Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga NS-6 datė 19 Tetor 2008 - 11:56:

e thjeshte fare :p...po bej shaka
informacionet qe kemi ne sot per qendren e galaksise jane ato qe kane qene 28.000 vjet me para sepse drita qe vjen nga ajo pike qendrore eshte drita qe ka nisur udhetimin 28.000 vjet me para. drita qe na vjen nga dielli eshte nisur rreth 8 min e gjys me para dhe vetem pas kesaj kohe do arrije ne syte e tu
problemi jone qendron pikerisht ketu ne fakt...qe ne jemi pas me momentin qe ndodhin keto gjera. kur themi qe universi eshte rreth 12-13 miliard vjet i vjeter themi sepse tani na mberrin drita qe eshte nisur rreth 12-13 miliard vjet me para nga anet me te largeta te universit por nderkohe qe kjo drite ka filluar udhetimin universi zgjerohet (galaksite largohen me shpejtesi mjaft te medha sic zbuloi Hubble...shkencetari kete rradhe,jo teleskopi ) dhe perllogaritjet e tanishme tregojne qe momentalisht mund te gjendjen galaksi edhe ne distance shume me te madhe se sa ajo qe momentalisht dime...

per sa i perket perceptimit i drites ne syrin e njeriut () behet nga 2 lloj qelizash qe kane formen e koneve (njeri lloj) dhe shkopinjve te vegjel (lloji i dyte)...ndryshojne njeri nga tjetri per momentin e trigger-it,dmth kur aktivizohen dhe per pozicionimin ne retine...sa me shume largohemi nga ajo qe merr emrin fovea okulare (pika ku keto qeliza gjenden ne sasi me te medha) aq me i ulet behet numri i tyre dhe aq me i dobet dhe jo i plote behet shikimi (ajo qe shohim me cep te syrit le te themi )...
per sa i perket momentit te aktivizimit, qelizat shkopinj mund te aktivizohen edhe me nje foton te vetem dhe kjo eshte arsyeja qe keto funksionojne me mire ne erresire ku drita eshte mjaft e dobet...ti gjithsesi me aq drite sa merr, fale edhe modifikimeve qe peson pupila e syrit nga muskujt perreth,je ne gjendje te pakten te kuptosh formen e nje trupi ose objekti edhe pse nuk mund ti kuptosh detajet sic mund te jene ngjyrat (per te cilat duhen qelizat konike sepse jane ato qe kane nje molekule te quajtur rodopsine e cila i nenshtrohet ndryshimeve biokimike qe nisin pastaj edhe sinjalet qe do kodifikohen ne tru)...
duke qene se gjithsesi jane fotone ato qe duhet te prodhojne modifikimet qe te niset nje sinjal ne tru,atehere edhe ne mund ta masim shikimin me sekonda drite...pra,serish mund te themi qe drita qe shohim nga dielli ka nevojitur 8 min e gjys per te ardhe ne syte tane (normalisht qe keto llogaritje duhet te behen me aparaturat qe i masin keto gjona) dhe objektet qe jane ne afersi tonen leshojne fotone dhe duke qene se jane shume afer nesh,koha qe mund te beje levizjen me te vogel perceptohet si e menjehershme...
besoj se si pergjigje eshte e mjaftueshme per kete pjese...
detaje me te medha mund ti gjesh ne zonen e mjeksise ne shkrimet (kerkoji kodet tek butoni "kerko" pa lene hapesire mes shkronjes dhe numrit qe ndjek):

-retinali dhe rodopsina (Cod. A 09052006)
-vitamina A ne shikim (Cod. A 07052006)
- pergjigje e pyetjes 43 (Cod. A 17062006)


  Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.