Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Vizioner datė 10 Gusht 2010 - 19:10:

Skema si emigrantėt marrin 2 pensione, ja si plotėsohet vjetėrsia

Tė gjithė ata persona qė kanė vite tė munguara pune mund t'i plotėsojnė ato nė mėnyrė vullnetare pėr tė pėrfituar pagesėn e plotė tė pensionit, ose pėr tė mos humbur vitet e punės kur ata nuk arrijnė kufirin e duhur tė pėrfitimit.

Drejtori i Drejtorisė sė Kontributeve nė ISSH, Naim Balluku, ka shpjeguar dje pėr "Shekulli"-n se ėshtė drejt pėrfundimit njė manual sa mė praktik pėr tė gjithė qytetarėt qė kanė nevojė tė njihen me procedurat e pagesės sė sigurimit vullnetar. "Janė shumė persona qė kanė vite pune nė Shqipėri, por qė punojnė dhe jetojnė jashtė shtetit, tė cilėt mund tė pėrfitojnė pensione duke derdhur pagesat e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore nė mėnyrė vullnetare. Me anė tė kėsaj pagese tė gjithė personat qė jetojnė jashtė dhe kanė periudha tė paplotėsuara tė vjetėrsisė nė punė mund t'i plotėsojnė ato dhe tė marrin pension nė Shqipėri",- shprehet Balluku, duke theksuar se, kjo kategori punonjėsish, qė janė emigrantė dhe qė plotėsojnė edhe vitet e punės nė Shqipėri, ndryshe nga tė tjerėt, mund tė pėrfitojė dy pensione pleqėrie nė kohėn qė do tė kenė plotėsuar moshėn dhe vitet e nevojshme tė punės, pasi mund tė marrin pension si nė Shqipėri ashtu edhe nė vendin ku jetojnė.

"Dua tė theksoj se kategoria mė i interesuar ėshtė ajo pjesė e emigrantėve, nė prag tė pensionit, qė ka pasur vite pune nė Shqipėri, por qė nuk i ka plotėsuar vitet e duhura pėr tė hyrė nė skemė, apo vitet e plota, pėr tė pėrfituar pension tė plotė", -shprehet Balluku, i cili ka shpjeguar se pėrmes kontakteve me disa Patronate nė Itali ėshtė bėrė e mundur qė shumė emigrantė tė njoftohen edhe nė mėnyrė online pėr procedurat e sigurimit. Ndėrkaq, sipas Ballukut, emigrantėt edhe pse ndodhen jashtė shtetit mund tė autorizojnė tė afėrmit e tyre, pėr tė lidhur marrėveshje me strukturat e ISSH-sė. Kjo marrėveshje do tė lidhet nė nėnqarkun ku ka banuar i interesuari dhe ku mund tė ketė tė arkivuar dhe vjetėrsi nė punė nėpėrmjet sigurimit tė detyrueshėm.

Sa ėshtė pagesa
Aktualisht, pagesa aktuale pėr njė muaj sigurim vullnetar ėshtė 3 633 lekė, qė i korrespondon pagės minimale mujore: 16 820. Pra ėshtė 21.6% e kėsaj page. "Nėse dikush dėshiron tė plotėsojė vitet e shkuara, ai do t'i paguajė me kėtė masė kontributesh. Ndėrkohė qė nėse do tė paguajė pėr vitet e ardhshme, ai ka njė zbritje deri nė 6 %, nėse paguan pėr tė gjithė vitin", -ka shpjeguar Balluku. Kjo pagesė, sipas ballukut, shėrben pėr tė gjitha llojet e pensioneve: pensionin pleqėrie, invaliditeti dhe familjar. "Ndėrkaq, pagesa vullnetare lejon edhe pagesėn pėr pensione mė tė larta se niveli bazė, sipas llogaritjeve mbi shumėfishin e pagave te paguara", -ka shpjeguar drejtori i Drejtorisė sė Kontributeve nė ISSH.

Si paguhet sigurimi vullnetar
Sipas Ballukut, personi i interesuar pėr sigurim vullnetar duhet tė paraqitet nė Agjencinė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore tė vendit ku ai banon dhe duhet tė marrė kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar pėr kėtė pagesė duhet tė ketė me vete fotokopje tė librezės sė punės, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje tė librezės sė kontributeve, nė rast se e disponon si dhe fotokopje tė letėrnjoftimit elektronik. "Pasi bihet dakord pėr pagesėn, sipas procedurės sė pėrshkruar, dhe bėhet pagesa nga qytetari, inspektori i sigurimit vullnetar tė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore ėshtė i detyruar tė bėjė pasqyrimin nė librezė tė kontributeve tė personit tė interesuar, ose tė hapė librezė tė re nėqoftėse nuk ka",- shprehet Balluku.

Shembull
Shtetasi A.D. ka gjithsej 15 vjet periudhė kohore tė ndarė nė 12 vjet periudhė sigurimi dhe tre vjet tė pambuluar me sigurim. Ai dėshiron t'i mbulojė kėto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit qė do tė paguhet nga shtetasi A.D do tė jetė e barabartė me pagesėn aktuale mujore pėr sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillė pėr gjithė periudhėn tre vjeēare. Mė konkretisht, pagesa aktuale pėr njė muaj sigurim vullnetar ėshtė 3 633 lekė x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 lekė(pėr tre vjet).

Tabela
Procedurat e pagesės dhe ēfarė pėrfitohet nga sigurimi vullnetar

Kush pėrfiton nga skema e sigurimit vullnetar?
Tė gjithė shtetasit shqiptarė qė:

1. Kanė mbushur moshėn 18 vjeē dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta pėr ndonjė pėrfitim nga skema e sigurimit tė detyruar;
2. Pėr njė kohė dhe shkaqe tė caktuara nuk mund tė sigurohen nga skema e sigurimit tė detyrueshėm;
3. Janė tė siguruar nė skemėn e sigurimit tė detyrueshėm dhe kėrkojnė qė nėpėrmjet sigurimit vullnetar tė rrisin tė ardhurat e tyre;
4. Nuk janė pjesėmarrės nė skemėn e tė vetėpunėsuarve nė bujqėsi.

Ēfarė pėrfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?
1. Personi qė ka paguar kontribut pėr sigurim vullnetar, pasi plotėson kushtet e pėrcaktuara nė Ligjin nr. 7703, datė 11.05.1993 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, ėshtė pėrfitues, sipas rastit, i:
- Pensionit bazė tė pleqėrisė;
- Pensionit tė pjesshėm tė pleqėrisė;
- Pensionit tė reduktuar tė pleqėrisė;
- Pensionit tė invaliditetit;
- Pensionit tė pjesshėm tė invaliditetit.
2. Personi i siguruar pėr vitin korent dhe qė ka paguar kontribute deri nė nivelin maksimal, pasi plotėson kushtet e Ligjit nr. 7703, datė 11.05.1993 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, ėshtė pėrfitues, sipas llogaritjeve, i:
- Pensionit tė pleqėrisė mbi kufirin e pensionit bazė;
- Dyfishit tė pensionit bazė tė pleqėrisė.
3. Nė sigurimin vullnetar, pasi janė plotėsuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datė 11.05.1993 "Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, bėn pjesė edhe pensioni familjar.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?
Me sigurim vullnetar mbulohen katėr fusha tė kėsaj skeme:

I. Sigurim vullnetar pėr vitin korent.
II. Sigurim vullnetar pėr periudha tė kaluara.
III. Sigurim vullnetar pėr mė shumė tė ardhura.
IV. Sigurim vullnetar pėr degėt e tjera tė sigurimit.

I. Sigurimi vullnetar pėr vitin korent.
Sigurim vullnetar pėr vitin korent mund tė paguajnė tė gjithė shtetasit shqiptarė qė:
- Kanė mbushur moshėn 18 vjeē, deri nė arritjen e moshės pėr pension;
- Nuk mund tė sigurohen nė sistemin e sigurimit tė detyrueshėm;
- Nuk mund tė sigurohen nė sistemin e tė vetėpunėsuarve nė bujqėsi;
- Nuk iu ka lindur e drejta pėr ndonjė pėrfitim nga skema e sistemit tė detyruar.

Sa ėshtė masa e kontributit pėr sigurim vullnetar pėr vitin korent?
1. Masa e kontributit qė duhet tė paguhet pėr sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, ėshtė e barabartė me masėn qė paguhet pėr degėn e pensioneve, sipas pagės pėr efekt kontributesh tė miratuar nė periudhėn kur bėhet pagesa.
2. Pagesa aktuale pėr njė muaj sigurim vullnetar ėshtė 3 633 lekė, qė i korrespondon pagės minimale mujore: 16 820 lekė x 21.6%. Pėr pagesat paradhėnie, aplikohen zbritje nė varėsi tė kohės kur kryhet pagesa. Kėshtu, nėse do tė parapaguani pėr vitin nė vijim nė fillim tė periudhave, do tė ketė zbritje:
- 6% mbi shumėn pėr njė pagesė vjetore (me kusht qė pagesat tė realizohen brenda muajit Janar);
- 3% mbi shumėn pėr njė pagesė 6-mujore (me kusht qė pagesat tė realizohen pėrpara fillimit tė periudhės 6-mujore, qė do tė mbulohet me sigurim vullnetar);
- 1.5% mbi shumėn pėr njė pagesė 3 mujore (me kusht qė pagesat tė realizohen pėrpara fillimit tė periudhės 3-mujore, qė do tė mbulohet me sigurim vullnetar).
3. Por pagesat e vitit korent mund tė bėhen edhe me shumėfishin e kuotės minimale mujore, 3 633 lekė, deri nė pesėfishin e saj.

Pėrfitimet nga sigurimi vullnetar pėr vitin korent.
- Pensione bazė pleqėrie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione mė tė larta se niveli bazė, sipas llogaritjeve mbi shumėfishin e pagave te paguara.
II. Sigurim vullnetar pėr periudha tė kaluara.
Kush mund tė paguajė sigurim vullnetar pėr periudhat e kaluara?
1. Shtetasit shqiptarė qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē dhe qė nuk iu ka lindur e drejta pėr ndonjė pėrfitim nga skema e sistemit tė detyruar.
2. Shtetasit shqiptarė meshkuj pėr periudhėn e studimeve pasuniversitare.
3. Shtetasit shqiptarė qė kanė periudha tė pambuluara nga sistemi i sigurimit tė detyrueshėm dhe dėshirojnė t'i plotėsojnė ato nėpėrmjet sigurimit vullnetar.
4. Personat qė kanė lėnė shtetėsinė shqiptare mund tė bėjnė sigurim vullnetar pėr mbulimin e periudhave tė kaluara nga data 01.01.1994 deri nė datėn qė kanė lėnė shtetėsinė.

Sa ėshtė masa e kontributit pėr sigurim vullnetar pėr periudhat e kaluara?
1. Masa e kontributit qė duhet tė paguhet pėr sigurim vullnetar nga personi i interesuar pėr mbulimin e periudhave tė kaluara pėrcaktohet nga koha kur bėhet pagesa (aplikohet masa qė ėshtė nė fuqi nė momentin e kryerjes sė pagesės, masė e cila miratohet me VKM, pėr degėn e pensioneve).
2. Pagesa aktuale pėr tė mbuluar periudha tė kaluara, bėhet vetėm nė kuotėn minimale dhe ėshtė 3 633 lekė pėr njė muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotė i korrespondon pagės minimale mujore: 16 820 x 21.6%. Nė kėto pagesa nuk aplikohen zbritje.

Pėrfitimet nga sigurimi vullnetar pėr periudhat e kaluara.
-Vjetėrsi pune, e cila influencon nė plotėsimin e kushteve pėr tė pėrfituar njė pension;
-Pension pleqėrie, invaliditeti dhe familjar, nė nivel minimal.

III. Sigurim vullnetar pėr mė shumė tė ardhura.
Kush mund tė paguajė sigurim vullnetar pėr mė shumė tė ardhura?
1. Tė gjithė personat ekonomikisht aktivė tė vetėpunėsuar, tė punėsuar dhe punėdhėnėsit, tė cilėt duhet tė jenė tė siguruar si tė tillė nė skemėn e detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.
2. Ky sigurim bėhet vetėm pėr vitin korent.

Sa duhet tė paguhet pėr sigurim vullnetar pėr mė shumė tė ardhura.
a) Personat e vetėpunėsuar - sigurohen me pagė minimale mujore 16 820 lekė ose shumėfishi i asaj mbi tė cilin do tė paguajnė kontributet dhe kjo pagė shumėzohet me 21.6%, pra ėshtė sigurim me kuotė fikse 3 633 lekė ose shumėfishi i kėsaj kuote;
b) Tė punėsuarit - sigurohen me pagė minimale mujore 16 820 lekė ose shumėfishi i asaj mbi tė cilin do tė paguajnė kontributet dhe kjo pagė shumėzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotė fikse 3 633 lekė ose shumėfishi i kėsaj kuote;
c) Punėdhėnėsit - sigurohen me pagė minimale mujore 16 820 lekė ose shumėfishi i asaj mbi tė cilin do tė paguajnė kontributet dhe kjo pagė shumėzohet me 21.6%, d.m.th sigurim me kuotė fikse 3 633 lekė ose shumėfishi i kėsaj kuote.

Pėrfitimet nga sigurimi vullnetar pėr mė shumė tė ardhura.
- Pensione bazė pleqėrie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione mė tė larta se niveli bazė, sipas llogaritjeve mbi shumėfishin e pagave tė paguara.

IV. Sigurim vullnetar pėr degėt e tjera tė sigurimit.
Kush mund tė paguajė sigurim vullnetar pėr degėt e tjera tė sigurimit.
1. Tė vetėpunėsuarit, tė punėsuarit dhe punėdhėnėsit.
2. Ky sigurim bėhet nga tė vetėpunėsuarit vetėm pėr vitin korent.

Pėrfitimet nga sigurimi vullnetar pėr degėt e tjera tė sigurimit.
- Paaftėsi tė pėrkohshme nė punė. Periudha e pėrfitimit pėr paaftėsi tė pėrkohshme nė punė fillon nė ditėn e 15 tė raportit mjekėsor dhe zgjat jo mė shumė se 6 muaj nga data e fillimit tė pagesės;

Si paguhet sigurimi vullnetar.
1. Personi i interesuar, paraqitet nė Agjencinė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore tė vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.
2. Personi i interesuar duhet tė ketė me vete dokumentat e mėposhtme:
a) Fotokopje tė librezės sė punės, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;
b) Fotokopje tė librezės sė kontributeve, nė rast se e disponon;
c) Fotokopje tė letėrnjoftimit elektronik.
3. Nėse personi i interesuar bie dakord pėr t'u siguruar vullnetarisht, do tė marrė dokumentin tip "Urdhėr veprimi", i cili plotėsohet nga inspektori i sigurimit vullnetar tė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore.
4. Duke disponuar kėtė "Urdhėr veprim" personi i interesuar paraqitet nė bankė pėr tė bėrė pagesėn. Me kryerjen e pagesės ai pajiset nga banka me "Mandat arkėtimi".
5. Pas marrjes sė mandat arkėtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar tė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore, me tė cilin lidh marrėveshjen e sigurimit vullnetar, qė nėnshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar tė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore (mandat arkėtimi nė asnjė rast nuk i dorėzohet punonjėsit tė sigurimeve shoqėrore. Ai ėshtė personal dhe mbahet nga vetė personi i interesuar).
6. Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar tė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore ėshtė i detyruar tė bėjė pasqyrimin nė librezė tė kontributeve tė personit tė interesuar, ose tė hapė librezė tė re nėqoftėse nuk ka.


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.