Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga arturm datė 17 Maj 2009 - 08:08:

Fajtor

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Per kusurin, eshte hipoteze e mundshme qe Meta do te behet kryeminister (ka 6 vjet qe mundohet), por kjo nuk do te thote se e majta humbet zgjedhjet po qe e ndare. Kesaj rradhe sistemi eshte proporcional. Do shikosh pas zgjedhjeve qe Rama dhe Meta do bien kollaj dakort per te zbythur Berishen, nese te dy kalojne 50%. Megjithate kam dyshimet e mia qe Meta mund te fitoje aq sa ne 2005 (nja 16%).



Kjo natyrisht eshte nje mundesi, por ma merr mendja qe jemi dakort qe po te ishte bere aleanca PS-LSI perpara zgjedhjeve do evitohej rrjedhja e ndonje vote me teper.

Citim:

Dhe e perseris qe eshte gabimi me i madh te bihet ne lojen e PD-se dhe PS-se duke pasur frike nga ndryshimi. Ka dekata qe pritet nje ndryshim dhe akoma njerezit kane frike te ndryshojne. Kush eshte me i rrezikshem sesa Berisha, Nano, Meta apo Rama ne partite e tjera? Ky iluzion frike perdoret shpesh ne politike, njesoj si Bushi i shtiu friken amerikaneve per te fituar konsesus ne sulmin ndaj Irakut. Hapni syte njerez, s'ka nevoje per asnjeri specifik per te ndertuar nje shtet. Dhe ka 100 menyra per te kontrolluar cilindo qe merr pushtetin ne menyre institucionale (presidenti, parlamenti, gjykatat, etj.).


Po gabon o Fajtor. S'ma merre mendja qe njerezit (hiq autobuzistet e te dyja paleve natyrisht) nuk duan ta votojne ndryshimin. Ne nje fare menyre "suksesi" i idese se KOP-it te Berishes ne 2005 e verteton kete (pavaresisht se shumica e atyre qe i besuan "KOP"it jane te zhgenjyer tashme).

Ka dy menyra per te votuar ndryshimin:

1) Ajo qe thua ti qe te votosh ndonje parti te vogel te re

2) Te votosh ate nga partite e medha qe ofron me shume gjasa per ndryshim brenda vehtes (sic eshte rasti i PS ku Rama, te pakten, ka futur ne statut, dhe e deklaroi personalisht ne nje emision me Alfred Pezen, qe po humbi zgjedhjet do largohet nga drejtimi i PS-se)

Te dyja keto menyra jane te pranueshme, por te adaptosh te paren, sic thua ti, ne kete situate politke aktuale ne shqiperi, eshte e pafrytshme.

Perndryshe na sugjero ti, cfare partie mund te votohet nga keto te rejat per ate ndryshim qe ti ke ndermend, Partine e Rom-ve?


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.