Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Fajtori datė 04 Dhjetor 2010 - 04:46:

Per ata qe "i dine keto qe thuhen"

Nje pjese e artikullit te Fatos Lubonjes: "Fatkeqesi, por jo natyrore".


... Teksa bėjmė kėto diskutime duke parė pėrmbytjen e radhės, nuk mund tė mos na vijnė ndėrmend skenat e maskaradės qė pamė nė Parlamentin shqiptar para disa ditėsh, ku tė mbledhur pėr tė diskutuar buxhetin, deputetėt tanė s’bėnė gjė tjetėr, deri afro nė agim, por veēse u shanė ndėrsjelltasi pėr vjedhje e korrupsion, e vetėm pėr analizė buxheti nuk folėn. E ndėr tjera, nuk mund tė mos sjellėsh ndėrmend se nuk pamė e dėgjuam qė nė atė buxhet tė kishte ndonjė zė tė rėndėsishėm pėr investime pėr pengimin e pėrmbytjeve nė Shkodėr dhe po ashtu, nuk pamė e dėgjuam ndonjė deputet tė opozitės tė zonės sė Shkodrės, qė tė ngrihej e tė protestonte pėr kėto mungesa nė buxhet.
Tani vjen pėrmbytja, e njėra palė fillon a akuzon, kurse pala tjetėr thotė “fatkeqėsi natyrore”.

Qė fatkeqėsia nuk ėshtė natyrore, por politike, njerėzore domethene se ka tė bėjė me atė qė njerėzit e thjeshtė i dėgjon shpesh tė thonė: “Ē’ėshtė kjo fatkeqėsi qė na ka gjetur ne, qė na kanė rėnė kėta politikanė pėr hise”. Kėtė e dinė edhe kafshėt e pėrmbytura tė asaj zone, e jo mė njerėzit. Debati mund tė zhvillohet nė nivel filozofik, mbi atė sesa kjo fatkeqėsi ėshtė njė rastėsi dhe sa ėshtė e determinuar nga vetė niveli kulturor e moral i popullit tonė heroik e liridashės. E nė kėtė aspekt, do tė thosha se me siguri duhet thėnė se ashtu si fatkeqėsia e pėrmbytjes qė nuk ėshtė vetėm natyrore d.m.th. rastėsore, por edhe njerėzore, ashtu edhe kjo fatkeqėsi politike nuk ėshtė vetėm rastėsore, por ka tė bėjė edhe me nivelin e njeriut tonė demokratik. Dhe kur themi “njeriu”, kam parasysh faktin se ai ka nė dorė tė bėjė tė mundurėn pėr tė evituar fatkeqėsitė, apo pėr t’i parandaluara ato, apo pėr t’i pakėsuar ato. Dhe nuk ka pikė dyshimi se ashtu sikurse pėr evitimin e pėrmbytjeve nė Shkodėr ka pasur shumė gjėra pėr t’u bėrė, ashtu edhe ndaj kėsaj fatkeqėsisė tjetėr njerėzore ka shumė gjėra pėr t’u bėrė.

E ndėrsa shkruaj kėto radhė, mė vjen ndėrmend se nė buxhet parashikohen miliarda pėr tė hapur njė tunel tė gjatė e tė gjerė nė Krrabė qė (thonė kėta tė pushtetit) elbasanasit tė vijnė pėr 30 minuta (jo pėr njė orė) nė Tiranė. Dhe pyes me vete: e ē’kuptim ka qė elbasanasit tė vijnė njė gjysmė ore mė herėt nė Tiranė, kur ti ke njerėzit qė po tė pėrmbyten vit pėr vit nė Shkodėr? Apo se mos ka punė nė Tiranė? Mirėpo, arsyeja e mosarsyes sė fatkeqėsisė sė politikanėve tanė, nuk thotė kėshtu. Dhe kėtu, tek e fundit, kthehemi pėrsėri tek pyetja: ēfarė mund tė bėjmė qė ta evitojmė kėtė fatkeqėsi njerėzore ose qė tė pakėsojmė dėmin e saj? Me fjalė tė tjera: ka njėzet vjet qė na pėrmbytet Parlamenti e qeveria me tė paaftė, tė korruptuar e tė babėzitur, ēfarė mund tė bėjmė pėr ta parandaluar kėtė? Personalisht mendoj se ka shumė mė tepėr shans tė bėhet ndonjė gjė pėr tė evituar pėrmbytjet nė Shkodėr, sesa pėr tė evituar kėto pėrmbytjet nė Parlament.
Kaq. Nuk po jap ndonjė zgjidhje nga ato qė lexuesi pastaj tė mė thonė: analizėn e ke bėrė mirė, por zgjidhjen e ke dhėnė tė dobėt.

Mirėpo, ndėrsa shkruaj, mė bėhet sikur i dėgjoj ata lexues qė do tė thonė: prapė po njė fyelli pesimizmi po i bie ky Lubonja. Nėse ke ndonjė zgjidhje thuaje, pėrndryshe mos na shkruaj gjėra qė i dimė sa pėr tė na deprimuar edhe mė. I shtrėnguar nga ky zė, duke e lodhur mendjen pėr ndonjė zgjidhje optimiste, pasi e lexova edhe njė herė qė nga fillimi e nė fund shkrimin deri kėtu dhe vėrtet pashė se shumė gjėra janė thėnė e stėrthėnė jo vetėm nga unė, mė nė fund mė erdhi ideja e zgjidhjes: Pse tė mos bėjmė dy parlamente? Njė Parlament qė ėshtė ky qė ėshtė, i cili sheh interesat private tė politikanėve dhe oligarkėve qė janė kėta qė janė, tė cilėt bėjnė buxhetet e pėrcaktojnė prioritetet sipas interesave tė tyre. Dhe njė Parlament tjetėr, qė tė shohė interesat e njerėzve si puna e atyre qė pėrmbyten nė Shkodėr, e jo vetėm. Unė jam i sigurt se po tė hidhet nė referendum kjo ide, do tė miratohet nga shumica e njerėzve. Gjithė duke e zhvilluar kėtė ide, mė del se i bie qė tė kemi edhe dy polici, edhe dy gjyqėsorė edhe dy lloje mediash, deri edhe dy kryeqytete. D.m.th, gati si tė krijojmė njė shtet tė ri. E meqė siē dihet, shpesh shtetet fillojnė nga pėrcaktimi i kryeqyteteve, unė propozoj qė kryeqytet i kėtij shtetit tė dytė shqiptar tė bėhet… le ta mendomė pak… Pėrfundimisht mė del se duhet tė themelojmė njė kryeqytet tė ri dhe ta quajmė “Fillimngazero”. Parlamenti nė “Fillimngazero” rrėzoi qeverinė me mocion mosbesimi pėr shkak tė pėrmbytjeve nė Shkodėr. Ēfarė lajmi i bukur! I ftoj lexuesit ta votojnė propozimin tim.


  Gjithsej 207 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.