Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga Fajtori datė 06 Maj 2008 - 17:22:

Kam pershtypjen se varianti terhiqe mos e keput gjendet dhe ne rrjeshtat tuaj, perfshire postimin e Tulipanit. Nga nje ane duam te ndryshohet dicka (duke filluar nga klasa politike), nga ana tjeter kemi frike te perhumbemi tek nje brez pa identitet (qe mund te sjelle kaos dhe ne shtet).

Ceshtja eshte shume e thjeshte (nuk e kuptoj pse duhet ta komplikojme). Zakonisht nje popull nuk zhvillohet nga shumica, kthesat e medha i bejne pakicat, te cilat me vone behen shumice. Pra nuk mund te kete zhvillim as ekonomik e as kulturor nese turma e coroditur shqiptare nuk ndjek nje pakice te caktuar qe ti udheheqe drejt revolucionit shoqeror dhe atij ekonomik. Ceshtja eshte se kjo pakice teorike bie shume shpejt kur vijme ne praktike, pasi secili duhet te humbase dicka ne emer te nje te ardhme. Per shembull, te gjithe teorizojme mbi korrupsionin, por moralin qe te mos korruptojme policin nuk e kemi. Nese na rastis fusim doren ne xhep dhe mbarojme pune. Raste si ky ka plot dhe, pavaresisht nga sforcimi per te patur nje moral, heret a vone dicka do bjere ndesh me statusin tone sot.

Me pak fjale, ne nje fare pike do kuptojme se fajtori nuk eshte tek njerezit qe na rrethojne por brenda vetes tone. Dhe kur shume njerez te arrijne ne kete konflikt, atehere do lindi nje pakice introspektive qe mund te terheqe shumicen me vete. Tani per tani ata qe duhet te udheheqin shumicen jetojne me normat populiste te korrupsionit, sepse tek e fundit nuk fitohen zgjedhjet ne teori por ne praktike. Dhe per te fituar zgjedhjet duhen klane, interesa dhe financues... Te cilet duhen paguar mbrapsh pasi i fiton. Apo nuk eshte praktika kjo?


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.