e tyre eshte e shkruajtur ashtu sic e thon ata, e jo si e kemi mesuar ne gjoja historia jone eshte shkruajtur gabim ose ne e kemi sajuar ashtu. Mendoj se me kuptoni! Dua te kem libra ne anglisht dhe fakte qe ti mbush mendjen dia qe nuk duan te kuptojne qe ne i kemi rrenjet e thella ne histori. te lutem me shkruaj nese njeh ndonje liber ne anglisht. FALEMINDERIT


Postuar nga MCS datė 13 Nëntor 2003 - 21:44:

i_lir

Do kthesh pegjigje?


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.