Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga Mister_DXP datė 02 Tetor 2007 - 22:56:

Indriti

 
Ku ta gjej o Zot guximin!

Ku ta gjej o Zot guximin
Ku ta marr, a nuk me thua?
Ta ndaloj vashen ne rruge
E lirisht ti them: te dua.

Ku ta gjej o Zot guximin?
Ta ndaloj vashen ne rruge
T'ja drejtoj ne sy shikimin
Ta puth lehte permbi buze.

Nje grimce guxim ku ta gjej
Nje xixe zjarri te shkrij gjuhen
Zemren vajzes t'ja rrembej.
Sic rremben skifteri pulen.

 
 
E kam ndjekur rritjen poetike te Indritit qe ne castet e para kur ai ka hedhur aty ketu poezi neper forume. Jam gezuar dhe merzitur dhe shpesh edhe e kam share(jo kritikuar). Ai me ka mirekuptuar dhe me qetesi . Sot poezia e tij, vjen me e plote, me larmi te madhe gjeografike dhe me rritje artistike.
Vargu i tij i takon stilit klasik.Strofa te plota, qe tentojne disiplinen e ngurte skolastike dhe tek tuk edhe shkarje nga kjo norme, fatkeqesiht jo per mire.
 Vihen re, shpesh here, vjersha ne forme bejtesh pa kurfare vlere dhe menjehere pastaj nje perle mendimi te pjekur.
Poezia me siper, te cilen une  e kam shkeputur nga tema e tij, eshte nje krijim ku ndihet frymezimi dhe puna. Neper vargje, sheh qe poeti ka ditur qe ne fillim se ku do te arrije, si te thuash ka celur nje mendim dhe ai i ka dhene nje forme.
 
Eshte nje lirike e thjeshte e ndertuar sipas stilit te poezive popullore.
Ritmi eshte shume i mire, me perjashtim te dy vargjeve te para ne strofen e trete qe marrin nje kondratempo te panohur per ate poezi.
Rima eshte e zgjedhur pa kujdes, qellimisht per t'i dhene lirshmeri vargut. Poezia ka rrjedhshmeri(perjashto dy rrjeshtat e para te strofes se trete)
 
Ka elemente artistike te mirefillta dhe pergjithesisht qendron si nje krijim i kendshem.
DXP


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.