Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Kuriozitete kinematografike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17371)


Postuar nga Vizioner datė 31 Korrik 2011 - 09:40:

Sarajeva shqiptare – shėnime udhėtimi

-Nga Koloreto Cukali-


Duke ecur rrugėve tė Sarajevės, gra vendase ndalojnė Karafil Shenėn pėr tė bėrė njė foto me tė. Ėshtė ylli i momentit. Kanė parė “Amnistinė” e Bujar Alimanit, ku Shena luan njė nga dy rolet kryesore dhe tani e ndalojnė nė rrugė. “Amnistia” ėshtė filmi i parė shqiptar qė nga viti 2003 nė festivalin e Sarajevės, festival ku nė garėn zyrtare janė filma tė Evropės Juglindore. Kėtė vit, turqit kanė shpresa pėr tė fituar me “Broken Mussels”, kroatėt kanė sjellė “Spots” dhe hungarezėt kanė njė film tė Bela Tarr, “The Turin Horse”, pėr tė cilin regjisori thotė qė do tė jetė filmi i fundit i tij. Deri edhe malazezėt mbajnė shpresa tė mėdha me filmin “The Ascent” filmi i parė i madh qė ky shtet i ri prodhon.


Nė korridoret e Festivalit, kritikja bullgare e filmit Joana (me njė mbiemėr qė pasi e harrova 3 herė, mė vjen zor tia pyes mė) mė tregon sesi, sa zbriti nga avioni, u mėrzit kur i thanė qė i pari projeksion qė e priste ishte njė film shqiptar, “Amnistia”. Joana nuk ka shumė shpresė te kinemaja shqiptare.

Kur merr vesh qė jam shqiptar mė flet pėr filmin pa mė pyetur as pėr emrin. “Pėr mua, ai duhet tė fitojė”, mė thotė. “Po hajde gjeja midenė kryetarit izraelit tė jurisė!”

E takoj disa herė gjatė mbrėmjes, dhe sa herė e ndesh, ajo mė thotė diēka tė re pėr Amnistinė. Pastaj, i qepet regjisorit Alimani pėr tė ditur pėr projektin e tij tė ri. Pas Amnistisė, vlera e tij nė treg ėshtė rritur. “Amnistia”, ėshtė tashmė njė favorit serioz, gjė qė do tė merret vesh kėtė tė dielė.

Zemra e Sarajevės

Nė kafenenė “Bill Gates” pinė kafe njė grup me pleq. Pleqtė nė Bosnjė janė si pleqtė tanė, pinė kafe e flasin pėr politikė. Kafeneja ndodhet nė rrugicėn pas Hotel “Europe”, hoteli ku janė vendosur tė tėrė yjet e festivalit, qė nga Nani Moretti e deri te Wim Wenders, e ku janė vendosur dhe aktorėt e regjisori i “Amnistisė”.

Sarajeva, mė shkrep herė pas here me Tiranėn, pėrveēse ėshtė mė e pastėr dhe shoferėt mė tė edukuar nė rrugė. Ajri ėshtė mė i kthjellėt dhe rinia argėtohet edhe duke ndenjur nė rrugė me njė birrė nė dorė. Madje, mė shumė rrinė nė rrugė sesa brenda nė bare.

Nė rrugė mund tė shikosh fytyra qė tė duket sikur i ke parė pėr ditėn e verės, ose pėr Shėn Valentin. Sarajeva mė kujton Tiranėn, me shitėsit e paedukatė nė dyqane, me muzikėn house qė buēet thuajse nė ēdo klub, me shiun qė aty fillon e aty pushon.

Ndryshimi fillon te lagjia turke, ku fillojnė restorantet tradicionale, me rrugica karakteristike ashtu siē duhet tė kenė qenė “Pazaret e vjetra” tė qyteteve tona e qė tani nuk janė mė.

Nė tezga shoh plot libra me tekste e akorde pėr kitarė tė Bjello Dugmes e tė Bob Marlejt. Bjello Dugme, Rolling Stonsat e ish-Jugosllavisė, kėndojnė live nė njė nga sheshet po atė ditė qė fillon festivali.

Ka ndėrtesa qė ruajnė akoma predhat nėpėr mure, qė nga koha e luftės nė Bosnje, ndėrsa rrugėn kryesore e pėrshkon njė tram i pistė e i vjetėr. Disa qytete nuk kanė lidhje me tramin. Thjesht, e kanė humbur kohėn pėr tė pasur tram. Ky ėshtė njė i tillė. Dyshoj qė edhe Tirana, ėshtė po ashtu.

Ndryshimi i madh mes Tiranės sime e Sarajevės, ėshtė qė kėtu i tėrė qyteti e ndjen festivalin. Ndryshe nga Tirana, ku TIFF snobohet gjėrėsisht nga mediat e institucionet, kėtu tė tėrė jetojnė pėr tė.

Sigurisht, TIFF ėshtė festival shumė mė i vogėl se i Sarajevės, por ėshtė eventi i vetėm i madh filmik i qytetit. Dhe Tiff-in, Tirana e snobon. Nė Sarajevė, posterat e festivalit i gjen deri dhe nė farmaci, eventet janė tė panumėrta, media bėn mbulim total, nė kafene gjen qė nga gazeta e festivalit tek programet. Njerėzit, mbajnė rradhė pėr tė parė njė film, qoftė ky dhe nga njė autor i panjohur ballkanas. Njėherė mendoj me xhelozi se duhet tė jenė tė huajt qė i mbushin kinematė, por jo. Gjithandej dėgjoj shikuesit tė flasin serbo-kroatisht.

Eksperienca kinematografike ėshtė unike. Pak ditė mė parė, u projektua filmi 3D “Pina” i Wim Wenders nė njė pallat sporti ku ishin mbledhur mbi 3 a 4 mijė vetė. Mė kujtohen ditėt e Tiff-it, kur kinemaja rri thuajse bosh ndėrsa ata pak qejflinj zdėrhallen nė kafe.

Kur Wim Wenders hyri pėr tė prezantuar filmin e vet Pina, i tėrė publiku u ngrit nė kėmbė pėr ta nderuar. Vras mendjen, sa vetė do tė shkonin nė njė kinema nė Tiranė vetėm se ėshtė njė film i Wim Wendersit? Llogarinė, mund ta bėni dhe vetė.

Mijėra njerėz shohin filmin e Wenders-it nė njė fushė basketbolli tė kthyer nė sallė projeksioni 3D.

Ndėrsa shoh punėt e Pina Bosch, balerinės me famė, injorant total ndaj kėsaj figure tė baletit bashkėkohor, ca pėr faj timin e ca pėr faj tė vendit tim, ku maksimumi vijnė ca kalamaj rumunė pėr tė kėnduar hitet e shpėlara verore, ngushėllohem me faktin qė ka edhe mė keq se ne. Bangladeshi, psh. As atje, Pina Bosch nuk ka dhėnė shfaqje mė parė. Filmi vetė, nuk ėshtė edhe aq film, sa njė formė dokumentari 3D mbi punėt e artistes. Punė, qė tė lėnė pa frymė.


Falja e Gjakut

Nė kinemanė verore “Ljetno Kino !hej” mbi 2 mijė njerėz ndjekin “Falja e Gjakut” tė Xhoshua Marston. Njė histori shqiptare e gjakmarrjes nė qendėr tė sė cilės janė 2 aktorė amatorė (Tristan Halilaj, 19 vj, Sindi Laēej, 15 vj) projektohet nėn qiell tė hapur nė Sarajevė. Mbi ekranin e stėrmadh tutje, duken avionėt qė ngrihen e ulen nė aeroportin e Sarajevės. Kushton mė shtrenjtė tė fluturosh nga Tirana nė Sarajevė, sesa nė N.Y.

2 mijė njerėz, vetėm cigare qė fiken e ndizen dhe asnjė zė. Asnjė zile celulari.

“Jeta ime ėshtė n’duart tuaja. Po qe pėr tė mė vrarė mė vritni tani, se s’dua tė jetoj i mbyllur” i thotė Niku plakut tė fisit gjakmarrės. Ky ėshtė njė nga momentet mė tė forta tė filmit, me intensitet tė lartė dramatik. Njė histori gjakmarrjeje qė fillon si pėrherė me njė sherr pėr njė gardh.

Kur mbaron projeksioni, gjėja e vetme qė mė lodron ndėr mend, ėshtė sesi njė regjisor i huaj, ka arritur t’i bėjė aktorėt amatorė shqiptarė tė luajnė aq mirė dhe aq vėrtetėsisht, gjė qė nuk na e dhurojnė dot mė as aktorėt me pėrvojė. Sarajevasit duartrokasin gjatė Tristan Halilajn dhe Sindi Laēejn, si dhe Refet Abazin, aktorin shqiptar tė Maqedonisė, i cili kishte njė paraqitje shumė tė mirė nė film si babai vrasės.

Duke dalė, dėgjoj “dober, dober” “mirė, mirė” mes spektatorėve. Kritika ėshtė ca mė pak entuziaste pėr filmin. Kurse unė kam nevojė ta shoh dhe njė herė nė Tiranė.

“Falja e Gjakut” do tė vijė si premierė nė shtator dhe nė kinematė shqiptare.


Bela Tarr nuk ėshtė femėr

“Tė bėsh filma ėshtė si tė jesh borgjez. Ėshtė jetė e bukur. Po nuk dua tė bėj mė.” Kėshtu thotė Bela Tarr, qė (pėr ata qė nuk ia njohin punėt meqė asnjė kinema nė Shqipėri nuk do ia projektonte ndonjėherė) nuk ėshtė femėr e aq mė tepėr i bukur, por ka njė zė tė thellė e tė ngjirur qė tė mpin.

Filmi i tij “The Turin Horse” ėshtė njė film tepėr i gjatė pėr ta parė njė tė shtunė mbrėma.

“Ē’doni kėtu tė shtunėn nė darkė?”, thotė regjisori gjysėm me shaka. “Ikni nė disko, se ėshtė 2 orė e gjysėm i gjatė”.

“Nuk kam ēfarė t’i mėsoj njeriu pėr kinemanė”, thotė. “Kinemaja, ėshtė tė kesh njė kamera dhe njė ide. Nuk ka nevojė pėr leksione profesorėsh”.

Nė vendin tim, njoh studentė qė harxhojnė disa vjet pėr t’u bėrė kineastė. Nganjėherė, edhe disa mijėra euro.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.