Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Aljohin datė 30 Qershor 2008 - 21:19:

tulipani dhe fajtori me duket se diskutoni per dy gjera te ndryshme...tulipani po diskuton per stadin final (statik) te nje shteti gati ideal...ashtu si duhet te jete dhe ka shume te drejte, aty duhet te tentojme te gjithe...kurse fajtori po diskuton per rrugen qe duhet te ndjekim duke verejtur nje hendek te madh midis shembujve praktike dhe teorise, kjo e kuptuar si veshtiresi per tu kapercyer gjate rruges per te arritur ne destinacion

kur gjendemi perballe nje njeriu te semure normalisht qe nuk pretendojme nga ai qe te punoje hamall apo te shkoje ne miniere apo te funksionoje 100% sic ka funksionuar me pare, ne se e cojme me force ne miniere mbase edhe duke e fshikulluar me kamzhik ai thjesht do te vdese apo do semuret me shume mbase edhe mund te sherohet po me sakrifica te medha (sic u sherua bashkimi sovjetik mbas revolucionit te tetorit ku te ngarkuarit e shtetit kishin urdher per te bere kolektivizimin e prones te merrnin me force c'do lloj prone private duke i lene te vuanin urine familje te tera dhe per kete jane regjistruar raste kanibalizmi femijesh nga vete familja e tyre...nuk besoj se jemi dakort me keto lloj sakrificash)

rruga tjeter eshte ta ndihmojme ate njeri, t'i japim kohe, energji, te mira materiale, te sakrifikojme per te duke pritur qe te sherohet...dhe si perfundim ka shume rrezik qe te kemi krijuar nje halabak, qe nuk punon, plot me vese, qe nuk do na e shperbleje ndonjehere per gjithe mundimin qe kemi derdhur dhe as qe nuk e meriton ate mundim.

nje fjale e urte thote: "semundja eshte meshire per njeriun"...nje i njohuri im ka shtuar: "ne se nuk kthehet ne menyre jetese"

nderhyrjet qe mund te bejme ne tek shoqeria (vetem nepermjet kesaj mund te nderhyet tek shteti) eshte te mundohemi te bejme gjerat e drejta duke patur ne mendje ekuilibrin qe duhet per te mos kthyer semundjen apo nje gjendje nevoje ne nje menyre jetese te re...


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.