Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Meritohet njeriu? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15567)


Postuar nga briseide datė 18 Mars 2008 - 15:12:

Meritohet njeriu?

Sipas jush prania,miqesia,dashuria e dikujt...duhet merituar?

...per te evituar keqkuptime te kota : ka njerez me cilesi te mira,ka te tjeter pa cilesi te vecanta...ka nga ata qe kane ndjekur nje jete shembullore,te tjere qe jane marre me te ashtuquajturat "pislleqe" (te me falni nese dikush ofendohet) - pra kush nga ju qofte edhe nje here ka menduar:Ai s'e meriton ta kete mik.
Ose...ka njerez qe pretendojne t'i japin nje vlere vetes edhe ne dashuri:ajo eshte me e mire,meriton nje si vetja,ai eshte me i shkolluar,s'duhet te rrije me te ,jo ai s'meriton nje goce te pa virgjer(ka edhe keshtu) - llafe bote por qe gjejne shteg ne jeten e perditshme (me sa vura re ne Shqiperi kete dimer) me shpesh sec mund te mendohet dhe qe kane influence,qofte nga mentaliteti,qofte nga egoizmi - s'jane vetem cilesime te dikujt te jashtem por edhe te vete te interesuarve.Per me teper,duhet dikush te pretendoje nje fare intensiteti ne dashurine qe duhet t'i jepet,dhe kjo si pasoje e vleresimit te vete si njeri?

Ju si mendoni? - Tregoni eksperiencat ose pershtypjet tuaja...


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 18 Mars 2008 - 16:51:

Dashuria dhe miqesia... patjeter jane te bazuara mbi racionalitetin!

Shkurt fare... nuk mund te kem shoqeri me nje barbon!!!
Jo se kam ndonje gje kunder... asnje diskriminim percmues!
Thjesht... "sipas tenxheres edhe kapaku"!
Besoj jeni d'akord te gjithe!


Postuar nga Fajtori datė 18 Mars 2008 - 17:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
Shkurt fare... nuk mund te kem shoqeri me nje barbon!!!


Perkundrazi, une jam kurioz per boten, njerezit, barbonet dhe nivelet e ndryshme te kulturave. Me pelqen ti njoh te gjithe nga pak. Dhe deri me sot kam arritur ne perfundimin se nuk ka shume ndryshim mes njerezve, eshte thjesht ceshtje sa te ecen muhabeti dhe sa do ta kesh horizontin shoqeror.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 18 Mars 2008 - 17:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Perkundrazi, une jam kurioz per boten, njerezit, barbonet dhe nivelet e ndryshme te kulturave. Me pelqen ti njoh te gjithe nga pak. Dhe deri me sot kam arritur ne perfundimin se nuk ka shume ndryshim mes njerezve, eshte thjesht ceshtje sa te ecen muhabeti dhe sa do ta kesh horizontin shoqeror.



ooooooooooooooook... vaaaaaaaaaaa bene!
Shiko... mos me zhgenje tani... :p
Une aty shkruaj... "nuk kam diskrimin percmues" kundrejt barboneve si status... !
Diskrimini eshte... patjeter... eshte evident... bile jane ata qe e bejne diskriminimin, diferencimin dhe distancimin!
Por jo pecmues...
Thjesht une me njerez te tille nuk mund te shoqerohem... keshtu eshte ngjizur shoqeria!
Ne 14-15 ore aktivitet ditor... une duhet te zgjedh me cilin te pi kafe, te drekoj, darkoj... etj...
Thote mire Brisi... hyjne interesat... ne fakt e shtron si pyetje...
Patjeter ... mbase edhe ne menyre te pavetedijshme... ose me mire... duke marre gjera si te mireqena... ne pranojme standartet tona... dhe ne keto standarte te respektuara... ka interesa!



Peace!


Postuar nga cupka datė 18 Mars 2008 - 17:29:

shume bukur Gjergj.

ne thelb njerezit shoqerohen me ata qe shoqerohen sepse kane nje perfitim nga ajo marrdhenie... dmth ka marrje dhe ka dhenie dhe keto te vine ne larmi.


Postuar nga Fajtori datė 18 Mars 2008 - 17:39:

E pra, por varet ku qendron interesi Te njohesh nje barbon, hajdut, kriminel, kengetar apo murator eshte vetem nje menyre per te marre nga jeta e te tjereve njohuri mbi boten. Eshte film i lezetshem te futesh ne jeten e dikujt tjeter e te shikosh si puthet nje cift, si zihet tjetri, si behen pazaret, si mendon kamzaliu etj etj. Te shoqerohesh me njerez te ndryshem eshte si ti vjedhesh pak nga ajo jeta qe kane dhe te ndihesh dora dores plak, i rritur, femije, burre, grua, femer, mashkull. Etj etj. Eshte nje lloj ushqimi i nevojshem nese do te trazosh trurin vazhdimisht me gjelle te reja.


Postuar nga Fajtori datė 18 Mars 2008 - 17:45:

Opsssss, harrova ti pergjigjem pyetjes

Jo, njeriu nuk meritohet zakonisht.

Te pranosh se dikush meritohet ose jo do te thote te vendosesh nje sistem vlerash absolut. Por kjo eshte e pamundur, sepse te gjithe ne vetvete jemi normale. Keshtu qe mund te themi se njerezit shkojne ose nuk shkojne, por jo se nuk meritohen.


Postuar nga Piktor datė 18 Mars 2008 - 19:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti
Dashuria dhe miqesia... patjeter jane te bazuara mbi racionalitetin!

Shkurt fare... nuk mund te kem shoqeri me nje barbon!!!
Jo se kam ndonje gje kunder... asnje diskriminim percmues!
Thjesht... "sipas tenxheres edhe kapaku"!
Besoj jeni d'akord te gjithe!

Qefe, qefe kjo dynja.:p Une per vete kurre nuk e kam pasur problem te shkembej dy fjale edhe me nje barbon natyrisht fjalen e mire dhe nje ndihme edhe e kam ba. Megjithate kurre nuk kam zene miq per interes, miqesine prej meje vetem kush e ka merituar nga ana shoqerore.
Jo pse jam me origjine malsore e tradita e zakone etj por e kam te veshtire ne vetvete ti nenshtrohem dikujt per hater te miqesise etj.
Para nja dy vjetesh kam debatuar edhe me bossin dhe ja kam thene haptazi ne sy se nuk i perulem.
I perulem vetem vlerave te miqesise se paster . Atehere meritohet njeriu.


Postuar nga amor alucius datė 18 Mars 2008 - 20:11:

Une kam qene perhere pro idese qe njeriu ne jete merr ate qe meriton(pavaresisht fatkeqesive te probabilitetit). Mirepo ketu duhet te bej nje nuancim; njeriu ne nje periudha kohore te shkurtra ka nevoje per gjera te ndryshme. Une personalisht kam pasur momente ne te cilat kam pasur nevoje per 'thjeshtesi te menduari' ose nje naivitet qe ka qene pasoje i paditurise. Kenaqesi e papershkrueshme kur zhytesh ne nje bote te pakomplikuar dhe ndihesh e admiruar dhe e vene ne altarin e perendie nga njerez qe hyjne ne bisede me ty shoqeruar nga nje ndjenje inferioriteti. Natyrisht keto s'kam shkuar t'i kerkoj tek njerezit qe me ngjajne karakterialisht por tek njerez qe me raste shoqeria do i vuloste si "jo te denje". Por, keto periudha sic e theksova jane te shkurtra, ne perspektiva afatgjate besoj qe njeriu kerkon njerez qe i ngjajne vetes qofte dhe thjeshte ne maredhenie shoqerore; diferencat e medha te menduarit durohen 3 jave ose nje muaj sepse leshojne stimuj te ri por shpejt behen te merziteshme. Qe nje raport te vuloset si denje, duhet nje ndjenje barazie, mirepo aty ku njera pale hyn me deficite te ndjeshme s'mund te kete barazi, si pasoje s'mund te kete shoqeri por thjeshte nje kenaqesi e njeaneshme momentale.
Nese njeriu, ne nje periudhe te gjate, i pershtat ne sjelljen vetjake atehere mund te them me plote goje qe njerezit meritohen, thjeshte nje rigjetje e habitatit meme.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 18 Mars 2008 - 20:28:

Punetor... rri nashi... mo na bej monstra me pahir :p

E lexove ate qe shkruan amor alucius, me te vertete qe... per ndonje periudhe kohe... edhe mund te jesh "i gatshem" te besh njohje te reja... per nje fare periudhe... dhe ti mos mendo qe une nuk kam pasur te beje me "punk", "redskin", "studenti di sinistra" etj... dhe me ka pelqyer te hap horizontin por tek e fundit... thelle - thelle... kam pare qe nuk jemi per njeri-tjetrin...!

Edhe nje tjeter gje... se e morre shume "shabllon" ate punen e interesit ne shoqeri :p pak me i vemendshem kur lexon
Nuk eshte se ti nisesh primarisht nga interesi... edhe pse raste te tilla edhe ka... por... nuk behet ky shkaku kryesor per te pasur nje shoqeri...
kjo vetekuptohet ... eshte komplet reciproke... edhe sepse... nuk mund te mbahet nje shoqeri me interes vetem nga nje ane duhet te kete "interes" nqs keshtu mund ta quajme... nga te dyja palet!
Shkurt fare... nuk eshte parazitizem... por SIMBIOZE!






Peace!


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.