Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=198)
-- Fototeka Marubi! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17481)


Postuar nga AngelDevil datė 02 Dhjetor 2009 - 20:01:

Fototeka Marubi!

Fototeka Kombetare “Marubi” ėshtė njė nga institucionet kulturore, me vlera kombėtare nė Shqipėri. Aty ruhen disa mijėra fotografi, tė realizuara nga fotografėt mė tė njohur shqiptarė. Mes tyre, gjendet edhe negativi i fotografisė sė parė shqiptare, realizuar nga fotografi Pjetėr Marubi.
Fototeka ėshtė krijuar nė vitin 1970, por nė fondet e saj ruhen negative tė fotografive qė i perkasin njė periudhe gati 150 vjeēare, duke nisur nga viti 1858. Gjithėsej, nė total nė Fototekėn “Marubi” bėhen rreth 500 mijė negativė.


P.S. Nuk e di a egziston teme me perpara e ngjashme me kete.Nqse po i lutem moderatorit ti bashkoje.


Postuar nga AngelDevil datė 02 Dhjetor 2009 - 20:03:

Foto e Pjeter Marubit



Arti i fotografise ne Shqiperi ze fill rreth mesit te shekullit XIX. Ateljeja e pare u ngrit me 1858 , nga Pjeter Marubi ,ne Shkoder,ne ate kohe nje nga qytetet me te rendesishme te Shqiperise.

Pjeter Marubi(1834-1903) ishte mjeshter i vertete i artit fotografik.Ndryshe nga shume atelje te tjera fotografike qe u ngriten me vone ne Shqiperi, ateljeja e Marubit,qysh ne hapat e para te saj,u be nje laborator krijues i fotografise artistike.

Studio fotografike "Marubi" nuk prodhoi vetem per nevojat personale apo familjare te qytetareve.Qysh gjate viteve '70 te shek.XIX,Marubi u be fotoreporter i revistes "Illustrazione Italiana" per vilajetin e Shkodres.

Fotografite me interes etnografik,historik apo gjeografik ilustruan me dhjetra vepra te autoreve te huaj per Shqiperine,ose u botuan ne trajten e kartolinave.

Brezin e dyte te fotografeve ,qe punuan ne kete studio e perbene nxenesit e tij ,vellezerit Mati Kodheli dhe Kel Kodheli.
Me i madhi ,Matia ,vdiq ne moshe krejt te re (1862-1881).
Vellai i dyte,Keli,i cili jetoi gjate (1870-1940) e ngriti ne nje shkalle me te larte punen artistike ne studion fotografike "Marubi",duke u shquar me teper ne gjinine e portretit.Ai punoi dhe jetoi aq shume me mjeshtrin e vet ,sa ai,pas vdekjes,i dha Kelit biemrin.Marubi.Kel Kodheli apo Kel Marubi u lidh me levizjen perparimtare te Rilindjes Kombetare Shqiptare,qe u kurorzua me Shpalljen e Pavarsise Kombetare,me 28 Nendor 1912.Ai organizoi fototeken e studios se vet ,e cila ,e sistemuar sipas kritereve arkivore te shek.XIX ruhet edhe sot.

Brezin e trete te fotografeve e perfaqeson Gege Marubi (1907-1984),biri i Kelit.Gega u pajis me nje kulture profesionale dhe artistike me te larte se paraardhesit e tij.Ai kreu ne Paris,gjate viteve '20,Shkollen e pare te Fotografise dhe te Kinematografise ne bote ,te themeluar nga vellezerit Lumiere.Zbatoi teknikat bashkekohore qe njihte arti i fotografimit,sidomos perdorimin e rrezeve infra te kuqe,te solarimit dhe te fotografimit ne reliev.

Ai mori medalje ari dhe flete nderi me 1936 ne panairin e Barit (Itali)dhe,me 1938,ne ate te Selanikut(Greqi).Gega e pasuroi fototeken e studios dhe e permiresoi arkivin e saj.Me 1970 Gege Marubi ia dhuroi fototeken e studios ,me nje pasuri prej 150000 negativash,shtetit shqiptar.Sot ajo perben nje qender te rendesishme arkivore -shkencore.Fotografite e saj perbejne nje pasuri te rralle per historianet,etnografet,arkitektet,urbanistet, artistet etj.


Postuar nga AngelDevil datė 02 Dhjetor 2009 - 20:04:

Foto e vitit 1917


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.