Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga Katilesha datė 05 Maj 2008 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti




... Nuk eshte problemi vetem tek nje kontaminacion ... si ai i BB!!! 



.........

    Kete po mendoja edhe une,sepse sic duket jemi ndalur pak si shume tek BB, ne nje kohe qe "degjenerimi" na ka mbuluar edhe ne shume aspekte te jetes tone. Po lexoja diku ne fh nje teme ne lidhje me puthjet ne publik, mah...e dini se shume njerez kete lirshmeri dashurore dhe te ndjenjave midis nje cifti mund ta quajne degjenerim  ,kurse nje pjese tjeter "kenaqet" me pjesen qe po sheh , duke iu kenaqur edhe faktit qe me ne fund u cliruam nga komplekset e vjetra dhe te mykura. Dhe nuk eshte vetem ky aspekt ...por ka aq shume ne shoqerine tone e cila po kalon nga nje "tranzicion" ne tjetrin ,saqe po i bien edhe ato pupla rigjenerimi qe tentonin te benin dicka ndryshe dhe te hajrit. Shpesh ,nga paralelizmi qe mund t'i behet dy brezave ( tonit me ate te prinderve tane ,prite zot ate te gjysherve tane) , te pare ne syrin e tyre, ne (brezi jone) jemi te degjeneruar komplet. Dhe ky degjenerim sipas tyre vjen qe nga celula familjare , ku kemi nje zbehje te "zbatimt" te normave te sjelljes, edukates dhe respektit ne familje. Keshtu kur infektohet boshti i mbarevajtjes , integrimit, demokratizimit dhe rigjenerimit te shoqerise, rrjedha e saj eshte tashme e percaktuar. Gjithsesi , koncepti i degjenerimit eshte shume i nderlikuar ne syrin e cdo njerit prej nesh, dhe patjeter qe kjo "etikete" vihet per nje sjellje te caktuar dhe jo vetem , ne varesi te mases qe ne kemi per kete koncept.... Dhe mendoj se ne kete teme ka nje pafundesi ceshtjesh per tu diskutuar, pasi nga vete "sindromi" qe percakton , te le mjaft hapsira per prurje .

Edhe nje here respekte per temen Gjergj...:p 


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.