Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga Fajtori datė 10 Mars 2009 - 13:05:

Per te filluar nga fundi:

Ideja se shqiptaret do trajtohen njesoj eshte krejtesisht gabim. Mjafton te shikohet si shikojne italianet qytetaret e tjere te evropes lindore qe nuk kryejne krime. Marrim shembullin kroatet apo filipinet. Megjithese ka shume emigrante nga keto vende, ata nuk bezdisin njeri dhe me se shumti punojne ndershmerisht. Populli vendas nuk i shikon aspak me frike.

Ideja tjeter, se po nuk e beri njeri krimin do e beje dikush tjeter eshte prape se prape e gabuar. Ne vartesi te shume faktoreve laku i krimeve mund te ngushtohet. Nderkohe qe edhe sikur te jete ashtu, le ta beje dikush tjeter krimin, jo nje shqiptar.

Ideja e Tulipanit per gjoba apo konfiskime me duket shume e pershtatshme. Madje e realizueshme menjehere pa stresin e burgut apo kodit penal. Gjobat mund te vihen per demtim te imazhit kombetar. Ndersa konfiskimet mund te behen pas nje hetimi te menjehershem paralelisht me gjyqin ne vendin e huaj. Per shembull dy kriminelet qe u kapen ne Milano me siguri kane vene pasuri, ndertuar shtepi apo blere makina. Ajo qe duhet te beje prokuroria shqiptare (qe s'e ben kurre) eshte hapja e menjehershme e hetimit per gjetjen e pasurive shqiptare te pandehurve ne Milano. Nese ka prona ne emer te familjareve duhet te hetohet nese familjaret kane patur rroga te mjaftueshme per ti blere. Nese jo duhet te futen ne liste si prona e te pandhurve ne Itali. Pronat duhet te sekuestrohen menjehere (por jo te shpronesohen). Me kaq puna e prokurorise shqiptare ndalon per te pritur rezultatin e gjyqit italian. Nese gjyqi shpall te pandehurit te fajshem Shqiperia shproneson menjehere pronat e sekuestruara dhe ja kalon shtetit. Ne te kundert ja kthen pronareve qe i kishin. Eshte ide shume e mire.

E vetmja klecke eshte se gjyqet mund te zgjasin shume ne vendet e huaja. Por edhe kjo ka zgjidhje. Per shembull pronat e patundshme (shtepiat) mund te ndalohen se shituri ndersa pronat e tunndshme (makinat) te sekuestrohen. Nuk duhet harruar kurrsesi se krimineli perdor parate e krimit per tu mbrojtur me avokate te mire. Prandaj ngrirja e pronave ne Shqiperi do i hiqte nje pjese te mire te mundesive per tu mbrojtur nga avokate te mire. Edhe ne kete drejtim Shqiperia mund te beje rolin e saj qe parate e krimit te mos perdoren per te mbrojtur krimin, por ti kthehen shtetit ku ka investuar. Keshtu zgjidhet dhe deshira e disave per te patur para ne Shqiperi, pavaresisht si fitohen. Parate do jene ne Shqiperi, por i takojne shtetit tashme.


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 23 24 25 26 27 28 29 30 31 [32] 33 34 35 36 37 38 39 40 41 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.