Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- E Verteta Per Kosoven: Argumente Dhe Fakte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15594)


Postuar nga Tulipani datė 22 Mars 2008 - 20:02:

Lightbulb

Argumente shume interesante duke pasur parasysh dhe profesionin tuaj.

Megjithese tani pavaresia e Kosoves eshte fakt i kryer une doja te vendosja theksin te me korrigjojne ne gabohem (duke qene se nuk jam eksperte e Te Drejtes Nderkombetare ) ne
" Principin e Vetevendosjes se nje populli " present ne Karten e Kombeve te Bashkuara i cili jep te drejten nje populli nen sundimin e nje pushtuesi te huaj te shpalle pavaresine. Kjo eshte nje norme ne te Drejten Nderkombetare dhe si e tille ka efekte juridike tek shtetet e tjera dhe keto efekte jane te pacenueshme e s'mund te jene pre e konvensioneve nderkombetare sepse ky princip konsiderohet si Suprem.

Rasti te tjera ku aplikohet ky princip jane: vendet ish kolonialiste, vende nen sundim ushtarakisht te huaj, raste genocidi e grupe shoqerore te cilave i mohohet zhvillimi ekonomik, kulturor e shoqeror .
Kosova hyn tek ky princip dhe pikerisht kjo ka qene nje nga argumentet qe u perdor dhe ne hartimin e planit Ahtisari. Fakti se ne Kosove kishim te benim me nje genocid i jepte te drejten ketij populli te shpallte pavaresine ndaj nje Serbie qe i vrau, diskriminoi, i mohoi te drejtat themelore shtetasve te saj vetem se i perkisnin nje etnie tjeter.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.