Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2008 - 12:59:

Gastone (1960)

Regjia: Mario Bonnard
Skenari: Ettore Petrolini
Aktore: Alberto Sordi, Vittorio De Sica

Nje personazh siperfaqsor qe krijon nje film mbreselenes. Gastone eshte nje showman servil, nje maske e teatrit qe do te shkelqeje. Por ashtu si ndodh shpesh shkelqimi tejkalon kapacitetin real te personit dhe njeriu behet qesharak. Filozofia e filmit kalon nga nje frak i zi, me te cilin Gastone shet mend dhe pa te cilin humbet dinjitetin. Nderkohe ai mundohet te mesoje nga aristokracia e vertete dhe per kete i duhet nje princ (Vittorio De Sica), i cili e meson dora dores hilet e jetes. Por Gastone eshte i detyruar te perfundoje si nje humbes ndersa karakteri i tij mbetet ne mendjen e shikuesit, aq me shume sot kur personazhet siperfaqsore jane pjese e botes moderne.

Gastone lind nga nje ide e Ettore Petrolinit shume vjet para se te dale ky film. Petrolini ispirohet nga nje aktor i suksesshem i kinemase pa ze, i cili eshte Mario Bonnard (aktor qysh ne 1909). Ne fillim vihet ne skene neper teatro. Cuditerisht eshte pikerisht Mario Bonnard qe e kthen ne film artistik ne 1960.

Sikur te kishte me shume filma te tille sot do kishte me pak njerez servile dhe siperfaqsore. Por edhe filmat e vjeter, si ky, do ishin nje ilac i mire sikur te beheshin me popullore.



Nje fragment nga filmi, i xhiruar erret sepse gjoja eshte mengjes. Ne fakt duket nje ore larg qe skena eshte xhiruar ne mes te dites.


P.s. Ne Youtube gjendet edhe akterimi origjinal i Ettore Petrolinit ne teater. Por filmi ne fjale eshte me i detajuar dhe me i bukur.


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33] 34 35 36 37 38 39 40 41 42 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.