Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Nje histori nga jeta ime ............ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17457)


Postuar nga Deb* datė 21 Nëntor 2009 - 19:56:

Meqe ketu shumica jane historira kafshesh po tregoj dhe nje une me mace.
Macet i kam shume inat si fillim. Dy here jam ndeshur me mace, dhe ne te dyja rastet kam qene shtatezane. C'rastesi! Kjo me pengoi ne nje fare menyre qe mos t'ju afrohesha shume. E para ishte macja te shtepia e burrit. Sa inat e kisha!
Vetem te hante dinte e te me zinte vendin ku ulesha une. Kur fshija me sulej si shigjete te fshesa. E merrte per mi. Me ka trembur disa here. Me dredhi e genjeja dhe e kycja ne banje kur gatuaja apo beja punet. Ajo prape me donte e shkreta. Vinte te preri im te flinte, kurse une e largoja. Me shume nga shtatezania. Ajo rrinte shume perjashta.
Macja tjeter ishte nje kotele e vogel 2-3 javeshe qe ma solli burri peshqesh. Ishte mace rrugesh e pavaksinuar. Kisha frike ta prekja. Shume e vogel. Me duhej ta ushqeja me biberon, dhe prape s'pinte shume. Nje jave e mbajta. U mesua me mua. Nuk guxoja te ulja kembet perdhe se te kembet e mia e gjeja. Burri u bind ta kthente kotelen tek e ema dhe kotelet e tjera. Sa kam qare ate dite! Me dukej sikur me mallkonte. Me erdhi keq qe e ndame nga e ema dhe tani qe po mesohej me ne e larguam. Burri e la atje ku e kishte gjetur, prane punes se tij, dhe une tere diten e merrja ne tel dhe e pyesja nese e mori apo jo e ema. Ishte shume ftohte ato dite dhe e vetme kotelja e kishte te veshtire te mbijetonte. Shpresoj ta kete gjetur te emen dhe e ema ta kete pranuar.
Ja historite e mia te dhimbshme me macet.


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.