Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Meritohet njeriu? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15567)


Postuar nga amor alucius datė 18 Mars 2008 - 20:11:

Une kam qene perhere pro idese qe njeriu ne jete merr ate qe meriton(pavaresisht fatkeqesive te probabilitetit). Mirepo ketu duhet te bej nje nuancim; njeriu ne nje periudha kohore te shkurtra ka nevoje per gjera te ndryshme. Une personalisht kam pasur momente ne te cilat kam pasur nevoje per 'thjeshtesi te menduari' ose nje naivitet qe ka qene pasoje i paditurise. Kenaqesi e papershkrueshme kur zhytesh ne nje bote te pakomplikuar dhe ndihesh e admiruar dhe e vene ne altarin e perendie nga njerez qe hyjne ne bisede me ty shoqeruar nga nje ndjenje inferioriteti. Natyrisht keto s'kam shkuar t'i kerkoj tek njerezit qe me ngjajne karakterialisht por tek njerez qe me raste shoqeria do i vuloste si "jo te denje". Por, keto periudha sic e theksova jane te shkurtra, ne perspektiva afatgjate besoj qe njeriu kerkon njerez qe i ngjajne vetes qofte dhe thjeshte ne maredhenie shoqerore; diferencat e medha te menduarit durohen 3 jave ose nje muaj sepse leshojne stimuj te ri por shpejt behen te merziteshme. Qe nje raport te vuloset si denje, duhet nje ndjenje barazie, mirepo aty ku njera pale hyn me deficite te ndjeshme s'mund te kete barazi, si pasoje s'mund te kete shoqeri por thjeshte nje kenaqesi e njeaneshme momentale.
Nese njeriu, ne nje periudhe te gjate, i pershtat ne sjelljen vetjake atehere mund te them me plote goje qe njerezit meritohen, thjeshte nje rigjetje e habitatit meme.


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.