Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga NS-6 datė 25 Tetor 2008 - 15:55:

Mendoj qe ceshtja e fese duhet te lihet jasht kesaj teme dhe mund ta diskutojme ne nje teme tjeter (mund te hapni nje te re po te doni) sepse perndryshe do largoheshim shume nga ai qe eshte qellimi i temes!


Postuar nga hyperborea datė 25 Tetor 2008 - 17:20:

NS 6 do te doja edhenje here mirekuptimin tuaj te te gjitheve qe te shpjegoj dicka qe sapo nisa. E di qe jam paksa jashte teme por ma beni hallall. Nese e gjykoni qe eshte e padrejte atehere fshijeni mesazhin por po pergjigjem meqe pyeti Gjergj.

Piktor. Shpejtesia e pare ka te beje me nxitimin sepse eshte pikerisht nxitimi qe duhet te mposhtet ne menyre qe nje trup te jete ne kushtet e mungeses se peshes por sidoqofte mos e ngaterro 7 km/sek me 9.7 m/sekkatror.

Gjergj duke vazhduar shkurtimisht ate qe nisa te thoja ne mesazhin tim te pare dhe duke u perpjekur ti jap ne njefare menyre pergjigje pyetjes tende (edhe pse jam jashte teme dhe kerkoj qe te tjeret te me mirekuptojne edhe kete mesazh) po te them qe qenia jone humane eshte ende nje qenie e papersosur. Per te vertetuar kete po them qe gjate gjithe jetes ne eprdorim vetem 15 % te aftesive te trurit. Ndersa 75 % te kapacitetit te trurit ne nuk e perdorim. Prandaj ne zhvillohemi kaq ngadale. Prandaj ne kemi ndertuar makineri e pajisje me rendiment te ulet qe shkon deri ne 30 %. Ti ke te drejte. Feja sot epr sot na duhet per te rruajtur ekulibrat sociale ne shoqerine tone. Feja sot per sot nuk eshte asgje tjeter vecse nje kod i cili na tregon si te jetojme. Nese ne te ardhmen ne do te perdorim me shume aftesite e trurit tone dhe 15 perqindeshin do ta conim ne mbi 70 % atehere ne do te beheshim te pergjegjshem per shume dukuri te jetes sone. Jam i bindur se atehere do te ishim me te pergjegjshem per te filluar nje lufte apo edhe per te vrare nje njeri. Besoj se keto fenomene do te zhdukeshin me rritjen e aftesise se arsyetimit te njeriut. POr kjo do te shoqerohej dhe me ndertimin e aparateve dhe makinerive me te nderlikuara me nje rendimet me te madh se 60 % qe do na lejonin te njohnim me mire boten bile dhe te udhetonim ne hapesire me shpejtesi me te madhe. Ne kushtet kur arssyeja jone do te rritej atehere do te shihnim qe edhe bazat e fese ne te cilen besojme sot do te ishin qesharake dhe per kete arsye do te kerkonim dhe reformimin e besimit. Ne fakt reformimin e besimit ne fe duhet ta kerkojme qe sot sepse bazat mbi te cilat qendron feja sot po lekunden jashtezakonisht shume. vetem 10 % e populllsise se botes jane besimtare dhe 90 % jo. Duke pasur parasysh dhe ate qe the edhe ti Gjergj pervec revolucioneve qe po ndodhin ne te gjitha fushat ekonomiko-sociale ne shoqerine tone ne gjithe globin ndoshta revolucioni me i madh duhet te ndodhe ne religion. Ne fakt fillesat e fese mbi toke kane qene krejt te ndryshme nga ato qe paraqiten sot. Paganet dhe gjithe ato rite, kulte dhe tempuj qe une permenda kishin te benin vetem me dicka. Feja origjinale ne toke ka qene e lidhur ngushte me seksin. Adhurimi i femerores se shenjte ishte ajo qe hodhi bazat e besimit fetar mbi toke. Kulti i Isides, kulti i Dionisit, Kulti i celebrimit te pranveres permes berejs seks ne altar me nje virgjereshe ishin fillesat e fese mbi toke. Keto fakte mbeshteten dhe nga vete bibla. Vete themeluesi i kombit hebre qe ishte Abrahami mori vetem nje premtim nga zoti. Ne kete mes nuk u diskutua aspak besimi i Abrahamit por vete zoti zgjodhi abrahamin dhe i beri nje premtim mbi nje pasardhes tek i cili do bekoheshin tere kombet e botes. Dmth fertiliteti dhe shumimi i njerezve kane qene ne thelb filluesit e besimit fetar. Me kalimin e kohes feja u ndryshua ngadale deri sa u arit ne fene qe kemi sot e cila presupozon se vetem prej besimit njeriu eshte i shpetuar (gje qe gati gati ska kuptim) duke harruar ne ekte menyre arsyen me te rendesishme se perse egziston nje njeri dhe qe eshte shtimi dhe shumimi i popullsise. Por per sa kohe ne do te jemi te limituar nga ana intelektuale (per sa kohe ne do te perdorim vetem 15 % te aftesive te trurit atehere nuk do jemi ne gjendje qe te kerkojme nje ndryshim ne fe.

Gjergj ka shume per te diskutuar rreth pyetjes tende por ndoshta do te ishte me mire te hapej nje teme e re.

Ju kerkoj te falur nese dola nga tema dhe nese mendoni se ky mesazh duhet fshire atehere let it be this way.

Me repsekt
Hyperborea


Postuar nga Piktor datė 25 Tetor 2008 - 17:36:

Pershendetje Hyperborea.
Lobby ēkemi...
Nuk e kuptova mire kete shpjegimin tend te fundit
"--Piktor. Shpejtesia e pare ka te beje me nxitimin sepse eshte pikerisht nxitimi qe duhet te mposhtet ne menyre qe nje trup te jete ne kushtet e mungeses se peshes por sidoqofte mos e ngaterro 7 km/sek me 9.7 m/sekkatror.--"
Dhe nje gje tjeter, ti thua qe ne perdorim rreth 15% te trurit, ndersa 75 % nuk e perdorim , po 10% ēfare sherbejne???
Une them shyqyr qe nuk e perdorim me shume , ma ka lene amanet edhe Einstein.


Postuar nga hyperborea datė 25 Tetor 2008 - 18:13:

Pershendetje "LOBBY"

Shpejtesine e nje trupi ndaje ne tre pjese. Pjesa e pare deri ne 7.9 km/sek shkon per te mposhtur forcen e rendeses. Pjesa e dyte shkon per ta bere trupin satelit te tokes. Ndersa e treta shkon per ta shkeputur trupin nga forca terheqese e tokes dhe per tu endur i ilre ne hapesire. Cfare e mban nje gur ne siperfaqene tokes dhe nuk e le te endet i lire ne hapesire?

Te thashe mos ngaterro njesite matese. Shpejtesia v=km/sek. Nxitimi a=m/sekonde ne katror.

Thashe qe nese perdorim minimumi 70 % arrijme rezultate dhe 15 perqindeshi eshte brenda kesaj shifre mos i ngaterro numrat. Llogaria barazohet me nje shtim prej 30 % dhe nuk ke aspak mungese prej 10 %. Piktor me serioz te lutem. Te pakten ne llogarite matematike se pastaj NS 6 ste fal.


Postuar nga Piktor datė 26 Tetor 2008 - 19:29:

Pershendetje Hyperborea.
Ato shpejtesite si e para e dyta dhe e treta kozmike duan nje force shtytese qe mund te jete motorr ose jo. Dakort.
Nuk eshte se jam i informuar apo i sigurte por ti kur permend keto shpejtesi ke parasysh nje shpejtesi mesatare qe duhet te marrin trupat per tu shkeputur nga toka per tu bere satelit ajo e para per tu shkeputur nga graviteti i itokes qe eshte dhe ajo e dyta dhe e treta eshte ajo qe do udhtoje me mijra vjet ne dite apo jo.

Me fal per naivitetin por ne qe nuk kemi aq haber nga keto gjera i duam thjeshte dhe qarte pergjigjet se prandaj ngaterrohemi edhe lehte me termat.
Pershendetje dhe rrespekte edhe njeher poer mundimin qe merrni duke na shpjeguar dhe mesuar pse jo gjera qe ose nuk i dime ose nuk i kuptojme.


Postuar nga hyperborea datė 13 Nëntor 2008 - 18:38:

Mirmegjes mirdita o cfare te jete

Ore mos eshte mbyllur kjo teme gje? Sepse shoh se te gjithe qenkan kaq te heshtur. Kaq ne mendime te thella keni hyre? Apo meqe dhe eksperimenti nuk doli me suskes tani nuk kemi me cte themi? Ku shkuat re lobista?


Postuar nga hyperborea datė 01 Dhjetor 2008 - 17:23:

Meqe paskeni rene ne gjume kaq te thelle si per tju zgjuar ju ftoj te navigoni ne internet per te pare mbi keto dy terma. VIMANA dhe VAILIXI. Kush ndihet i intriguar le te shkruaje me pas ose ndonje me i guximshem si Lezhjani le te hape teme me vete nese pasi ta studioje te mendoje se ja vlen.


Postuar nga lezhjani-82 datė 07 Shkurt 2009 - 15:51:

Hadron collider planifikohet te filloj pune pas nje kohe te shkurtet, aq te pakten sa per te filluar dhenjen e rezultateve te perplasjeve qe shkencetaret ti studjojn nga fundi i 2009! Shpresohet qe brenda 2010 te arrihet perfundimi i egzaminimeve dhe perfundimi i eksperimentit!

Problemi qe ka bere disfunksionimin e HC eshte nje rrjedhje ne nje prej magneteve qe shtyjn therrmiat! Si pasoj eshte dashur te nxirren nga nentoka(nga nje korridor prej 17 miljesh) ne siperfaqe te 53 magnetet shtytes dhe te pastrohen perseri!

Shkencetaret e LHC Kane bere nje sistem imuniteti per qendren qe te mos ndodhe me i njejti problem qe kishte ndodhur! Te gjitha shpenzimet per kto riparime kapin vleren e 20 milion sterlina!

Artikulli ne anglisht Ketu


Postuar nga kurt datė 07 Shkurt 2009 - 23:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Pershendetje Lobby.
Gjergj si antar me i ri i lobbyt duhet te jesh me aktiv.
Nje dite po beja ca llogari te thjeshta per te zgjidhur nje hall te madh.
Ushtrimi 1
Nje njeri eshte 20 vjeē do te eksploroje universin per 50 vjet largesia minimale qe do te pershkoje eshte 28 000 vjete.
Me ēfare shpjetesie i duhet njeriut te udhetoje ne hapsire.
Dhe me ēfare mjeti do udhetoje? (kjo per me fantazuesit)

hehehe! po mire atehere meqe mund tja fusim kot ktu!!!
me shpejtesine e drites, mjeti eshte i pa arritur praktikisht por si ide mund te shkojm through wormholes nemos gabohem!!!

tani nese je 20 vjec dhe do te eksplorosh universin gjithmone duke udhteuar me shpejtesien e drites, mesa kuptoj une njeriu nuk plaket kurre, meqe koha ndalon/stops kur arrijm shpejtesine e drites. 

po t'a kalojm shpejtesine e drites koha shkon mbrapa/back in time...!!!
a do t'thote kjo qe fillojm e rinohemi...?!?!

dicka qe kalon shpejtesine e drites eshte zbuluar, jane dy copa magnetike qe sikur njera te ishte ne njeren ane te universit dhe ttjetra ne anen tjejter, kur leviz njeren cope, tjetra ben te njejtat levizje ne nje cep tjeter te universit...!!!por se si mund te arrijm ndonjehere te ndertojm nje mjet qe te udhetojm me shpejtesine e drites apo ksaj te fundit, me duket e pamundur, pervec idenash dhe imagjinatash...

obobo sa shume ore kam kalur ne jeten time duke shikuar emisione per universin dhe asgje spaskam mesuar...!! 

 ka hapesire boll universi per te gjithe qe te imagjinojm guess!!


Postuar nga Piktor datė 08 Maj 2009 - 21:28:

Bore ne mars.

Po he ēu be me lhc, kur do ta vene ne pune?
Dyshojne se ka rene bore ne Mars jo muaji por planeti. Ore ne nuk dime akoma ēfare behet ne mars jo me te flasim per galaksine, jashte saja dhe gjithe universin e madh. Marsi eshte asgje as sa nje proton i nje atomi te nje molekule ne gjithesine e univerisit e te mendosh se e kemi afer saqe shihet me sy te lire.
Sa per vrimat e zeza.
Ajo qe mesova une eshte se vrimat e zeza jane yje qe jane shperbere ose ne shperberje, pra nje vorbulle nje planeti ose trupi qiellor qe ka humbur formen dhe peshen e saj dhe eshte kthyer ne nje materie qe nuk e deperton drita. Ky yll qe formon keto vrima te zeza e ka masen me pakta rreth 500 here me te madhe se Dielli yne.


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.