Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 24 Qershor 2008 - 13:25:

Travolti da un insolito destino nell azzurro mare d'Agosto (1975)

Regjia: Lina Wertmuller
Skenari: Lina Wertmuller
Aktore: Giancarlo Gannini, Mariangela Melato

Regjizorja shkruan dhe prodhon kete film ne 1974 me nje sukses te menjehershem ne kinema. Filmi riprodhohet ne 2002 perseri, kesaj rradhe me Madonnen aktore kryesore (Swep away) por ky i fundit eshte nje kopjim skandaloz pa asnje lidhje artistike me filmin origjinal. Per tu theksuar fakti qe ky film prodhohet vetem nje vit para se regjizorja te krijoje nje tjeter film qe do e beje ne 1975 te jete regjizorja e pare femer qe kantidohet per Oscar (Pasqualino Setebellezze, 1975).

Historia:
Nje grup pasanikesh po kalon pushimet ne nje yaht ku diskutojne me arrogance aspektet politike-shoqerore te vendit. Divergjencat mes tyre dhe klases se varfer dallohen heret dhe dy marinaret ne bord ndihen te keqtrajtuar nga trajtimi qe i bejne padronet. Sidoqofte filmi merr shpejt nje kthese kur nje nga grate pordhace te pasanikeve del ne det me gomone duke marre nje nga dy marinaret me vete. Varka prishet dhe te dy humbasin orientimin, per te mbetur ne nje ishull te pabanuar. Aty perplasen teresisht divergjencat e tyre shoqerore. Qendrimi larg civilizimit permbys hierarkite dhe marredhenia mes tyre merr papritmas trajtat e nje dashurie te madhe qe shikuesi do e ndjeje mbi lekure.
Fundi do ju lere nje lemsh ne gryke dhe nje histori te jetuar ne veten e pare.


Vecantia e filmit eshte koklavitja qe merr. Asgje nuk eshte retorike, as renia ne dashuri, as marredhenia mes te dyve. Ne momente te caktuara filmi behet i dhunshem, por sidoqofte nuk te lejon te mbash anen e askujt, pervec se te ndjesh dy personazhet ne situaten e tyre unike. Pikerisht per kete aresye te ben per vete packa se i njeh historine. Ndjenjat personale te dy personazheve mpleksen dhe alternohet me trajtime politike qe regjizorja injekton gjate gjithe kohes. Deklaratat dhe predikimet politike vihen ne gojen e pasanikeve dhe varfanjakeve si per te perplasur dy bote te ndryshme qe ne thelb kane diferencen ekonomike. Kjo duket qarte kur dy perfaqsues te shtresave te ndryshme zhvishen nga statusi i tyre per te perfunduar ne nje bote shpirterore.

Te dy aktoret jane perfekte. Giancarlo Giannini sjell nje personazh te paperseritshem ndersa Mariangela Melato e ben perfekt rolin e pasanikes nga Milano. Djali i Ganninit zevendeson te jatin ne 2002, por trupi i tij sexy dhe lidhja farefisnore nuk mjaftojne per te arritur mjeshterine e te atit.

Filmi fiton ne 1975 David di Donatello (cmim italian) per muziken me te mire. E kote te kujtoj qe filmat me te paharruar e kane shpesh celesin tek kolona zanore.

Ne skenen e meposhtme rolet jane permbysur dhe pasanikja detyrohet ti sherbeje marinarit:


  Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.