Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Emigrantėt dhe Absurditeti i Shpėrfilljes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16689)


Postuar nga vogelushi datė 23 Dhjetor 2008 - 10:06:

Emigrantėt dhe Absurditeti i Shpėrfilljes

Pėr shumė njerėz emigrantėt janė shpresa e gjallėrimeve sezonale tė ekonomisė sonė, sidomos nė festat e fundvitit apo pushimet verore, kur ata vėrshojnė. Por janė tė paktė ata qė sjellin nė mendje se kėta shpėtimtarė modestė tė tregjeve tė cfilitura shqiptare, mė shumė se tė tillė, mund tė etiketohen si "diga e parė mbi tė cilėn pėrplasen dallgėt e antishqiptarizmit tradicional". janė tė paktė ata njerėz qė mendojnė se, duke qėnė tė tillė, emigrantėt janė ndėshkuar tė mbajnė mbi supe shkallėzimet e shkulmeve raciste tė krijuara nė periudhėn e tranzicionit, po tė llogaritet qė, filtrimi vite mė parė i njė numri tė madh kriminelėsh shqiptarė nė perėndim kanė patur rolin e tyre nė prodhimin e njė opinioni negativ ndaj nesh, gjithė kėta vjet. Dihet qė shumė shpejt ky opinion u shndrua nė njė racizėm vulgar ndaj shqiptarėve. Si njė mbidozė, vala e ketij racizmi i ka persekutuar sistematikisht gjithė kėta vjet emigrantet tanė... Tė gjithė e dimė dhe nuk ėshtė e rastit qė nė Itali, Greqi, dhe ne vende te tjera, disa qarqe shpesh shohin te shqiptarėt, fantazma keqbėrėse, hajdutė e kriminelė, falė ndodhive tė pakėndshme qė kanė ndodhur sidomos nė vigjilje tė "hapjes"sonė...

Megjithatė, duhet thėnė se nė fakt racizmi ndaj shqiptarėve ėshtė tulatur disi kohėt e fundit, dhe kjo falė reflekseve tė civilizimit tė rrezatuara nga njerėzit tanė ne vendet ku jetojnė. Kjo ka qėnė njė aventurė e vetmuar pėrpjekjesh pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e emancipimit kombėtar tė trashėguar epokė pas epoke. Por natyrisht, ka qėnė njė aventurė e vėshtirė nė kushtet kur antishqiptarizmi ka qėnė dhe ėshtė njė realitet qė ndikon papushim nė jetėn e tyre.

Deri kėtu nuk ka asgjė tė re; e reja ėshtė se nė fakt, mbas 18-vjet pluralizėm, nuk ka ende asnjė tė re, asnjė lėvizje politike tė mirėfilltė nė Tiranė pėr njė mbėshtetje politike e morale ndaj tyre… cka do tė thotė se askush nuk e ka vėnė ujin nė zjarr pėr kėta "jetimė shtetėrorė" tė haruar nga pushteti, megjithė problemet e mėdha qė kanė.

Nėse vėshtrimet bien mbi ta, ashtu si ndodh me komunitetet e tjerė, kjo ndodh vetėm kalimthi dhe vetėm dinakėrisht nė fushata parazgjedhore.

Cėshtja e emigrantėve tanė ėshtė para sė gjithash cėshtje dinjiteti kombėtar, meqėnėse nė pėrplasjet e huaja, poshtėrimet qė jo rrallė ju bėhen atyre, kanė tė bėjnė pikėrisht me kėtė; krenarė apo tė pėrbuzur, ata pėrfaqėsojnė origjinėn, dhe dinjiteti i publikuar prej tyre ėshtė shfaqja jonė e pėrballur… Ngjan meskine dhe anėsore, por unė besoj qė njė kujtim tmerri pėr tė gjithė emigrantėt tanė qė jetojnė nė Greqi, ėshtė ende sot kalimi i vėshtirė nėpėr dogana, pritjet e tmershme shpesh tė stimuluara e shumėorėshe nėpėr rradha cfilitese, nė dimėr dhe verė; prej shumė vitesh kjo gjė ėshtė njė poshtėrim, njė mallkim, njė bastardim i dinjitetit tė tyre.

Nuk ka dyshim qė cdo emigrant do tė reflektonte interes tė madh nėse merret seriozisht dhe diskutohet tė paktėn kjo cėshtje, nė zyrat e politikės shqiptare. Por kjo ka pak gjasa tė ndodhė. Mė shumė se pėrbuzjet dhe antishqiptaritė e tė huajve, shpėrfillja e Tiranės ėshtė ajo qė ka diskriminuar shtetasit e vet nė perėndim me kėtė braktisje qė nuk mund tė shpjegohet. Emigrantėt janė lėnė nė hallet e tyre, si njė komunitet rrugėhumbur.

Lėnia nė hallet e tyre, ndėrkohe qė ata janė absolutisht pjesa mė e paster, me e painfektuar dhe mė e qytetėruar e shqiptarėve, pėrvec qė dėshmon pėr shkallėn e lartė tė meskinitetit qeveritar, ėėshtė njė vėrtetim i teoremės makabre tė paaftėsisė sė Berishės pėr tė mėnaxhuar si duhet kėtė vend. Por nga ana tjetėr, shpėrfillja shtetėrore ndaj problemeve tė mėdha tė tyre dhe ndaj civilizimit tė sigurtė qė ata kanė fituar gjithė kėta vjet nė perėndim, ka sjellė njė agresivitet tė ndėrsjellė dhe tė shkujdesur tė emigrantėve ndaj politikės nė vendin e tyre, qė shprehet me njė zhgėnjim progresiv dhe mėnjanim tė vetėdijshėm...

E shprehur ndryshe, shqiptarėt perėndimorė, tė lodhur e tė vetmuar nė durimin e pėrbindshmėn pėr tė pastruar fytyrat e tyre nė vendet ku jetojnė, janė po aq indiferentė ndaj politikės nė Shqipėri, sa mospėrfillese ka qėnė edhe politika ndaj tyre gjithė kėta vjet, duke krijuar njė lloj polarizimi tė padobishėm.

Fatkeqėsia ėshtė se askush nė Tiranė nuk gjykon qė zhgėnjimi i kėtij komuniteti eshte fillimi i njė drame tė re kombėtare. Ata dalėngadalė po ndalojnė sė fabrikuari dashuri pėr vendin e tyre, jo vetėm sepse kjo dashuri nuk ju ėshtė kthyer kurrė, por edhe sepse asgjė nuk duket se do tė sjellė shpresėn e ndryshimit nė vendin e tyre, pėr sa kohe nė pushtet do tė jenė politikanė si Nano e Berisha..

E shtrėnguar fort nė ngėrcin e njėanshmėrisė dhe paaftėsisė dėshpėruese, politikės shqiptare i kanė bėrė iso edhe media tė rėndėsishmė shqiptare nė kėtė mohim tė pafalshėm. Kėto media duhet te ishin koshiente pėr figurėn e zhgaravitur tė shqiptarėve nė perėndim, ku ata kanė emigruar. . . Por pak gjėra thuhen e shkruhen pėr emigrantėt, kurse shteti, ashtu si edhe pėr shqiptarėt brenda vendit, realisht nuk ka ekzistuar dhe vazhdon tė mos ekzistojė pėr ata. . Nuk ėshtė bėrė asgjė asnjeherė pėr tė pėrmirėsuar imazhin e njeriut shqiptar nėpėr botė. Ky ėshtė njė gabim historik, dhe ėshtė gjithashtu i pafalshėm, po tė llogarritet qė pėr disa bindje tė tė huajve ne vazhdojmė tė jemi njė realitet i rėndomtė, i ulėt, njė vend pa histori, pa vlera, pa kujtesė, ndonėse ato ekzistojnė.

Historia e emigrimit modern tė shqiptarėve ėshtė vazhdimi i njė drame tė zezė. Duke i shtuar racizmit me cinik qė ka ekzistuar ndonjėherė pėr njė komb edhe vėshtirėsitė e mėdha paraprirėse tė njė luftė tė ashpėr pėr ekzistencė, kjo ėshtė njė histori midis fatalitetit dhe heroizmit, pėr tė cilėn duhet thėnė e duhet bėrė patjetėr dicka.

ėshtė rritur mė shumė se kurrė nevoja e marrjes seriozisht tė imazhit tė dėmtuar tė shqiptarėve nėpėr botė. Kjo ėshtė njė kėmbanė qė duhet tė gjėmojė njė orė e mė parė. Sepse ky imazh ėshtė kthyer nė njė katandisje qė ju ka nxirre fytyrėn pėrjetėsisht jo vetėm atyre por dhe fėmijėve tė tyre.

Nuk duhet harruar se, edhe pse vazhdojnė tė jenė tė persekutuar nėpėr arenat e luftės sė tyre pėr integrim nė vendet ku jetojnė dhe civilizohen, emigrantėt tanė janė njė pasuri gjigante kombėtare. (qė fatkeqėsisht nuk mund tė llogaritet nga pushtetarėt tanė). Ingranimi nė shoqeritė evropiane i ka ngritur ata nė njė kulturė dhe nė njė civilizim ku e ku mė tė lartė nga ajo e mardhėnieve njerėzore nė Shqipėri. Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se nė dhe tė huaj, edhe pse jetimė, tė parėndėsishėm, tė heshtur, shqiptarėt janė njė fuqi e madhe e konsoliduar falė punės titanike qė kanė bėrė nė civilizimet pėrkatėse. . Ata janė realisht tė evropianizuar e te qytetėruar nė nivelin qė kėrkohet dhe janė komunitete pjesė pėrbėrėse tė Evropes ku duam tė shkojmė. Komunitetet e emigrantėve kanė rritur mjaft kualitetin e demokratizimit dhe civilizimit tė tyre, duke qėnė nė kėtė mėnyrė qeliza evropiane, paraprirės tė ėndrrės.

Pikėrisht kėtu qendron absurditeti i shperfilljes. Ndersa duhet te ftohen tė marrin pjesė nė progresin shqiptar, tė vleresohen dhe tė kontribojnė nė pėrmirėsimin e sjelljes qytetare nė Shqipėri, ata janė tė shpėrfillur…. . Emigrantėt janė krahasues objektivė dhe janė nė gjendje tė gjykojnė realisht c'ka duhet ndryshuar, nė vendin e tyre ku shumė gjėra nuk shkojnė mirė. Mungesa e politikave pėr trajtim tė tyre tyre i ka privuar Shqipėrisė njė investim tė rėndėsishėm. Normalisht, zhvillimi ekonomik duhej tė provokonte kthime masive tė emigrantėve dhe investime tė kapitaleve tė tyre kėtu. por kjo nuk ka ndodhur.
Nuk ka kthime vullnetare emigrantėsh, sepse shteti shqiptar nuk mund tju afrojė atyre besim, bashkėpunim dhe interes, me klimėn koruptive dhe politikėn klienteliste;pėr ata, Shqipėria ėshtė ende njė vend ku shpresat e pakta lindin nė mjegull dhe shuhen nė mjegull.

Nga Artan Mullaj


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.