Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datė 20 Korrik 2008 - 00:06:

Lekura

U zgjua nga gjumi i mbytur ne djerse. Dihatja e shpeshte thyente qetesine e varit qe ndjeheshe ne dhome. U ngrit nga krevati dhe vuri doren ne gjoks. Nje cope prej lekures se gjoksit i mbeti ne dore. Syte u zmadhuan nga habia dhe erresira duke u perpjekur te shohin me qarte. Ishte vertet lekura e tij. I hutuar veshtroi copen e lekures per disa sekonda. Truri me ne fund u zgjua dhe filloi te punoje. Nuk ndjente dhimbje, nuk kishte gjakderdhje, duart nuk po dridheshin. Gjysem i paralizuar nga frika hodhi shikimin mbi krahe. Edhe atje lekura mungonte ne disa vende. "Filloi" mendoi dhe duke mbledhur te gjitha forcat u ngrit te ndeze driten. Me hap ate ngadalte ju afrua pasqyres. Duke ecur ndjente lekuren tek ndahej prej trupit dhe zinte vend ne dysheme. Ne nje moment shtangu. Ishte ide e mire te shihte veten ne ate faze? Tundi koken. “Me e keqja ka kaluar” mendoi dhe hodhi veshtrimin ne pasqyre. Fytyra po i deformohej dhe nuk mund te gjente me asnje detaj te fytyres se vet. Lekura qe i kishte mbetur dukej e bardhe dhe pa jete. "Nuk e dija qe isha kaq i dobet" tha vetes ne pasqyre. Cuditerisht kete radhe nuk ndjente dhimbje, bile nuk ishte as i frikesuar. Vetem frymemarja ishte me e shpeshte se zakonisht dhe ndihej shume i etur. Kapi goten dhe hapi rubinetin. Tani dhe duart ishin zhveshur komplet. Mbushi goten me uje dhe e rrekelleu me nxitim. Vendosi goten serisht mbi lavaman. Asnje shenje gjaku. Ne mendje i erdhi hera e pare kur kishte ndodhur. Te dridhurat, dhimbjet, gjaku qe skuqte carcafet, te thirrurat dhe te qarat.Mendimet e ben te renqethej. Ndersa kete here gjithcka ishte ndryshe. . .

Qendroi ne kembe me sy mbyllur. Per disa minuta ose ndoshta per disa ore. Kush e di? Te pakten perceptimi i kohes nuk kishte ndryshuar, tamam si atehere. Hapi syte. Ngriti duart lart dhe pa lekuren e re tek formohej. Gishtat, krahet, kembet, gjoksi filluan te vishen serisht dhe mishi I kuq I muskujve ngadale filloi te fshihej mbas te bardhes se lekures se re qe po formohej. Doli para pasqyres perseri. Fytyra po krijohej me nga dale. Gjithcka kishte mbaruar ne disa minuta ose ne disa ore, njesoj si atehere. U afrua me shume pasqyres dhe filloi te shihte veten me kujdes. Mollezat ishin ndryshe, nofullat dukeshin me te fuqishme, flegrat e hundes me te hapura, buzet ishin me te trasha, por te plasura ne disa vende. Vetem syte ishin te njejtet kerkues dhe zhibrues sy. Ishte perseri ai, por … ndryshe, jo si ai me pare. Tani mund te shkonte ne krevat serisht dhe te shtrihej I qete ne pritje te se nesermes.

Ne ato dy hapa bishti i syrit i kapi dritaren. Ishte e hapur. U afrua dhe nxorri koken jashte duke veshtruar rreth e rrotull. Mos ndoshta dikush … ? Jo! Jashte asnje fryme njeriu. Ndoshta me mire keshtu.


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.