Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- pse ne shqiptaret nuk ndihmojme njeri tjetrin kur jemi ne mergim? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17196)


Postuar nga kotka datė 27 Korrik 2009 - 19:25:

Opinioni im per bashkeatdhetaret e mij ne emigracion:

Eshte e trishtueshme, por do ta them edhe pse i dua pa mase dhe shume here dua te shoqetrohem me ta, por sa shoqerohem, largohem me vrap menjehere.

Shqiptaret jane shume punetore dhe familjare ne pergjithesi, por me shume rrojne per syte e botes, se sa per vehten e tyre. I mundon shume sa merr tjetri, cfare shkolle ka bere, cfare ka blere, ku shkon me pushime, sa paguhet dhe kur ata vete duan te ecin perpara, shume prej tyre nuk e bejne se duan te kenaqen per vehten e tyre, por per inat te botes, per ti pare kusheriri, shoku apo komshiu tjeter shqiptar dhe kjo pastaj ju sjell shume ngaterresa ne familje dhe fisni, sa bien me koke brenda neper bankat amerikane nga borxhet e shumta qe marrin.

Jane ziliqare dhe nga zilia verbohen aq shume, sa mund te te bejne deme kolosale, nuk jane mirenjohes dhe nuk dine kurre te thone me fal, te lutem dhe faleminderit. Te shohin me nje fytyre ngrysese, qe te tremb dhe te ben te largohesh me kilometra.

Per sukseset e tua nuk dine kurre te te pergezojne, por te thone "ahhh e bleve edhe ti, ok"

Mos me keqkuptoni, po ketu po flasim vetem per anet negative, ka edhe nga ata qe te duan te miren, por fatkeqesisht ata jane larg, jo afer...


  Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.