Forumi Horizont Gjithsej 329 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 329 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)


Postuar nga tolstoy86 datė 01 Maj 2008 - 14:21:

Cdo gje qe sillet ne koken e njeriut besim eshte, se ato qe di nuk jane zero vetem teorikisht, po thuaj zero jane..Po walkeri thote te besuarit ne fe, jo thjesht te besuarit ne dicka..

Ai qe beson ne nje fe, do pergjigjet 'feja ime', ai qe nuk beson fare, do thote 'asnje fe', zdo shume mend. Tema eshte e njejte me 'cilit besim fetar i perkisni', nje sondazh qe gjindet tashme ne forum.

Edhe per mendimin tim asnje fe nuk eshte e thene ta coje njeriun drejt se vertetes. Njeriun drejt se vertetes e con vetem vullneti i Zotit qe kjo te ndodhi..per mendimin tim.
Ose edhe nqs eshte nje fe e tille ( po flas me gjuhe objektive se ne car besoj nuk kam as lekundje as dyshime), ne nuk mund ta diskutojme si te jete problem matematike..E zeme se kjo fe eshte islami, cilin te krishtere mund ta tregoje me gisht si te privuar nga e verteta? Kujt ja dha Zoti ate te drejte apo ate dije?
Dua te them qe nuk zgjidhim gje dhe eshte e prirur si teme te hapi debate, ne rruge e siper nuk e di se car do mirret vesh..

p.s Lost kot te te pyes, si mund te jete urrejtes dhe xheloz Dikush qe ka forcen ti krijoje si te doje vete dhe ti shkaterroje po ashtu si te doje vete ato me te cilet paska arsye te kete rivalitet..varet te kuptuarit e nje libri, me mundesi ka qe te keqkuptoje dikush qe nuk di fare se cshkruhet aty, sesa ata qe dine..
Shkaterrimi i ushtrise se faraonit ramses ne det, eshte meshire e madhe per qindra hebrenjte qe po i iknin terrorit te faraonit. Cilat ndodhi tjera jane aq te pakuptueshme per ty?
Ne Kuran flitet per popullin e Lutit, per dy engjejt qe kishin ardhur ne forme djemsh te rinj ne shtepine e Lutit dhe populli pervers kerkonte qe tia dorezonte Luti ato te rinj. Luti i thote per ju jane krijuar femrat e popullit tim, por keta kembengulin ne degjenerim.
Nje popull tjeter vuante te dukej
nje tjeter mashtronte ne tregti..

keta jane shembuj per te tjeret. Dhe kur vjen puna per dashurine, cdashuri me te madhe ka se krijimi, pastaj ne menyre perfekte, pastej duke tu premtuar nje jete e lumtur ne perjetesi..
njerezit besojne, kaq, dhe besimi spara tregohet shume me debate, ketu gabojme..e ne ato gjerat e pakta fare te verteta qe dime eshte vdekja, qe si dihet fare as kur vjen e as ku..Ajo eshte vertet arsye e vlefshe per te menduar rreth te vertetave qe duhet te kuptojme..smund te jete e verteta qe jeta nuk ka kuptim..qe gjithcka eshte krijuar nga asgje (dhe nga askush) qe ne kemi lindur kot, qe do behemi dhe dhe asgje me shume..


  Gjithsej 329 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 329 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.