Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga Tulipani datė 06 Maj 2008 - 16:19:

Ne fakt une do te konsideroja degjenerim nga norma vete kete teme sepse kete dialog kaq paqesor rralle e shikon


Ca vjet me pare doja te gjeja ca libra te komunizmit ne Shqiperi per ti lexuar e ti krahasoja me ideologjine e vertete te autoreve origjinale e te kuptoja deri ku kish arritur propaganda ne 50 vjet diktature. Kujtova se do te ishte e lehte ... thashe me vete : fundja keto lloj librash me pare qarkullonin me shumice. Por jo vetem qe s'gjeta asnje por dhe atje ku pyeta me shikonin shtrember e bile filluan te me mbanin fjalime te me renditnin te keqiat e diktatures e bile te me thonin se po beja 1 gabim te pafalshem, rrezik ndoshta po ti tregoja se kisha ndonje arme pa leje do ishin habitur me pak...Konfirmonin me bindje se atehere ishte nje "must" sepse ndryshe etiketoheshe si armik i regjimit ... cudi sepse ne shtepine time dhe e shume te tjereve ska pasur asnjehere libra te tille. Si perfundim doli se shume prej tyre kishin perfunduar ne zjarr!! A thua djegia do te fshinte nga kujtesa ate periudhe? Dmth deri dje kjo mase e madhe njerezish kishin perqafuar me hir a pahir kete lloj regjimi por tani jo ... cdo gje qe kish ndodhur ne ate kohe e bile dhe njerezit qe interesohen per te kuptuar dicka duhet te zhduken.

S'duhet te ekzistojne ne emer te nje shumice qe ca vite me pare vendosi keshtu ... por qe ishte po e njejta qe kish qene dhe burimi i atij regjimi,kish qene toka pjellore nga ku kishte dale klasa punetore e kuadrot e tij.

S'dua te perseris arsyet e gjendjes se Shqiperise ne keto momente sepse jane bere me se miri ne disa postime me lart por dua te vazhdoj diskutimin tim e qe Gjergji ne njefare menyre me kuptoi me se miri

Dua te kerkoj ne njefare menyre ndonje dege per tu kapur e pse jo nje rrugezgjidhje. Ajo qe mbeshtes plotesisht eshte prania e nje mungese identiteti qe na karakterizon por ajo qe vret me shume eshte nje "apati e pergjithshme" qe po na con ne nje veteflijim masiv. Kur flitet per Shqiperine shume teori nuk mund te aplikohen, nuk mund te marresh dicka te eksperimentuar diku tjeter e ta aplikosh teresisht sepse ndryshimet rrenjesore te sistemit tone do te conin ne nje falimentim total. E ne fakt pasojat po i shikojme : u munduam te importojme demokracine pa u perpjekur as minimalisht per te qene demokrate ne fillim: sepse te jesh demokrat s'domethene te jesh me PD perkundrazi demokracia eshte apartiake, importuam parimet,opinionet, mendimet, zakonet e perendimit duke dashur te c'rrenjosim ato pak tonat e ti zevendesojme me tyret pa kaluar gradualisht me ate revolucionin shoqeror qe do te kish sjelle nje fryme te re e do te kish minimizuar demet. Perdite degjojme: kjo klase politike i ka te gjitha fajet o burra ta nderrojme! Po ta nderrojme me cfare! Ku ti gjejme keta te ndritur qe do te na udheheqin ?!!!
Te flisnim per ndonje vend tjeter qe ka nje baze te forte kulturale e civile mendja do te me shkonte direkt : nje mobilizim i gjere i popullsise per te diskutuar e korrigjuar ate qe nuk shkon.

Por si mund ta aplikojme ne Shqiperi? Pjesa me e madhe e popullsise eshte nje shumice pasive thellesisht e influencueshme qe ka degjeneruar nga normat dhe nocionet e saj te meperparshme e duke mos e gjetur vetveten ne kete situate te re po kthehet ne nje Don Kishot.
Eshte me PD ose me PS,pret qe njerezit e ndershem te bien nga qielli, do te jete e pasur por s'do te punoje, ka nje meter "elastik" te moralit individual e nje meter "te ngurte" per ate te te tjereve, do qe gruaja te kete nje "diplome" por mos jete ambicioze e te kete dinjitetin e personalitetin e vet sepse mjafton nje person per familje i tille : KRYEfamiljari !!

Eshte po kjo shumica qe pret akoma qe shteti ti gjeje nje pune si ne diktaturen komuniste por qe s'do ne asnje menyre te degjoje te flitet per komunizem sepse tani kjo fjala eshte jashte ligjit e perben rrezik, jo qe rreziku i vertete eshte pikerisht ne momentin kur ti s'mendon me e behesh kale karroce i nje shumice qe dhe po te coje ne gremine s'ke si ti thuash jo sepse ndryshe te perjashton nga grupi.E ne kete gjendje cfare te bejme, te nderrojme popullin?

Eshte e mundur qe nuk paskemi asnje pakice sado pak te vogel qe e mendon ndryshe? E nese ekziston a mund ta perkrahim sado pak e mos ti biem me gure e ta tregojme me gisht? Ta degjojme nese ka nje zgjidhje, nese ka nje mendim qe do te sillte nje efekt mbase jo direkt per momentin por direkt ne nje kohe afategjate? A mund ti themi te ndryshoje strategji e te mos imponohet dhunshem por te binde e qe gjate rruges te mos perserise te njejtat gabime?!


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.