Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Tulipani datė 30 Qershor 2008 - 15:24:

Ne fakt tema jote me kujtoi kujtimet me te keqia qe kam nga Shqiperia, ndoshta nje nga arsyet pse s'dua te kthehem atje. Ne te gjitha rastet qe kam pasur te bej me policine (shqiptare) kam qene e detyruar te perdor nje gjuhe, nje sjellje, nje metode qe si perket vetes time


Tani te kthehemi tek binomi Shtet-Frike

Nuk jam shume e mendimit se frika eshte diferenca mes asaj qe jemi e asaj qe duam te jemi frika ime ndaj policise lind sepse ne momentin qe une perballem me te ndihem e pafuqishme sepse ne cdo situate mund te mos mbroj dot interesat e te drejtat e mia dhe pasojat e saj bejne qe tek mua te lindi kjo ndjenje. Ndersa duhet te jete e kunderta , fundja policia eshte sherbyesi im! Po s'qeshe une ai ska arsye te ekzistoje.


Ne formen qe kemi zgjedhur dmth demokracine, kemi zgjedhur dhe menyren se si ti sigurojme te gjitheve nje rend e nje siguri (detyra e shtetit). Keshtu ata te perzgjedhurit (pa emra sepse marrin te njejtin emer kur jane ne pushtet) kane detyren te drejtojne me barazi fuqine e dhene nga populli. Nga keto baza lindin dhe justifikimet per te krijuar nje organ drejtues me elementet e tij ( po marrim rastin e policise ) qe do te na ndihmojne per te pasur nje shtet sa me te drejte e sa me te mire per te gjithe.

Deri ketu teorikisht cdo gje duket e bukur e funksionuese por perse ne diskutojme friken kur flasim per nje rregull qe e kemi zgjedhur vete? Une mendoj se shteti nuk mund te reformohet dot sepse nese do ta reformoje do te thoshte qe duhet te gjenim nje menyre tjeter per tu qeverisur, ndoshta njerezit po.

Kam tendencen ta konsideroj shtetin si nje tregtar qe shet mallin e tij (rregullin) nje tregu (populli qe kerkon mbrojtje) dhe menyra me e mire per ti dhene vlere eshte ta bindi popullin e tij qe s'eshte i sigurte e ta frikesoje akoma me shume... keshtu shteti siguron jetesen e tij dhe e ben kete me ane te policise!


Ashtu si e shikoj une, shteti eshte nje rrezik per individin me shume se sa siguri. Mjafton qe ti te gjendesh ne anen e gabuar ose ti perkasesh nje shtrese te dobet, nje pakice dhe ja ku shteti del e behet nje armik i yti.

Me kete s'po them se o burra te permbysim rendin, por ama duhet te marrim pergjegjesine qe nese nje shtet nuk mbron interesat per te cilat une e kam zgjedhur dhe ne te njeten kohe nuk eshte ne gjendje te me tregoje mua se e justifikon ekzistencen e tij atehere ai shtet per mua eshte i paligjshem.


  Gjithsej 18 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.