Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga sarandaebukur datė 21 Mars 2008 - 05:51:

Berisha:Orketa, pasuesi i Mediut

Fatjona Mejdini

E Premte, 21 Mars 2008

Berisha emeron numrin dy te qeverise ne krye te dikasterit te Mbrojtjes. Zv.kryeministri aktual, Gazmend Oketa, do te jete dhe ministri i ri i Mbrojtjes, pas doreheqjes pak dite me pare te Fatmir Mediut nga ky post. Ka qene Kryeministri Berisha, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike, ai qe ka propozuar ne Kryesi te PD-se emrin e Oketes, si pasuesin e Mediut. Ne mbledhjen 15-minuteshe te pasdites se djeshme, anetaret e kesaj kryesie kane pranuar pa asnje hezitim emrin e Oketes, ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, duke vulosur ne kete menyre perfundimisht kalimin e kesaj ministrie nga dora e republikaneve ne dore te demokrateve, pas tragjedise se Gerdecit. Vete zv/kryeministri Oketa ne nje prononcim, per gazeten "Koha Jone", ka theksuar se "e pranonte me pergjegjesi propozimin per te qene minister i Mbrojtjes". Nderkohe, lideri demokrat, Berisha, ne nje prononcim per mediat, u shpreh se ende nuk kishte ndonje propozim per emrin e ri te zv/kryeministrit dhe se do diskutohej perpara se te merrej nje vendim ne lidhje me kete ceshtje. Por, ai ka kembengulur qe republikanet nuk do te jene jashte qeverisjes, si forca e dyte me e madhe e koalicionit te djathte.

Nga ana tjeter, burimet brenda mbledhjes se Kryesise se PD-se bejne te ditur per gazeten "Koha Jone" se Kryeministri Berisha mesohet te jete shprehur se nuk do te beje ndryshime te tjera ne kabinetin e tij qeveritar, derisa te perfundoje samiti i ardhshem i NATO-s, qe do te mbahet ne Bukuresht me datat 2-4 prill. Njeheresh, burimet brenda Kryesise se selise blu bejne te ditur se kreu i qeverise ka lene te kuptohej se pas samitit te NATO-s do te bente ndryshime rrenjesore ne kabinetin e tij ministror, pa permendur emra dikasteresh apo ministrash qe do te jene pjese e ketij ndryshimi. Por, ndonese aleatet e PD-se ne qeverisje, republikanet do te perfaqesohen ne qeveri me nje minister, sipas marreveshjes mes dy forcave politike, burime te sigurta bejne te ditur per gazeten se deri ne Samitin e Bukureshtit, PR nuk do te jete e perfaqesuar me asnje post ne qeveri. Ky vendim pritet te merret sot ne mbledhjen e Kryesise se Partise Republikane dhe pas Samitit te NATO-s, kjo parti pritet te hape edhe negociatat me PD-ne ne lidhje me postin ministror qe do te marre. Por deri ne fillim te muajit prill, republikanet do te jete prezente ne qeveri vetem me dy zevendesministrat e tyre. Mesohet se hapja e negociatave me Partine Republikane ne lidhje me ministrine e re qe ata do te drejtojne eshte shtyre per shkakun se palet kane vendosur te respektojne viktimat e Gerdecit qe humben jeten nga tragjedia e nje jave me pare. Po keshtu, diskutimet politike per ndarje postesh ne prag te samitit te NATO-s nuk do t'i sherbenin paraqitjes se Shqiperise ne Bukuresht.

Ne mbledhjen e pasdites se djeshme te Kryesise se PD-se, Kryeministri Berisha ka theksuar perpara anetareve te saj se prokuroria duhet te punoj intensivisht per zbardhjen e ngjarjes dhe se fajtoret per te duhet te merrnin denimin e merituar.

Koha Jone

------------------------

Iken dhe republikanet..?


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.