Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Lum ne qe e kemi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16843)


Postuar nga Tulipani datė 13 Shkurt 2009 - 11:38:

Lum ne qe e kemi

Cfare do te ishte media shqiptare pa deklaratat e Sali Berishes? E shkrete, e varfer e pa interes.
E ne fakt ajo shprehja e famshme "lajmi me pare kalon tek ne" nuk vlen sepse lajmi me pare kalon tek Sali Berisha ose me mire ai e prodhon dhe na e jep ne te tjereve qe mezi e presim. Me nje fjale lum ne qe e kemi.


Postuar nga Tulipani datė 13 Shkurt 2009 - 11:40:

"Amerika e ndarė mė dysh pėr mbajtjen e liderit nė Uashington"

Zėdhėnėsi i PDP-sė deklaron:
"Megjithėse ka ikur tashmė nga USA-ja, televizionet mė nė zė, vazhdojnė tė transmetojnė non stop pamje nga vizita dhe nga fjalimi qė Ai mbajti nė aeroport para se te ikte. I mėrzitur nga Maliqi i Irakut, detaje nga sherri, me tė cilin i dhamė dje, Berisha i tha Tom Ridg-it qė t'i mblidhte tė gjithė udhėheqėsit bashkė, sepse do t'u mbante njė fjalim, pasi pėr arsye kohe, nuk kishte mundėsi t'i priste njė mė njė. Ai i tha Mediut, gjithashtu, se ata duhet tė mbanin shėnime gjatė fjalės sė tij. Mes ovacionesh tė shumta, Berisha mori fjalėn:
- "Tė dashur liderė nga vende tė ndryshme tė Botės. Me aq sa pata mundėsi ua bėra tė ditur edhe amerikaneve, se kėta, kėshtu si e kanė nisur, nuk i kanė punėt mirė fare. Sepse kėtu, si e dini tė gjithė ju, presidentėt pasi mbarojnė mandatin, venė e rrinė nė ferma. Ndaj i ka marrė me bythė ekonomia kėta. Jo, jo, po, po... Se ua them unė juve. Se ai qė i thotė vetes lider, nuk duhet tė shqitet nga karrigia dhe politika, pa i dalė edhe shpirti. Kurse kėta, sa marrin vesh qė kanė humbur, struken e nuk ndihen, sikur i ka zėnė flama, nė vend qė ta ndezin vendin tym e flakė, e t'i mbajnė njerėzit nė gatishmėri. Ndaj, pėr t'u ngritur pak moralin, unė u fala disa nga videot me aktivitetet e mia kur kam qenė nė pushtet, nė opozitė e nė pushtet pėrsėri. Asnjėri nga kėta udhėheqėsit kėtu nuk kuptonte dot se kur kisha qenė nė pushtet dhe kur nė opozitė, kėtyre u dukej sikur unė isha nė pushtet gjithmonė. Ja pra, vėllezėr tė nderuar liderė, ju duhet ta dini se detyra jonė ėshtė tė jetojmė ēdo ditė sikur jemi nė krye, edhe kur bota na ka vėnė pėrfund, sepse kėshtu mbahet morali lart dhe situata nė gatishmėri numėr njė... Mė ndigjoni mue, kėta e njohin rezultatin e zgjedhjeve si pa tė keq, nė vend qė mos tė lėnė dy gurė bashkė pėr t'i nxjerrė ujė tė zi, deri sa tė dalė ai qė ka noēkėn mė tė madhe nė krye..
Kjo metodė e tė bėrit politikė, do e ēojė Amerikėn nė atė ditė qė tė gjithėve do na vijė keq, ndaj unė, pėr veten time, u dola borxhit e u thashė mu nė sy ē'kisha pėr t'u thėnė. Vetė MEKEIN-i ma pranoi me gojėn e tij qė, po tė kishte bėrė si bėj unė, sot do tė ishte nė Shtėpinė e Bardhė e jo duke ngrėnė pilaf pa bėrxollė, rrugėve tė senatit... Ja ku jeni ju tė gjithė kėtu pėrpara meje.. JU qė bėni zgjedhje tė lira e tė ndershme. Hė, e patė?? A ua vari njeri..?? A u thirri njeri nė takime t'u merrte ndonjė kėshillė..? Hė, pėrgjigjuni, mos mė rrini si guhak..
- Joo, Joooooooooooo, - dėgjohen duartrokitje tė nxehta dhe ulėrima nga salla...Tė gjithė pohojnė me kokė dhe shikojnė me zili nga lideri se sa i ngjiste fjala.
Sapo doli me zor tė madh prej aty, administrata e Obamės i ofroi liderit avionin special tė Presidentit, qė ta ēonte Saliun nė Tiranė, vetėm se i thanė qė ta mbushte vetė me karburant, se nuk kishin si t'i justifikonin shpenzimet.
- Mbushja sarbatorin plot, - i thotė Berisha Mediut, - dhe lėri ndonjė bakshish pilotit..
- Pa merak, - i thotė Mediu, - po kur tė kthehet i hedhim nga ajo D2-shi i Ballshit.
- Jo, jo - i thotė lideri, - se do na ngelet nė ajėr e hajt ta rimorkiosh kėtė...
- E mirė, - bie dakord Mediu, - e mbushim nė Itali tek Silvua.
Kėshtu, lideri ynė e la Kontinentin Amerikan duke lėnė mbas dhimbje e lot, e njerėz qė ulėrinin: "mos ik", "mos ik". Analistė tė ndryshėm, nė intervista e kanė cilėsuar kėtė vizitė si ngjarjen mė tė madhe nė Amerike pas vrasjes sė Kenedit. Disa nga rrjetet mė prestigjioze televizive kanė shprehur habinė se si Amerika e la tė ikte dhe t'i shpėtonte njė rast i tillė i artė pėr ta mbajtur Berishėn kėtu, nė USA. Opinioni publik ėshtė ndarė nė dy pjesė: Nė ata qė mendojnė se lideri ynė duhej tė mbahej nė USA qysh kėto ditė, dhe ata qė mendojnė se ai duhet lėnė t'i japė dorėn e fundit demokracisė nė Shqipėri, Ballkan dhe Europė dhe pastaj Amerika e ka nė dorė ta marrė kur tė dojė. Por, gazetat e mėdha amerikane, janė shprehur nė editorialet e tyre se ky variant i dytė mbart disa rreziqe. Disa parashikojnė se, nėse USA-ja nuk e merr Berishėn qė nė kėto momente kur Shqipėria ėshtė ende e dobėt, nė njė periudhė tjetėr, mendohet se marrja e tij do tė shkaktojė konfliktin mė tė ashpėr tė 100 viteve tė fundit, dhe mund tė ketė mė shumė viktima se lufta pėr kapjen e Bin Ladenit. Shėrbimet sekrete tė Amerikės mendojnė se deri atėherė, Lazarati do tė jetė bėrė shtet mė vete dhe Berisha mund tė fshihet atje, nėse nuk do tė dojė qė tė vijė nė Amerikė. Ndaj po i bėhet presion administratės Obama, qė zgjidhja duhet gjetur shpejt.
Rrjeti i njohur televiziv NBC, i ofroi liderit edhe njė kontratė shumėmilionėshe pėr tė bėrė njė spektakėl televiziv, tė titulluar "Amerikan idol (idhulli amerikan) pėr politikanėt e rinj". Berisha tė zgjidhte ēdo vit njė politikan tė ardhshėm tė ri, pėrmes njė konkursi mbarėplanetar, duke i sjellė gjak tė ri politikės sė plakur amerikane.
Por, Berisha nuk u ktheu pėrgjigje. Ata i thanė se ēekun e ke me njė njėsh dhe se zerot t'i vendoste vetė.. Aty ndėrhyri Mediu dhe i tha liderit t'i bėnte zerot e vockla, qė tė nxinte sa mė shumė. Gojėt e liga thonė se lideri vendos zerot dhe Fatmiri i bėn majėn lapsit.
Kaq pėr sot. Do t'ju mbajmė tė informuar. Zėdhėnėsi Dogbani


satire marre nga Shekulli


Postuar nga IQVLORA datė 13 Shkurt 2009 - 14:59:

Re: Lum ne qe e kemi

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Cfare do te ishte media shqiptare pa deklaratat e Sali Berishes? E shkrete, e varfer e pa interes.
E ne fakt ajo shprehja e famshme "lajmi me pare kalon tek ne" nuk vlen sepse lajmi me pare kalon tek Sali Berisha ose me mire ai e prodhon dhe na e jep ne te tjereve qe mezi e presim. Me nje fjale lum ne qe e kemi.




Nuk kam ndermend te mbroje Berishen,sepse per te ka ardhur koha qe ai te largohet nga drejtimi i PD-s.Me largimin e tij dhe te disa te tjerve ne PS e PSD mendoj se do te mbaroje tranzicioni ne vendin tim,i cili i ka rraskapitur shqiptaret duke shpresuar.
Persa i perket politikanve shqiptar jane njeri me shit se tjetri,por kesaj here duhet hedhur vota nga ky huri i gjate me hallate sheshit.
Si te duken lajmet me edvin qe shohim me shumice tek TOPCHANEL?Sikunder edhe lajmet me Berishen tek Klani.Te hapet barku nga disa halabaker te PS kur komunikojne me median ose jane te ftuar ne emisionet e BF dhe SB.Eshte i padurueshem nje koketrashe merret me anen ligjore ne kryesine e PS.jane nja dy llafazaner te tjere te PS,si i nipi i Bilbil Klosit,Blendi dhe nje llafazan tjeter qe nuk e di me se merret.Jo mua por gjithe shqiptarve u jane bere si burri i nenes(behet fjale per stepfatherin).Nuk mund te flase keq per zonjat Kodheli e Leskaj,te cilat jane te respektuara nga ana ime.Ka plot deputet te tjere me shume integritet qe edhe kur komunikojne me shtypin ke qef t'i degjosh.Me legen eshteere xhuxhi i Skraparit,i cili ne CV-n e tij te punes ka vetem nje lloj profesioni,deputet.Le me pstaj hajduti i KESH D prifti(paret i ka ndare me xhuxhin.Kam fakte per ta).Me nje fjale te gjithe kerkojne te vijne ne pushtet vetem per te vjedhur e jo se u plasi per shqiptaret.Jane hajduter e dallaveraxhinj te ndyre te gjithe.Megjithate do t'ju kujtoja se hajduti S berisha vertete ka vjedhur,por edhe ka bere pune,ndersa ishit e meparshem vetem vodhen e nuk bene asgje.Besoj kete e dini.me tremb fakti se doktori ka shanse te fitoje perseri.Ai ka futur sherrin midis xhuxhit dhe xhaxha Stefit te gjate,plus edhe ne popull degjoja nga te majte te betuar,te cilet thoshin se nuk na kane munguar dritat ne kete qeveri!!!!!!!!Dihet se opozita dhe kundershtaret per karrike do te lehin,sepse per ate paguhen.Patjeter edhe saliu do te lehe me shume,sepse ai nuk ka zinxhir,eshte azat.Vertete mezi i kemi,te na i fale zoti te shkretet.


Postuar nga sarandaebukur datė 17 Prill 2010 - 04:57:

Eshte pak e gjate..


Rapsodi tropojane per Sali Berishen


Nga Nik Camaj
Rapsodi tropojane per Sali Berishen

1.

Ku e ke djalin nene Jovanka ?

Ne Tirane, tek Sllobodanka,

Na eshte kthy dhendrri n’pushtet

Tash do te dalim n’selamet.

Dobro doshli, daj Fazllici !

E uron Shkelzen-o-vici

Zdravo unuka Argite !

Te gezojme qe erdh kjo dite !.

Tash fitojme c’far t’na doje zemra:

Pare t’pista, prona, tendera,

Me rrite normen e fitimit,

Jem bashkue me boten e krimit.

2.

Babe Salihi jep udhezimet,

Si me i shtue superfitimet:

“Gjithsecili ne klanin tone,

T’angazhohet ne korrupsion !”

Ne mandat te pare si president,

Jam tregu koqe, pa mend,

Me duket vetja anormal,

Pse nuk vuna kapital !

Eshte momenti te fitojme sot,

Vitet qe na iken kot,

Due me u ba pasanik,

Me jetue si sheik!!

Objektiv i madh per mu:

Keto milionat me i fitu

Si ti fusim ne xhepin tone,

Ka metoda ti pastrojme.

Arme, droge e kontrabande,

Jane per burrat: pune e rande,

Ketu , Argite mos i fut hundet,

Kem Shkelzenin per kesi punesh.

More Shkelzen, t’ka baba trim,

Je i lind per demontim,

Ti Argita, bija ime,

Fokusou n’ privatizime.

Sokoleshe, ti moj malesore,

Na e hap studion ligjore,

Gjithe projektet qe ka shteti,

Do i perlajme t’ tana per vedi.

C’fare ka prona ky milet,

Ne mal, n’fushe a ne bregdet,

Turru pra, ti moj azgane,

Me i kalu n’llogarine tane.

Thuri planet me ngadale,

Futju bregdetit me radhe,

Nga Ksamili ne Velipoje

S’leme parcele te na shpetoje !

Ty Jamarber t’kam si djale

T’i zaptosh tokat ne Jale

Per Zenin kam tjeter plan

Jane dy mije hektare ne Seman

Nuk na vjen me fati ne dere,

Ta shfrytezojme per te fundit here,

Te mos mbese aset pa shit,

Te mos leme prone pa grabit.

Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,

Do ta shtyj ne maksimum.

Po te na bajne neve anetar,

S’mund te vjedhim si me pare.

Do veme kapital pa mase,

Do fitojme para me thase,

Me i pastrue sipas ligjit,

Kemi firmat e Fazllicit.

Shkina ime, moj Argite,

Mire i “qan” keto “sukses fite”

Cdo projekt qe konsulton,

Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.

Nga qe pronat ke synim,

Po te jap mendimin tim:

Toke me ēmim “badiava”

Veē n’ Porto Romano ka.

Jane pronare ca katundare,

I genjejme me pak dollare.

Bejme nje Vendim historik:

E kthejme n’ Park Energjetik.

Vlera e tokes shkon n’stratosfere,

Rritet ēmimi 300 here !!

Sa firmos nje V.K.M.

Pare te madhe fitojme ne !!

Shkelzeno, qepju Gerdecit,

Eshte mbreti i biznesit.

Gjithe mafjozat ma t’nderu

N’trafik armesh jane perqendru.

Eshte biznes fantastik !

Demontim dhe trafik.

Do ta bejme ne menyra te fshehta,

T’ mos leme gjurme ne evidenca.

Trafikojme edhe raketa,

Sa te doje Al-Qaida.

Ne rruge sekrete permes Cadit,

I cojme arme edhe Xhihadit.

Nuk na duhen ne uzinat,

Fillo, e ngre llamarinat.

Perdor mjetet e ushtrise,

Ke dhe ciken e Farise.

Kam mendu per proceduren,

Gati ke infrastrukturen.

Alibe e Aldo Bumce,

I ke vartes n’ grupin e punes.

Mos humb kohen me licencat,

Ti jep baba kompetencat.

Qeveria, perfshi mua,

Do te jete nen urdherat tua !!

Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,

Veē me mbush thaset me dollare,

Non-stop, n’supervizion,

Baxhanakut i takon.

Per fitimin maksimal,

Nuk njoh ligj, as moral,

Puna del me leverdi

Kur shfrytezohen gra e femi.

Keto jane pune qe leverdisin,

Pasunohemi me tane fisin,

Fitim te tille nuk ka pare bota,

Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

3.

Kam kerkese nga njerzt e grues:

T’u jap serbve akses n’Durres.

Kam mendue qe per Serbine

Te baj aksin Lac-Morine!!

Kosovaret nuk i due hiē,

Sepse jane anti-Fazlliē.

Cmendurisht une kam dashni,

N’dajallaret e femijve t’mi.

Rruga qe i sherben vatanit,

Do kalonte grykes Komanit.

Ky opsion nuk me pelqen:

Me demton si biznesmen.

Une nuk jam aq rrote budalli

Me e ndertu nga thote Topalli.

Rruga bregut lumit Drin,

Le pa pune tragetin tim.

Jam i lute prej Erdoganit,

T’kaloje rruga bregut Fanit.

Keshtu, kane shansin osmanllinjte,

Per here te pare me shkel n’Mirdite!!

Pra, Kosova eshte sebepi,

Perfitues jane turku e serbi.

Do ta haje buxheti i shtetit,

Edhe xhepat e miletit.

Nga miliardat qe do hedh,

Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.

Jemi te “ndershem” ne publik,

Eshte projekt patriotik !!

Do ta nisim me nxitim,

Pa projekt e preventiv,

Keshtu nuk kapet abuzimi,

N’xhepat tane shtohet fitimi.

Gropes se zeze te korrupsionit,

I veme emrin “Rruga e Kombit”

Se ky popull eshte i trashe,

E ha sapun per djathe.

Keshtu, per dite vjedhim miliona,

Me parullen :“ rrofte Kosova”.

Plan biznesi me te mire s’ ka,

Miliardere ka me na ba!!

Eshte projekt qe suporton,

Cdo lloj vjedhje e korrupsion.

Jane pa tru shqiptaret e ngrate,

I mashtrojme dhe per fushate.

Une jam Sale talebani,

Me vjen ne ndihme dhe Erdogani

Me sebep te inagurimit,

Dy dite para votimit !!

(Dasem te madhe do te banim,

Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)

Po u ba ndonje padi,

E dergojme Sollakun n’shpi.

Me mbrojt fort korrupsionin,

Kemi gati “lustracionin”.

Kemi eksperience nga bota,

Sic vepronte Penelopa.

Keshtu do bajme me tunelin,

E ndertojme pastaj e shembim.

Sic na meson arithmetika,

Kete e thote edhe Argita:

Qe te fitohet sa me shume,

Duhet rrit puna n’volum.

Sukses-fija eshte derivat,

Punet e vogla japin pak.

Po kur shifra eshte me billiona.

Cahen brinjesh llogarite tona !!

4.

Nga Argita due’ i projekt:

Si ta fusim ARMO-n ne xhep.

T’u krijojme pershtypjen t’taneve,

Se ua dhame amerikaneve.

Nga Teksasi, nje firme hiēi,

Na e gjejne Toma e Fazlliēi.

Koperture n’afera krimi,

Rezart Taēi esht me kopili.

Thirre Taēin me urgjence !

Fillo, jepi konsulence !

Te startoje, me korrupsion,

T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.

Taēi-Oil, ky Taē-rrufjani,

Fonde sjell nga Azerbaijani.

Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,

Mire se te vijne nga mafia ruse !

Vlere fiktive veme n’ offerte,

Me u “pague” per 5-6 vjet,

Po u zbuluem nga konkurentat,

I nderron Ruli dokumentat.

Nuk e ban ai per shoqni,

Ai ka ketu pjesen e tij,

“Druri i arres” qe nje nxitim,

Sot e kam ortakun tim.

Per “OK”-n ne parlament,

Duhet ba nje marifet:

Vec te kete emerin “garanci”

Boshe e fallco, s’ka rendesi.

Grupi im parlamentar,

Jane ca koqe, e ca gomare,

S’jane te zot as “per nje pune”,

Miratojne ē’far u tham une.

Pse jane arti, politika ?!

I blejme ca nga opozita,

Kur ta mbyllim kete pazar,

U ēojme ftesat per iftar.

Per parate, s’kemi siklet,

ARMO-n e marrim pa leke,

Po t’na pyese ndonje gazete,

“Jane pague”, por jo n’buxhet.

Po e teproi ndonje gazetar,

Do ta shpalle une tradhetar,

Do ia djeg gjithe pasurine,

Me shtypshkronje, e me makine.

Per transferta kriminale,

Kemi banken personale,

Me Tan Santo e Elvane,

Kryebandit Adrian Fullane.

I bajme ligjet si t’i dona,

Qe ARMO t’jete e jona.

Ky qe plani, me startuu,

Eshte sukses i garantuu !!

ESHTE PROJEKTI I FITORES !

JA KALOJME DHE AL KAPONES !!

5.

Merakoset nene Jovanka:

Motra ime, Sllobodanka !

Mos ma lini n’balte Fasllicin,

Pse e kemi Kryeministrin?!

Sal Berisha mban fjalimin:

Mos ma ngucni “gospodinin”

Mbyllni gojen deputete !

Se ua sjell ketu n’ parlament.

Nis veprimet paranoja:

O Damir, o “srdce moja” !

Merre ēarterin per Tirane

Je ne bes’time n’ TV Klan.

Ne aeroport shtrohet tapeti,

Me urdher te nalte nga shteti,

Zbret me nderet e nje princi,

Dora vete: druzhe Fasllici.

Angazhohet i gjithe shteti,

Policia e prefekti,

Shantazhojne Sala e Liria:

Te rrije urte prokuroria !!.

Se eshte koke, per koke te mikut,

Eshte koka e trafikut,

Kontrabanda e Ballkanit,

Kontrollohet prej “viganit”.

6.

Fakte te reja kan dale ne drite:

Kush e nxori Azemin ne prite,

Kush e shfrytezoi arkivolin,

Me ba 14 shtatorin !.

S’e harrove o Sale, traditen,

Keshtu e vrave edhe Trebicken,

E verteta po del ne pah,

Kush e ēoi Kosten “per gjah”.

Po te zbardhet prej fillimit,

Tragjedia e 2 Prillit:

Dora qe gjakosi Shkodren,

Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.

Kur Kosova ngrinte krye,

Behej shqipja “lesh e li”,

Luks i madh per Serbine,

Kur shtie n’kaos Shqiperine.

Hej Sali, miku i Fazlliēit,

Ia kalove Karaxhiēit,

Karburant i dhe Serbise,

Me vra djemte e Dardanise!!

U rrjeshtove n’krah te Rugoves,

Kundra trimave te Kosoves

I gjithe populli u ēudit

Kur i shpallet “terroriste” !!

Trimat, ne lufte me dushmanin,

Ti, biznes me Arkanin.

Dosja jote ne Beograd,

Filloi te jape rezultat.

Kur Kosoves po i vinte fati,

Direktiven jep lugati.

Me urdher te UDB-se

I the “jo”, Rambuje-se.

Ti ke ba nje mal me krime,

Vrave popullin ne lufte civile,

Mbolle ngjarjen me vrastare

“Hiroshimen” gerdecare.

Tym e helm mbushe kete vend:

Bloze qymyri, nafte e cement,

Ke dhe plane me mizore,

Me centralet berthamore !!

Si familje, je ba llum

Ju ka vene mafia perfund:

Delijorgji, Medi dobiēi

Rezart Taēi e Fazlliēi.

Qe ta themi hapur fare,

Eshte gjithe mafia nderkombetare,

Kriminelet ke ortak,

Me t’ēue ne Hage, ti e ke pak!

7.

Jam Sali, Sali “qendresa”

Vrava, vodha gjithe sa desha

Per pushtet, une djeg Shqipnine,

Per Gerdecin, hiē s’ma ndin.

Madje jam shume i vendose,

Per nje tjeter katastrofe !

Me barut u ba shume buje,

Kete here do jete me uje !!

Shkodren do ta bej det ,

Ta mbaje mend perjete !

Tragjedi qe s’e ka pase,

Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!

Vi nga kulla e Vicitolit.

Jam nga shpella e Mit Sokolit,

Qe ju turr topit per ment’ krese,

Tu mendue se eshte n’sigurese !

As kurkujt nuk ia kam friken,

E kam “tredh” une opoziten

N’ unison me Edi Ramen,

Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.

Le t’vazhdoje me batuta,

Tu tregue perralla me flutura

Nuk me tremb mue Johni II-te,

Une nuk pyes per Amerike !!

Derisa t’permbyset globi,

Me rruen trapin “Silvia Konti”,

Se ia marr erzin n’publik,

Ia kam ba nje vidioklip !

Me gjyqsorin skam problem

Aty kam une klanin tem ,

Bamirit ia kam ba bene ,

Do t’ia marr dhe KLD-ne.

Me i vu krimit kapak,

Mua m’ duhet edhe nje mandat

Kam nje plan te sterholluu,

Me lane popullin pa votue.

Kur te vije dita per votim,

Jam usta n’manipulim.

E ujdis dhe me Europen,

N’qeveri me kokelopen.

8.

Mire ia ban more faqezi,

Kur ka t’marre qe t’besojne ty,

Se ēdo popull ne planet

Nuk do te sillte me ne pushtet.

Per faturen dhjetra mijera

Brenga, plage edhe viktima,

Per gjithe krimet ndaj vatanit,

Do ta benin si Sadamit.

9.

Hapi blloqet moj Argite :

A ka mbet ndonje gje pa u shit ?

Nga vemendja si na doli ?

INSIG-u , ALBPETROL-i ?!

Duhet te kesh n’vemendjen tate,

Dhe repartet ushtarake.

C’fare ka: toke e ndertim,

Ta kthejme ne perfitim!!”.

Te punojme ma me kujdes,

Po na dalin letrat n’shesh.

“Bomba” e pare qe faksi djalit,

Tash, e-mailat e Ansarit !

Ne publik erzin na muaren,

S’na paguan as faturen,

Me aferatt qe t’zbuloi Tema

Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.

Per cdo gje, rrofte kapari,

Se ta fusin si arabi

Ta kesh rregull n’punen tane:

Leket merren paradhanie !

Mos u ban more babe zevzek,

I thote t’jatit ēika e vet:

“Vec me tenderat qe kam n’proces,

Jam tu e mbushe edhe nje thes !”

Asetet qe ti permende,

I kam te shkrume n’listen teme.

Une i bej punet me grafik,

I kam ne plan per kete vit.

Nuk pajtohem me kritikat,

Mos mi humb baboo meritat.

M’ gjej nje tjeter ne Planet,

Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!

Per cdo prone qe eshte kthy,

Une e Zeni kem nderhy.

Ne cdo projekt e investim,

Aty eshte dhe emri im !!

Koncesione e tenderime,

Kane kalue ne doren time.

S’jam mjaftue si konsultare,

me perqindje, jam pronare !!

A e ke pa si po hedh shtat,

QTU-ja e re ne Farke ?

Veper qe se ka Shqipnia,

Ashte tu u ba me leket e mija !

Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,

I kam une nen kontroll !

Po s’pagoi taksen tek une,

S’fiton asnje konsorcium !!

Fantazia ime s’ndalet,

Kam fillue te zaptoj dhe malet:

Dajt, Terbun e Velecik,

Tash jam ngule dhe n’Bukanik.

Me ndihmen e dajes Fazllic,

Kem ba lek e fitue miq:

Mishkovicin e Arkanit,

Dhe djalin e Sllobodanit !!

Kam arrite me menaxhu,

Procesin me te korruptu.

I rashe vize VITOL gjigandit,

Ia dhashe ARMOn Tacit mamit.

Edhe pse jam billionare

Ne shume projekte, aksionare,

Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,

Vete e deshen borgjezine !

Pra c’ka lidhje me terrenin,

E godisim bashke me Zenin,

Ti kujdesu vec per vedi:

Mos me ra nga pushteti

Qe t’i gezojme na pasunite,

Mos prano me i hap kutite.

Se po i hape, fiton Rama,

E na i konfiskon te tana !!

Po erdhi ai n’pushtet,

E sigurte: burgu na pret.

Krimet tona sa nje mal,

Nuk mjafton kodi penal.

Qe te shpetojme duhet me ik,

Ne azil politik,

Nese duem nje vend tamam,

Shkojme drejt e n’Teheran.

***

Zonje e madhe Jozefin,

Ke merita n’sigurim,

Qe kur re ne banane,

Ti je ba pulitikane.

Nga besimi europiane,

Ne politike je talebane,

Per te tjerat je hibride,

Nuk e flet as gjuhen shqipe.

Si kryetare je e dhunshme,

Nga fjalori: e paturpshme !

Histerike si nje vrasese !!

I njeh mire dhe lendet plasese !!

***

Kush e solli kete cunam ?

Kryeministri sharlatan !

“Hena blu” as “dielli gri”,

Dora vete shoku Sali !

Hapi syte o milet,

Pse fajtore jemi vete:

Se cdo vote per ate lubi,

Eshte burim per tragjedi !!

Moj malesia e Gjakoves,

Ke pas qene e pararojes,

Ti ke pase burra model,

Turp, qe nxore ate kriminel !

Do t’mbuloje Sale turpi i zi

Per afera e per tradheti,

Do te mbetet brez pas brezit:

“Kryeministri i Gerdecit”.

Para teje ne tradheti,

Jane zhyt Zogu e daja i tij.

Por s’kane bere te tilla pazare!!,

Me ujrat territoriale .

Kjo do te thote se n’ qeveri

Esat Pasha na eshte kthy.

Problemi qe ka sot vendi:

A do vi dhe Avni Rustemi ?!

Jeni nje tufe me kusare,

Me Ballinje e Selmanllare,

Delijorgje dhe Fazllicё,

Taē e mac e berishiēe.

Kjo eshte klike qeveritare,

Eshte nje bande kriminale,

Ruli, Basha dhe Mediu,

Kapobanda eshte Saliu.

Sa krimet i keni ba,

Me lekure keni me e la.

Do ta zbojme ne korrupsionin,

Bashke me Gerdec-kualicionin.

***

Moj PD - e bija e “nanes”,*

Paske qene ti “piēka e s’ames”.

N’kryesine tende ka hyp llumi,

Me shume turp ty po t’vjen fundi !

Je e mbushe me antivlera,

Me ministra kriminela .

Ne moral je e pafytyre ,

Boll qe ke “bethen e mire” !!

-End-


Postuar nga Vizioner datė 02 Tetor 2011 - 12:13:

Thumbs up Re: Lum ne qe e kemi

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Cfare do te ishte media shqiptare pa deklaratat e Sali Berishes? E shkrete, e varfer e pa interes.
E ne fakt ajo shprehja e famshme "lajmi me pare kalon tek ne" nuk vlen sepse lajmi me pare kalon tek Sali Berisha ose me mire ai e prodhon dhe na e jep ne te tjereve qe mezi e presim. Me nje fjale lum ne qe e kemi.




Edhe mbas tre vjet e gjysem, qendron kjo!


 
Trego 5 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.